Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Tasi

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Per Gejxh akoma...

Ne thelb gjerat kane ndryshuar fare pak. Z. Nikolas Gejxh,
me banim ne Boston, udheheqesi i madh i lidhjes Vorio-Epirote, ne nje harte
qe botoi ne tetor te vitit 1993 te “Greqise se Vertete”, perfshinte ne Greqi
edhe Kavajen, edhe Baldushkun, edhe Martaneshin...

Leshimi qe ka bere sipas teje beri Gejxh , <span style="font-weight: bold">Diabolis Dassaretis</span> , konsiston ne faktin qe keto qytete me siper nuk i perfshin tashme ne kete harten e Greqise??

Te rrime shtrember dhe te flasim drejt.

Tjeter. Nuk me the asnje fjale si do t`i pergjigjen pragmatistet, familjeve te atyre ushtarakeve qe humben jeten aty nga `94 kur komando greke i moren peng dhe i vrane disa prej tyre?

Per infon e forumit Gejxh nuk eshte kapitalist si u quajt ketu, por gazetar dhe analist, qe ka punuar per New York Times e qe <span style="font-weight: bold">menaxhon EDHE levizjen per Vorio Epirin e pushtuar</span>

Diku shkarazi permende Meten. Do ti khehemi edhe atij, por nuk me permende Cacin. Une po besoj qe ti e ke infon e duhur per te hapur nje debat edhe mbi jopragmatistin Meta.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Kam shkruar &quot;Cdo kapitalisti grek...qe perfaqson Gejxhi?&quot;, eshte apo s'eshte i pari i lobit grek ne amerike.
Pragmatistet shesin te jemen po ju desh, nese do pyeti, mua nuk me vlen asnje portokalle e arsyes se tyre mjerane.
E nuk kam ndermend te pyes as kryetarin e PBDNJ as te OMONIAS, tema eshte me asimilim, ne Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise. Greku nuk mund te asimilohet ne grek, s'ka kuptim. Meraku eshte se ne kapitalizem ne kemi hyre populloro-socialiste, ose ndryshe klase puntore, e ata te tjeret jane kapitaliste. Ky raport ca nga komunizmi ca nga trapizmi, ne vend te zhduket po thellohet. Ka vetem nje rruge, ngritja e shqiptarit nga skllavi tek partneri. Nuk ka ndonje menyre ne bote te nderosh fqinjin.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Per Gejxh akoma...

Gjaku nuk behet uje dhe tema e topikut eshte <span style="font-weight: bold">Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH </span>
Kjo me poshte eshte harta per te cilen kam folur me siper. Zedhenesi kryesor i saj eshte Gejxh qe ishte i ftuari i politikes sone kete fillim jave.
url]


Kjo shprehje qe shkruar nuk ka kuptim <span style="font-weight: bold">Greku nuk mund te asimilohet ne grek, s'ka kuptim.</span>

Na spjego nje here kete harte pastaj respektin e fqinjeve. Faqja nga ku eshte marre kjo foto eshte aktive edhe sot dhe aty ke edhe me shume info se cfare perfaqson Gejxh partneri.
Une jam i prirur te besoj qe ato qe jane shkruar atje dhe nga ata vete ( nje prej tyre Gejxh ) JANE FILOZOFIA E VERTETE E Gejxh partnerit &amp; Co.
Cdo mendim tjeter nuk me duket dhe aq justifikues apo bindes per te kunderten.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Është besdisës emisioni i llojit &quot;Ju pyesni ne përgjigjemi&quot;.
Për të gjetur zgjidhje ka dy rrugë, pushka dhe pena. Të marrim pushkët e ti biem se jemi në gjendje lufte, apo të ulemi në tavolinë e të gjejmë zgjidhje për çështjet që mbajnë peng të ardhmen.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Keto tipe takimesh PAQEJE jane te ngashme me ato qe jane bere ne Krete midis z.Nano dhe Milloshevic, si dhe e Rugoves me Millosheviç. Edhe keto keshtu u konceptuan nga pragmatistet qe me mire eshte te bisedohet sesa te luftohet. Rezultatin e dime tashme.
Une jam dakort te bisedohet dhe jo te luftohet psh per tokat çame, por kursesi nuk mund te pranoj faktin qe te axhenda te jete per Permetin, Korcen, Sarande, Gjirokaster etj.

Diabolis Dassaretis,

ky miku i diaspores greke kerkoi ne kete vizite hapjen e shkollave publike ne Himare. Une nuk kerkoj te me sqarosh sesi eshte problemi i Himares. Jo. Kam lexuar dicka ne vend tjeter per kete dhe nuk dua qe une te pyes e ti te pergjigjesh. Une them qe keto shkolla nuk DUHET TE HAPEN PUBLIKE.

