SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

http://video.shqiperia.com/new24.php

Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Version multimedial i ketij lajmi

Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.

Berisha: Situata e rende
Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.“Eshte krijuar nje situata e rende per shkak se kane shperthyer municionet. Ne fshatin Gerdec, qe eshte fare pak km nga Vora Shperthimi ka ndodhur gjate procesit te cmontimit qe nje kompani po kryente. Atje jane nisur disa helikoptere per te nxjerr te plagosurit, por deri tani eshte situate e renduar. Po behet evakuimi I banoreve nga fshatrat” tha Berisha.


Te demtuar nga shperthimi i predhave
Gazetari I tv News24, Gerti Xhaja konfirmon se pervec shperthimit te madh jane degjuar edhe 4 shperthime te tjera. Sipas tij situata eshte vertete e rende dhe ka persona te demtuar brenda repartit, nderkohe qe banore jane goditur nga predha dhe municionet qe ndodheshin ne depon ushtarake. Nuk ka ende nje komunikate zyrtare per ngjarjen, nderkohe qe reparti i Mbrojtes civile ka mberritur ne vendngjarje dhe jane duke kryer veprimet e tyre. Shperthimi eshte ndier deri ne aeroportin e Rinasit ku dhe jane thyer te gjitha xhamat.

Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet
Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda. Nje nder te plagosurit ka qene nje shtetas italian I cili u paraqit ne spitalin e Durresit nder te paret te plagosur. Ai ishte lehtesisht i plagosur, por eshte larguar nga spitali menjehere pasi ka marre ndihmen e pare dhe nuk ka dhene gjeneralitetet e tij. Vora pa energji. Shperthimet kane demtuar nenstacionin energjitik te Vores. Drejt saj jane nisur 4-5 ambulanca.

Te plagosurit e pare te QSUT
Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup.

Te plagosurit, te tronditur
Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten “te tmerrshme”.

Deshmitaret tregojne per tvNEWS24
Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada.
Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej.

QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve
Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera. Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin.

Ngrihet shtabi i punes ne Vore
Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende.

Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur

Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin “Nene Tereza” dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit.

Ne Gerdec 4 depo me municione
Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.

Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam I traumatizuar

Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. “Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen” tha Gjoni duke shtuar “jam shume I traumatizuar”.

Ne rrezik nje femije 2 vjec
Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba.

Caktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane
Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar.

Rifillojne fluturimet ne aeroportin “Nene Tereza”

Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme.


Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres
Për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, Vorë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve se nuk do të lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranë -Durrës dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarëve të na mirkuptojnë dhe të gjejnë rrugë të tjera për tu lëvizur në drejtim të këtyre dy qyteteve.
Ndalimi I qarkullimit në këtë aks do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.

Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare
Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille.
Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej “Druri I bukur”, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur.

Rritet numri i te plagosurve ne QSUT
Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende.

Presidenti Topi: Te tregohemi te qete!
Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende. Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.“Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi “ tha Topi ne nje prononcim per tv News24. “Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten” tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike.

Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi
Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. “Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke” thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit.

Spitali Ushtarak ne gatishmeri
Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. “Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje” tha Mihaj.

Mecani: Ne depo kane qene duke punuar 63 persona
“Kemi frike per 3 skuadrat qe kane qene duke punuar ne depo ne momentin e shperthimit, secila e perbere nga 21 persona” thote zedhenesja e kryeministrit, Juela Mecani.


Reagon ambasada e SHBA
Ambasada e Sh.B.A. ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm. Stafi i ambasadës do të jetë në kontakt me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të vendosur se çfarë ndihme mund të ofrojmë.

Bie intesiteti I shperthimeve. Shume autoblinda ne Gerdec
Ka rene intesiteti i shperthimeve. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra. Ne repart ishte grumbullura nje sasi shume e madhe municioni ushtarak. Nuk konfirmohet nese blinda e ushtrise eshte afruar ne vendngjarje per shkak te shperthimeve.

Ministri Nishani: Forca ne Gerdec per te marre te strehuarit ne tunele
25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel. Minitri theksoi se deri tani ka ka te identifikuar asnje viktime, por se rreziku mbetet gjithnje I larte.

