Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

B

Primus registratum
Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Shqiperia po vuan pasojat e nje tranzicioni nga nje shtet komunisto-diktatorial qe ishte ne nje shtet demokratik dhe ne kete aspekt nuk kane munguar konfrontimet e njepasnjeshme qe kane qene rrjedhoje e shkeputjes nga kthetrat komunisto-sllavo-serbo-greko-ruso dhe me pak asaj italiane.
Mora shkas nga shkrimi qe i nderuari dhe atdhetari dhe diplomati shqiptar zoti Baleta i ka shkruajtur me pastertine e nje dipolmati, zotit Pangallos ish minister i jashtem i Greqise dhe deputet me influence qe edhe gjate emigrimit tim ne Greqi me ka rastisur shpesh ta shoh neper televizonet greke.
Ndodhemi para nje Dileme:
Asaj Greke qe po na gerryen pa e kuptuar.
Mbas degradimit te politikes se Milloshevicit dhe shkaterrimit te makines serbe, kesaj rradhe topi ka ngelur ne doren e Sllavo-Orthodokseve-Greko-Ruso.
Greqia ka investuar ne Shqiperi dhe dominon me investimet e saja me nje perqindje qe varion aty afer 60% qe per ne shqiptaret e Shqiperise ka rene Alarmi qysh ne vitin e ARTE te 1997-es e deri me tash ku Greqia ka arritur influencen e saj deri te posti i Krymenistrit dhe ndoshta pak kohe me pare deri te posti i Presidentit(qe i quante shqiptaret ALIENSA).
Cndodh?
Ne jug te Shqiperise pothuajse dominon influenca e plote asimiluese greke duke filluar qe nga Mediat si ato te shkruara dhe ato elektronike e deri te Komandimi i kishes orthodokse greke nga Janullatos e te tjera qe nuk jane jo me pak te rendesishme por qe per momentin nuk deshiroj te dal jashte teme.
Pyetja shtrohet se si ka mundesi te ndodhe keshtu?
Kemi fakte te verteta per historine CAME dhe ate te pergjithshme shqiptare sa qe shume historiane, shume diplomate, shume shkrues te penes i kane parashtruar ne Media duke ja kane servirur ketij populli aq te vuajtur dhe te persekutuar, saqe me duket se nuk do te i largohemi lehte ose kurre ketyre vuajtjeve.
Dilema, shtrohet pyetja?
Cfare Dileme?
Mos valle asaj te helenizimit te Shqiperise se Jugut?
Mos valle asaj te Helenizmit te emigranteve shqiptare ne Greqi?
Mos valle asaj te komandimit te Qeverise shqiptare nga helenet?
Mos valle Dilema eshte Kosova?
Mos valle Dilema qendron te prapaskenat qe Shqiperia duhet te qendroje e mallkuar perjetesisht jo nga Zoti por nga shqiptaret dhe fqinjet e tyre?
Mos valle Dilema eshte ndonje lufte civile qe mund te plase ne Shqiperi?
kjo lloj Dileme eshte shume e rrezikshme dhe po e con Shqiperine ose e ka quar perseri te HUMNERA e shekullit te kaluar ku u came e u percame si mos me keq ose sikur kemi qene historikisht.
Pyetjes se ndonjerit se a ka Zot per Shqiperine, une do te i thoja qe ka, por qe Zoti nuk merret me ata qe skane fe e qe nuk besojne ne Zot,te me kuptojne ata qe munden.
Sot jemi me te lire se kurre por sot jemi me te zbuluar se kurre ne historine tone.
Gjate viteve te Tranzicionit kishim nje problem madhor qe duhej zgjidhur dhe ai problem quhej KOSOVE.
Ky popull qe flet shqip, qe shkruan shqip, qe lexon shqip e qe ngrin flamurin shqiptar, ky popull quhet popull i Kosoves qe me perpara ose ne kohet e lashta quhej Dardani.
Kjo cope toke e ndare padrejtesisht nga vendimet e Fuqive te Medha dhe ky popull Kosovar ishte i etur per doren e Nenes se saj Shqiperi.