Ne nje interviste ne TV Klan ky miku u tregua aq i paskrupullt sa kerkoi te behej ambasador i interesave shqiptare neper bote. Nuk eshte habi qe Nano t`ja besoje kete detyre, por megjithese nuk VARET NGA UNE, une jam kunder dhe nuk po marr dyfekun por vetem po them nuk duhet. Arsyeja eshte fare e thjeshte qe them jo. Sepse kam frike qe ai mund te flase ne emer te Shqiperise, per ate harten qe eshte botuar me siper. E nese na ndodh ajo i bije qe ta marrim dyfekun e ta leme menjane formen tjeter te zgjidhjes se problemeve.
Me thane te drejten une nuk kam frike as per te pare dhe aq me pak per te dyten

Megjithate, une besoj qe kishte dicka tjeter ne kete vizite qe Gejxh e mori.
Ai e rivuri edhe nje here veten ne qender te vemendjes rolin e tij ne marredheniet greko-shqiptare. Ai e ka kuptuar shume mire se ne Ballkan Shqiperia dhe shqiptaret jane faktor jashtezakonisht i rendesishem dhe se ne antagonizem me ta nuk fiton por humbet. Si kopil qe eshte ai e ka kuptuar kete dhe une besoj qe ai e perfitoi per momentin. Vazhdimi do te na tregoje nese e mori te gjithe pjesen e tortes.
Eshte gara e te mençurve me te mençurit dhe jo e te mençurit me budallenjte dhe as e kapitalisteve me populloro-socialiste, ose ndryshe klase puntore, apo skllavit me jo skllavin.

Une nuk jam kandidat per ndonje zyre shteti apo per guvernator banke dhe nuk kam frike se mos me zemerohen shefat dhe ngelem pa gje kur shprehem. Nuk po bej as edhe patriotin. Une thjesht po jap mendimin tim.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Ti ben mire, e une nuk ta kam vene ne dyshim qe te flasesh apo jo.
Lexova gazetat. Kesaj here kishte perse, intervista qe permende, Kokalari dhe Dioguardi prej ketej. Meta qe i ishte sulur Malit te zi. Shfajesim i njerit, heshtje e tjetrit. Insistoj, me shpresen se nuk e kemi kete dritare si Rudina dhe Skenderi, gazetaret shqiptare kane akoma pa pyetur qe prej ambasadorit e te tjereve. Edhe ketu ndodh qe nuk te pergjigjen, por sa i vret e nesermja kur gjith mileti lexon se do ta pyesja Nanon a Meten per shqiptaret qe punojne ne Greqi, Ligjin e luftes, Geixhin etj e nuk mu pergjigj.
Perseri tek tema. Per pune te ortodokseve dhe shqiptareve ka Dioguardi nje arsyetim me vend, qe shkon dhe mbas asaj qe nisa e une e hyra ne kete teme. Gejxhi thote jane 450 mije greke, Dioguardi 450 mije ortodokse shqiptare, ndan shapin nga sheqeri, e kete doja dhe une. Asnjeri nga te dy nuk flet ne ajer. Puna eshte se ne Greqi mund te kete qindra apo mijra shqiptare qe kane marre per te bere dokumentat certifikata lindje FALLCO, per tu bere &quot;greke&quot;, troc per te zene nje pune. Ne zyrat greke ato dokumente gjenden pale pale. I takon shtetit tone qe te gjeje menyren per ti thene te bardhes se bardhe dhe te zezes te zeze, pavarsisht se do mbeten njerez pa pune. Kur njeri tha per ndertimet pa leje jane piramida tjeter, e vrava mendjen kush do pasonte por nuk e gjeta. Me duket se e kam gjetur sot, certifikatat fallco te gjendjeve civile te Shqiperise jane piramida e radhes qe nuk ka per te rrenuar xhepat por ca me shume. Nese ke ndonje kembane a zile bjeri te te degjojne. Shqiperia, po i gjej e nje arsye, nen kuadrin e luftes kunder terrorizmit i dergon zyrtarisht Greqise gjenialitet per cilindo shqiptar qe punon e jeton atje. E le te shohim pastaj sa greke e sa shqiptare jane. Ndryshe mbetemi vetem ne te dy, Leonardi e ndonje moderator qe pret te shajme nga nena te kujtohet per temen.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Diabolis Dassaretis,

ti merr te mireqene qe shteti shqiptar do i dergoje Greqise idnetitetin e vertete te emigranteve. Po te them qe vetem Miloshevici dhe Geixh do ishin te afte per te bere gjera te tilla.

Se dyti, mos u gezo para kohe, qameti qe ka arritur Geixh eshte qe investimeve greke t'i hapet rruga edhe me tej pas nje bashkimi me Kosoven.

Ne kuader te ekonomise se hapur nuk shoh asgje te keqe te investoje kush to doje ne Shqiperi. Eshte tjeter sektori strategjik qe Geixh do ta kete Greqia. Kete nuk e ka fare ne dore Geixh, por SHBA dhe BE.