Korrespondenti i tv NEWS24, Artur Korriku, ish oficer, flet per situaten. “Ne kete fshat ndodhen depot e perqendruara te ushtrise, depo te medha qe mbanin municion te kalibreve te ndryshme. Keto jane ne fshatin Gerdec ne vendin “Druri i bukur”. Ky vend ka qene dikur brigate tankesh ndersa tashme eshte kthyer ne nje depo municionesh artileri. Kishte dite qe kishte filluar cmontimi nga nje firme amerikane qe kishin marre persiper asgjesimin e kesaj sasie kolosale. Cmontuesit ishin punonjes civile qe pasi I ushtroheshin nje kursi fillonin punen. Banoret e zones konfirmojne qe jane me dhjetra punonjesit qe merren me kete pune dhe ka viktima. Nese dita e shtune ka qene dite e zakonshme pune atehere viktima jane mbi 100- 150 te punesuar. Akush nuk ka marre guximin te futet brenda repartit. Shperthimet vazhdojne ne nje reaksion zinxhir sepse temperaturat e larte favorizojne shgperthimet” shprehet Korriku.

Berisha: Bilanci i viktimave ne depo, i rende
Bilanci I viktimave ne depo pas shperthimit eshte I rende. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha pas vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin “Nene Tereza”. Ai tha se beson se viktimat jane nga punonjesit ne depon e municioneve, dhe jo nga banoret e zones. “Informacion te plote per ngjarjen nuk kemi. Te dhenat e para jane shqetesuese ne vendngjarje. Ka nje numer te konsiderueshem viktimash. Ministri i Mbrojtes eshte ne vendgjarje. Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. Nese ka viktimave keto qe them une jane te depove sepse ka qene nje proces cmontimi municionin. Sasia e municionit eshte e madhe. Shperthime te tjera mund te kete, por jo te nje karakteri aq e fuqishem. Zonat e kryeqytetit nuk rrezikohe. Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Djegia ka emergjencen me te madhe, eshte krijuar nje shtab ne Vore dhe nje shtab ne Tirane. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende tek depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Kompania e kontraktuar eshte e specializuar ne cmontimin e municioneve. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti ‘45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh” tha Berisha.

Deshmitare nga Preza: Jane 6 te vdekur ne Gerdec
Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Gazetarja Qehajaj e cila ndodhet pak metra larg fshatit Gerdec pershkruan nje zone te zymte, te mbuluar nga tym i zi, me shtepi te shkaterruara e te braktisura. Sipas saj nga zona ku ndodhet depo po del nje tym I madh I zi.“Shtepite e tyre jan shum afer repartit dhe mendohet se ka dhe te vdekur. Shohim njerez te zbathur qe vrapojne sepse kane marr informacione nga policia se do kete shperthime te tjera. Disa ambulanca jane futur per te marre te plagosurit . Te plagosur ka edhe ne spitalin e Prezes” rrefen nga vendngjarja reporterja Qehajaj.

Oketa nga Spitali i Durresit: Po bie fliksi i te plagosurve

Zevendes kryeministri Gazmend Oketa ne nje lidhje telefonike me “News24” ka deklaruar se ne Spitalin e Durresit, gjithcka eshte nen kontroll dhe I gjithe personeli mjeksor i te gjitha kapaciteteve eshte ne gadishmeri te plote. Sipas tij deri tani kane mberritur plot 50 deri ne 60 persona te pare te ciletkane qene ne nje autobuz. Gjithashtu mesohet se asnje nga te plagosurit nuk ka rrezik per jeten. “Te gjithe te plagosurit kane marr ndihmen e pare dhe mjekimin ndersa te plagosur rende mund te them qe kane ardhur vetem dy zoterinj Petrit Behari i cili kishte nje predhe ne trup dhe Sami Osmani nga Maminasi”, ka thene Oketa. Sipas tij ata jane mjekuar dhe jane ne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe qe Gazmend Oketa thekson se dy gra te cilat jane me diegje te renda jane duke u percjelle per ne Spitalin e Tiranes. Sipas Oktes mesohet se flitet per 6 viktima nderkohe qe ende nuk konfirmohet nje gje e tille pasi zv/kryeministri thekson se eshte marre me gjenjden ne Spitalin e Durresit. “Ne vendngjarje ndodhen perfaqesues te tjere vendore prefekti dhe kemi komunikim te vazhdueshem. Momentalisht fluski I te ardhurve ne qytetin e Durresit ka rene, tashme jemi fokusuar ne trajtimin e ketyre te plagosurve. Shperthimet ne vendngjarje vazhdojne ende. Situata nuk konsidertohet si nje situate nen kontroll sepse se dime se kur do te perfundojne keto shperthime por theksoj se fatmiresisht fluksi i personave te plagosur po bie” perfundon Oketa.

