Shqiperia 1 euro ?

capuni

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

"shqiperia 1 euro" ..eshte hap me rastin e 10 vjetorit te firmave piramidale. E si mund te festohet ky 10 vjetor me mire se sa me nje sistem matrapazlliku si "shqiperia 1 euro?"
 

irene

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

what u want ???
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
"shqiperia 1 euro" ..eshte hap me rastin e 10 vjetorit te firmave piramidale. E si mund te festohet ky 10 vjetor me mire se sa me nje sistem matrapazlliku si "shqiperia 1 euro?"

[/ QUOTE ]

Lexoje nje her po nuk pertove ..dhe flasim.
Armando Duka
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

"Jehona
Sipas Berishës, që nga rrëzimi i diktaturës e deri më sot, nisma “Shqipëria një euro” ka qenë mesazhi ekonomik më i rëndësishëm dhe më i mirëpritur që qeveritë i kanë dërguar komunitetit ndërkombëtar të biznesit. “Jehona e kësaj nisme ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Ajo ka ushtuar në të gjitha mediat e mëdha në katër anët e planetit”, - ka deklaruar Kryeministri"

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Po disa rrjeshta me siper vet Berisha thote se sapo eshte ngritur nje grup pune qe te hartoje projektin se cilat jane kriteret e firmave qe mund te perfitojne /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ore ky eshte ne fiqir te kokes apo jo /pf/images/graemlins/laugh.gif Mediat ketu nuk shkruajne asnje rrjesht kur vjen Kryeministri apo Presidenti e jo me te hyjne ne keto lloj detajesh /pf/images/graemlins/laugh.gif
Per cilat media e ka fjalen Berisha, se me duket se ka rrjedh ka trute e kokes i gjori /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

Berisha ka rrjedhur????? Pse shkruan gjera te pamundura mor djale? Qe te rrjedhesh, me pare duhet te jesh "i mbushur".
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

Kur rrjedh halja, bosh eshte kujton ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

Dhe une thosha pse po vjen kaq ere Shqiperia? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

Shqipëria 1 euro, dështon nisma e qeverisë
Julian Llupo - Shekulli

Investitorët e huaj nuk kanë preferuar që të investojnë në Shqipëri edhe për 2006, duke sjellë vetëm 250 milionë dollarë investime. Shifra e investimeve të huaja është e njëjta me atë të vitit 2000, nëse bëjmë korrektimet përkatëse në kursin e këmbimit dollar/lek. Në vitin 2000, sipas statistikave, investimet e huaja kanë qenë rreth 200 milionë dollarë. Edhe në krahasim me vitin 2004 dhe 2005, vlera e investimeve të huaja në 2006 është më e ulët. Në këtë krahasim nuk përfshihet rritja ekonomike, që është nja faktor që ndryshon madhësinë e treguesve ekonomikë. Nëse e krahasojmë me vitin 2004, investimet e huaja gjatë vitit 2006, janë rreth 100 milion dollarë më pak. Një nga privatizimet strategjike që parashikohej të realizohej brenda 2006-ës, ka dështuar. Nisma "Shqipëria 1 euro", ulja e kohës së regjistrimit të biznesit apo ulja e taksave. duket se kanë mbetur vetëm në letër. E njëjta analizë është e vlefshme edhe për sipërmarrjen vendëse, duke e konsideruar politikën vetëm një pengesë. Krizat e përvitshme energjetike e politike, duket se kanë zbehur çdo reformë fiskale. Gjatë këtij viti kemi dëgjuar shumë për investimet që do vërshonin drejt Shqipërisë, por po ndodh e kundërta. Edhe për vitin 2006, me gjithë vullnetin e mirë, asgjë nuk ka dalë në dritë. Nëse do të bënim një krahasim me dy vendet e bllokut, që tashmë janë bërë pjesë e BE-së, do të konstatoheshin diferenca tepër të mëdha, që nxjerrin në pah edhe problemet kritike, që bëjnë që klima e biznesit në vend, të jetë e pafavorshme dhe diskriminuese për investitorët. Sipas një raporti për investimet në botë i Konferencës për Tregti dhe Zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2005, në Evropën Juglindore më shumë investime të drejtpërdrejta të huaja, janë bërë në Rumani dhe Bullgari, përkatësisht 6,3 miliardë dhe 2,2 miliardë dollarë.

