SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Blendi

Primus registratum
SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Pas kesaj vetevrasjes se fundit te 12 vjecares nga Tirana e cila imitoi vetevarjen e 11 vjecares fierake vendosa te nis kete teme.
Kam vene re se si shume shpesh ne lajmet e dites degjon per njerez qe helmoen me fotoksine apo mbyten ne liqen. Duket sikur masa dalikate ka arritur piken e vlimit ne Shqiperi. Ndoshta eshte imagjinata ime por me duket sikur ka nje tendence per te vrare veten prej depresionit. Habitem se sa delikate jane keta njerez qe dorezohen dhe shkurtojne jeten e tyre, por duket sikur kjo kulture e pafolur po u mesohet edhe te miturve.

A eshte e vertete se kemi nje dobesi shoqerore qe na prin drejt vetevrasjes?
A mund te behet dicka per kete? Si psh nj numer telefoni per te depresuarit me tendenca veteflijimi, ku ata mund te flasin e ndoshta te ndryshojne mendje.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

aleluja nuk thu

me ne fund dhe shqiptaret po i perkasin civilizimit
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Ke te drejte ti Bendi, do te ishte dicka me vlere qe ne vend te shume fjaleve te behej dicka konkrete, nga ata njerez qe jane me te forte e kane nje bagazh me te madh njohurish per labirintat e mendjes dhe gjendjet shpirterore te njeriut.
Duket sikur tek ne, maksimumi arin me komentimin e ngjarjes deri ne imtesi, nga te tere mediat e bisedat e njerezve, ndersa per te bere nje analize, "perse?" e "si?" nuk del kush ne sheh.
Eshte e temerreshme te mendosh qe tani protagonistet e ketyre ngjarjeve jane bere te rinjte, 12-vjecaret.

A eshte e vertete se kemi nje dobesi shoqerore qe na prin drejt vetevrasjes?
Njefare dobesije shoqerore e kemi, jetojme vitet e ndyshimeve te medha shqiptare te tere: ne, prinderit tane e femijet......... nuk eshte e lehte te gjesh nje ekujliber ne skenen e re te krijuar.

A mund te behet dicka per kete? Si psh nj numer telefoni per te depresuarit me tendenca veteflijimi, ku ata mund te flasin e ndoshta te ndryshojne mendje.
Kush e di? Edhe mund te behet nese cdo dite do te vrase vehten nje person, kushdo qofte. Dikush do te zgjohet nje dite e te beje dicka.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Gjendja s'eshte aq dramatike, sa e mendoni ju.Kjo gjendje mund te behet me dramatike ne vitet e ardheshme.Nuk jemi me ne komunizem ku njerzit ishin shume te lumtur se jetonin se bashku dhe nuk kishin asnje lloj shqetesimi.
Perballe diferencimit te klasave te reja ne shqiperi,patjeter do kete probleme te kesaj natyre.Aq me teper qe te pasurit ne shqiperi fryhen shume per tu mburre.

10 mije vete ne vit vrasin veten ne France.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

per ata qe ndoshta nuk e kane lexuar gazeten e djeshme a te pardjeshme ku doli ky lajm: vajza ne fjale ka vrare veten sepse prinderit nuk e linin te shperndante fletat e deshmitareve te Jehovait shpi me shpi. sipas gazetes prinderit e kishin detyruar vajzen qe te mos bente kete gje duke lene shkollen menjane.

kjo sa per kronike.


fenomeni i vetvrasjes, i hedhur si ide ne kete teme, te drejton me shume tek varferia. tek fakti qe shume njerez ne shqiperi ndihen dhe jane realisht te pafuqishem per te mbijetuar. duke mos gjetur dalje nga tuneli i varferise, pamundesise per nje pune sadopak fitimprurese, zgjedhin rrugen me tragjike per ti dhene fund problemeve qe kane. une jetoj ne itali dhe nuk di te kete numer telefoni per te depresionuarit nga ky shkak. ka per shume lloje problemesh nr telefoni, por per kete rast nuk kam degjuar. duke patur parasysh pastaj qe dikush qe ka vendosur te vetvritet.....eshte gjest teper intim, qe ata qe e bejne e bejne edhe pike, maksimumi lene nje leter pas duke shpjeguar arsyet etj etj.

po mendoja se çfare do i thuhej operatorit ne tel: "jam i deshperuar, kam X kohe pa pune, s'kam leke, si t'ja bej etj etj". njerez te tille duan nje zgjidhje reale, te prekshme me dore, perndryshe nuk e kapercejne dot te tille situate.

mgjth mendoj qe nuk eshte kaq fenomen i perhapur ne shqiperi.
 