PUNONJES I UZINES: BRENDA KA PASUR RRETH 150 PERSONA
Nje prej punetoreve te firmes amerikane qe ishte kontraktuar per cmontimin e municioneve tregon per tv NEWS24 se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar te pakten 150 persona. Shefki Sefaj, deshmitar nga vendngjarja shprehet me tej se kishte rreth 1 vit qe punonte ne kete firme, ndersa shton se vendi ka qene me njerez sepse kishte dasem. “Un punoj per firmen amerikane. Aty punojne rreth 150 punetore. Aty ndodhen edhe 20 familjaret e mi, motra e vellezer “ tregon Sefaj. Ai thote se ne depo punohej pa specialiste. Pepaj thote se femijet qe kane qene perreth repartit dhe disa te tjere, gati 25 persona, ndodhen te strehuar ne tunelin e pare te fshatit. Ne vijim te rrefimit, deshmitari tregon se te vdekur mund te jene te pakten 50.

Presidenti: Pas fazës së emergjencës do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pas vizitës së sotme të të plagosurve të shumtë në Spitalin Ushtarak, njoftoi se do të mbledhë menjëherë pas kapërcimit të fazës së emergjencës Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar situatën tejet të rëndë, për të analizuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, për të përballuar pasojat, për të marrë masat si dhe për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.

Alarmi: Mund te ndodhe nje tjeter shperthim
“Predhat jane shperndare gjithandej, jane te pakten 4 vatra zjarri. Ne njeren prej vatrave ka shperthime te njepasnjeshme. 3 helikopter vazhdojne te evakuojne banoret e mbetur, ndersa eshte dhene alarmi per nje tjeter shperthim te fuqishem. Kane ndodhur edhe 2 shperthime te tjera te fuqishme ne permasat e atij te parit, nderkohe qe u eshte bere thirrje banoreve te futen ne tunele ose bunkere. Shume prej tyre jane te corientuar dhe enden neper rruge duke kerkuar femijet apo te afermit e tjere. Nderkohe qe theksohet se nje koder ehste rrafshuar e gjitha dhe banesat jane te goditura dhe te djegura. Jane 4 varta te medha ku njera prej te cilave vazhdon te digjet flake” raporton nga gazetari Gerti Xhaja nga zona perreth fshatit Gerdec ku ka ndodhur shperthimi. Vazhdojne shperthimet, para pak minutash dy shperthime te fuqishme

Ende kater vatra shperthimi
Ne nje lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes gazetari i “News24” Gazmend Janku ka deklaruar se ende vazhdojne shperthimet ne Gerdec. Vetem para pak minutash u degjuan dy shperthime te tjera ne kete repart. Nderkohe mesohet se behet fjale qe ushtria te jete afruar ne vendin e ngjarjes me 4 autoblinda, por ende nuk dihet nese kane arritur deri ne vend apo kane bere vetem evakumimin. Nderkohe ne vendngjarje vazhdojne ende shperthimet dhe ne menyre te vazhdueshme por jo te nje intesiteti te madh zhurme. Autoambulancat kane intesifikuar marrjen e personave te plagosur qe jane banore perreth repartit. Gjithashtu mesohet se ka nje reduktim te tymosjes por ai eshte ende I dukshem. Ende nuk konfirmohen viktimat per personat qe kane qene ne kete repart.

Topalli mbledh deputetet e kuvendit per te dhene gjak per te plagosurit
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli pak minuta me pare ka mbledhur deputetet dhe u ka bere thirrje qe te dhurojne gjak ne spital per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec. Pas thirrjes se spitalit ne kryeqytet per mungese te gjakut, menjehere kryetarja e kuvendit ka deklaruar gadishmerine e saj dhe njekohesisht ka kerkuar edhe disponibilitetin e deputeteve te parlamentit.

Ndoka: Kerkojme ndihme per gjak, pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe Durres
Duhet nje lloj sensibilizimi per te dhuruar gjak per te plagosurit. Numri i personave qe kerkojne gjak dhe ndihme eshte ne rritje. Jane hapur disa pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe ne Durres. Per ti bere paraprite situates kemi marre konfirmime edhe nga homologet.

