Shprehje me emra kafshesh.

papucja

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

te biesh squke (e njejta gje) qe do te thote : te rrish urte per njefare kohe, ndryshe nga zakonisht.
 

Guest
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Puhize,Kanan.. :thumbsup:

Ja dhe disa..

-Ju duk Prifti, Gomar..
-Shiu i beharit,si vrap´ i Gomarit
-S´ke c´i ben Gomarit,i bie samarit..
-Shkoi si Cjapi ,te kasapi..

P.s..Ka akoma eee... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

besim231071

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Fanta :thumbsup:
Ajo e samarit eshte me kal dhe jo gomar.

Hangsh thiun me gjithe zbuçk.
Si lopa qe mbush kusin me qumesht dhe i bie shqelm.
Bie qen dhe mace(kur bie shume shi,e huazova nga anglishtja) :lol: :lol: .
Ti fus nje te qeshme,se po e merr njeri per te vertete.
 

Guest
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Kane.. :lol:
Po ne shqip,mbarun besoj..
Uuuu,ja dhe nje tjeter..

Kalit te mire,shtoi tagjine.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

besim231071

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Fanta,se mos te vjen keq qe te therras keshtu moj.Nuk e kam me t'ofendue,se di a te kam thane qe fanta eshte pija ime e preferuar(nga freskuaset flas).
Jadhe nje me kuaj:
Humb kali me gjithe samare(per te shprehur nje vend rrumuje)
 

Guest
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Fillimisht postuar nga kanani20204:
[qb] Fanta,se mos te vjen keq qe te therras keshtu moj.Nuk e kam me t'ofendue,se di a te kam thane qe fanta eshte pija ime e preferuar(nga pijet flas)[/qb]
Aspak.. /pf/images/graemlins/wink.gif
Dhe une te therras ty,Kane..

- Kur pi uje,s´te nget as Gjarpri....
- Mos e trazo, Gjarprin nga bishti..
 

abs

nuk e di...
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Flet si papagall
Nganjeher han dhe derri molle
Nuk pin macja uthull
E hedh fjalen si lopa baglen


/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

T'leh qeni rate......
thojne se perdoret nga rehatia e tepert :eek: :eek:


/pf/images/graemlins/smile.gif
 

besim231071

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Uau,mu kujtua me e forta e te fortave:
I nxjerr pleshtit dhjam.
Ik e gezo ndonje plesht.(shko fle gjume)
Mu ba rriqen.
 

epremte

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

i bezdisur si mize kali (ose ndonje lloj tjeter mize /pf/images/graemlins/laugh.gif )
s kam shkel ndonjehere nje mize (per ata qe jane te urte te shkretet)
rri si guak
i ben syte si shqarth
(by the way nuk e di ca kafshesh jane keto 2 te fundit)

My favorite: TE SHTYP SI KRIMB
 

bebi

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

pishmone edhe krimbi kafsheeee :tipsy:
po s'keni faj andej ka ju rritet krimbi perdit, asht ba me ju kthy dor' /pf/images/graemlins/laugh.gif


-zog gomarit!
-gomar zog... :tipsy:
 

epremte

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Fillimisht postuar nga thedoors:
[qb] pishmone edhe krimbi kafsheeee :tipsy:
po s'keni faj andej ka ju rritet krimbi perdit, asht ba me ju kthy dor' /pf/images/graemlins/laugh.gif


-zog gomarit!
-gomar zog... :tipsy: [/qb]
E mo mire se faune eshte dhe ai. pastaj, ca ka pleshti me shume qe te kualifikohet si bishe?
 

Iness

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Fillimisht postuar nga kanani20204:
[qb] Zgjohem me pula.(zgjohem heret,si sot p sh,gjes meqe ra fjala) [/qb]
Kjo eshte "fle me pulat" me sa di une
Te tjera:
"Kur s'ke pulen, so hash sorren"
"Lot krokodili"
"Ngrefesh si gjel"
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Asaj (mua dmth /pf/images/graemlins/laugh.gif ) i pjell dhe pula dhe gjeli (kendezi)
 

besim231071

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Si kali ne lame.
çon koken si lopa ne kollomoq.
Si qingjat kur i ze bari.
Shkoj si cjapi tek kasapi.
 
Top