Kjo Kosove ka kaluar dhimbje te medhaje, ndoshta shume here me te medhaja se asaj Came, por qe i ka rezistuar ne saj te dashurise dhe te dhimbjes historike, duke u perveluar dhe copetuar por pa u shuar historikisht e duke ngelur si pjes shqiptare e pandare.
Sali Berisha megjithese nje njeri inteligjent, shume i afte dhe karrierist ne profesionin e tij si nje nga 10 kardiologet me te mire te Evropes si dhe pedagog i shkelqyer ne mesimdheniet ne lenden e tij nuk arriti ta shkepuse kete vend nga semundja diktatoriale qe ishte me e egra ne Evrope.
Por megjithese jo i afte plotesisht ne karrieren politike Ai beri shume per Ceshtjen Kosovare qe ishte nje ceshtje primare qe ne si shqiptare te Shqiperise sakrifikuam per te(mbani mend 1999).
Greqise qe ne fillimet e demokracise shqiptare i erdhi idhet nga shija qe Kardiologu Berisha po linte.
Me cdo kusht Shqiperia duhej mposhtur dhe u mposht ashtu sikur deshen fqinjet tane.
Viti 1997 ishte viti perfundimtar i sundimit Berishian dhe fundi i vuajtjeve te emigranteve ne Greqi.
Me fillimin e legalizimit te emigranteve ne vitin 1998 celi sythat e pare levizja greke per Asimilim te shqiptareve ne Greqi dhe ne Shqiperine e jugut.
Ne Greqi jane te legalizuar ne baze te konventave evropiane rreth 200.000 emigrante dhe nje numer tjeter qe i kalon shifrat e 300.000 shqiptareve jane te palegalizuar mundesisht zgjidhjet qe u jane afruar jane te tipit Voriopiriots, pagezime ne kisha, nderrime emrash etj-etj.
Influencimi i Greqise ne Shqiperi tashme eshte bere real dhe qendron kembekryq ne cdo komun, bashki, ndertesa qeveritare, e deri te ministrat tone te famshem qe per ca para kane shitur edhe nderin e tyre.
I shohim por nuk jemi te zote ti largojme tutje, arsyeja dihet.
Greqia ne kete rast thote:
Me nje gur vras dy zogj
Por me duket se Greqia jo vetem qe ka vrare me nje gur dy zogj, por ajo ka vrare me nje gur tre zogj, pra plus ceshtjen Came qe nuk e llogarit e ligjin e luftes.
ShQIPERIA ESHTE NE RREZIK.
Ndoshta nje lem i tille eshte ndonje marrveshje qe QEVERITARET TANE kane bere me greket, qe Kosova le ti perkase Shqiperise se Veriut dhe Jugu i Shqiperise te bashkohet me Greqine, gje per te cilen kam degjuar shpesh te flitet gjate luftes se Kosoves se vitit 1999 ne Greqi.
Edhe nje here Atdheu ne Rrezik
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Cfar te themi,A.Baleta eshte nje analist politik,dhe njohes apo largepames i politikes Shqipetare ne pergjithesi, dhe asaj te Shqiperise ne veqanti,Ai gjithnje ka kritikuar haptas kursin e politikes pro Greke te Shqiperise edhe une mendoj se ka shume te drejte kur thote se Greqia me nje gure ka goditur tre interesa te saje jetike,Lere qe asimilimi i 200-300 000 shqipetareve qe jane ne Greqi thuaja se eshte i 100% por ai ndikon edhe ne Jugun e Shqiperise, le te marrim si shembull Himaren,Shtypi,Televizioni,Valuta,Kisha,investimet Greke, Per cdo qeveri ne bote do te ishin te Ndaluara,kurse ky Sh******ta NANO i stimulon keto, keshtu duke e lejuar Asimilimin dhe depertimin/ndikimin Grek ne Shqiperi,Une nuk e kame te kjarte se si e lejon populli kete Kelysh Greku te bej qfar te doje vete.Vaj halli per ne edhe ate shtet te vetem qe e kemi jemi duke e humbur.
 