Personat e demtuar lehte po kalojne ne spitale te tjera, po evakuhone ne ambulancat e tjera mjekesore. Sipas Ndokes jane 9 persona ne reaminacion te Nene Tereza. Ne pergjithesi te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten nderkohe jemi ne kontakte te vazhdueshme me Ministrine e Brendshme dhe te Mbrojtjes qe jane ne vendngjarje. Ende nuk ka asnje konfirmim per numer personash te vdekur.

Ofrohet ndihme nga shteti Maqedonas dhe Ambasada Amerikane
Shteti i Maqedonise dhe Ambasada Amerikane kane deklaruar ndihmen e tyre per permiresimin e situates. Pas thirrjes per ndihme nga autoritetet e vendit Republika e Maqedonise dhe Ambasada Amerikane ka dhene konfirmimin e tyre se do te jene te gatshme te ndihmojne ne cdo moment te nevojshem.

Preze, banoret: Autoritetet na kane thene te evakuohemi, do kete shperthime te tjera

Ne nje lidhje telefonike nga "News24" me njerin nga banoret e Prezes, ai ka deklaruar se autoritetet u kane thene te evakuohen. “Na kane thene te evakuohemi sepse do te kete shperthime te tjera te gjitha fshataret kane ikur te gjithe, ne kemi ardhur ne tunele. Ndihemi te frikesuar, kemi degjuar shperthimet dhe I gjithe fshati Prez eshte evakuar. Nuk kemi patur demtime ne njerez“ ka thene banori i pare. Nderkohe nje tjeter banor tregon se “ ne fshatin tone jane degjuar shperthime te fuqishme. Te gjitheve na eshte dhene alarmi te evakuohemi. Ne jemi larguar dhe do shkojme ne kembe sepse nuk kemi makina. Ne fshatin tone kane mberritur forcat e policise dhe ne fshat eshte perhapur paniku”, thote banori i cili banonte afer zones se shperthimit.

Ushtaraku, shkon ne 92 numri i te plagosurve. Italia dhe Greqia ofrojne ndihme
Arrin ne 92 numri i personave te plagosur ushatarak. 5 prej tyre jane ne gjendje te rende, ndersa te tjeret nuk kane probleme serioze dhe jane nen kontrollin e mjekeve. Sipas drejtorit te Ushtarakut, nuk ka pasur asnje te vdekur ne kete spital dhe nuk ka ardhur asnje i tille. Zoti Mihaj tha se po mbahen lidhje me spitalin “Nene Tereza”. Prej ketij spitali jane duke ardhur disa persona te plagosur. Drejtori konfirmon se Italia, dhe Greqia kane shprehur gatishmerine e tyre per te ndihmuar ne kete situate te rende. Ai shtoi me tej se shume persona jane paraqitur ne spital per te dhene gjak, dhe se situata e furnizimit me gjak eshte relativisht e mire.

Ne depo nuk ka raketa toke-toke
Zyra e Shtypi e Kryeministrit njofton se kategorikisht në depo nuk ka raketa tokë-tokë apo tokë afër, por vetëm municione që ndodhen aty për t'u çmontuar nga ekipet e specializuara.

(Elona Mamushi. Antonet Rusta/Arjona Sinanaj)
 

olti

Neo
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Ketu (pak cuditerisht) po lexoj mendimet me me pak te politizuara ne lidhje me kete gjeme, sepse nese verdallisesh neper internet sheh nje gjurulldi te jashtezakonshme, ku shumica ka harruar tragjedine e vertete dhe kerkon medomemos te demonizoje nje krah politik dhe te perfitoje nga ana tjeter pak kredite politike, ose se paku te shprehe mllefin qe i karakterizon militantet e semure politike.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

MLK, debatin politik nuk e kisha ne kuptimin PS vs PD por tek pergjegjesia politike e kryeministrit. Vertet armatimet nuk i krijoi PS apo PD po kush ua vuri ne dore 12 vjecareve predhat e topit, dhe per t`i hapur t`u jepnin vare dhe cekic. Dhe pastaj te thuash "ishte sabotazh" ne nje kohe qe kjo gje eshte cudi si nuk ndodhi qe ne fillim sepse i thone tritol.
Po thuaj Hajvanologu eshte viktime e shakase se natyres/perendise se si mund te rroje nje qenie njerezore pa ate masen gri ne koke. Dhe vazhdon t`i bjeri fyellit te `97-s te "puceve greko-sllavokomuniste" qe ne koken e hajvanologut kane zene vendin bosh te asaj mases gri.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Edmond Tupja