soni2

Primus registratum
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Eh sa pune duhen bere perpara numrave per depresion apo qe ndihesh keç...

o ddd mo ja fut kot apo e the sa per tu tall
flm shume po kesajt bote te civilizuar askush nuk do ti ngjaje dhe kurre skemi per ti ngja!!!

dakort me masat por me perpare duhet te kemi nje ministri shendeti dhe punesh sociale funksionale dhe jo sa per emer .
dhe te shumta jane rreformat qe duhen te merren ne kete drejtim per popullin e shkrete !!
vetvrasjet jane me te shumta ne vendet qe kane tradita karaktere te forta(japoni psh)dhe nuk eshte çudi ta shofesh si aspekt fare ne shqiperi sepse shteti yne ska as koke as kembe jo me ze qe te degjohet ....
yllis permendi francen me 10 000 te vetvrare ne vit per 60 000 000 banor po shqiperia me sa eshte ??askush sdi ta thote apo askujt nuk i interreson ta dije???
ne france ka edhe diçka tjeter se nqs dikush vetvritet policia studion arsyet pse dhe merren masa(denoncim kunder x per tentative vrasjeje me paramendim)rast ky qe ne shqiperi u vertetua sepse ajo goca u shty nga broshurat e d jehovait qe ne shqiperi nuk kontrollohen nga shteti çfare kane te shkruar dhe si mund te interpretohet!!!
nje rast i vogel ky qe me ben edhe mua te bertas ktu per ato ministrite tona qe nuk bejne punen ..

fajtoret indirekt jane

1 Ministria e shendetsise per mos krijimin e grupeve psikolloge ne degjim te njerzve me probleme sociale ...

2 Ministria e puneve sociale per mos angazhimin e sajt ne fushen sociale(ate çfare duhet te beje zakonisht)

3 Ministria e rendit publik me mos hapjen e procedurave hetimore ndaj shkaqeve te nje vetvrasjeje pamvarsisht nga shkaku..

4Ministria e drejtesise mos krijimin e nje projektplan ligji ne te cilin te merren parasysh kto dukuri (te botes te civilizume si thote ddd)dhe mos shtytjen e policise per hetime(kete rrol e ka prokurori)..

4 Ministria e arsimit dhe kultures per mos kontrollimin e broshurave qe botohen dhe hidhen ne qarkullim ne shqiperi per permbajtjen e tyre dhe mynyren se si mund te interpretohen !!!

e gjitha kjo per te thene se me vjen shume keç per ato njerez qe vetvriten por me vjen akoma me keç kur shoh njerez qe dhjamosen pa u preukupuar per popullin e shkrete ne asnjerin aspekt...

kishte te drejte ai qe thoshte qeverite jane bere per te udhehequr jo per te miren e nje populli ....
 
  • Like
Reactions: abs

Dolores

Primus registratum
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Blendi habitem qe ti habitesh se sa delikate eshte nji femije 11 apo 12 vjec!!!?..Kuptohet qe femijet jan delikate ne ate moshe ..jane hapat e pare te adolishences, kur fillon tu japesh sense shume gjerrave, edhe me biliona idera te bombardojne koken......biliona ndenja te vlojne shpirtin.....Nuk mund te presesh nga kta femije llogjike apo motive te forta per te tilla veprime, nuk jane ende te formuar apo brumosur dhe natyrisht arsyet e tyre jane teper momentale dhe pasionante. Nuk jam shume e sakte ne statistikat e vetvrasjes ne Shqiperi, por nga c kam lexuar nepermjet internetit, shumica jane te rrinj.....edhe kjo s me ben fare cudi sepse e reja ndihet ne perleshje me te vjetren ne realitetin shqiptar...te rrinjte kan shume koncepte te avancuara per prinderit e tyre, te cilet nuk arrijne dot ti kuptojne edhe tu japin mbeshtetjen edhe hapesiren e duhur...duke qene e vetme rinia shqiptare ne ushtrimin dhe edukimin e koncepteve te reja qe kan ardh me tranzicionin....kuptohet qe ne shume raste kto koncepte keqkuptohen ne extrem nga te rrinjte edhe jo per fajin e tyre.....edhe pergjithesisht mendoj qe ne Shqiperi mungojne karaktere modele unike te shoqerise shqiptare qe te adhurohen ose te jene si pika referimi ushqyes per rinine e sotme ....e vetmja gje qe ekziston si ideal atje eshte si te behet me shume leke, pa mundim edhe pune e forte duke manipuluar e me shejtanllek. Mendoj se duhet me shume edukime jo vetem per femijet e sotem ..po edhe per prinderit, edhe vecanerrisht per kta te fundit, qe tu japin me shume mbeshteje te pjekur femijeve ne veprimet edhe iderat e tyre...dhe besoj kjo do evitoj ne menyre efikase viktimat e reja.
 

