SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

http://video.shqiperia.com/new24.php

Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Version multimedial i ketij lajmi

Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.

Berisha: Situata e rende
Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.“Eshte krijuar nje situata e rende per shkak se kane shperthyer municionet. Ne fshatin Gerdec, qe eshte fare pak km nga Vora Shperthimi ka ndodhur gjate procesit te cmontimit qe nje kompani po kryente. Atje jane nisur disa helikoptere per te nxjerr te plagosurit, por deri tani eshte situate e renduar. Po behet evakuimi I banoreve nga fshatrat” tha Berisha.


Te demtuar nga shperthimi i predhave
Gazetari I tv News24, Gerti Xhaja konfirmon se pervec shperthimit te madh jane degjuar edhe 4 shperthime te tjera. Sipas tij situata eshte vertete e rende dhe ka persona te demtuar brenda repartit, nderkohe qe banore jane goditur nga predha dhe municionet qe ndodheshin ne depon ushtarake. Nuk ka ende nje komunikate zyrtare per ngjarjen, nderkohe qe reparti i Mbrojtes civile ka mberritur ne vendngjarje dhe jane duke kryer veprimet e tyre. Shperthimi eshte ndier deri ne aeroportin e Rinasit ku dhe jane thyer te gjitha xhamat.

Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet
Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda. Nje nder te plagosurit ka qene nje shtetas italian I cili u paraqit ne spitalin e Durresit nder te paret te plagosur. Ai ishte lehtesisht i plagosur, por eshte larguar nga spitali menjehere pasi ka marre ndihmen e pare dhe nuk ka dhene gjeneralitetet e tij. Vora pa energji. Shperthimet kane demtuar nenstacionin energjitik te Vores. Drejt saj jane nisur 4-5 ambulanca.

Te plagosurit e pare te QSUT
Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup.

Te plagosurit, te tronditur
Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten “te tmerrshme”.

Deshmitaret tregojne per tvNEWS24
Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada.
Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej.

QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve
Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera. Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin.

Ngrihet shtabi i punes ne Vore
Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende.

Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur

Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin “Nene Tereza” dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit.

Ne Gerdec 4 depo me municione
Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.

Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam I traumatizuar

Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. “Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen” tha Gjoni duke shtuar “jam shume I traumatizuar”.

Ne rrezik nje femije 2 vjec
Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba.

Caktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane
Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar.

Rifillojne fluturimet ne aeroportin “Nene Tereza”

Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme.


Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres
Për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, Vorë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve se nuk do të lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranë -Durrës dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarëve të na mirkuptojnë dhe të gjejnë rrugë të tjera për tu lëvizur në drejtim të këtyre dy qyteteve.
Ndalimi I qarkullimit në këtë aks do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.

Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare
Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille.
Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej “Druri I bukur”, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur.

Rritet numri i te plagosurve ne QSUT
Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende.

Presidenti Topi: Te tregohemi te qete!
Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende. Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.“Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi “ tha Topi ne nje prononcim per tv News24. “Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten” tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike.

Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi
Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. “Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke” thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit.

Spitali Ushtarak ne gatishmeri
Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. “Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje” tha Mihaj.

Mecani: Ne depo kane qene duke punuar 63 persona
“Kemi frike per 3 skuadrat qe kane qene duke punuar ne depo ne momentin e shperthimit, secila e perbere nga 21 persona” thote zedhenesja e kryeministrit, Juela Mecani.


Reagon ambasada e SHBA
Ambasada e Sh.B.A. ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm. Stafi i ambasadës do të jetë në kontakt me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të vendosur se çfarë ndihme mund të ofrojmë.

Bie intesiteti I shperthimeve. Shume autoblinda ne Gerdec
Ka rene intesiteti i shperthimeve. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra. Ne repart ishte grumbullura nje sasi shume e madhe municioni ushtarak. Nuk konfirmohet nese blinda e ushtrise eshte afruar ne vendngjarje per shkak te shperthimeve.