Për fatin tragjik të shumë prej banorëve të tij, fshati Gërdec hyri në historinë e Shqipërisë dhe, me sa duket, do të qëndrojë atje për njëfarë kohe që ende nuk e dimë nëse do të matet me vite, me dekada, me shekuj apo thjesht me dhimbje, një dhimbje të pafund e farmak të hidhur, të cilën, sado të përpiqen, pozitarë e opozitarë nuk mund ta përjetojnë plotësisht as thellësisht. Përse kështu? Përgjigja është e thjeshtë: Sepse, kur është në lojë pushteti – për t’u mbajtur apo për t’u marrë –, askush nuk është deri në fund i sinqertë. I sinqertë është dhe nuk mund të jetë veçse ai që e ka pësuar në kurriz e sidomos në shpirt, pra, populli i thjeshtë, ai i Gërdecit në rastin konkret.
Këtë sinqeritet e ndjeva para disa ditësh tek ndiqja një intervistë të shkurtër të një banori, të cilin gazetarja e pyeste nëse kishte pasur të lënduar në familje. “Jo, – iu përgjigj fshatari, na ka rujt’ Zoti!”. Thjesht fare, në mënyrë krejt të natyrshme, pa asnjë lloj retorike politikanësh të babëzitur për pushtet, ai tha kështu një të vërtetë edhe më tragjike se vetë gjëma e Gërdecit: Përballë rreziqeve e katastrofave natyrore apo shoqërore, jetën e shqiptarëve e mbron rastësia. Sepse fjala “Zot”, në gojën e tij, me siguri kishte kuptimin e fjalës “rastësi”; ndryshe, i bie që Zoti, ai që supozohet se, lart në qiell, është i plotfuqishëm dhe i gjithpushtetshëm, objektiv në ushtrimin e drejtësisë së vet hyjnore, disa i ruaka e disa jo, pra, u tregoka i padrejtë, i njëanshëm duke ndjekur parimin “ca të nënës e ca të njerkës”.
Që ne, shqiptarëve, të na ruajë e të na mbrojë shteti (dhe shtet nuk do të thotë “rastësi”, as “tafti-bafti”, as “të dalë ku të dalë”, as “pas meje u bëftë kiameti”), duhet që ky shtet të jetë i përgjegjshëm dhe t’i dalë popullit për zot, veçanërisht kur bëhet fjalë për qindra mijëra tonë armë e municione me të cilat diktatura paranojake e Enver Hoxhës e ka minuar Shqipërinë dhe për të cilat asnjë qeveri, e majtë apo e djathtë, nuk është shqetësuar mirëfilli deri më sot.
Meqë ra fjala për të djathtë e për të majtë, jam i bindur që mynxyra e Gërdecit nuk ndodhi vetëm sepse e djathta ishte në pushtet; ajo mund t’i kishte ndodhur edhe të majtës po të kishte qenë në pushtet, sepse papërgjegjshmëria e politikanëve tanë tashmë është bërë proverbiale, pavarësisht vendit që ata kanë zënë dje, zënë sot e do të zënë nesër në spektrin e partive shqiptare. Kjo papërgjegjshmëri, madje, duket se është shtrirë, si një sëmundje ngjitëse, deri te shtresat e thjeshta e anonime të popullsisë: le të kujtojmë papërgjegjshmërinë e atyre që u bënë shkaktarë të mbytjes së gjashtëmbëdhjetë vetëve në liqenin e Farkës; kjo mbytje tani ngjan si një prelud, si një parathënie e katastrofës së Gërdecit. Shfaqje të tilla papërgjegjshmërie hasim gati çdo ditë, gati në çdo hap. Me këtë nuk dua të them që jemi një popull i papërgjegjshëm, por, ama, që prodhojmë papërgjegjshmëri, kjo është e vërtetë, që nga baza deri në majë të piramidës shtetërore dhe të asaj shoqërore. Pikërisht këtu qëndron fatkeqësia jonë kombëtare në këtë fillim mijëvjeçari.
Pardje, një ecje e heshtur, paqësore, u zhvillua me dinjitet në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, gjë që dëshmoi se qytetarët shqiptarë dinë ta shprehin protestën e tyre pa dhunë dhe t’i tregojnë botës së qytetëruar se ata janë distancuar nga tërbimi shkatërrimtar i trazirave të 1997. Ishte një ecje plot domethënie dhe jo një “marshim”, siç njoftoi ndonjë media elektronike e pakujdesshme (apo provokatore?), term ky me ngjyresë agresive nëse kemi parasysh, nga pikëpamja historike, “marshimin mbi Romë” të këmishave të zeza, pra, të fashistëve italianë, më 27 tetor 1922, që e solli Musolinin në pushtet me mbështetjen e mbretit Viktor-Emanueli III.
Ndoshta një ditë, ashtu siç Homeri krijoi “Iliadën”, një shkrimtar ka për ta shkruar tragjedinë e porsapërjetuar nga gjithë shqiptarët me titull “Gërdeciada”, në mënyrë që klasa politike shqiptare të ndërgjegjësohet për përgjegjësitë e mëdha që i bien dhe t’i kërkojë të falur popullit të zhgënjyer deri në palcë.
Gjithsesi, një pyetje po më përvëlon buzët: Kur do të vijë në Shqipëri një qeveri e zonja të merret më në fund seriozisht, ndër të tjera, edhe me likuidimin e municioneve e të armëve që po mbajnë peng jetën e shqiptarëve?
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Fatos Lubonja shkruan per Korrierin