peson

Primus registratum
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Vëtëhelmohet 20-vjeçarja, kishte vetëm 7 muaj martuar


SHKODËR – Një 20- vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ermira Dakaj, me banim në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër ka gjetur vdekjen në mëngjesin e djeshëm në spitalin e Shkodrës. 20-vjeçarja kishte vetëm 7 muaj që ishte martuar dhe sipas dëshmive të marra lidhur me këtë ngjarje, ajo ka qenë në banesë, bashkë me familjarë të tjerë, kur është shkëputur dhe ka shkuar në dhomë. Aty ka pirë edhe helmin vdekjeprurës lloji i të cilit ende nuk është zbuluar. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur 20- vjeçaren në gjendje të rëndë dhe menjëherë e kanë dërguar në spitalin e Shkodrës. Aty, megjithë ndërhyrjen e mjekëve , nusja e re ka ndërruar jetë. Policia po heton lidhur me zbardhjen e ngjarjes, motiveve dhe rrethanave se si ajo ka ndodhur, ndërsa ende nuk dihet lloji i helmit të përdorur nga viktima. Burimet thanë se për të zbuluar llojin e helmit janë dërguar kampionë në laboratorin qendror në Tiranë. Sipas hetimeve, familjarët nuk kanë treguar ndonjë shqetësim të vërejtur më parë tek nusja e re.
Kjo është vetëvrasja e dytë që ndodh gjatë këtij viti në Shkodër. Vitin e kaluar u regjistruan 13 të tilla, ndërsa në vitin 2003 ka pati 19 raste.


19/02/2005
 

peson

Primus registratum
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Grindet me familjen, 25-vjeçarja tenton vetëflijimin


K. Bushi

LAÇ- Është grindur me familjen dhe më pas ka vendosur t’i japë fund jetës duke përdorur fotoksinë. L. P, është dërguar me urgjencë në spitalin e Laçit dhe më pas në atë të Tiranës, ku dhe vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Burime të policisë që janë duke hetuar këtë rast thanë për gazetën se ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:00. L.P është zgjuar nga gjumi dhe ka nisur të grindet me familjarët e saj, për probleme ende të paqarta, thanë për gazetën burimet që i referohen hetimeve. Pas grindjes me të afërmit e saj, 25-vjeçarja ka hyrë sërish në dhomën e gjumit, e ka kyçur atë dhe nuk ka dalë më prej andej. Pas heshtjes së gjatë të vajzës ata janë detyruar ta shqyejnë derën, ku dhe kanë gjetur 25-vjeçaren që nxirrte shkumë nga goja. L.P është dërguar më urgjencë në spital, por bluzat e bardha nuk kanë dhënë garanci për jetën e saj.


19/02/2005
 

munella

Primus registratum
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Eshte e tmerrshme te mendosh kete vetflijim per te medhenjte e jo me per femijet.Ndoshta eshte faji i edukates fetare(shume propagande fetare pa marre parasysh moshen dhe masen
 

rovena

Primus registratum
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Dy orë para vetëvarjes, Eriola ishte grindur me vëllanë e saj 12-vjeçar. Brenda 10 ditësh janë vetëvarur 3 të mitura

Rasti i tretë, vetëvaret 13-vjeçarja

Pogradec, 13- vjeçarja Eriola Elezi, nga Velçani, është gjendur e vetëvarur në kasollen e bagëtive



POGRADEC- Vetëflijohet në rrethana misterioze një tjetër e mitur. Në të njëjtën mënyrë si dy bashkëmoshataret e saj, Eriola Elezi, nga fshati Velçan i Pogradecit, i ka dhënë fund jetës në mbrëmjen e djeshme duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Eriola, nxënëse në klasën e shtatë, është viktima më e fundit e vetëflijimit, ndërkohë që ky fenomen i përhapur gjatë viteve të tranzicionit, kryesisht tek moshat e rritura, tashmë është kthyer në një shqetësim edhe më të madh, pasi vetëm brenda 10 ditëve të fundit janë vetësakrifikuar tre vajza të mitura. Rasti i parë shënohet në qytetin e Fierit, kur 11- vjeçarja Alda Cena u vetëvar në banjon e shtëpisë. Pak ditë më parë, në të njëjtën mënyrë u vetëflijua dhe një bashkëmoshatare e saj, Joana Rajdho, nga Tirana.