Ministri Nishani: Forca ne Gerdec per te marre te strehuarit ne tunele
25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel. Minitri theksoi se deri tani ka ka te identifikuar asnje viktime, por se rreziku mbetet gjithnje I larte.

Korrespondenti i tv NEWS24, Artur Korriku, ish oficer, flet per situaten. “Ne kete fshat ndodhen depot e perqendruara te ushtrise, depo te medha qe mbanin municion te kalibreve te ndryshme. Keto jane ne fshatin Gerdec ne vendin “Druri i bukur”. Ky vend ka qene dikur brigate tankesh ndersa tashme eshte kthyer ne nje depo municionesh artileri. Kishte dite qe kishte filluar cmontimi nga nje firme amerikane qe kishin marre persiper asgjesimin e kesaj sasie kolosale. Cmontuesit ishin punonjes civile qe pasi I ushtroheshin nje kursi fillonin punen. Banoret e zones konfirmojne qe jane me dhjetra punonjesit qe merren me kete pune dhe ka viktima. Nese dita e shtune ka qene dite e zakonshme pune atehere viktima jane mbi 100- 150 te punesuar. Akush nuk ka marre guximin te futet brenda repartit. Shperthimet vazhdojne ne nje reaksion zinxhir sepse temperaturat e larte favorizojne shgperthimet” shprehet Korriku.

Berisha: Bilanci i viktimave ne depo, i rende
Bilanci I viktimave ne depo pas shperthimit eshte I rende. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha pas vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin “Nene Tereza”. Ai tha se beson se viktimat jane nga punonjesit ne depon e municioneve, dhe jo nga banoret e zones. “Informacion te plote per ngjarjen nuk kemi. Te dhenat e para jane shqetesuese ne vendngjarje. Ka nje numer te konsiderueshem viktimash. Ministri i Mbrojtes eshte ne vendgjarje. Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. Nese ka viktimave keto qe them une jane te depove sepse ka qene nje proces cmontimi municionin. Sasia e municionit eshte e madhe. Shperthime te tjera mund te kete, por jo te nje karakteri aq e fuqishem. Zonat e kryeqytetit nuk rrezikohe. Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Djegia ka emergjencen me te madhe, eshte krijuar nje shtab ne Vore dhe nje shtab ne Tirane. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende tek depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Kompania e kontraktuar eshte e specializuar ne cmontimin e municioneve. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti ‘45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh” tha Berisha.

Deshmitare nga Preza: Jane 6 te vdekur ne Gerdec
Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Gazetarja Qehajaj e cila ndodhet pak metra larg fshatit Gerdec pershkruan nje zone te zymte, te mbuluar nga tym i zi, me shtepi te shkaterruara e te braktisura. Sipas saj nga zona ku ndodhet depo po del nje tym I madh I zi.“Shtepite e tyre jan shum afer repartit dhe mendohet se ka dhe te vdekur. Shohim njerez te zbathur qe vrapojne sepse kane marr informacione nga policia se do kete shperthime te tjera. Disa ambulanca jane futur per te marre te plagosurit . Te plagosur ka edhe ne spitalin e Prezes” rrefen nga vendngjarja reporterja Qehajaj.

