Shqiperia merr tre piket per ndeshjen me Serbine

Almaa'95

Papirus rex
svjex4.jpg


Drejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit.

CAS publikoi në orët e para të kësaj të premteje vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë.

Pas këtij vendimi, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të grupit, me 10 pikë.

Portugalia 12
Shqiperia 10
Danimarka 10
Serbia 1
Armenia 1
 

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
svjex4.jpg


Drejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit.

CAS publikoi në orët e para të kësaj të premteje vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë.

Pas këtij vendimi, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të grupit, me 10 pikë.

Portugalia 12
Shqiperia 10
Danimarka 10
Serbia 1
Armenia 1
E meritojm dhe te kulifikohena
 

-Zana-

e...Thjeshte
Po denimin qe I Kane dhene Serbit ... Cili eshte , Apo thjeshte na dhane piket dhe mjafton te gezohemi, nuk mjafton me kaq .. Pa I dhene denim te rende Serbit , pervec se heqjen e pikeve!?... atehere mund te themi qe eshte vene drejtesia ne vend .
 

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
Po denimin qe I Kane dhene Serbit ... Cili eshte , Apo thjeshte na dhane piket dhe mjafton te gezohemi, nuk mjafton me kaq .. Pa I dhene denim te rende Serbit , pervec se heqjen e pikeve!?... atehere mund te themi qe eshte vene drejtesia ne vend .
ne na mjafton 3 pikeshi..kjo ishte me rendesi per shqiptaret..pastaj se qa bejn me Serbin denojm apo jo pak na intereson :)
 

Almaa'95

Papirus rex
Serbit si kan dhene 'denim' per tere ato maskaralliqe qe i kan bere Kosoves per vite me rradhe, ti kerkon denim per nje ndeshje futbolli.

Pastaj ta zeme se ne jetojme ne nje bote shume te drejte e Serbia duhet te denohet, a ka denim me te keq se te jesh pa shprese ne vendin e fundit me 1 pike?! Lol :)

E meritojm dhe te kulifikohena
mendoj qe do kualifikohemi, e mendoj vertete me ato njohurite e mia modeste qe kam rreth futbollit.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Mund të prekim endrrën europiane me këtë rezultat , kalojme automatikisht në play off dhe mund të kualifikohemi si e treta më e mire!
 

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
Serbit si kan dhene 'denim' per tere ato maskaralliqe qe i kan bere Kosoves per vite me rradhe, ti kerkon denim per nje ndeshje futbolli.

Pastaj ta zeme se ne jetojme ne nje bote shume te drejte e Serbia duhet te denohet, a ka denim me te keq se te jesh pa shprese ne vendin e fundit me 1 pike?! Lol :)


mendoj qe do kualifikohemi, e mendoj vertete me ato njohurite e mia modeste qe kam rreth futbollit.
me kto piket si morme sot jemi nji hap para
 

-Zana-

e...Thjeshte
lufta aty ishte per piket...

Piket I meritonim , nen nje dhune te atille ... Por nejse varet nga kendveshtrimet, Shqiptaret jane mesuar nen dhune .. Sic duket nuk ju Ben me pershtypje , dhuna/ofendimi /c'njerezimi. Per te ardhur keq , Por e verteta.
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Alma do na garantosh ndonje bilet per ndeshjen me serbine se mduket beke pjea tek tifozat kuq e zi ti
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Korigjim ata skane nj pik por mminus....sepse i ja. heq pik dhe skan me tre pikshin qe mbanin deri pak ore me pare me ne...
 

hareid

Papirus rex
Me ne fund gjykata e vendosi ate qe duhej vendosur disa muaj me pare. Drejtesia me ne fund fitoi kunder padrejtesise. Shtypi i Serbise eshte bere tym nga inati, flet per "Vendim politik". Kuptohet qe sipas tyre fajtoret jane shqiptaret qe provokuan dhe jo tifozet serb te cilet hyne ne fushe dhe i sulmuan fizikisht lojtaret tone. Pa marre parasysh se cfare thojne mediat serbe, ne kemi arsye per te festuar..Tani kemi 10 pike, jemi ne vendin e dyte dhe kemi gjasa shume te mira qe me ne fund te kualifikohemi per kampionatin europian 2016. Kurse serbet jo vetem qe jane bere xhind nga inat per shkakun se ne i morrem tre piket, por edhe per ate qe ata tani kane -2 pike dhe ndodhen ne vendin e fundit. Per futbollin serb, i cili ka qen mjaft i suksesshem eshte nje turp i madhe.

upload_2015-7-11_1-8-48.png upload_2015-7-11_1-10-47.png
 

Hektor12

Locus omnem
E pabesueshme cfare shkruajne mediat e huaja per Kombetaren Shqiptare
by lajme


