Shqiperi-Kosove?

juxhoxhjaj

Primus registratum
Shqiperi-Kosove?

Mbase vjen dita ku nje kombe do te kete dy skuadra kombetare te cilat do te jene te dobeta si pasoje e ndarjes, une mendoj se kete lloje bashkimi kemi mundesine ta bejme dhe duhet ta bejme ndersa te tjere mendojne se kosova duhet te kete kombetaren e vete edhe pse kjo do te dobesonte kombetaren qe kemi aktualishte. Ju si mendoni duhet patur nje kombetare si nje kombe apo kosova te ndahet dhe te kete te sajen?
do doja ta beja si sondazh por disa nuk ma japin kete mundesi nejse
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Shqiperi-Kosove?

rrypo

tashti po e merr vesh ti qe KOSOVA shtet me vehte dota PERCAJE kombin shqiptar??????????????

Shqiptaret nuk do lujn vetem per kombetaren e KOSOVES por do jene edhe ne kombetaren e MAQEDONISE dhe MALIN E ZI, plus VORIOEPIROTET me Grekun e m....
 

antip

Primus registratum
Re: Shqiperi-Kosove?

Hall i modh n'fakt, aty ka ngec gjith muhabeti te kombetaret e futbollit ...
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Shqiperi-Kosove?

sa per kombetaren sigurishte qe ka ngec aty muhabeti sepse eshte e rendesishme qe te mos ngelemi si peshku pa uje
 

olololol

Primus registratum
Re: Shqiperi-Kosove?

Lojtaret Kosovare jane shume te perhapur neper Europe kane kohe qe aktivizohen , dhe kane dal nga shkolla e famshme e futbollit sllav qe eshte nje nga shkollat me te mira te futbollit europian.

Ndarja sigurisht do na dobesonte se tepermi duke pare se shtyllat kryesore te kombetares, Arjan Beqaj ( Portier), Debatik Curri ( mbrojtes), Lorik Cana ( mesfushor), Besart Berisha (sulmues) jane nga p[ikat kyce te kombetares tone.


Nje gje e vecante ekosovareve te kombetares tone eshte se jane me te perkushtuar per fanellen, kane me grinte, nuk shikojne kush te beje GJELIN si tanet.Shkurt jane me Profesioniste se shqiptaret qe shume here kane shitur dhe ndeshjen.

A duhet kritikuar Sotir Nini qe zgjodhi Greqine dhe Valor Berani qe zgjodhi Zvicren ?
Ky i fundit mendoj se u ndikua nga fakti se Zvicra eshte organizatore e Euro 2008 dhe si e tille futet direkt ne finalet e Europianit.

Shkurt muhabeti do jete nje minus i madh per ne.Por derisa te fitoj pamvarsine Kosova , fatkeqesisht keshtu si po shkojne gjerat do jete e larget dita dhe futbollistet Kosovare qe Luajne me Kombetaren do ju kete ikur mosha.
 

Boby

Primus registratum
Re: Shqiperi-Kosove?

Kosova normal qe do te kete kombetaren e saj,por futbollistet qe lujne tashme ne kombetaren shqiptare nuk do te largohen pasi ligji i FIFA-s nuk i lejon te luajne ne kombetare tjeter...
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Shqiperi-Kosove?

lejohet nga FIFA pasi kosova nuk kishte me pare nje shtet dhe per shtetet e reja ata mund te kene luajtur edhe me kombetare te tjera me pare dhe kur behet shteti i ri ata lirshem mund te zgjedhin federaten por edhe federata kosovare i ka bere gati te gjitha per kete dhe fifa ka dhene OK, nuk ekziston ceshtje e tille
 

SoLdIeR_^oF^_fOrTuNe

Forumium praecox
Re: Shqiperi-Kosove?

Do te ishte nje fatkeqesi e madhe pasi do te na largonte me shum endrren qe nje dite Shqiperia do te marre pjese ne nje Kampionat Europian ose Boteror.
 

gangsterja

Primus registratum
Ndoshta edhe mund te luajne,por ka dhe kosovar qe luajne ne skuadren tone.Fifa nuk lejon nderrimin e lojtareve sipas qejfit te tyre,mbasi respektohet rregullorja.
 
Top