qen_ujk

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

zgjithja eshte nrdyshimi i institucioneve fetare, keta te fundit bejne lidjen dhe helenenizmin e shqiperise se jugut. Shokini tek teologjia se atu eshte hapur teme per nje ndryshim instuticion fetar shqiptar?
 

qen_ujk

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

persa i perket investimeve, neqoftese shqiptaret do fillojne te behen shqiptare, duhet ti djegim. Ca ne i bo Nanos: nje grope ne tru ai e meriton.
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

QEN UJK;shkrimet e tua jane pa lidhje dhe te kujtojne Dokleatin.
 

arian

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

flasim pak si shum per NANON, ka ardhur koha ta heqim qafet si shum te tjere.Kush eshte dakort?
 

marko

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Fillimisht postuar nga Dardania:
[qb] le te marrim si shembull Himaren,Shtypi,Televizioni,Valuta,Kisha,investimet Greke, Per cdo qeveri ne bote do te ishin te Ndaluara,kurse ky Sh******ta NANO i stimulon keto, keshtu duke e lejuar Asimilimin dhe depertimin/ndikimin Grek ne Shqiperi,Une nuk e kame te kjarte se si e lejon populli kete Kelysh Greku te bej qfar te doje vete.Vaj halli per ne edhe ate shtet te vetem qe e kemi jemi duke e humbur.[/qb]
Dardania, me vjen keq po me duhet tju kundershtoj. Une jam larguar nga Shqiperia ne 1996, Maj.
Pra atehere nese nuk gaboj Nano ishte ende ne burg. Ne ate kohe, ne Sarande, Himare etj, vetem dhrahmija perdorej, vetem greqisht te flisnin etj etj.
Si e kishte fajin Nano e jo Berisha qe ishte ne fuqi? Te rrime shtrember e te flasim drejt.
Kalojme tek ceshtja e kosoves dhe Dr Berisha.
A e mban mend njeri rrugen nga Tirana per ne Shkoder? Kur ikje per ne Shkoder asfalti ishte nxire komplet nga autobotet e naftes qe shkonin drejt kufirit me Malin e Zi, ndersa kur ktheheshe asfalti ishte ne ate ngjyren e poshter boje hiri.
Nafte, banane, ndihmat e "Pelikanit" te gjitha u shiten ne Jugosllavi, krejt ne kundershtim si me embargon, ashtu dhe me rregullat me fillestare te patriotizmit e atdhedashurise.
Greku ka hyre me kohe, pasi rrefugjatet e Greqise e mbajten Shqiperine me buke, deri sa filluan te mekembeshin ata te ambasadave e te marsit te 91.Ata hyne si pa u ndier, dhe tani jane bere zot ne shtepi te huaj, pasi ishte Dr Berisha ai qe nuk e zbatoi me rigorozitet ligjin e kthimit te tokave e te privatizimeve, duke u dhen mundesi te korruptuarve te shisnin mallin e tjetrit tek ai qe ofronte me shume, pra ne kete rast Greku.
Faktet jane fakte dhe Nano ka gjynahet e veta, nuk e ve ne dyshim, por qe ti bjere krejt mbi shpatulla faji i grekezimit te Shqiperise se Jugut nuk eshte e drejte. Ishte gjate rregjimit te Berishes qe filloi helenizimi i emrave, pagezimet etj, sic ju thashe i kam pare me syte e mi ne 95-96, prandaj le te jepet haka sic u takon te dyve.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Une mbeshtes tezen qe ekonomia shqiptare eshte ne kthetrat e Greqise drejpersedrejti dhe ne menyre indirekte.
Mbeshtes gjithashtu tezen qe grupime te caktuara brenda Shqiperise si dhe jashte saj, perkrahin stimulojne dhe i japin perparesi pikerisht ketij kapitali.Po merrem vetem me ekonomine se te tjerat i kuptoni vete pastaj.

Le te futemi ne teme: dikush permendi Salen dhe mire beri, por le ta themi drejpersedrejti nje nga te akuzuarit. Ai eshte ortodoksi Aleksander Meksi, ish-kryeminister deri ne `97.
Si mor nuk ja zute nje here emrin ne goje se cfare roli NEGATIV ka luajtur ai, per te gjitha ato qe ka permend shumica prej jush?
Shikoni komentin e nje gazete jo greke se cfare shkruan per te:
<span style="font-weight: bold">...Aleksander Meksi, legato alla mafia greca, è molto attivo nell'edilizia e nelle opere pubbliche...</span>
Ka qene kryetar qeverie per 5 vjet, ky nuk ka faj fare per c`ka bere vaki ne Shqiperi?
Financat dhe ekonomia e drejtuar nga ortodoksi Gramoz Pashko dhe nga lapangjozi Genc Ruli, kane ndonje cike faj per keto qe thoni apo e ka fajin vetem Sala?

Nafta e ortodoksit te finances Cac Angjeli dhe instrumentat e pastrimit te parave financat, duken gjekuni ne keto diskutimet e juaja apo?

Telekomunikacioni qe ka qene drejtuar nga ortodoksi Dhimiter Rafti dhe qe ka bere kontratat me skandaloze me kompanite e telefonise celulare, hyjne gjekudi ketu apo jo?
A e dini ju qe vjedhja e perbashket vetem nga veprimtaria e kambizmit nepermjet Albtelekom-it dhe Tirana Bank ( banke greke ne Tirane ) eshte e barabarte me shumen e parave qe parashikon buxheti i 2003, e nevojshme per te bere ZGJEDHJET LOKALE per gjithe territorin? Dhe a e dini akoma qe shiko firmen... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Po si mor nuk thate gjymes llafe per naften qe konsumojme e qe 80% e saj vjen nga Greqia, kur dihet shume mire qe greket nuk nxjerrin as dhe nje bulez nafte? Kush i hap deren kesaj menxyrre ekonomike dini te na thoni ndonje batute apo fakt?
A e dini ju mor qe ne web siten e Ministrise Jashtme Turke flitet per ceshtjen came, me shume se gjithe librat qe merren me historine e tyre te marra se bashku dhe ne ate te ministrise sone nuk ka as edhe nje fjali per be?
Po si nuk thate gjymes fjale qe komando greke te tv ishin para se te ndodhnin shkaterimet ne vendngjarje dhe prisnin te filmonin ate qe pritej qe te ndodhte?
Si nuk thate gjymes fjale per trajtimin cnjerezor qe u behet shqiptareve ne doganat greke dhe poshterimin qe duhet te pranojne ata para dyerve te ambasades se tyre? Ju kujtohet besoj ajo ster rradhe ne fund te gushtit dhe cfilitjen e njerezve ne Kakavije dhe Kapshtice.
Tani kemi kryeminister Malon e martuar ne kishe.