Oketa nga Spitali i Durresit: Po bie fliksi i te plagosurve

Zevendes kryeministri Gazmend Oketa ne nje lidhje telefonike me “News24” ka deklaruar se ne Spitalin e Durresit, gjithcka eshte nen kontroll dhe I gjithe personeli mjeksor i te gjitha kapaciteteve eshte ne gadishmeri te plote. Sipas tij deri tani kane mberritur plot 50 deri ne 60 persona te pare te ciletkane qene ne nje autobuz. Gjithashtu mesohet se asnje nga te plagosurit nuk ka rrezik per jeten. “Te gjithe te plagosurit kane marr ndihmen e pare dhe mjekimin ndersa te plagosur rende mund te them qe kane ardhur vetem dy zoterinj Petrit Behari i cili kishte nje predhe ne trup dhe Sami Osmani nga Maminasi”, ka thene Oketa. Sipas tij ata jane mjekuar dhe jane ne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe qe Gazmend Oketa thekson se dy gra te cilat jane me diegje te renda jane duke u percjelle per ne Spitalin e Tiranes. Sipas Oktes mesohet se flitet per 6 viktima nderkohe qe ende nuk konfirmohet nje gje e tille pasi zv/kryeministri thekson se eshte marre me gjenjden ne Spitalin e Durresit. “Ne vendngjarje ndodhen perfaqesues te tjere vendore prefekti dhe kemi komunikim te vazhdueshem. Momentalisht fluski I te ardhurve ne qytetin e Durresit ka rene, tashme jemi fokusuar ne trajtimin e ketyre te plagosurve. Shperthimet ne vendngjarje vazhdojne ende. Situata nuk konsidertohet si nje situate nen kontroll sepse se dime se kur do te perfundojne keto shperthime por theksoj se fatmiresisht fluksi i personave te plagosur po bie” perfundon Oketa.

PUNONJES I UZINES: BRENDA KA PASUR RRETH 150 PERSONA
Nje prej punetoreve te firmes amerikane qe ishte kontraktuar per cmontimin e municioneve tregon per tv NEWS24 se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar te pakten 150 persona. Shefki Sefaj, deshmitar nga vendngjarja shprehet me tej se kishte rreth 1 vit qe punonte ne kete firme, ndersa shton se vendi ka qene me njerez sepse kishte dasem. “Un punoj per firmen amerikane. Aty punojne rreth 150 punetore. Aty ndodhen edhe 20 familjaret e mi, motra e vellezer “ tregon Sefaj. Ai thote se ne depo punohej pa specialiste. Pepaj thote se femijet qe kane qene perreth repartit dhe disa te tjere, gati 25 persona, ndodhen te strehuar ne tunelin e pare te fshatit. Ne vijim te rrefimit, deshmitari tregon se te vdekur mund te jene te pakten 50.

Presidenti: Pas fazës së emergjencës do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pas vizitës së sotme të të plagosurve të shumtë në Spitalin Ushtarak, njoftoi se do të mbledhë menjëherë pas kapërcimit të fazës së emergjencës Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar situatën tejet të rëndë, për të analizuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, për të përballuar pasojat, për të marrë masat si dhe për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.

Alarmi: Mund te ndodhe nje tjeter shperthim
“Predhat jane shperndare gjithandej, jane te pakten 4 vatra zjarri. Ne njeren prej vatrave ka shperthime te njepasnjeshme. 3 helikopter vazhdojne te evakuojne banoret e mbetur, ndersa eshte dhene alarmi per nje tjeter shperthim te fuqishem. Kane ndodhur edhe 2 shperthime te tjera te fuqishme ne permasat e atij te parit, nderkohe qe u eshte bere thirrje banoreve te futen ne tunele ose bunkere. Shume prej tyre jane te corientuar dhe enden neper rruge duke kerkuar femijet apo te afermit e tjere. Nderkohe qe theksohet se nje koder ehste rrafshuar e gjitha dhe banesat jane te goditura dhe te djegura. Jane 4 varta te medha ku njera prej te cilave vazhdon te digjet flake” raporton nga gazetari Gerti Xhaja nga zona perreth fshatit Gerdec ku ka ndodhur shperthimi. Vazhdojne shperthimet, para pak minutash dy shperthime te fuqishme

Ende kater vatra shperthimi
Ne nje lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes gazetari i “News24” Gazmend Janku ka deklaruar se ende vazhdojne shperthimet ne Gerdec. Vetem para pak minutash u degjuan dy shperthime te tjera ne kete repart. Nderkohe mesohet se behet fjale qe ushtria te jete afruar ne vendin e ngjarjes me 4 autoblinda, por ende nuk dihet nese kane arritur deri ne vend apo kane bere vetem evakumimin. Nderkohe ne vendngjarje vazhdojne ende shperthimet dhe ne menyre te vazhdueshme por jo te nje intesiteti te madh zhurme. Autoambulancat kane intesifikuar marrjen e personave te plagosur qe jane banore perreth repartit. Gjithashtu mesohet se ka nje reduktim te tymosjes por ai eshte ende I dukshem. Ende nuk konfirmohen viktimat per personat qe kane qene ne kete repart.

