Shqipëria është turpi i botës!!! - Ra edhe një
Ky eshte shkrimi me i mire kritik qe kam lexuar kete vitin e fundit dhe ben fjale per MARREZINE ne pika kritike te Shtetit arkaik shqiptar qe po SHKATERRON PA MESHIRE te gjithe trashegimine kulturore dhe natyrore...
/pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif
<font color="red">Ra edhe një </font>
Artan Lame
24 Tetor 2006
Gazeta Shqip
Bie telefoni. Në anën tjetër zëri i nervozuar i Ani Tares, i përzier me një ton dëshpërimi: “Tano, ta gëzojmë shtëpinë e parë pa leje brenda Parkut të Butrintit”. Mes fjalive gjysmake e tërë revoltë, marr vesh se ndërtimet pa leje kanë kapërcyer kufirin e Parkut më të mbrojtur dhe më të bukur të vendit të shqiponjave, atë të Butrintit. Butrintin, që e filluan sefte Trojanët nja tri mijë vjet të shkuar; e më pas iu deshën nja 600 vjet grekve e romakëve që ta ndërtonin e zbukuronin me nam të madh, aq të madh sa edhe Ciceroni vinte atje për të kaluar pushimet; pastaj në mbi dymijë vjet kaluan mbi të bizantinë e normanë, avarë e venedikas, francezë e otomanë. Lanë të gjithë gjurmët e tyre libra, harta, bina e kala. Pastaj u mblodhën të mëdhenjtë e kësaj bote më 1913 dhe kur vunë kufijtë e Shqipërisë, Butrintin ja lanë asaj. Pastaj, në vitet ‘30, u desh të vinte një italian, Ugolini e thoshin, që të kalonte gati dhjetë vjet të jetës së tij për ta gërmuar dhe kthyer shkëlqimin e dikurshëm, që i do thënë “i lumtë”, se ja doli ta bënte me nam. Pastaj vitet kalonin dhe të gjithë qeveritë e vendit të shqiponjave janë krenuar me këtë brilant që na ra nga qielli dhe kanë çuar atje gjithë miqtë e tyre të ndritur që nga Çiano i Musolinit, Hrushovi i Stalinit e deri te presidentët, lordët kryeministrat, e princat e kohëve të ra, të Saliut, Meidanit e Moisiut.
Me shumë mund, në vitin 2004, ndërtimet pa leje në Ksamil u frenuan dhe më tej edhe u ndërprenë fare. Tani kanë filluar me një hov të paparë dhe si nuk mbeti më pëllëmbë këtej kufirit të Parkut, u hodhën edhe matanë. Dhe ministri i Kulturës (s‘e kemi edhe të tillë) shkon e bën konferenca në Burrel për turizmin në Mat (!!!). Marrëzi pa anë e kënd. Mirë efendëm, doni të bëheni qesharakë, bëhuni, është puna e lëkura juaj, po bëni edhe ndonjë punë, që të paktën të mos merrni në qafë ato pak gjëra që na kanë mbetur nga e shkuara. Se po i shkatërruam kështu siç po i shkatërrojmë, nuk meritojmë të jemi pjesë e botës së qytetëruar. Se po i shkatërruam siç po i shkatërrojmë, më mirë të mos i kishim pasur fare, sesa të bëhemi me faqe të zezë, e të na quajnë “barbarë modernë”.
Aq sa them me vete, se do të qe më mirë që në vitin ‘13, kur na vunë kufijtë, Butrintin t‘ia kishin dhënë Greqisë, që të paktën nuk do ta mbushte me blloqe betoni e shtëpi pa leje dhe do të dinte ta ruante e restauronte, për të mirë të gjithë njerëzisë. Na rruat nacionalizma boshe pastaj, për Shqipërinë e Mëmëdhenë, që i këndojmë këngë sa nuk kemi gjë në dorë, e që e zhvatim sa mundemi sapo që na e lejon rasti!
Këtë çka lexuat deri tani, paçka se duket sikur është shkruar për këto ditë, nuk e kam shkruar sot. Me ca pak ndryshime e kam shkruar 3 muaj të shkuar dhe atëherë thashë se, sikur ç‘të bëhet, xheç do të lëvizë patjetër. Por jo, or jo, asnjë qime nuk lojti askush, për be. Asnjë zyrtar nuk lojti vendit e të thosh ore po ç‘ka ky që qahet kështu e thërret sikur ç‘të ketë ngjarë, pa të shohim si është puna. Asnjë drejtor a ministër, që ne të gjithë bashkë u paguajmë rrogën, nuk e lojti b… për të parë se ç‘ka ngjarë. Kaluan 3 muaj dhe unë sërish isha në Butrint e Ksamil në ditët e para të tetorit. A e dini se sa është numri i ndërtimeve pa leje të ngritura atje vetëm në 6 muajt e fundit? Mbi 650!!! A e dini se sa kantiere ndërtimi pa leje gjeta atje para 10 ditësh? Mbi 140!!!. Kudo gjëmonte matrapiku, zhurma e karpentierëve, venin e vinin betonierat me beton dhe makinat me tulla, hidhej llaç e ngriheshin skela, muratorë e ustallarë ngado. Ky është Ksamili ynë, “Perla e Jugut”, e më the të thashë dokrra të tilla, me të cilat ne vazhdojmë të gënjejmë veten. Po prit se nuk kam mbaruar. Ngado ngriheshin e digjeshin pirgje me plehra përgjatë rrugës që të çon në Butrint dhe mes tyre mezi çante rrugë autobusi i Misseve që shkonin t‘i thurnin himne virgjërisë së brigjeve krenare shqiptare. Po prisni se nuk kam mbaruar. Ai ndërtimi për të cilin u nervozua Auroni, 3 muaj të shkuar, tani ishte mbaruar dhe nuk ishte më vetëm. Brenda murit rrethues të Parkut, tashmë ngrihej një grup prej të paktën 6 shtëpish dhe vazhdonin të ngriheshin të tjera.
