SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

lola

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Nuk eshte nevoja per epitete ... ... Per gjera te kesij lloji drejtohu personit via e-mail a dicka tjeter ... pff!
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

:lol: :lol: ...edhe kjo mungonte.

Sa inat kan robt...thua te kete te beje me shoqerine shqiptare ne emigrim??? :rolleyes:
 

Blendi

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Fillimisht postuar nga lola:
[qb] ******** [/qb]
Ndoshta, po ta shohesh nga kendi yt. Eshte kompliment besoj. Gomeret mbahen.

Bera editim komentin vetem. Kalofsh mire! :wave:
 

lola

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Nuk lejohen epitete??????????????????? Jeni ne vete ju? Provo te thuash dicka per dike pa epitete! Kur shikon gomarin duhet ti therrasesh gomar! Nuk ishte fyerje, ishte nje vleresim i punes se tij.

Hmmm...ne rregull do te spjegoj pse mendoj keshtu. Ky Bevis Fusha qe u respektoka kaq shume, perdor Shqiperine per te rritur karrieren e tij ne menyren me te ulet. Harro pesimizmin me te cilin e paraqet vendin, po e paraqet ne menyre mjashtuese dhe pa pike respekti per njerezit qe jane subjecti i fotove.

Kur ai paraqet varferine e njerezve, i paraqet si kafshe, jo si njerez ne nje gjendje te shemtuar. I jep botes cfare ata mendojne per Shqiperine, jo fytyren e vertete te njerezve. Lexoni ne spjegimin e fotove gjuhen qe perdor per ti pershkruar ato. Ne albumin mbi Octoberfest, shikoni cfare tregimi ka zgjedhur; edhe ne festen e birres shqiptaret ankohen si kafshe. (Kjo mesa duket nuk ndodhka ne vende te tjera)

Kur paraqet pamjet e modes ne Tirane, ai thote "ne shqiperi AKOMA nuk ka shfaqje mode jashte tiranes". Kush qenkan keto vende qe paskan sfilata mode ne cdo qytet??? Sa qenka kjo kuota e modes qe ne Shqiptaret te qytetarizohemi?

Sa shqiptare ka duke qeshur ne faqet e tij? Sa momente thjesht njerezore? Pothuasje ASNJE! Prandaj ky vetesherbyes servil e meriton "epitetin" qe i dhashe; madje une mendoj se meriton me shume se aq.

P.S.
Also, his English is horrible.
 

lola

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Pothuajse harrova: Edhe fotografite e Drinit tregojne varferi, por njerezit ne ato kane dinjitet. E shikon qe fotografuesi ka respekt per subjectin, dhe cfaredo kendi te tregoje vendit, duket se ai e do kete vend.

Edhe thjesht nga ana e kompozicionit fotografite e Bevis Fushes jane shume cliche'; deri tani nuk kam pare asgje origjinale apo me ndonje vlere te vecante artistike. Duke hequr menjane problemet sociale te punes se tij, fotografite e dasmoreve qe ai tregon si te mjere, te japin nje ndjenje klastrofobie, por ai e arrin kete me nje menyre qe eshte teper e dukshme dhe vret vleren e fotos.

Kaq kisha une, ju lutem heres tjeter, para se te fshihni dicka qe kam shkruajtur, mendoni nese ishte sulm personal apo thjesht nje opinion.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Nizjani i cik driten Bevisit se si ne perendim i kane dale te gjitha fotot!
Detajet sfumohem, nuk e di nese eshte perpjekje per te terhequr vemendjen e shikuesit.
Ndoshta eshte edhe faji i site-it, por duhet pare kjo pune!
 

bebi

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

KOMPLIMENTE Bevisit!

si fillim ka ba pune te bukur, qe i uroj ti eci sa ma mire. sa popull i keq jena na shqiptart, gjaja e pare qe bajme asht kritika. ne synin tone nuk kalon as edhe 1here nji drite miresie, por vetem kritike dhe zilie.
un studioj arte vizive, (pikture,fotografi-artistike-digjitale, arkitekture), edhe nuk me vrasin synin detaje sic lexova neper kritika ketu.
ate ma siper nuk e shkruva per me diftu se jam ma kopetente se te tjeret sepse mbi shijet nuk diskutohet, por me tregu "that i have a clue of wut i'm talking about"!
me duket komplet i neveritshem komenti qe fillon me muhahaha.

nji sugjerim kam per ata qe kritikojne gjithmone: te shkojne te shofin veten para pasqyres. ajo difton gjithcka.

Shpresoj qe Bevisi nuk i ka lexu komentet e dy faqeve.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Blue
Blendi pranoi se e ka shok, tranafilja po ashtu. Gjasat jane te medha qe edhe Nelk@ e di per ke behet fjale, kshu qe ata e dine se deri ku eshte serioze kritika!

