Shprehje filozofike

Narkomane

Valoris scriptorum
Platoni


Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.

Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.

Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.

Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.

Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.

Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit biseda
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Napoleone Bonaparti

-Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.

-S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.

-Kurrë mos e ndalni armikun kur po bën një gabim.

-Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.

-Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.

-Në politikë, absurditeti nuk është handikap.

-Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.

-Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.

-Një lider është një tregtar me shpresë.

-Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.

-Throni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifja.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmës dhe thënia-unë isha gabim. (Sydney J.)

Çdo minutë që e kalon nervoz, humb gjatshtëdhjetë sekonda gëzimi të jetës sate. (Albert)

Njeriu cinik është ai i cili i din çmimet e të gjitha sendëve, por jo vlerat e tyre. (Oscar Wilde)

Për të marrë duhet të dish të japësh. (Napoleoni)

Zemra ka ndjënja që as truri nuk mund ti kontrollon. (Blaise Pascal)

Ti nuk ne përshpërite në veshin tim por në zemrën time. Nuk ishin buzët

Të puthësh është sikur të pish ujë të kripur. Sa më shumë të pish, aq më i etur je. (Proverb kinez)

Gratë ende e mbajnë mend puthjen e parë mbasi meshkujt kanë harruar të fundit. (Remy de Gourmont)

Jeta, dhuratë e natyres. Dashuria, dhuratë e jetës. Puthja, dhuratë e dahurisë.

Një burrë rrëmben puthjen e parë lutet për të dytën, kërkon të tretën, merr të katërten, pranon të pestën dhe duron gjithë të tjerat. (Helen Rowland)

Kur e ke këmbën jashtë
 

Narkomane

Valoris scriptorum
- Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë. (Faik konica)

- Vetia e gjeniut është ti furnizoj me ide budallenëjt e njëzet
viteve më vonë .(ARAGON)

- Ka shumë menyra që njeriu të pasurohet dhe këto janë kryesisht të këqija.(BEKON)

- Suksesi zakonishtë është rezultat i hapit të gabuar në drejtim të duhur.(BERNSHTAJN)

- Tadhëtia më e rëndë është ajo ndaj atdheut.
- E tërë Dituria rrjedh nga Përvoja (Immanuel Kant-Filozof gjerman).

- Vetëm në mbrëmje çmohet shtëpia. (Göthe).

- Kur flas pak them shumë. (Shekspeare-Dramaturg anglez)

- Ngandonjëherë heshtja eshtë më elokuente se çdo fjalë.
- Fundi i të qeshurit është mërzitja, fryti i të qarit është
ngushëllimi.
- Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
- Tërë gjithësia e shkrirë në një qenie - kjo quhet dashuri. (HYGO)

- Dashuria është romani i zemrës. (BOMARSHE)

- Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje! (VOLTERI)

- Të dashurosh, edhe më keq të mos dashurosh, por më së vështiri është ta gjesh atë që të do! (PUSHKINI)

- Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër terr. (PLATONI)

- Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë. (SUEDEZE)

- Zemra është pasuri, që as nuk shitet, as nuk blehet por dhurohet. (FLOBERI)

- Dashuria nuk mund të jetë e thellë, nëqoftëse nuk është e pastër. (KONT)

- Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë. (SANDI)
Të vërtetat dhe femrat deri tek të cilat vjen lehtë, nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë. (A. ÇEHOVI)

- Ka të ngjarë se dashuria s'është tjetër pos mirënjohje e
kenaqësisë.(Balzaku)

- Largësia i bën dashurisë atë që i bën fryma flakës; shuan të voglen, flakëron të madhen. (Rabutini)

- Dashuria është lamtumira e fundit e historisë universale amini i universit. (Novalisti)

- Dashuria është dëshirë e ndjenjave. Në çdo ndarje ka një imazh vdekje. (Elioti)E fort kjo

- Nuk ju kujtohet më se dashuria është mu si medicina, vetëm art për të ndihmuar natyren. (De Laklo)

- Kur merr të flas dashuria do heshtur arsyeja. (Renjardi)

- Dashuria është mjeshtër i madh, të mëson më një të qëlluar. (Korenji)

- Do të lavdëroj dashurin barabare me përëndinë, se dashuria e vertetë, na mban të gjallë në jetë!!! (Çajupi)
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Sekreti i jetës fshihet në faktin se sa arrin të jesh i zoti i vehtvetës (TURGENIEV)

- Për interesat e vehtvetës edhe djalli mund ta citoj Biblën. (SHEKSPIR)

- Askush nuk mundë tu shërbej dy Përëndive. (Bibla).