As që bëhej fjalë që ndokush atje të merakosej për ç‘ndodhte. As kryetar Komune as Polici Ndërtimore, as Polici Rendi, as Ministri e Kulturës, as Ministri Mjedisi, as Ministri e Punëve Publike, as dreqi e as i biri. Të vetmit që vinim vërdallë mes atij shkatërrimi qemë unë dhe Auroni, që si prifti me gjeneralin, mblidhnim dëshmitë e luftës së shqiptarëve kundër vendit të vet. Dhe si i mblodhën sërish këto kocka të dëshmive të shkatërrimit, nuk kam ç‘të bëj tjetër veç t‘jua lëshoj sërish përpara këmbëve gjithë atyre që haram e paçin rrogën e këtij vendi, të cilit po ja bëjnë varrin kështu. Shihini këto foto të një copëze të vendit që shqiptarët jua kanë lënë në dorë për ta qeverisur.
Muaj të shkuar britmën time e quajta “Ra kalaja”. Kësaj radhe kalaja nuk është më anonime. Tash britma ka një emër “Ra Butrinti”.
Pastaj ndodhi një gjë për të qarë e për të qeshur. Një javë pasi qeshë atje, në Ksamil zbriti Policia Ndërtimore gjithë bujë e zulmë. Drejtori foli në televizor e tha se do të prisheshin të gjitha ndërtimet pa leje (!!!). Filloi të prishte dy të parat, mileti u ngrit me gurë e u hapi kokën nja dy policëve dhe shteti mbushi brekët dhe ja mbathi. Tamam si në ‘94-ën, në Bathore, kur shteti ja mbathi përpara plakave me sëpata. Kishte vetëm një ndryshim: mungonte Tritan Shehu, që atëherë si i papërvojë, u zu rob nga plakat. Tani Tritani ja di radhën muhabetit dhe paçka se është sërish në pushtet, nuk trazohet më në punë me zarar. Dhe ne që kujtonim se me këtë Qeveri jemi kthyer te ‘97-a. Me ç‘na panë sytë, po shkojmë ca më prapa akoma: arritëm ‘94-ën. Të shohim se ku do të ndalemi. Në fund, doli prefekti në Vlorë dhe deklaroi se gojët e liga duan të prishin popullin me Qeverinë, se nuk do të prishen ndërtimet dhe pastaj i vuri vulën: Zona e Ksamilit nuk është më “zonë turistike”, por “zonë informale”. T‘u thaftë goja mor prefekt mavria! Po si ta nxuri goja kur e the, mor të nxjerrtë gropa jashtë! Fundi i historisë: Mbi Butrint u kthye sërish puna, ndërtimi dhe betoni me të njëjtën forcë e hov.
Titullin e këtyre radhëve e kisha menduar “Ra Butrinti”, por tri ditë të shkuara, Auroni botoi shkrimin e radhës për urën e Tatzatit, që po rënkonte ditët e fundit të saj dhe për një tjetër urë të vjetër, e cila sapo ra dhe u largua nga kjo botë. Lum ajo se të paktën i mbylli sytë me nekrologji. Edhe ky shkrim i tiji, hapej me një telefon që i bënë Auronit për ta lajmëruar se ura ra. Para ca muajsh, unë po nga kjo gazetë i shkruaja Artan Shkrelit “Ra kalaja”. Jemi katandisur një tufë lunatikësh që veç i çojmë haber njëri-tjetrit sa herë bie dhe një copë Shqipëri. Me një ndryshim: Kishte gati dy vjet, që unë isha bërë si koshi i mbeturinave, ku të gjithë ata që merrnin vesh ndonjë vaki a të ngjarë, nxitonin të ma thoshin për të zbrazur ndërgjegjen e tyre, e për të më plasur mua. Do bare, tani nuk më zbrazen veç mua, por edhe gazetës, duke ja lëshuar klithmën asaj e përmes saj gjithë shqiptarëve.