Në komentet e tragjedisë së Gërdecit u tha shpesh në ditët e para dhe po përsëritet edhe në debatet parlamentare këshilla “Mos e politizoni!”. Ishte një thirrje që i drejtohej nga mazhoranca përgjithësisht, por edhe nga gazetarë të ndryshëm, opozitës më së shumti, por edhe nga mediat. Dhe në ditët e para ato kështu bënë: e trajtuan ngjarjen sikur të bëhej fjalë për ndonjë fatkeqësi natyrore, nga ato që i tejkalojnë mundësitë dhe përgjegjësitë njerëzore. Rrahja e shpatullave të Berishës nga Edi Rama në shenjë solidariteti në fatkeqësi, ishte gjesti më kuptimplotë i këtij qëndrimi. Ndoshta ndikoi për këtë edhe lajmi i rremë, që nuk di a u përhap qëllimisht apo nga padija, sikur bëhej fjalë për vetëshpërthimin e municioneve të kohës së Enver Hoxhës në tunele/depo të vjetra të hapura qysh prej asaj kohe, dhe jo për shpërthimin e një fabrike çmontimi municionesh të vendosur vetëm disa muaj më parë në mes të një zone të banuar.

Por edhe duke thënë “Mos e politizoni!”, nuk bëjmë gjë tjetër, veçse politikë. Por një politikë të gabuar, sipas mendimit tim. Sepse ngjarja e Gërdecit duhet politizuar dhe fort madje, por jo në kuptimin që i jepet sot kësaj shprehjeje, si instrumentalizim i rastit për të marrë pushtetin. Të instrumentalizosh Gërdecin do të thotë të bësh përsëri politikë të keqe, njëlloj si trajtimi si një ngjarje natyrore, e të përgatitësh Gërdeca të rinj. Tashmë jemi të neveritur me politikanë që instrumentalizojnë gabimet e fajet e rënda të kundërshtarit për të marrë pushtetin dhe pastaj i thellojnë ato. Kështu bënë socialistët, pasi morën pushtetin në 97-ën, kështu bëri edhe PD-ja, pasi mori pushtetin më 2005-ën. Prandaj tragjedia e Gërdecit, nëse vërtet duam të nxjerrim mësim prej saj, duhet politizuar, jo instrumentalizuar. Le të shpjegohem.