Ngjarja
Eriola Tahir Elezi, banuese në fshatin Velçan të Mokrës së Poshtme, i ka dhënë fund jetës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën, përmes linjës telefonike, kryetari i komunës, Ramazan Rapçe. Ndërkohë që mësohet se në fshatin e thellë, menjëherë pas marrjes së informacionit, kanë shkuar dhe uniformat blu të komisariatit të Pogradecit. Sipas informacionit të dhënë nga kryekomunari Rapçe, vajza e mitur është gjetur e vetëvarur në kasollen e bagëtive, që ndodhet shumë pranë banesës së parë. Ende nuk dihen rrethanat lidhur me këtë ngjarje tronditëse, por kryetari i komunës Rapçe thotë për gazetën se para se të vetëflijohej vajza 13-vjeçare ishte grindur me vëllanë e saj të mitur, Alketin, 12 vjeç. Gjithsesi kjo nuk mund të konsiderohet një arsye e fortë që të justifikojë veprimin fatal ndaj jetës së adoleshentes. Prindërit e saj, sipas kryekomunarit, kanë mbetur të shtangur kur kanë gjetur vajzën e tyre të vetëvarur. Ata nuk kanë mundur të thonë ndonjë motiv lidhur me këtë tragjedi të ndodhur në familjen e tyre, përveçse kanë treguar grindjen e Eriolës me vëllanë e saj më të vogël. Mësohet se viktima ishte grindur me të vëllanë dy orë përpara se të vetëvarej në kasollen e bagëtive.

Familja
Vetëflijimi i Eriolës ka tronditur banorët e fshatit të thellë dhe të të gjithë zonës, të cilët sapo kanë marrë lajmin tragjik kanë shkuar për të ngushëlluar familjen e Tahir Elezit, baba i katër fëmijëve, dy vajzave dhe dy djemve. Nga kryekomunari i Velçanit, Ramazan Rapçe, mësojmë se Eriola ishte fëmija i parë i bashkëshortëve Elezi. Përmes linjës telefonike, Rapçe, thotë se Eriola, nxënëse në klasën e shtatë të shkollës së fshatit, njihej si një vajzë e urtë dhe e mbyllur në vetvete. Si vajza e madhe e shtëpisë ajo i ndihmonte shumë prindërit për kryerjen e punëve të ndryshme Po nga kryekomunari mësojmë se babai i adoleshentes punon si roje në shkollën e fshatit dhe se familja nuk jetonte në kushte të këqija ekonomike. Gjithsesi shkaku i vërtetë i vetëvarjes së Eriolës në kasollen e bagëtive, dy orë pasi është grindur me të vëllanë 12-vjeçar mbetet mister. Për të afërmit e Eriolës grindja e saj me të vëllanë nuk ishte në atë shkallë sa ajo të humbiste jetën në mënyrën kaq tragjike.
 

rovena

Primus registratum
Re: SHQIPËRI - VETËVRASJA NË MODË

Ndoshta pak faj e ka shtypi per mendimin tim, qe i raporton kaq hapur lajme te tilla, dhe si me mendjen e nje femije nuk mendojne me gjate.
Kujtojne se zgjidhja e gjithe telasheve ( te cilet s'kane po aq kuptojne ) eshte vetvrasja.
Dhe me Kuran krimineli me i madh eshte ai qe vret veten, sepse Zoti ta ka dhane jeten per me e jetu dhe me e shiju, e jo me ba ca te dush ti.
S'ma do mendja se ka te beje edukata e prinderve ketu, sepse sado te mundohet nje prind s'do te arrije ta njofi femine 100%.

Gjithsesi une nuk arrij ta kuptoj cfare i ben keto engjej te marrin nje hap te tille, eshte me te vertete e tmerrshme..inshallah mbyllen me kaq dhe nuk degjojme me keshtu lajmesh te tmerrshme.
 

JGJ

Primus registratum
Po mbase vetvrasja eshte zgjidhja e vetme ndonjeher. Problemi eshte se cfare menyre zgjedh per ti dhene fund.
 

joetisti_

Locus omnem
"sa keq qe s'eshte mire"
nje i/e mitur s'kupton ndoshta se per cfare po e edukojne te beje cfare kur te rritet. Sepse ndoshta te rriturit harrojne se jane rritur dhe se para se te rriteshin askush nuk u imponoi me force te eger qe te kishin frike se mos gabonin kur te rriteshin...

A u ka hije femijeve te gabojne, a s'i ka askujt !!
 

Airbourne

Papirus rex
Ndersa vete kam parasysh nga mediat al.
Mami ben thirrje per vajzen 15 vjecare qe e morren per prostitucion! Kush???Nuk e di.
Tjetra; djali i axhes e vrau me SOPATE vllaun per nje leng...ujor.
MARRE...
 
Top