Ka qene nje kohe ne Shqiperi qe njerezit kur donin t`i shanin u thoshin <span style="font-weight: bold">ik or grek i pabese</span> . Une them qe ka ardh koha qe te perdorim kete tjetren <span style="font-weight: bold">ik ore Nano i pabese</span> . Eshte e njejta gje.

Batuten e fundit te mos guxoje asnje moderator qe ta editoje se &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Marko ke shume te drejte edhe per Salen,jam i sigurte se asnjehere nuk e kam mbrojtur e lere me me e lavderuar ate,perkundrazi kame thene se, se po si heqet keta dy &quot;Tumorra&quot;,Shqiperia kurre nuk do te shef diell. Edhe nje e dhene rreth embargos ndaj Jugosllavise,ishte Shqiperia ajo qe thente embargon tre here me teper se te gjitha shtetet perrreth Jug.se bashku.Kur u &quot;demokratizua&quot; Shqiperia,populli atebote ishte shume i varfer ne krahasim me vendet qe e rrethonin dhe disa nuk e dinin qe standardin qe kishin krijuar te tjeret ishte arritur vetem me PUNE,Nga ana tjeter mungonte pervoja e qeveritareve me ne krye me Sali B.mungonte ligji,popullit iu tha se jane te lire te udhetojne te lire te trgtojne te lire dhe ata e shfrytezuan kete vekuum te mungeses se ligjit,dhe keshtu kush ishte i zoti pa zgjedhur metoda pasurohej brenda nates,keshtu vepronin te gjithe duke filluar nga MEKSI,vete Ministrat,policia,doganat dhe keshtu filloi te ngule rrenjet e veta K O R R U P C I O N I,qe edhe sot e kesaj dite ,tani me nje garniture tjeter me me pervoje te udheheqesve,ne krye me Nanon ka arritur kulmin.
 

marko

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

e pastaj themi ne pse nuk ecim perpara.
Ato e kan bo keshtjellen e vet, dhe e vetmja menyre qe poplli te perfitoj nai gjo, osh ose te cohet ti djegi, ose te presi sa te ngopon kta qena e te fillojn te perpiqen ne per popllin ka icik.
A qe duhet i revolucion per zotin dhe i here ka fillimi.
Vetem per i gjo do ishte mire tu njallte Enveri per nja i vit.
Sa ti vete shqelmin grekve e italionve, sic jau boni ne 44, tjau mori me banka me koncesine ca te kene e ti leje me gisht ne goje, se ashu ka qen kokris per ashu gjonash, e te na leje ta fillojm dhe i her ka fillimi, se ishalla kena msu nga gabimet e meparshme.
Prandaj dhe nuk del njeri i zot atje, se jemi popull shume frikacak ne, sot te meshtesim neser te lejme ne balte. Kujt ja ma qe ta ket meshtetjen e popullit?
Pranej duhet nej Ever i ri, ti boj zap te gjithe, se gjate ketij dhjetevjecari te fundit u ka provu katerciperisht qe ne Shqiperi vetem fryka e ru vreshtin, dhe se Dajaku ka ra prej xhehnetit.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Shikoni akoma:

Ambasadori Jugosllav abandonon festen protokollare te Pavaresise me 28 Nentor. Shkak per kete thuhet se ishte prezenca e Thacit,Rexhepit e Cekut nder te ftuarit VIP nga Kosova.
Nje dite me pare nje apo dy nenpunes te Ministrise se Jashtme shqiptare i bejne te presin ne aeroportin e Rinasit keta per disa ore.
Ministri ka bere me faj <span style="font-weight: bold">Qirjako Kuretan</span> , Drejtor për çështjen e Kosovës dhe Elida Vason, si drejtore e Drejtorisë Ceremoniale.