Mediat e huaja e kanë komentuar në mënyrë pozitive vendimin e dhënë nga CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke vënë theksin tek dhuna që u ushtrua ndaj futbollistëve të Kombëtares Shqiptare në stadiumin e Partizanit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014 nga huliganë serbë që pushtuan fushën e lojës.
Nga ana tjetër, në analizën e tyre evidentohet fakti se Shqipëria ka pasur një rritje të rëndësishme në lojë e rezultate gjatë viteve të fundit, duke qenë një kandidate e fortë në grupin i eliminator për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Europian Francë-2016. Në analizën e shumë mediave sportive online, evidentohen statistikat bindëse të ekipit kuqezi, numri i paktë i golave të pësuar, fitorja me Portugalinë dhe fitorja në miqësoren me Francën, bindshmëria në lojë me rivalët e tjerë në grup dhe natyrisht pozicionimi i saj në FIFA në vend të 36-të si dëshmi e rritjes cilësore dhe e shtimit të pikëve të saj në klasifikimin botëror. Të gjitha këto, e bëjnë ekipin tonë pretendent për t’u kualifikuar në Euro-2016. Media të tilla si “L’Equipe” franceze, “Gazzetta dello Sport” italiane etj, kanë sjellë të dhëna interesante rreth ecurisë së Kombëtares Shqiptare. Qëndrimi Vendimi i CAS zbardhi realisht atë që ndodhi në mbrëmjen e 14 Tetorit dhe i dha Shqipërisë atë që meritonte, jo vetëm për një mbrëmje por në total për atë që ka zhvilluar në këto eliminatore. Nëse i hedh një sy statistikave të këtij edicioni, Shqipëria është padyshim skuadra më e mirë në Grupin i për momentin. Portugalia është e vërtetë se kryeson me 2 pikë më shumë grupin, por ka dhe një ndeshje më shumë se kombëtarja. Shqipëria është e vetmja skuadër pa humbje në grup, e vetmja që i ka shkaktuar Portugalisë një humbje dhe gjithashtu dhe mbrojtja më e mirë e këtyre eliminatoreve, me vetëm dy gola të pësuar. Shqiptarët kanë mesataren më të lartë të pikëve, 2.5 për ndeshje, më të lartë madje se dhe ajo e portugezëve që aktualisht kanë një mesatare prej 2.4 pikë për takim. Për më tepër, nëse ndeshjet me Francën do të llogariteshin si të vërteta dhe jo miqësore, Shqipëria do të ishte aktualisht kryesuese e grupit me 14 pikë, duke lënë pas Portugalinë me 12, Francën me 11 dhe Danimarkën me 10, duke qenë e vetmja që gjithashtu i ka shkaktuar një humbje ekipit të Deshamps. Ndaj përtej kritikave të Olsen, ndrojtjes së Portugalisë për fatin e grupit nga tani e mbrapa apo dhe etiketimeve të serbëve për provokime, CAS me 3 pikët e saj nuk futi në vallë për Europianin një përfaqësuese të rëndomtë, por një kombëtare që ka dëshmuar se deri në këto momente, ka qenë më e mira e grupit. Këtë e thonë shifrat dhe këto të fundit asnjëherë nuk gabojnë. Dhe duke u lidhur me shifrat, evidentohet se Shqipëria është më e mira e grupit dhe e meriton kualifikimin në Europian. Ky është përfundimi që nxjerrin mediat e huaja për grupin i kualifikues dhe shanset e Shqipërisë për kualifikim.
 

Hektor12

Locus omnem
Premtoi 1 milion euro për fitoren e Shqipërisë



Shqiptari i njohur tashmë, Besnik Benz, kishte premtuar 1 milion euro për kombëtaren shqiptare në rast të fitores ndaj Serbisë në Beograd.

Këtë premtim biznesmeni i njohur rugovas që jeton në Zvicër e bëri një ditë para ndeshjes kur mësoi se tifozët shqiptarë nuk do të lejohen në stadium.

Besnik Benz thoshte atëherë se ishte i prekur nga kjo situatë, duke ofruar më pas shpërblim prej 1 milion euro.

“Në vend që Serbia të ndjejë keqardhje, ata mundohen edhe në sport të na kufizojnë që ta përkrahim kombëtaren tonë. Andaj, i prekur nga kjo, ofroj shpërblim prej 1 milion euro për fitoren e kombëtares tonë dhe njëkohësisht ftoj biznesmenët tjerë që ta përkrahin kombëtaren në ndeshjen kundër serbëve”, u shpreh Besnik Benz atëkohë për RugovaPress.

Mbetet të shihet nëse ky multi-milioner shqiptar do ta mbajë premtimin e tij, rastin e ka.

Shqipëria i mori tri pikët dhe fitoi në tavolinë me rezultat 3-0 ndaj Serbisë, pas vendimit më të fundit të instancës më të lartë të futbollit, Gjykatës për Arbitrim Sportiv (CAS).
 

Hektor12

Locus omnem
Stadiumi i ri “Loro Boriçi” po ndryshon çdo ditë. Tribunat po marrin formë. Por si duket nga lart kjo arenë historike e futbollti shqiptar. Një studio në Shkodër ka filmuar stadiumin nga lart duke treguar se si po shkon rinovimi i “Loro Boriçit”, që pritet të mbajë më shumë se 17 mijë tifozë.

 
Top