Së pari, tragjedia e Gërdecit duhet të politizohet në kuptimin e ndërgjegjësimit për nevojën urgjente të ndryshimit të moralit të shoqërisë në përgjithësi dhe politikës në veçanti. “Kush e ndan moralin nga politika, nuk kupton asgjë nga të dyja”, - thotë Rusoi. Ashtu siç ndodh në tragjeditë e dramat e autorëve të mëdhenj, qoftë të antikitetit, qoftë modernë, Gërdeci është një ngjarje nga ato që i shtyn si aktorët, ashtu edhe spektatorët në një reflektim të thellë për aktet e tyre të mira apo të këqija, për shtysat e brendshme të këtyre akteve dhe për pasojat e atyre akteve gjithashtu. Ajo është nga ato tragjedi pra, që me tronditjen që krijojnë, shërbejnë për katarsis të shoqërisë. Ajo duhet të ndërgjegjësojë politikanët, shoqërinë civile, biznesmenët, qytetarët e thjeshtë, gazetarët, prokurorët, gjykatësit, të gjithë aktorët dhe spektatorët e kësaj drame, për atë që, dashur ose padashur, nga naiviteti apo nga babëzia, nga kriminaliteti apo papërgjegjshmëria, nga injoranca apo nga djallëzia, kanë ndërtuar si sistem të vlerave morale. Dhe jo vetëm kaq. Gërdeci duhet të bëhet pikë ngjizjeje e lëvizjeve të reja, në mbrojtje të të drejtave themelore të të gjithë njerëzve që jetojnë në shoqërinë tonë. Në historinë e njerëzimit, veçanërisht në kohët moderne, kemi shumë raste kur tragjeditë kanë shërbyer si moment ndërgjegjësimi për atë që njerëzit kanë gatuar me duart e tyre apo për çlirim nga kondicioni ku ata ndodhen. Meqenëse jemi në muajin mars, po sjell vetëm një shembull: dita e famshme e 8 Marsit, si ditë e lëvizjes për çlirimin e gruas, ka lindur pikërisht nga një tragjedi: ajo e djegies së disa grave në një fabrikë, ku shfrytëzoheshin në mënyrë çnjerëzore.

Së dyti, Gërdeci duhet politizuar në aspektin politik: të ndryshimit të shtetit që kemi ndërtuar. Ka një prirje nga disa komentatorë për ta veçuar tragjedinë nga tërësia e kontekstit ku ka ndodhur. Për ta parë atë sikur të bëhet fjalë për një helmim e për gjetjen e shkaktarëve të këtij helmimi. Në fakt, nuk kemi të bëjmë me një helmim, kemi të bëjmë vetëm me njërën nga simptomat më virulente të gangrenës që na ka pushtuar tërë trupin. Gërdeci duhet të jetë momenti i ndërgjegjësimit jo thjesht racional, por edhe emocional, se ne kemi ndërtuar shtetin e Delijorgjëve dhe se ku na çon shteti i Delijorgjëve. Sot të gjithë pyesim: si mund të flinte i qetë Delijorgji dhe ata politikanë që kanë kontraktuar me të, ndërkohë që ishin në dijeni se paratë që fitonin e shpenzonin me salltanete e lukse, apo për të ndërtuar vila, u vinin nga puna prej skllavi e atyre njerëzve në Gërdec? Dhe çfarë pune, jo thjesht dhe vetëm e mundimshme fizikisht, por një punë që, nga çasti në çast, mund t’i hidhte në erë. Fakti që ata flinin të qetë, tregon shkallën e pandjeshmërisë e të papërgjegjshmërisë morale e politike që kemi arritur. Por ky përshkallëzim pandjeshmërie vjen pikërisht, sepse nuk bëhet fjalë për një helmim, por për simbiozën kohëgjatë me një gangrenë. Sepse pyetja që shtrojmë për gjumin e qetë të Delijorgjit është një pyetje që duhet të shtrohet edhe për ata që pasurohen me drogë, me prostitucion, duke abuzuar me tenderët publikë e me radhë e me radhë, shumica e të cilëve i kanë gjetur rrugët të shtruara nga zyrat e politikës, duke krijuar pak nga pak bindjen mbizotëruese se është krimi që qeveris sot vendin, se kemi ndërtuar një shtet që përfaqëson interesa të një grushti njerëzish që përdorin deri edhe forma të tilla, kaq kriminale, në kurriz të skllevërve që punojnë për ta.

Duke reflektuar politikisht mbi këtë tragjedi, gjithashtu nuk mund të mos ngrihen pyetja: a i përfaqëson kush ata njerëz atje në Gërdec? Ishte simbolik fakti i dhënë në shtyp, se të vetmit të siguruar në atë kompani qenë Delijorgji dhe pak njerëz të tjerë. Edhe kjo është një akuzë për shtetin që kemi ndërtuar, por edhe për partitë që kemi sot në vendin tonë. Berisha tha në Parlament, se as nuk e dinte që ekzistonte Gërdeci. Skandal! Po ç’punë bën SHISH-u apo SHIU atëherë? Por në Parlament nuk dëgjuam as edhe një opozitar të thoshte se e dinte që ekzistonte Gërdeci dhe se kishte ngritur zërin për atë që kishte ndodhur aty në emër të mbrojtjes së interesave të atyre gjynahqarëve. Për fat të keq, as edhe mediat nuk e dinin se ekzistonte Gërdeci. Njëlloj si në kohën e piramidave, apo jo? A është kjo rastësi? Sipas meje, jo. Ashtu sikurse nuk është rastësi edhe heshtja e disa mediave dhe e gazetarëve që e kanë ditur që prej tre-katër muajsh se aty zhvillohej një trafik armësh korruptiv, për miliona që iknin nga xhepi i shtetit në xhepat e disa individëve. Kjo vjen ngase ne kemi disa parti që janë të tëra parti të Delijorgjëve, që financohen nga Delijorgjët, kurse partia që duhet të përfaqësojë interesat e atyre njerëzve mungon. Ashtu sikurse mungon edhe një parti që të mbrojë interesat e pronarëve të vjetër, siç pretendon se është partia e Mediut. Pronat sot në Shqipëri i kanë marrë (apo grabitur) jo pronarët e vjetër, por Delijorgjët që kanë bashkëpunuar me politikën në njërin krah apo tjetrin.