Investimet e Huaja

Vitet Vlerat
2006 250
2005 260
2004 350
2002 200

Burime nga Agjencia Shqiptare për Investime dhe Biznes (Albinvest), bëjnë të ditur se niveli i investime edhe për këtë vit, pritet të jetë në rendin e 250 milionë dollarëve. Megjithëse, Ballkani po bëhet një nga rajonet më të preferuara për investitorët e huaj, gjatë viteve të fundit, në Shqipëri po vijnë vetëm një pjesë e vogël e investimeve. Specialistët thonë se kjo vjen për shkak të disa faktorëve, ku ndër më kryesorët përmenden niveli i lartë i korrupsionit, procedurat burokratike dhe paqëndrueshmëria e situatës politike në vend.

Investimet e huaja, të fundit edhe në rajon

Korrupsioni është faktori kryesor që mban larg Shqipërisë investitorët e huaja. Ky është thelbi i raportit të OECD, për vitin 2006. Në këtë raport, përfshihet një studim mbi indeksin e investimeve të huaja për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë, Moldavinë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Serbinë. Papunësia në vendet e rajonit, ku përfshihet edhe Shqipëria, nuk ka pësuar ulje dhe vërtitet në një mesatare që shkon në 20%. Prurjet më të mëdha të investimeve të huaja direkte në vendet e Ballkanit Perëndimor, vijnë si rezultat i privatizimeve, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tyre vjen në forma të tjera. Të dhënat e bëra publike nga ky raport, bien në kundërshtim me deklaratat publike të bërë herë pas here nga qeveria, ku theksohet se kemi një rritje të investimeve të huaja dhe reduktim të papunësisë. Madje në raport, theksohet se në drejtim të luftës ndaj korrupsionit, Shqipëria zë vendin e fundit, ndërsa në nivelin e investimeve të huaja, renditemi para Moldavisë dhe Maqedonisë. Shqipëria vazhdon të renditet si një nga vendet më nivelin më ta lartë të korrupsionit në rajon.

Rumania dhe Bullgaria, kampionë në IHD

Rumania dhe Bullgaria, janë shtetet me më shumë investime të huaja. Këtë e tregon raporti për investimet në botë i Konferencës për Tregti dhe Zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2005, në Evropën Juglindore më shumë investime të drejtpërdrejta të huaja janë bërë në Rumani dhe Bullgari, përkatësisht 6,3 miliardë dhe 2,2 miliardë dollarë. Përgjithësisht në rajon janë investuar më se 12,4 miliardë dollarë. Pas Rumanisë dhe Bullgarisë, sipas investimeve të huaja, renditen Kroacia me 1,69 miliardë dollarë, Serbia dhe Mali i Zi, me 1,48 miliardë dollarë, Bosnja dhe Hercegovina me pothuaj 300 milionë dhe Shqipëria me 260 milionë dollarë. Në vendin e fundit është Maqedonia, në të cilën në vitin 2005, janë investuar vetëm 100 milionë dollarë.
........................................................

Eshte nje fakt i vertete qe Shqiperia 1 Euro ka deshtuar.
Qeveria me politikat e saj "jo politike" jo vetem qe s'ka mundur te thith asnje investim nga kjo nisme, por eshte duke hedh ne ere edhe investime me vlere 2 miljard dollare qe kane kohe qe presin te marrin jete.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

Ka deshtuar vertete thua!!çudi se Berisha thoshte se Shqiperia 1 euro ka qen mesazhi me i rendesishem i periudhes post komuniste /pf/images/graemlins/laugh.gif

Me vjen çudi te ket deshtuar se mesazh me te qarte e me nxites nuk kisha degjuar ndonjehere /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

Faktet jane shume kokforta fatemiresisht per te kuptuar budalliqet qe thuhen pa baza te studjuara mire, e fatkeqesisht per ekonomine tone e cila vazhdon te zvarritet e bazohet vetem ne iniciativa te individit e thuajse pas asnje lloj suporti nga ana e shtetit!
 

