Shpirtrat e dëshpëruar të France Telecom
Fani ishte dendur me ilaçe. Joel ndihej i përndjekur, Jean Paul u hodh nga ura. Më pas vjen Alain nga Bretanja, Guy poet, apo Lionel që donte të priste damarët para kolegëve. 25 vetëvrasje brenda pak muajsh vetëm në “France Telecom”. </p>
“Unë jam Fani, ajo që ishte në kërkim të një fustani për ta veshur para se të vdiste”. Fani është ajo 32-vjeçarja që ndërroi veshjen tri herë para se të vendoste të hidhej nga dritarja e zyrës së saj, e cila ndodhej në katin e katërt në rrugën “Mederis”. “E shihja që po provonte disa veshje dhe asnjëra nuk i pëlqente. Nuk më tha përse donte që të vishej mirë, deri në momentin kur e pashë të fluturonte nga dritarja”, rrëfen Carol, një kolege e Fanit, e cila e pa me sytë e saj teksa hidhej poshtë pas vendimit për ti dhënë fund jetës. Carol është një vajzë me sytë me rrathë të zinj, që ndërsa flet, ha vazhdimisht thonjtë. Që nga ngjarja tragjike, ajo nuk ka më gjumë. Fani ishte shëndoshur 25 kilogramë muajt e fundit, ndoshta sepse përpinte me grushte anti-depresivët. Kjo gjendje e keqe i kishte nisur pas vdekjes së të ëmës, por gjithçka kishte arritur kulmin kur në zyrë i kishin njoftuar se do ta transferonin diku gjetkë. Ajo punonte në “France Telecom” dhe shefat nuk e dinin se ku ta çonin. Pak para se të merrte vendimin e gjëmshëm, i kishte shkruar të atit: “Më mirë do të doja të vdisja, se sa të nisja një punë tjetër nga e para”.
Pallati në rrugën “Medric” nuk është nga ato pallate prej qelqi dhe çeliku, por prej tullash të murrme dhe ndodhet në një zonë elegante të qytetit. Brenda tij duket sikur nuk ka më jetë, duket sikur je në një muze hiri. Diku mes atij mjedisi të hirtë ulej Fani, me këmbët e kryqëzuara dhe vështrimin tretur tutje në copëzën e qiellit që pasqyrohej nga dritarja. 100 metra më tutje është një katedrale dhe një park i mrekullueshëm. Nga dritarja duket një cep i këtij kopshti. Kur vendosi të ikte nga kjo jetë përmes dritares së hapur, Fani kishte ndjerë të ftohtë dhe kishte marrë me vete një triko. Në çastet e fundit donte të mbulonte fytyrën, kushedi për çfarë arsyeje. Vdiq në spital dhe la pas një mace me të cilën jetonte dhe një lepur me emrin Zebulon. Së fundmi Franca përjetoi një fenomen makabër në një nga ndërmarrjet e saj më të mëdha, “France Telecom”. Aty, 25 veta vranë veten dhe 15 të tjerë tentuan vetëvrasjen, pa sukses. Tentativa më brutale dhe më spektakolare ishte ajo e Lyonel Dervin. Ai ndodhej me kolegët dhe shefin e tij në një mbledhje pune dhe kur i erdhi radha për të raportuar për punën, u ngrit dhe në vend të çështjeve të ditës foli me shumë kurajo për problemet e mëdha dhe stresin e jashtëzakonshëm që po përjetonin ai dhe nëpunës të tjerë në këtë situatë krize. Ndërsa fliste me shumë qartësi dhe krejt i kthjellët e pa asnjë ndjenjë faji, nxori thikën dhe tentoi që të priste damarët. Kolegët arritën që ta shpëtojnë dhe më pas ai u shndërrua në një personazh për median. Kështu të paktën ndodh në Francë. Fenomeni i vetëvrasjeve mbahet nën kontroll, siç mbahet nën kontroll një tenxhere që është në vlim e sipër. Tjetër rast i dëshpëruar është ai i një punonjësi të “France Telecom”, Joelit 44-vjeçar, i cili kishte kohë që kishte hequr dorë nga ëndrra për tu bërë kërcimtar, edhe pse askush nuk e besonte se ai fshehurazi në kohën e lirë vazhdonte të ndiqte leksione kërcimi. Ai ishte me origjinë algjeriane dhe thoshte se ndihej i persekutuar nga racistët. Kishte 15 vjet që ndihej keq me veten dhe në sytë e tij lexohej qartë thirrja për ndihmë, por njerëzit rrotull ose nuk e lexonin këtë mesazh, ose ishin shumë të zënë me hallet e tyre. Ai jetonte në katin e gjashtë të një godine në periferi dhe në e-mail-in e tij u gjet “testamenti” që ishte i mbushur me fjalë urrejtjeje për “France Telecom”. Duket se pasi ka shkruar materialin, ai është hedhur nga dritarja e shtëpisë, duke i dhënë fund një jete me shumë trazira shpirtërore. Pas shndërrimit të vetëvrasjeve në një fenomen fatkeqësish të zakonshme në këtë