Ishte shumë domethënës fakti që një pjesë e mirë e njerëzve të Gërdecit thonë edhe ata: “Nuk duam politikë, duam vetëm të na shpërblejnë”, ashtu sikurse në 97-ën mbizotëronte thirrja: “Duam paret tona”. Janë njerëz që, edhe pas njëmbëdhjetë vjetësh nga ajo tragjedi, nuk kanë fituar ende ndërgjegjen e tyre politike. Në një shoqëri të emancipuar e të ndërgjegjësuar ajo fabrikë nuk do të vendosej kurrsesi, sepse njerëzit përreth do të ngriheshin e do të protestonin. Kurse masa amorfe e skllevërve e lënë pa informim dhe pa përfaqësim, vetëm ka pranuar gjithçka me nënshtrimin e atyre që e shohin shtetin jo si të tyrin, por si një fuqi të huaj, pushtuese, së cilës vetëm duhet t’i tremben e nënshtrohen. Dhe kjo ka një shkak. Ndërgjegjja nuk fitohet ashtu vetvetiu. Atë duhet ta artikulojë dikush, t’ua transmetojë me fjalë, por edhe me veprat që ngjallin pastaj besimin. Si mund të besojnë ata tek politikanët, kur dëgjojnë ministrin e Shëndetësisë që, pas 17 vjetësh, mburret se qeveria paska marrë të gjitha masat për të dërguar jashtë shtetit të aksidentuarit rëndë. Po si ka mundësi që Shqipëria nuk bëka dot ende pas 17 vjetësh një spital si të Janinës? Ku kanë shkuar tërë ato para që janë investuar nga të huajt për shëndetësinë shqiptare, se nuk po flasim për taksat që duhet t’u merreshin Delijorgjëve. Në xhepat e Delijorgjëve dhe politikanëve të lidhur me ta sigurisht, që nuk kanë nevojë të shkojnë në spitalet shqiptare, sepse mund të paguajnë çdo lloj shërbimi në spitalet e huaj. Ja pse Gërdeci duhet politizuar edhe në kuptimin e lindjes së partisë opozitare me partitë e Delijorgjëve.

Së fundi, tragjedia e Gërdecit duhet politizuar në kuptimin e ushtrimit të presionit shoqëror e mediatik për ndryshimin e drejtësisë, për kalimin nga një drejtësi në duart e partive të Delijorgjëve në një drejtësi që varet nga ligji dhe e drejta. Ngjarje të tilla janë shumë të rëndësishme për të vënë në provë e për të kalitur drejtësinë, shumë më të rëndësishme sesa reformat e partive të Delijorgjëve. Sikurse po del qartë e shpresojmë të dalë erdhe më qartë, Delijorgji, me gjithë precedentët e tij kriminalë të njohur, ka pasur një vazhdimësi aktiviteti si në kohën e socialistëve, ashtu edhe të demokratëve. Drejtësia, edhe në sajë të tragjizmit të kësaj ngjarjeje, sot ka një mundësi historike për të reflektuar më së pari për përgjegjësitë e saj, por edhe për të hetuar gjithçka jashtë pushtetit e presioneve të partive të Delijorgjëve. Duhet ta ndihmojë për këtë ushtrimi i presionit shoqëror, politik e mediatik, që nuk duhet të reshtë që ajo t’i shkojë deri në fund të vërtetës dhe të drejtës. Sikur të ndodhte kjo, do të bënim një hap të madh përpara për kalimin nga shteti i Delijorgjëve, në shtetin e së drejtës.
 
Top