Santiago

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ka deshtuar vertete thua!!çudi se Berisha thoshte se Shqiperia 1 euro ka qen mesazhi me i rendesishem i periudhes post komuniste /pf/images/graemlins/laugh.gif

Me vjen çudi te ket deshtuar se mesazh me te qarte e me nxites nuk kisha degjuar ndonjehere /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Mesazhi sado i bukur te jete, duhet ti japesh "send"...
Sala nuk kishte asnje plan per te bere dicka te tille...ka mundesi te mos kete patur lek ne cel /pf/images/graemlins/smash.gif
 

berty

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

une jam vlonjat dhe pak a shume e njoh gadishullin karaburunit.. mund te them qe ne ate vend mund te ndertohet ndonje pike turistike ose argetuese dhe gjera te ketij lloji por per Uzina, Fabrika e gjera te kitij lloji sma do mendja
 

Santiago

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

E mira do ishte te ngriheshin vetem pika turistike ne Vlore.
Problemi qendron se Vlora ka dy te mira njeheresh ne kontradikte me njera tjetren. Ka potenciale te mira per zhvillimin e turizmit por njekohesisht ndodhet ne kryqezimin e rrugeve lindje-perendim (kryesisht rrugeve per kalimin e energjise...shkurt naftes)
Keshtu qe duhet domosdoshmerisht te zgjedhim. Sipas gjykimit tim parku industrial ka per te qene nje zgjedhje te cilen nuk mund ta vonojme gjate.
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

un se marr vesh hem vlonjatet duan drita hem sduan tec...nuk mund te furnizohet vetem nga hecet ne veri...gjithsesi duhet te vendoset nje drejtim te shkohet drejt turizmit apo energjitikes
 

Katastrofa_23

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

eeeeeee ju kum than.....qeshtu bohet kur udheheqin njerez si fatos nano edhe edi rama....manipulues tradhtar..thuj ni fjal tkeqe kta i pershkrun.....AAAAAAAAAAAAH RROFT SALI BERISHA....edhe ky lyp kajher me ja ladru nonen....po apet maj mir osht...bile Kosoven e ka perkrah shum...e ma i keq se fatos nano edhe edi rama askush smund te jen....eh qeshtu pra tradhtar shqiptar...qeta na kan lan prapa....atdhetaret lufto e fito...tradhtaret shit nga 1€....kur ta kqyrsh edhe sali berisha mdoket u met pa pare...duhet me ja qu une do se me bo rasisht me met pa pare krejt krejt pa asnja...edhe ky nashta ja nis edhe e shet shqiperine...e ashtu skam qef...jo qe muj me bo diqka....po e di qe atehere nashta vdes krejt...se ska ma ku shkon ma keq....nashta marre naj far infarkt nzemer.....e turp osht mandej kur vijn shoqnia me mpa qe kum vdek...se ata pyesin mandej..."mfalni zoj...po prej qkafit vdiq moj??"....e gruja duhet me ju tregu drejt...sban me rrejt...mfalni...me genjy.....duhet me jav kallxu rastin qysh e tek...e kur te ndin shoqnia qe un kam vdek veq pse e kan shit shqiperine per 1€ krejt ja nisin e keshin me mue...mdoket edhe gruja jem nashta kesh me ta...e nashta bash gruja jeme martohet me naj shok timin....e te ndodh kshtu nuk ban....se un edhe i vdekur mundem mu bo xheloz...e duhet mu cu kadaldale prej tabutit....si dhampir...e me kap spari grujen teme e tani at shokun edhe mi gic nqaf e mi myt....po apet lindin konflikte tjera mandej...cfar konfliktesh???...qe po ju kallxoj cfare....p.sh...kur qohna me gic (kafshu) grujen teme...cdo burr e din se ku duhet me kafshu grujen e vet....po problem asht se ku duhet ta gic at shokun....me gic ne qaf tjert thojn qe KATASTROFA paska qen HOMOseksual...ma ngjesin hiq pa u kan...se sjam.....me gic ntrup apet thojn ky skoka si ata dhampirat tjer..se dhampirat gicin veq ne qaf...e qeky ke problemi....e ma mir osht qe un salihit sa ma shpejt me ja qu...mfalni jo me ja qu...se me shkru kshtu mundeni me mkeqkuptu ju...p.sh mundeni me mendu qe po menoj me ja qu salihit (penisin)....apet po i bjen HOMOseksual...po un menova me ja dergu do pare....

kuuuuuuuuuuu sa shum paskam shkruar.......
 

Sirena

Primus registratum
Re: Shqiperia 1 euro ?

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif Ke ironi e humor te lezetshem gjithsesi /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top