Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!
Nuk thashe Orosh qe ti po flet per konvertim. Por ka mjaft te ashtuquajtur intelektuale qe i bien kesaj daulleje ne Shqiperi, Nikolle Lesi, Frok Cupi, Maks Velo, jane disa me te hapurit ne kete drejtim dhe shume ide te perqafuara nga ata, i shoh aty-ketu edhe neper forum.
Sigurisht Orosh, edhe ne Evrope ka ekstremiste, kjo nuk eshte per tu cuditur, Oriana Falaci p.sh. eshte nje prej personzheve me te drejtperdrejte antiislamike ne perendim.
Qe jemi ne historine e Evropes, kjo nuk ka medyshje, por qe kulturalisht populli yne permban nje pasuri ku kryqezohet lindja me perendimin, edhe kjo nuk ka dyshim.
Sigurisht, qe politikisht si dhe institucionalisht ne nuk mund t'i perkasim vendeve arabe, pasi ata vete, kane nje mori problemesh politike dhe institucionale per te zgjidhur. Pothuajse te gjitha vendet arabe udhehiqen nga diktatore ne krye, qe ua kane ngulur thelle politikat imperialiste.
Por, pjesemarrja ne nje konference te tille, nuk do te thote, integrim ne vendet arabe. Me duket se nje pjese e mire ketu e kuptojne konferencen islamike si nje analoge te KE-se ne lindje.
Ore, po deshtet dalim fare nga ajo konference. Per mua po i jepet shume me teper rendesi se c'ka, dhe pikerisht per kete une po nderhyj per te thene se me kete konference po abuzohet per qellime te tjera, te individeve qe nuk ia duan dhe fort te miren Islamit.