Artikullin e Auronit e lexova këtë fundjavë, kur kisha dalë sa pa zënë dimri maleve të Kolonjës sime. Ku dreqin mora udhën e vajta! Pyjet, ato pyjet e bukura të Kolonjës e Përmetit, po priteshin pa mëshirë e sëpata binte mbi pisha e lisa, si në mall të hasmit. Naim beu, sot do të kish ndërruar vargjet e do t‘u këndonte jo më “lisave të gjatë”, por “cungjeve të thatë”.
Ju thaftë gishti i pushkës o gjyshër të mi, edhe atje në varr tek flini, që e mbrojtët këtë tokë, se po ta kishit lënë ta merrte greku, sot të paktën do ish e mbuluar me pyje e do këndonte bilbili ashtu siç është përtej Gramozit, në tokë të grekut, ku pyjet e Konicës e Kosturit harlisen përpjetë e gëlojnë nga jeta. Më ndjeni o gjyshër për llafin e rëndë, se ju e bëtë punën tuaj e ne nuk e bëmë dot tonën.
Që thoni ju, andej nga bridhja maleve, Edvini, shoku im, që më shoqëronte, mes dufit e psherëtimave që i dilnin për shkretimin që shihte, kthehet e më thotë: Po sikur të paguajmë dikë që t‘u hedhë nga një bombë nja katër a pesë makinave e traktorëve që presin pyllin, e pastaj të tjerët do frigen e kështu pylli shpëton? Bëmë një llogari të shpejtë, se sa kushton kjo punë dhe na doli që, përfshirë blerjen e bombave, pajtimin e një “trimi” nga Tirana, që të vijë e t‘i hedhë, pagesën e rrugës e të ushqimit të tij për tri-katër ditë “punë”, gjithë-gjithë vente nja 500 dollarë. Për kaq para pyjet e Kolonjës po i merr lumi!
Pastaj rashë me këmbë në tokë e i them: Lëre Edvin këtë punë, se Auroni do që të hedhë në erë Ksamilin, unë dua të hedh në erë të marrët e Tiranës, ti këta të Kolonjës, e kështu sikur nuk del hesapi se bëhen si shumë. Ka më të ngjarë të na heqin qafe neve, e kështu t‘u ecë pazari mbarë e t‘u bien veshët rehat nga gërr-mërret tona.
Mirëpo prapë ideja më josh. Dhe duke u përkundur nëpër gropat e udhëve të maleve, më vjen në hatër një histori që e dëshmon Sejfi Vllamasi. Sejfiu kujton që më ‘21-në a ‘22-në (atje në male nuk e kujtoj sak motin) kur të rinjve të politikës së asaj kohe u kish ardhur në majë të hundës nga myteberët e dallkaukët e politikës së mykur, i vjen një ditë Ahmet Zogu (atëkohë djalë i ri pa mbushur të tridhjetat e plot idealizma), e i thotë: Sejfi bej, e kam gjetur si të bëjmë: Do thërras një mbledhje të gjithë krerëve e politikanëve në konakët e mi në Tiranë dhe, kur të jenë mbledhur të gjithë brenda, do t‘i vë dinamitin shtëpisë. Kështu do shpëtojë Shqipëria njëherësh nga të gjithë ngatërrestarët. Vllamasi mburret të thotë që ja prishi mendjen Zogut të mos e bënte këtë punë dhe ja doli.
Çudi me këtë vend! Sa herë që të urtët nuk ja kanë dalë dot me të marrët, janë përpjekur t‘ia dalin me të tilla udhë. Për të ma forcuar idenë, më vjen në ndihmë edhe Masakra e Manastirit më 1830, ku sulltani si nuk i shtronte dot kokat e krisura të këtij vendi, i ftoi e i mblodhi të gjithë bashkë në Manastir, ku i theri njëherësh, duke rënë rehat sulltani e vendi për nja 50 vjet. Ka qenë edhe një tjetër, që ra rehat 50 vjet duke prerë koka, po e keqja e këtij ishte se kishte së prapi edhe kokën e vet, se përndryshe do të kishte bërë goxha punë të paqme.
Gropat më sjellin sërish në vete dhe më kujtojnë se jemi në 2006-ën. Në gjithë këtë histori me bomba, thika e të therur, mungon një gjë: mungon shteti. Ai që duhet të dalë zot e të mos na bëjë ne të shohim ëndrra me thika e bomba. Edvini do të ishte bërë ministri më i mirë i Ambientit në këtë vend, Auroni do të kish qenë ministri më i mirë i Turizmit, apo unë do të kisha qenë më i miri ministër i monumenteve. Po asnjë nga ne nuk do të arrijë ndonjëherë të bëhet. Ne do të vazhdojmë të psherëtijmë gazetave dhe të marrët do të vazhdojnë të bëhen ministra. Kështu është ndarë kjo punë, se përndryshe Zotit të Gjithëfuqishëm do t‘i duhej të gjente ndonjë mallkim tjetër për këtë vend.