Shqiperia me ZIP Code

Shqiperia me ZIP Code

Inagurohet kodi postar ZIP i Shqipërisë

33 rrethe pajisen me numrin katërshifror

Edhe Shqipëria ka Kodin e vet postar ZIP. Në një takim, ku merrnin pjesë drejtorët e Postave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha, së bashku me ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, është "prerë shiriti" i kodit postar shqiptar. Shpalljen e këtij kodi e bëri Kryeministri i vendit, i cili u shpreh se, posta do të bëhet institucioni më modern në vend. Kodi ZIP i vendit tonë përbëhet nga 4 shifra, ku dy të parat identifikojnë degën postare, që në Shqipëri janë 34 të tilla, dhe dy shifrat e dyta identifikojnë zonat postare, që kombinimi i tyre do të bëhet nga vet degët e postës në rrethet e ndryshme të vendit tonë. Drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorrea, u shpreh se shpallja e këtij kodi postar është një shenjë integrimi i vendit tonë. Ai sqaroj se do të duhet një vit që të gjithë njerëzit të njihen me kodin postar që i korrespondon banesës së tyre dhe të filloj implementimi i saj nga të gjithë. Ndërsa ministri i Transporteve në fjalën e tij ka shprehur shqetësimin se duhet të identifikohen rrugët dhe lokalitetet që kanë mbetur pa emër, kjo nga pushteti lokal, dhe më pas të zbatohet ky kod që është shenjë e standardeve evropiane.

Kodet për 33 rrethet

Tirana 1000
Kruja 1500
Durrësi 2000
Kavaja 2500
Elbasani 3000
Gramshi 3300
Librazhdi 3400
Peqini 3500
Shkodra 4000
M.Madhe 4300
Puka 4400
Lezha 4500
Mirdita 4600
Laçi 4700

Berati 5000
Kuçova 5300
Skrapari 5400
Gjirokastra 6000
Tepelena 6300
Përmet 6400
Korça 7000
Pogradeci 7300
Erseka 7400
Mati 8000
Peshkopia 8300
Bulqiza 8400
Kuksi 8500
Hasi 8600
Tropoja 8700
Lushnja 9000
Fieri 9300
Vlora 9400
Saranda 9700
Tranziti 1700
Zyra EMS 1800
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Shqiperia me ZIP Code

ou /pf/images/graemlins/laugh.gif

yyyyyyyyyy ca qefi dmth i bi qe tani adresa ime e shqiperis te jete si jashteshtetit /pf/images/graemlins/laugh.gif

rruga ***** pall *** shkalla *
Tironce 1000 /pf/images/graemlins/laugh.gif
Made in Albania

hajt me shnet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqiperia me ZIP Code

Ky eshte nje lajm shume i mire per te gjithe e sidomos per kompanite postare te cilat ne 15 vjet te ushtrimit te aktivitetit i kane gjet adresat nepermjet shenjave konvencionale tip:
Filan Fisteku,
Rr. Q. Stafa, majtas dyqanit te mishit te Zenelit,
porta jeshile perballe ushqimores.


Korrieri pervec punes zhvillonte dhe trurin me rebuse dhe labirintha /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

nejse

Primus registratum
Re: Shqiperia me ZIP Code

Me ne fund me , u be Shqiperia me adresa fikse.

/pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Shqiperia me ZIP Code

A nuk eshte me 5 shifra Zip Code ? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shqiperia me ZIP Code

Varet nga vendi dhe madhesia e tij!

Ne USA eshte me 5, ne Kanada ka 6 e keshtu me rradhe.
Por mesa di une, kodet nuk i perkasin patjeter qytetit, por ndonjehere dhe lagjeve! Nuk e di ne do kete nje gje te tille ne Shqiperi, duke qene se jemi vend i vogel!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqiperia me ZIP Code

E thote dhe artikulli qe 2 numrat e pare te kodit identifikojne rrethin psh. 10 identifikon Tiranen, ndersa 2 te tjeret zonat postare te ndara nga dega e Tiranes. Lokalitetet e vogla nuk ma do mendja se do kene me shume se 1 kod per gjithe rrethin.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Shqiperia me ZIP Code

P.Sh Berati e ka 5000 qe ndahet 5010 Mangalem, 5020 Kala, 5030 Celepias, etj, etj. Kurse Kucova e ka 5300 e se lun topi per te gjithe. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Poseidon

Primus registratum
Re: Shqiperia me ZIP Code

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ky eshte nje lajm shume i mire per te gjithe e sidomos per kompanite postare te cilat ne 15 vjet te ushtrimit te aktivitetit i kane gjet adresat nepermjet shenjave konvencionale tip:
Filan Fisteku,
Rr. Q. Stafa, majtas dyqanit te mishit te Zenelit,
porta jeshile perballe ushqimores.


Korrieri pervec punes zhvillonte dhe trurin me rebuse dhe labirintha /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

lagjja 5 blloku 2 rruga 55 pallati 34/2 ap 22 zip code 1023(kompiuterizim i plote)
hmmm ne fakt sikur me tingelloka me bukur ajo forma qe ke marr per tallje /pf/images/graemlins/idea.gif
mehalla ismail efendi nr 10 tirane perballe kopshtit ngjit me ate shpin e vjeter me qepic, vile 2kateshe /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqiperia me ZIP Code

Dje fola pak me nje administrator te nje kompanie private postare dhe nuk u shpreh fare entuziast per kete projekt.(mbase nuk ishte i informuar mire ne detaje) Ne thelb ky projekt dukej se i perkiste vetem Postes Shqiptare dhe jo kompanive te tjera, per aq kohe sa kodet ndaheshin ne baze te zyrave postare qe kishte PSH. C'ka do te thote Tirana ka 5 apo 10 zyra shteterore postare, po kaq kode do kete.
Dje ishte Drejtori i Postes Shqiptare direkt tek Zone E Lire per te shpjeguar kete projekt, por une s'arrita ta ndiqja. Di te them qe nese keto kode nuk unifikohen per te gjitha sherbimet, projekti ngelet gjysmak.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Shqiperia me ZIP Code

Normale qe kodet do te ndahen ne baze te zyrave shteterore postare por kjo nuk do te thote qe nje kompani private nuk mund ti perdore per tu orjentuar me mire neper qytet se sa duke hecur e cakerryer syte ku eshte shenja e rradhes per te orjentuar postjerin /pf/images/graemlins/winkwink.gif

Vetem se une kam nje frike te madhe qe kjo gje do te shfrytezohet fuqijshem ne fushaten elektorale qe kemi perpara tani per Vit te Ri.
 
Top