Aman paj zotin se te gjithe dime nga pak per kete, sidomos kur e shef nje objekt te artit viziv dhe ke reagime emocionale (disa edhe mentale) ne lidhje me te.
Shume njerez kufizohen me: me pelqen/s'me pelqen!

C't'u themi atyre?! RRi ti se s'merr vesh?!

Un per vete nuk do e beja!
 

bebi

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

e thashe edhe me siper se mbi shijet nuk diskutohet. e cilesova edhe me qarte se nuk isha tu dasht me thane se une qe studioj jam ma kopetente, me duket se nuk fyva asnjeri. me vjen keq qe jena kaq popull invidioz dhe pompoz.
kerkojme me fole per gjana qe nuk ja kena edhe aq idene me kopetenca te jashtzakonshme.

me vjen nder mend "injoranca" e shekullit te 18, kur impresionistat jan qeshur e kritikuar, jane perjashtuar nga ekspozitat si dhe pikturat e tyre jane shitur me cmime qesharake.
kritika thoshte: qielli s'asht i kuq, pemet nuk jane purple!
me vjen nder mend edouard manet, dhe kryevepra e tij Bar at the Folies-Bergere (1882), e cila asht tall keqas sepse sipas shikuesit (qe kishte nevoje per syze) piktori kishte fail te pikturonte klientin qe reflektohej ne pasqyren e barit.
keshtu veproi kritika, derisa e ndau grupin e impresionistave. atehere ata filluan te kishin sukses.
sot, ma pak se 150 ma vone, pikturat e impresionisteve jane ma te njohurat dhe ma te adhurumet ne histori te artit.

Dikur, kur kam kuptu ma pak nga kjo fushe, "i tended" (se di si i thone shqip), me dhane sa ma shume komente, ndersa sot, kur nuk arrij me u fut komplet ne stilin e artistit provoj te limitohem sa ma shume ne komente, sepse mundem padashje me ba pjesen e nje injorantit, sidomos ne fusha qe nuk kuptoj edhe aq shume.

Postimi im i masiperm nuk ishte per atak, por thjesht mesazh kundrejt atyne personave qe kane fitu nji self esteem te teprume, ose i trajtojne njerzit si te tille.
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Fillimisht postuar nga lola:
[qb]LEXO PASTAJ PERGJIGJU! [/qb]
..nuk ishte pergjigje, thjeshte nje obzervim...no need for attitude. :thumbsup:

.. duket qe nga titulli,se cfare paraqesin ose pasqyrojne ato foto jane pare me syrin e autorit dhe nuk mendoj se kritikat kane vend ne kete aspekt.

Secila galeri ka nje "histori", nuk jane foto te vena pa lidhje. Kjo do te thote qe kjo faqe nuk eshte bere per te treguar thjesht si di te perdore tjetri aparatin fotografik...
 

zog

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Fillimisht postuar nga TranofiljA:
[qb]
Secila galeri ka nje "histori", nuk jane foto te vena pa lidhje. Kjo do te thote qe kjo faqe nuk eshte bere per te treguar thjesht si di te perdore tjetri aparatin fotografik... [/qb]
pikerisht nje ARTIST i vertete (ne ket rast fotograf) tregon se di te perdore aparatin fotografik, po ashtu si nje shpatar tregon se di te perdore shpaten e tij, nje marangoz zdrukthin, nje poçar balten, etj, etj.

ket KARAKTERISTIKE KRYESORE te Artit, drejt me thene e harruar ne keto kohe nga artistet kontemporane (prandaj sot arti osht ku thret qameti) ky djali fotograf nuk e ka tregu, pra perdorimin e aparatit te tij me mjeshteri.
kam pershtypjen qe ate perveç IDESE (se tij) pra trajtimit socialo-politik te subjektit asgje tjeter nuk e intereson.

aty ku kjo "gerthet" (duket qarte), jane fotot e modes. zakonisht fotografeve te modes dy gjera u interesojne, ose te tregojne bukurine e veshjeve, ose bukurine e fotomodeleve, ose te dyja ne te njejten kohe.
ndersa fotografit tone i intereson te tregoje (nepermjet fotove te tij) qe moda ne shqiperi behet vetem ne tirane dhe jo ne fshat. prandaj fotot e tij s'jane foto mode.

ndryshe faqja e tij, eshte korrekte sa i perket dizajnit dhe shijes.
 

^_^

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Ok!

Si c'do fotograf ( artist me mire ) edhe bevizi ka natyren e vet. Nuk mundet askush te shaje dot natyren e tjetrit per te vetmen arsye sepse nuk i eshte dhene kjo e drejte perderisa ka dhe ai vete nje natyre te tijen!

E kam cituar edhe me lart kur kam shkruajtur qe kam fatin te njoh drinin, bevisin, besin te vllain (fotograf edhe ky ) te jatin jo nuk ja kam njoft bevisit ( fotograf profesionist ne shqiperi , e mos te guxoje njeri te thote qe nuk ka fotografe ose nuk ka pasur fotografe profesioniste ne shqiperi se ben gabim te madh duke harruar qe te gjithe keta fotografe profesioniste qe kane qene kane studiuar ne rusi e jo ne shqiperi) pra me pak fjale te themi qe bevisi eshte rrit me aparat perkrah biberonit :)
pra nuk mund te them qe nuk perdor dot mire aparatin e tij.