- Zemra e njeriut ka kufi në dashuri por jo në urrejtje. (BALLZAK)

- Është e pamundur të dashurosh, të jesh i urtë dhe i menqur. (BEKON)

- Forca shpirtërore s'është gjë tjetër, veçse arti per të mbajtur mbyllur në zemer shqetësimin. (neitzshe)

- Në vetmi, i vetmuari shqyen veten e vet; në shoqëri e shqyejnë të jerët (Nitzshe)

- Gratë e bukura ua lëmë burrave pa fantazi (Prust)

- Hajdutët të kerkojnë o jeten, o kuleten : Gratë i duan të dyja!(Gibran)
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Gëzimi i dashurisë zgjatë vetëm një çast, vuajtja e dashurisë zgjat tërë jetën. (De Floriani)

- Për një martesë ideale nevojitet; një grua e verbër dhe një burrë shurdh (Montaigne)

- Mos u prish me vellanë për punë të shokut se shoqëria zhdukët vellazëria mbetet.
- Në perralla kafshët veprojnë si njerëzit, në jetë ndodhë e kundërta.(VITOZE)

- Lumturia në botë i ngjan dritës së shkrepëtimës, ndriçimi i një sekondë sjell pas furtunë disa orëshe.
- Martesa është një urë në mes çthurjes dhe lumturisë.
- Çdo lule ka erën e vet.
- Mendja e zbukuron njeriun.
- Pritet petku sipas shtatit.
- Sipas kohës vishet petku.
- Syri flet më shumë se buza.
- Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmblën e zemra zgjedh të mirën.
- Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë. (Anatol FRANS )

- Për të njohur mirë një tjetër, duhet të njohësh më parë vehten. (GOETTE)

- Bota është kopsht zologjik në të cilin asnjëri nuk mban evidencën mbi ndarjen e dhenëve nga ujqit (GERI)

- Kush kerkon dekorate nuk e ka merituar, kush e ka merituar, nuk i nevojitet.(BALZAK)

- Përparësia e alkoolit kontrabandë është se i mbyt njerëzit para se të mësohen te pinë.(QAPLIN)

- Tavolina e punës është vend ku vendoset për fatin e botës. (REMAK)

- Perri i ngateruar nuk zgjidhet me nguti.
- Egzistenca dhe lumturia e shoqerisë njerëzore varet nga gruaja.
- Aty ku mungon gruaja asaj i duhet bërë një shtatore prej druri.
- Bukuria për një herë, dituria për gjithherë (Midani)

- Te jetosh eshte gjeja me e rralle ne bote. Pjesa me e madhe e njerzve ekziton dhe asgje me shume.
- Eshte nje mekat i vertete qe mesojme leksionet e jetes vetem atehere kur nuk na duhen me.
- Egoizmi nuk kosiston ne ate qe te jetojme si na pelqen por, qe te detyrojme te tjeret te jetojne si na pelqen ne.
- Njeriu që s'mund të mbrojë mendimin e vet i ngjan një qyteti të pambrojtur.
- Kur jemi të lumtur jemi gjithnjë të mirë. Por jemi te mire nuk jemi gjithnje te lumtur (Oskar Wild)
 

joetisti_

Locus omnem
C'eshte koha? Po s'ma bere pyetje e di; por po ma bere pyetje se cfare eshte koha, nuk di te pergjigjem.
 

Hektor12

Locus omnem
11873365_931645876873583_6084165808874625469_n.jpg
 

h3o

Papirus rex
Karamele Zana
vinin nga Tirana
Nga Tirana ne Pesbkopi
Cfare numri do ti?
Une dua treshin,
Macja kapi veshi
Veshi u keput
Macja ra ne lluce
Treni u nis
Macja u gris
Treni ndaloi
Macja shpetoi....
 
Top