Re: Shprehje te bukura dashurie
HYGO: Tërë gjithësia e shkrirë në një qenie - kjo quhet dashuri.
TUPER: Tërë një libër në një fjalë, i tërë oqeani në një pikë loti, shtatë palë qiell në një shikim, fortunë në një ofshamë, rrufe në një prekje, njëmijë vjet në një çast! Kjo është dashuria.
BOMARSHE: Dashuria është romani i zemrës.
BALZAC: Nëqoftëse drita është dashuria e parë e jetës, athua a është dashuria drita e zemrës ?
VOLTERI: Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje!
BRICIS: Dashuria është zjarr, flaka e të cilës i djeg të gjitha vështirësitë e njerëzimit.
PUSHKINI: Të dashurosh, edhe më keq të mos dashurosh, por më së vështiri është ta gjesh atë që të do!
SIMON: Dashuria është poet i madh i cili kurrë nuk e sheh të dashurin ashtu siç është, por ashtu siç dëshiron të jetë.
PLATONI: Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër terr.
SUEDEZE: Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.
FLOBERI: Zemra është pasuri, që as nuk shitet, as nuk blehet por dhurohet.
KONT: Dashuria nuk mund të jetë e thellë, nëqoftëse nuk është e pastër.
SANDI: Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë.
GAJBELL: Dashuria shndërrohet në shkallë të arta nëpër të cilat zemra ngjitet deri në qie