Qirjo ka thene qe une s`kam qene diten e ngjarjes ne Shqiperi. Po nga bridhte ky palle kur Shqiperia priste per HERE TE PARE NE HISTORINE E VET, nje kryeminister nga Kosova, dhe ky eshte pergjegjes per politikat me Kosoven?

Tjeter, nen kujdesin e larte te zonjes se re Nano, u organizua me 28 Nentor festa e cigares Karelia. Brilante si feste, pothuaj si sfide. 2500 te ftuar ne nje disko. Fishekziare, shampanje,
Drejtuesin e firmes qe ka ekskluzivin Sala e ka fut mren per kontrabande.
Per rreth 4 minuta tv publik shqipar, minutazh i barabarte me festimet e festes kombetare, na beri te ditur edhe nje here qe duhet te pime cinare karelia dhe na e dha ne edicionet qendrore te lajmeve.
Mos me thoni qe s`ka lidhje me temen. ( stimulim i kapitaleve, shiko postimin tim te meparshem )

Tjeter, me rastin e festes kombetare te Shqiperise, kompania AMC ( celular ), njoftoi qe duke filluar nga data 1 dhjetor te gjithe telefonatat me kompanine greke Cosmote dhe rrjetit te saj do te ulen 35 %. Edhe kjo na u dha si lajm ne edicionet qendrore te dites se djeshme te festes nga TV publi shqiptar.

Tjeter, po dje na u dha ne edicionet qendrore te lajmeve qe ne Shqiperi po investonte kompania greke Alumil qe ben dyer dhe dritare
eek.gif

Nje grek na foli qe do te ulen cmimet e dyerve, dritareve, te zyrave oficiale ( keshtu e tha ai ) sepse ishte shqipfoles. Kete ja u tha edhe banoreve te kullave qe po apo do te shemben.

Dje me eshte duker sikur tv Antena ( grek ) kishte bere nje emision shqip te lajmeve.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Tasi me përshesh. Me duket se një temë të nisur drejt prej Leonardit po e fut në qorrsokak. Nuk mund të rreshtosh ca ortodoksë të Shqipërisë e ti bësh gjithë të tjerët grekë se të do qejfi. Historikisht duhet ta dish se sa herë grekët kanë zgjatur më shumë duart se çduhet ju janë prerë po prej ortodoksëve. Dhe për të qënë korrekt dhe i ndershëm ndaj historisë, ka qënë PD-ja ajo që e hapi lojën, e la miun ti shkojë ndër mustaqe, bile nëse nuk e di po të them se i është kërkuar falje elektoratit demokrat për futjen në Konferencën Islamike që na la me gisht në gojë, e duke argumentuar aleatët strategjikë sipas gjeopolitikës. E nëse të djathtët e bënë precedentin sipas Ngjelës, ç'ju mbeti të majtëve pa një oponencë për këtë punë. Asgjë përveçse të vazhdonin rrugën e nisur. Për parim të djathtët janë nacionalistë dhe të majtët internacionalistë.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Lexo postimin tim me siper.
Ai Meksi i kujt ishte i Marikes?!? Pra, kam qene i drejte kur kam theksuar qe fillon nga Meksi&amp;Co e mbaron tek Nano&amp;Xhoi.

Une e kam nisur keshtu postimin e pare... <span style="font-weight: bold">Une mbeshtes tezen qe ekonomia shqiptare eshte ne kthetrat e Greqise drejpersedrejti dhe ne menyre indirekte. Mbeshtes gjithashtu tezen qe grupime te caktuara brenda Shqiperise si dhe jashte saj, perkrahin stimulojne dhe i japin perparesi pikerisht ketij kapitali </span>
E kam fjalen per kapitalin grek.
Dhe nuk i heq asnje presje.
57% e depozitave jane ne duart e bankave greke dhe nese ke ndopak njohuri nga ekonomia duhet ta kuptosh se cfare ndodh.
Per ata ortodokset qe duhet t`u presin duar grekerve e kam fjalen edhe une. Ku jane se na u thane syte!!

Ai edicioni i djeshem ishte vertet si e kam pershkuar dhe nuk ka asnje egzagjerim. Nese ty te duket normale kjo eshte tjeter gje. Une kam mendimin tim per ate rast dhe po e shpreh si me vjen per mbare.
Ti ke koken tende dhe tunde si te duash.