kompani, gazetat vërshuan me tituj nga më të ndryshmit si, “Të punosh për tu vetëvrarë”, “Punë dhe vetëvrasje, çfarë të bësh?”, “Depresioni i të shtypurve”. Por në këta artikuj bëheshin vetëm konstatime dhe pyetje. Në ta nuk jepeshin zgjidhje dhe përgjigje. Në ta nuk mund ti jepej përgjigje as pyetjes: “Përse Jean Paul, para se të vriste veten, kishte blerë një biletë kinemaje”? Jean e kishte ndalur makinën e tij në autostradën A4 dhe pas kësaj u hodh pa mëdyshje nga ura. Ishte vetëm 51 vjeç dhe kishte mbi supe një grua dhe 2 fëmijë. Në makinën e tij u gjet një letër, në të cilën ai akuzonte “France Telecom”. “Ata më kanë vrarë, duke ma bërë jetën të pamundur”. Në funeralin e tij, familja nuk i lejoi të merrnin pjesë drejtuesit e kompanisë, madje as gazetarët. E veja e të ndjerit tha se i shoqi ishte i stresuar, sepse e dinte që do ta humbiste shumë shpejt vendin e punës. Jean Paul ishte i vetëvrari numër 25 i kompanisë. Në xhep iu gjet një biletë kinemaje, në të cilën ai kishte shkruar: “Zot, unë jam Jean Paul, ai që donte të shihte në kinema filmin e Tarantinos”. Sipas disa sociologëve francezë dhe jo vetëm, që morën në shqyrtim këtë fenomen të rëndë, ndoshta këto vetëvrasje masive mund të jenë një formë ekstreme e luftës mes klasave, si një sfidë e hapur ndaj rendit të gjërave, si një akt kundër metafizikës, si një shpallje lufte ndaj Zotit dhe ndaj natyrës, një kryengritje e një individi ndaj asaj që mund të duket si norma absolute. Ndoshta nëpër këtë rrugë ka shkuar edhe Nikolasi 28-vjeçar, para se të merrte vendimin e ikjes nga kjo jetë në garazhin e shtëpisë së tij. Para këtij akti kishte tentuar që ti telefononte të dashurës së tij. Me të nuk kishte qenë i lumtur, por inatin më të madh e kishte me vendin e punës, me Telekomin dhe me faktin se kolegët dhe shefat nuk i përgjigjeshin kurrë kur ai kishte nevojë për ndihmë. Ndoshta nuk kishte më forcë që të vazhdonte të qeshte me veten dhe të klikonte nëpër sajtet e internetit, që bëjnë të lumtur djemtë e vetmuar. Janë sajte që po tërheqin një numër gjithnjë e më të madh të rinjsh vetmitarë, ku ata kanë mundësi që të lidhen me njëri-tjetrin dhe të shajnë këtë botë, punën, shefat, njerëzit e afërt që nuk kujdesen më për ta, indiferencën e një bote të pamëshirshme. Franca është një vend me një numër rekord vetëvrasjesh. Sipas statistikave, çdo vit ndërrojnë jetë mbi 10 mijë persona, ose 24 vetë për 100 mijë banorë. Për sa i përket Nikolasit, edhe ai ishte futur në këtë sajt për të hedhur aty “helmin” e ekzistencës së tij prej “dështaku”. Humori që qarkullon në sajte të tilla është gjithmonë humor i zi dhe barsoletat që tregonte Nikolas ishin të tipit: “Pashë një mikun tim në rrugë, por ai nuk më pa. Atëherë vendosa që ti bëja një telefonatë dhe e pashë që mori celularin, pa numrin tim, rrudhi buzët dhe e futi në xhep”.
Ndërsa për Alenin, miqtë e tij thonë se ai kishte dukjen e një njeriu që nuk do ta arrinte kurrë pleqërinë. Ai e kishte zakon që të vizatonte gjithmonë peizazhe të Bretanjës së tij. Ishte 48 vjeç dhe kishte 3 fëmijë. Kishte buzëqeshjen e këndshme dhe krenare të bretanëve, donte shumë varkat dhe detin, por që kur i kishin thënë se mund ta hiqnin nga puna, ishte fare përtokë shpirtërisht. Që nga qershori ishte i sëmurë dhe nuk shkonte më në punë. Një ditë, në fillim të verës, kur në shtëpi nuk ndodhej askush, kishte vendosur ti jepte fund jetës, duke u varur. Miqtë e tij i dedikuan lot, dashuri, madje edhe poezi. Për ta, Alen ishte “piktori” i dashuruar me brigjet blu…
Një tjetër punonjësi të “France Telecom” i pëlqenin poezitë. Edhe ai ishte artist në zemër e në shpirt. Ai ishte një teknik. Si lamtumirë u kishte dërguar familjarëve, miqve dhe kolegëve, një poezi me titull “Fundi im”. Sot ai prehet në një kodër, përjetësisht. Pastaj vjen edhe Jean Michel, 53 vjeç, që e përdorte shumë telefonin, madje edhe kur lahej në dush, edhe ku
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24785. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24785