Edhe kete: SHBA-te jane me prane lobit shqiptar ne raport me lobin grek. Dhe kjo me shume se kurre pas luftes ne Kosove: herbrenjte amerikane dhe izraelitet e dine shume mire se cilet jane aleatet e tyre strategjike. E nese shqiptaret nuk jane ne gjendje sot te jene te bashkuar e me ekonomi te forte, ta dish or mik se kete do ta kemi dhurate nga populli biblik i Izraelti dhe SHBA-te. Se cfare kafshate ngushelluese do t'i japin grekeve kjo u pa pas 1997. Greket duhet te jene happy se ka edhe me keq...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Çdo me thënë kjo &quot;mos u gëzo para kohe&quot;, jam i hidhëruar që aq lehtë e shesin shpirtin ca njerëz. Gjithë, gjithë, ajo që kërkoj është ti vihet stop fallsifikimit të dokumenteve të gjendjeve civile.
Nëse je në Tiranë pa takuar ndonjëherë një çifut në jetën tënde, ku e ke atë garanci që populli i njerzve që shesin vëllai, (thanë e shitëm nuk e vramë?) do të bëjë mirë ty.
Shqiptarit mund ti bëjë mirë vetëm shqiptari dhe askush tjetër.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Nuk e pata me ty si person, por me pikpamjen.

Nuk ka rendesi per temen se si eshte puna qe une i njoh hebrenjte. Te thashe vetem nje te vertete. Jemi aleate dhe kemi armiq te perbashket terrorizmin e organizuar dhe finacuar nga Moska dhe vellezerit e tyre shpirterore. Greqia nuk shifet fare me sy te mire ne Izrael. Shqiptaret jane pare me dyshim deri kur filluan bombardimet. Nuk them se cdo gje shkon vaj midis nesh sepse shume shqiptare jane myslimane dhe dihet instikti i tyre antiislam. Mirpo, tani ata e dine se kush jemi ne, se kush na ndihmon dhe kush na e do te keqen. Dhe dihet se dy pale behen aleate nqse kane te njejtin armik.

Sa i perket nderrimit te emrave do ishte mire qe emigrantet e rinj te mos i ndronin emrat, sic thua edhe ti. Por ata qe i kane nderruar ne s'kemi c'ti bejme, le t'i mabjne me shendet. Eshte e drejta e tyre per te zgjedhur emrin. Por eshte krejt tjeter nqse ata do duan te demtojne te ardhmen e Shqiperise per shkak te emrave. Ne radhe te pare Shqiperia duhet t'i bjeri ne gjunje emigranteve se me ata jeton, e lere me t'i shkaktoje shqetesime qe ata te terbohen dhe t'i erren syte e te vrapojne per te terhequr depozitat sic bene ne mars me urdher te Geixhit.
 

Gigolo

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Te ju bej une nje pyetje?

Sa vepra antikiteti ka ne greqi sa ka ne Shqiperi? Ne Greqi ka dhjetra miliona. Ne Shqiperi disa. A nuk eshte kjo nje zero po te krahasohet me ato qe kane greket?

Greket jane te ardhur dhe kane vjedhur kulturen? Kultura e nje kombi dallohet me cfare ai ka ndertuar dhe me cfare ka lene dhe me cfare po ben.

Italiani, Gjermani, Francezi. Greku eshte relativisht komb sa ne duke marre parasysh shqiptaret ne Turqi, Kosove, Maqedoni diaspore eshte trefish sa ne Shqiptaret.

Perse ne nuk i kemi kultures boterore trefish me pak atehere? Sa Greke te sotem numeroj une me cmime Nobel, sa mijera libra te shkruara nga Greket e sotem jane bibliotekave dhe dyqaneve te librave nga Amerika deri ne Japoni. Po te lexosh me lart kultura e nje kombi varet diku gjetke.

Me duket se tek Shqiptaret diku calon gomari dhe kam besimin se ne jemi Gomari. Uroj qe te bejme perparime dhe te i themi ne sy ato qe kemi dhe jo duke i fshehur.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Shqiperia dhe Kosova dhe Alarmi i Asimilimit te shqiptareve ne greke ne RPSSH

Male Gigolo,

kjo eshte teme tjeter. Kush i mohon grekeve arritjet e tyre si komb ne kete forum? Ti po i ve ato ne pikepyetje retorike. Nuk e di pse e ngaterron temen...

Ketu flitet per ate qe greket nuk kane pse frusturohen nga bashkimi i shqiptareve dhe pavaresia e Kosoves. Geixh lidh pavaresine e Kosoves me aneksim te jugut nga Greqia. Hajde gjeje pse nje popull me kulture kaq te madhe nga ku frymezohet i gjithe njerezimi te kete frike nga nje popull gomar e idot sic jane shqiptaret?
 
Top