Ku eshte qorrsokaku se nuk e kuptova te pakten keshtu si e ke shkruar ti, qe fillon nga une qe sipas teje e kam me greket dhe mbaron te konferenca islamike. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

eshte ortodoksi Aleksander Meksi
ortodoksi Gramoz Pashko dhe nga lapangjozi Genc Ruli,
Nafta e ortodoksit te finances Cac Angjeli
ortodoksi Dhimiter Rafti

Sa më lart janë postimet e tua, dhe qorrsokaku yt, që të mos lodhemi me fjalë, nëse të pëlqen shaj me nënë e me babë, nëse do të diskutosh e të nxjerrësh fajtorët, armiqtë, mund ta bësh pa e përmendur &quot;Ortodoks&quot; si rrënja e të ligave, se e bën përsheshin çorbë pastaj.
Ligjin në Shqipëri këta 12 vjet duam apo nuk duam e ka bërë Berisha&amp;co dhe Nano&amp;sons. Është humbje kohe të merresh me mustaqet e Meksit.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Per ata ortodokset qe duhet t`u presin duar grekerve e kam fjalen edhe une. Ku jane se na u thane syte!!

Po të kthej përgjigje me një artikull nga Korrieri:

Kufiri shqiptaro-grek
Korce, festa e Clirimit, le ne dogane qindra emigrante

Jane rikthyer lodhshem dhe me stres te gjate, rradhet ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices ne rrethin e Korces. Burime nga kjo pike-kalimi, bejne te ditur se gjate gjithe dites se djeshme dhe oreve te vona te mbremjes, disa qindra qyetatre qendrojne ne rradhe, ne pritje per te kaluar kufirin. Burimet thane se ne oret e mbremjes, mbi 300 emigrante, pjesa me e madhe familjare dhe te mitur, qendronin ne pritje te gjate dhe te paqarte, neper automjete te ndryshme. Mbi 30 autovetura dhe pese autobuze te linjes se perditshme me Greqine dhe mjete te tjera, te transportit te mallrave, qendrojne ne piken e kalimit kufitar. Burimet thone se dyndja e emigranteve erdhi pas festave qe ata vendosen t'i perkujtojne ne token ame, ndersa personeli i doganes helene, gjate diteve te fundjaves, punon i reduktuar. Xh.Baka
 

Tasi

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Diabolis Dassaretis,
Atehere, pa ortodoks, perpara. Po e ripostoj per te shmangur keqkutimin qe une e kam me ortodokset. Mundohu te kapesh thelbin e asaj qe mua me preokupon dhe qe eshte nje e vertete e ndryshme nga kendveshtrime te ndryshme, por ne fakt si e vertete eshte NJE. Perdorimi i fjales lapangjos nuk ka fare te beje me ortodokset, por me ate emrin qe i eshte bashkuar

<span style="font-weight: bold">Une mbeshtes tezen qe ekonomia shqiptare eshte ne kthetrat e Greqise drejpersedrejti dhe ne menyre indirekte.</span>
Mbeshtes gjithashtu tezen qe <span style="font-weight: bold">grupime te caktuara</span> brenda Shqiperise si dhe jashte saj, perkrahin stimulojne dhe i japin perparesi pikerisht ketij kapitali.Po merrem vetem me ekonomine se te tjerat i kuptoni vete pastaj.

Le te futemi ne teme: <span style="font-weight: bold">dikush permendi Salen dhe mire beri</span> , por le ta themi drejpersedrejti nje nga te akuzuarit. Ai eshte Aleksander Meksi, ish-kryeminister deri ne `97.
Si mor nuk ja zute nje here emrin ne goje se cfare roli NEGATIV ka luajtur ai, per te gjitha ato qe ka permend shumica prej jush?
Shikoni komentin e nje gazete jo greke se cfare shkruan per te:
<span style="font-weight: bold">...Aleksander Meksi, legato alla mafia greca, è molto attivo nell'edilizia e nelle opere pubbliche...</span>
Ka qene kryetar qeverie per 5 vjet, ky nuk ka faj fare per c`ka bere vaki ne Shqiperi?
Financat dhe ekonomia e drejtuar nga Gramoz Pashko dhe nga lapangjozi Genc Ruli, kane ndonje cike faj per keto qe thoni apo e ka fajin vetem Sala?

Nafta e Cac Angjeli dhe instrumentat e pastrimit te parave financat, duken gjekuni ne keto diskutimet e juaja apo?

Telekomunikacioni qe ka qene drejtuar nga ... Dhimiter Rafti dhe qe ka bere kontratat me skandaloze me kompanite e telefonise celulare, hyjne gjekudi ketu apo jo?
<span style="font-weight: bold">A e dini ju qe vjedhja e perbashket vetem nga veprimtaria e kambizmit nepermjet Albtelekom-it dhe Tirana Bank ( banke greke ne Tirane ) eshte e barabarte me shumen e parave qe parashikon buxheti i 2003, e nevojshme per te bere ZGJEDHJET LOKALE per gjithe territorin?</span> Dhe a e dini akoma qe shiko firmen...

