Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
pyetja se nese a u pyet populli per ne afganistan apo irak eshte e justifikuar po krahasimi me pjesamrrjen ne org islamike eshte te njejtit nivel si krahasimi qesharak qe bere me OKB.
ti mund te mos jesh dakort me pjesmarrjen ne lufte, por ne fund te fundti ky ishte nje vendim ligjor i marre nga qeveria dhe parlamenti qe populli votoj dhe ne baze te kompetencave te dhene nga kushtetuta.
...
Kurse nenshkrimi me dekret presidencial ne nje vend arab i Presidentit shqiptar me dekret presidencial ne nje vend te larget arab, eshte nje akt arbitrar antikushtetues, i palighshem dhe i fshehte, pa konsultuar procedurat parlamentare. Pa asnje negociate apo berje publike apo diskutim publik te tyre, per nje ceshtje mjaft sensitive si feja. Zakonisht antarsimi ne org te ndryshme merr kohe
Kjo shkakton edhe njefare percarje fetare njefare fondamentalizmi islamik qe padrejtsisht shfrytezon shtetin laik ne favor te nje perkatesie fetare kur shteti eshte ndare nga feja duke ditur qe eshte eshte detyrim kushtetues qe shteti te mos marre inisiativa dhe te mos anetaresohet ne organizata e konferenca fetare dhe se asnje fe ne Shqiperi nuk mund te pefaqesoje shtetin shqiptar, dhe as shteti nuk mund te perfaqesoje ndonje fe.
po ashtu konf islamike e konsideron shtetin shqiptar si shtet islamik dhe popullin shqiptar si popull islamik, qe denon terrorizmin amerikan sionist dhe qe ne te njeten kohe ben pjese ne koalicionin amerikano sionist /pf/images/graemlins/laugh.gif, kur ajo qe kerkohet eshte riafirmimi dhe konsolidimi i shqiperise ne strukturat euro atalntike. Ka mjaft qe pyesin si rolin strategjik te terrorizmit islamik ne perfshirjen tone atje dhe mungesen e perfitimeve ekonomike apo koston politke.
por per sahanlepirersit e araboislamizmit, si urryes te shtetit ligjor, thirrjet e ligjshme per dalje nga kjo konference i shfrytezojne si preteks se po sulmohet islami.
[/ QUOTE ]
Ti i perdor krahasimet me mija ne menyre krejt pa vend dhe ndryshe nga konteksti ne te cilin une i kam persorur. Sigurisht qe ne nje krahasim nuk mund te jene te gjitha gjerat njesoj. Por ajo per te cilin merret nje krahasim eshte ne disa elemente dhe jo ne te gjithe.
Por megjithate, meqe e vazhdove punen e krahasimeve, ti kujton se pjesemarrja ne nje organizate nderkombetare eshte njesoj si pjesemarrja ne nje lufte, qe te kete te njejtin nivel miratimi institucional?
Une krahasimin e perdora per te shprehur nonsensin logjik tendin qe antaresimi ne kete konference qenka bere pa pyetur popullin.
Tani une nuk jam as juris as historian i se drejtes nderkombetare qe te gjykoj ne eshte bere apo jo ne perputhje me ligjin apo me kushtetuten e atehershme anetaresimi ne konferencen islamike.
Mbi te gjitha nuk kam informacion lidhur me ligjet e atehershme se cilat jane detyrimet ligjore per t'u anetaresuar ne nje konference, megjithese nuk ma ha mendja se eshte bere ndonje shkelje ligjore ne kete rast, pasi Sala nuk do ta kishte shume problem ta kalonte edhe ne nje parlament, te cilin ne ate kohe e kontrollonte plotesisht.
Me duket teresisht i kote ky debat lidhur me aspektin ligjor, i cili nuk ka ndonje rendesi. Ajo qe une desha te shpreh me lart ishte thjesht fakti qe nuk ka perse te pyetet populli per tu anetaresuar ne nje konference. Se kujt i takon e drejta institucionalisht per ta ndermarre nje akt, eshte nje muhabet i parendeishem ne thelb.
Tek e fundit edhe arsyetimi yt ne krahasimin me vendimin per pjesemarrje ne luften ne Irak dhe Afganiztan, nuk qendron. Pasi edhe ne rastin e vendosjes se presidentit per anetaresim, presidentin e zgjedh paralamenti, te cilin e ka zgjedhur populli, keshtu qe si vendim mund ta quash te justifikueshem. Sigurisht qe nuk eshte njesoj si ne rastin e zgjedhjes prej parlamentit, por kjo, e thashe edhe me siper eshte ceshtje ligjore, qe nuk ia vlen te zgjatemi.
Ajo qe eshte teresisht e papranueshme ne postimet e tua eshte barazia qe ti vendos mes konferences islamike dhe terrorizmit. Eshte absurde, dhe vetem sy te tille te verber si tetute mund ti bejne keto lloj percaktimesh.
Nuk ia vlen tani te te mbush mendje pse nuk eshte keshtu, se e di qe nuk ke vullnetin e duhur per te qene objektiv.
POr ajo qe ti thua se me anetaresimin ne kete konference, shqiperia u vendoska kunder amerikes dhe Izraelit nuk eshte absolutisht keshtu. Ne kete konference ka nje mori vendesh qe jane pjese e koalicionit antiterrorist, si dhe vende teresisht aleate me SHBA-ne, si Arabia Saudite, Pakistani, Turqia, Kuvajti etj....
Po keshtu anetaresimi ne kete konference nuk do te thote se cdo vend anetar eshte vend islamik. PO te jete keshtu c'kuptim do te kishte deshira e Rusise per t'u anetaresuar?