Tani dua t'ju shpiegoj pak gjera mbi menyren se si shkrepet ne shqiperi , per arsye qe edhe ju i dini me mire nuk eshte e mundur te blesh nje aparat ne shqiperi qe vetem trupi i kushton 2400 euro pa folur per obiektiva e blic e me the e te thashe por kjo eshte gje tjeter sepse kush eshte fotograf eshte fotograf me cfare do lloj vegle dhe nuk ka te beje shume menyra se si perdoret aparati por se cfar shikon ne wireframe fotografi dhe se si e kuadron imazhin, pra nuk shikohet shume cilesia e fotos ne disa raste ( ktu flas per sfokaturat , psh djali im qe eshte 7 vjec ben ca foto sfokato qe jane per ekspozite ).

Si cdo njeri qe ka natyren e vet edhe bevisi ka natyren e tij edhe eshte me shume i terhequr ndaj bardh e zise ( kjo jo per ngjyren e fotove sepse ato mund te jene edhe ne colour) por ne bardh e zi ne kontrastin , ne idene e asaj fotoje pra nje foto e bere midis ketyre dy ngjyrarave pa ngjyra te mesme e bardhe dhe e zeza , e mira dhe e keqja, skamja dhe pasuaria, pro kjo eshte foto e bevisit.

Sa per moden mua me ndodh shpesh hee te fotografoj vete moden dhe ne pergjithesi foto bazohet ne nxjerrjen ne pah te kostumit qe vesh modelja per arsye se nuk ka mode truku ne ose bukurie ne shqiperi , pra nuk ka sfilata te mirefillta pervec dy konkurseve vjecare qe jane miss shqiperia e miss albania. Dhe natyrisht ne fotot e modes bevisi ka dash te tregoje dicka tjeter pervec kostumit pra dua tju them qe nuk eshte permbajt ne ate qe duhet fiksuar veshja dhe asgje tjeter (mediokritet ky i fundit) ai eshte munduar dhe ka arritur te fuse ne 35 mm katror gjithe boten qe e rrethon ket mode, ket sfilate qe po behet , verte lluks i madh ketu .... po atje ???? pra ne ket prizem duhet pare foto.

persa i perket epiteteve edhe gomari ne fakt e therret gomar dhe kjo per gomarin eshte normale por provo e thirri nje here breshke, apo lope ta shofim. Pra nuk mund te bisedohet ne diskutime arti qe x eshte gomar, y eshte kale, z eshte nje *oqe kandari ( sorry ) etj. Ne art diskutohet ka vlera apo nuk ka vlera , dhe nese nuk ka vlera kush eshte arsyeja qe e ben ket gje pa vlera sepse duhet krahasuar me dicka qe nuk eshte e sakte faktikisht ( nuk ka meter ne art ose etalon, etalonet jane te levizshem) pra duhet krahasuar me shpirtin e nese ne shumicen e rasteve dicka koicidon e te jep dicka ne shpirt atehere mund te quhet qe eshte me vlere. E ne rast te kundert pa vlere ( jo ne rastein kur te jep ndjenje pozitive ose negative , kur nuk te jep asnje lloj ndjesie, psh une sa here qe shikoj vepra te Salvator Dali po themi "lufta civile ne spanje" me vjen nje ndjenje e keqe qe nuk me largohet gjithe diten) , por nuk mund ta quaj gomar !!!!!

E kshu pra nese kalohet ne ofeza, e ne epitete mah nuk e di por me mire mos dikutohet sepse nuk mund te diskutoje per art ose vlera artistike dikush qe fjalen e pare thote nje epitet .... apo edhe gjetja e epiteteve eshte art me vete ???? .... e ja kte une nuk di tjua a them ....
 

^_^

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Dhe me falni se duhet ta kisha filluar shkrimin me :

GEZUAR DHE GJITHE TE MIRAT NE KET VIT
 

geek

Primus registratum
Re: SHQIPERIA NE FOTOGRAFITE E BEVIS FUSHËS

Fillimisht postuar nga ^_^:
[qb] ...bevisi ka natyren e tij edhe eshte me shume i terhequr ndaj bardh e zise ( kjo jo per ngjyren e fotove sepse ato mund te jene edhe ne colour) por ne bardh e zi ne kontrastin , ne idene e asaj fotoje pra nje foto e bere midis ketyre dy ngjyrarave pa ngjyra te mesme e bardhe dhe e zeza , e mira dhe e keqja, skamja dhe pasuaria, pro kjo eshte foto e bevisit... [/qb]
kete punen e dy ngjyrave nuk e kisha degjuar ndonjehere !!!

ky bevisi mos eshte gje juventin???
 
Top