Po si mor nuk thate gjymes llafe per naften qe konsumojme e qe 80% e saj vjen nga Greqia, kur dihet shume mire qe greket nuk nxjerrin as dhe nje bulez nafte? Kush i hap deren kesaj menxyrre ekonomike dini te na thoni ndonje batute apo fakt?
A e dini ju mor qe ne web siten e Ministrise Jashtme Turke flitet per ceshtjen came, me shume se gjithe librat qe merren me historine e tyre te marra se bashku dhe ne ate te ministrise sone nuk ka as edhe nje fjali per be?
Po si nuk thate gjymes fjale qe komando greke te tv ishin para se te ndodhnin shkaterimet ne vendngjarje dhe prisnin te filmonin ate qe pritej qe te ndodhte?
Si nuk thate gjymes fjale per trajtimin cnjerezor qe u behet shqiptareve ne doganat greke dhe poshterimin qe duhet te pranojne ata para dyerve te ambasades se tyre? Ju kujtohet besoj ajo ster rradhe ne fund te gushtit dhe cfilitjen e njerezve ne Kakavije dhe Kapshtice.

Tani kemi kryeminister Malon e martuar ne kishe.

Ka qene nje kohe ne Shqiperi qe njerezit kur donin t`i shanin u thoshin ik or grek i pabese . Une them qe ka ardh koha qe te perdorim kete tjetren ik ore Nano i pabese . Eshte e njejta gje.

<span style="font-weight: bold">Cfare nuk te pelqen sa me siper postuar, konçidenca sepse te gjithe ata qe une permend jane ortodokse?</span>

Meqenese i je referuar Korrierit, une po te postoj kete po nga Korrieri sotem.

<span style="font-weight: bold">Fundjava greke e Nanos dhe Xhoanes</span>
<span style="font-weight: bold">Kryeministri dhe bashkeshortja e tij udhetojne drejt Athines me nje avion carter. Akomodimi ne &quot;Astir Palace&quot; te Vouliagmenit, ku nje nate kushton 210 euro, darka ne restorante luksoze te Athines dhe pjesmarrja ne Klubin Politik te Ballkanit. Sot pushim ne Athine dhe neser kthimi ne Tirane</span>

Vazhdon shkrimi dhe ti vazhdo ta lexosh nga web ose nga ndonje kioske, vecse me thuaj ku eshte qorsokaku se prape nuk e kuptoj une kete.
 

B

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

O Diabole degjo ketu.
Qe jane tradhetare kete nuk e veme ne diskutim.
Ti tregohesh me ate qe shpreh qe je me keq se nje Bajraktar(flas per tradhetine).
Nuk isha une ai qe e prisha Shqiperine, por miqte e Zerves qe akoma i mbajne si piperi per te rregulluar shijen e mishit te Voriopiriotsit qe e bene kala dhe qe u eshte kerditur ketu e rreth 100 vjet me pare, por qe perdreq u paska ardhur oreksi me shume kesaj rradhe.
Ti Diabole do te e kuptosh me vone, ndoshta ti deshiron te behesh pjese e Greqise dhe patjeter do te isha dakort qe tashme ju te krijonit shtetin tuaj dhe qeverine tuaj duke na lene me te qete te pakten per problemin Cam gjithashtu duke na lene te ndertojme ndonjehere shtet me 1.000.000 banore.
Rugova nuk beri mire qe shprehej ashtu per Kosoven sepse ai popull luftoi per liri, pavaresi, per gjuhen e tij, per kombin e tij,e per ti treguar botes se ne jemi nje komb qe kanibalet fqinj na shqyen e na copetuan me keq sa nuk behet por qe tashme Kosova do te i gezohet Pavaresise dhe ndoshta ne nje te ardhme te aferte bashkimit me Shqiperine, ndoshta seshpejti edhe ju do te kerkoni krijoni shtetin tuaj, qeverine tuaj, flamurin tuaj, gjuhen si te e deshironi.
Nuk ke arsye te mbrosh asnjeri kur pothuajse gjithshka ka dalur sheshit dhe vetem ne qoftese nuk sheh nuk mund te i lexosh.
Neqoftese ti mbron Nano e co atehere ti dicka i fsheh ketij populli dhe ketyre atdhetareve tuaj.
Gabime bejme te gjithe ama gabimet jane me te renda atehere kur ti nuk i pranon. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Unë mbroj veten time Leonard, dhe të paraardhësve të mi. Mos e lexo albforumin vetëm me një sy, dhe vetëm në temën tënde. Hapi të dy dhe lexo se do ta gjesh vetë që nuk të qëndron asgjë nga ato që shkruan në postimin e fundit.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Per te vazhduar me tej me argumnetin qe <span style="font-weight: bold"> grupime te caktuara brenda Shqiperise si dhe jashte saj, perkrahin stimulojne dhe i japin perparesi kapitalir grek</span> .

Sot disa media njoftuan qe
<span style="font-weight: bold">Drejtuesi i lobit grek Nikolas Gejxh, </span> ishte i ftuar i politikes shqiptare dje dhe sot.
Kete vizite e parapriu nje takim koke me koke e Nanon e bere diten e djele ne Athine. Nano ishte i ftuar ne takimin e klubit te Ballkanit. Shtypi ( Gazeta Shqiptare ) bente te ditur qe takimi eshte realizuar ne kofidence te plote. Une jam i prirur ta besoj kete njoftim.

Gejxh, ka qene person i padeshiruar qe nga viti 1994 ne Shqiperi, mbas arrestimeve qe iu bene 5 minoritareve me akuzen per spiunazh ne favor te Greqise. Ne ato kohe, kjo per dijeni te atyre qe tashme jane 20-22 vjec e poshte, nje komando greke sulmoi dhe mori peng disa ushtarake shqiptare ne nje repart ne jug, ku pati edhe viktima. Ai eshte drejtues e nje shoqate Vorio Epiriote ne US e cila ka ne objektivat e saj çlirimin e Greqise se Veriut. ( Vorio Epiri )
Sot kete person e ka takuar edhe Sala, takim qe justifikohet me teorine e pragmatizmit te Spartak Ngjeles. Detaje do te jepen me vone se si dhe cfare ka ndodhur, por pragmatizmi e harroi gjakun e atyre ushtarakeve.
<span style="font-weight: bold">Une jam shume kurios te mesoj hamendjet tuaja se cili mund te jete qellimi i vizites se nje njeriu i cili drejton nje organizate ne programin e se ciles tentohet te cenohet sovraniteti i Shqiperise?</span>

Diabolis Dassaretis,

cili eshte ne kete rast mendimi i ortodoksve shqiptare per postimin e fundit qe sipas teje<span style="font-weight: bold"> ... se sa herë grekët kanë zgjatur më shumë duart se çduhet ju janë prerë po prej ortodoksëve.</span>
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Nuk më pëlqen të hamendësoj por mungesa e transparencës nga ata që drejtojnë dhe ngathtësia e shtypit që nuk arrin të pyesë Gejxhin (as gjykatësen Karla nuk e pyetën dot, vetëm bënin bla- bla, pse erdhi, bla, bla), apo së paku ambasadorin amerikan, po më fut e mua tek bla blatë.
Njëkohësisht po i përgjigjem dhe dilemës së hapësit të temës. Ajo që unë mendoj është se dilema e ka emrin KOSOVË. Gazoilet në Kosovë shkojnë prej Selanikut, (ishin 300 çisterna në kufi kur bënë grevë hekurudhat e Maqedonisë) investimet që greku i ka bërë në Shqipëri, i ka bërë dhe në Sërbinë e atëhershme dhe në Kosovë rrjedhimisht. Është një korridor jetëdhënës për Greqinë. Sikur Durrësi ta zerë këtë vend, gjërat kthehen mbrapsh. Çdo kapitalisti grek, një pjesë e mirë e tij i ndërkombëtarizuar si nga shkollimi dhe banimi jashtë Greqisë, që përfaqson Gejxhi? Të fitojë sa më shumë, e ca më keq të mos humbë dhe atë që ka. Si mund ta arrijë këtë? Është brenda një llogjike të ftohtë që të kërkojë garancinë SHQIPTARE që interesat e tij në Kosovë nuk do preken edhe kur ajo të mëvetësohet, bashkohet me Shqipërinë, apo si do të bëhet. Kam bindjen se në këmbim të kësaj ka qënë Gejxhi që ka lëshuar dhe asnjë nga pragmatistët Meta apo Ngjela.
Nuk më del koha për më tepër por sërisht insistoj që të mos përziejmë fenë në diskutimet politike. Gjashtqindmijë shqiptarë janë në Greqi, 30% (nëse më pranohet) janë ortodoksë, pyetini ata dhe keni për ta mësuar të vërtetën, ose familjet e tyre në Shqipëri. Unë as që hyj ndonjëherë tek teologjia.
Unë po të shënoj vetëm një fakt, po të hysh në pazaret e mishit të Athinës apo Selanikut, do shikosh se ata kasapët me satërë në dorë janë shqiptarë; por nuk mendoj se shpreson të gjesh ndonjë dorë greku të prerë përtokë. Gjithsesi jeta është e shkurtër për ta shijuar, por e gjatë për ta jetuar.
 
Top