Topalli mbledh deputetet e kuvendit per te dhene gjak per te plagosurit
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli pak minuta me pare ka mbledhur deputetet dhe u ka bere thirrje qe te dhurojne gjak ne spital per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec. Pas thirrjes se spitalit ne kryeqytet per mungese te gjakut, menjehere kryetarja e kuvendit ka deklaruar gadishmerine e saj dhe njekohesisht ka kerkuar edhe disponibilitetin e deputeteve te parlamentit.

Ndoka: Kerkojme ndihme per gjak, pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe Durres
Duhet nje lloj sensibilizimi per te dhuruar gjak per te plagosurit. Numri i personave qe kerkojne gjak dhe ndihme eshte ne rritje. Jane hapur disa pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe ne Durres. Per ti bere paraprite situates kemi marre konfirmime edhe nga homologet.

Personat e demtuar lehte po kalojne ne spitale te tjera, po evakuhone ne ambulancat e tjera mjekesore. Sipas Ndokes jane 9 persona ne reaminacion te Nene Tereza. Ne pergjithesi te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten nderkohe jemi ne kontakte te vazhdueshme me Ministrine e Brendshme dhe te Mbrojtjes qe jane ne vendngjarje. Ende nuk ka asnje konfirmim per numer personash te vdekur.

Ofrohet ndihme nga shteti Maqedonas dhe Ambasada Amerikane
Shteti i Maqedonise dhe Ambasada Amerikane kane deklaruar ndihmen e tyre per permiresimin e situates. Pas thirrjes per ndihme nga autoritetet e vendit Republika e Maqedonise dhe Ambasada Amerikane ka dhene konfirmimin e tyre se do te jene te gatshme te ndihmojne ne cdo moment te nevojshem.

Preze, banoret: Autoritetet na kane thene te evakuohemi, do kete shperthime te tjera

Ne nje lidhje telefonike nga "News24" me njerin nga banoret e Prezes, ai ka deklaruar se autoritetet u kane thene te evakuohen. “Na kane thene te evakuohemi sepse do te kete shperthime te tjera te gjitha fshataret kane ikur te gjithe, ne kemi ardhur ne tunele. Ndihemi te frikesuar, kemi degjuar shperthimet dhe I gjithe fshati Prez eshte evakuar. Nuk kemi patur demtime ne njerez“ ka thene banori i pare. Nderkohe nje tjeter banor tregon se “ ne fshatin tone jane degjuar shperthime te fuqishme. Te gjitheve na eshte dhene alarmi te evakuohemi. Ne jemi larguar dhe do shkojme ne kembe sepse nuk kemi makina. Ne fshatin tone kane mberritur forcat e policise dhe ne fshat eshte perhapur paniku”, thote banori i cili banonte afer zones se shperthimit.

Ushtaraku, shkon ne 92 numri i te plagosurve. Italia dhe Greqia ofrojne ndihme
Arrin ne 92 numri i personave te plagosur ushatarak. 5 prej tyre jane ne gjendje te rende, ndersa te tjeret nuk kane probleme serioze dhe jane nen kontrollin e mjekeve. Sipas drejtorit te Ushtarakut, nuk ka pasur asnje te vdekur ne kete spital dhe nuk ka ardhur asnje i tille. Zoti Mihaj tha se po mbahen lidhje me spitalin “Nene Tereza”. Prej ketij spitali jane duke ardhur disa persona te plagosur. Drejtori konfirmon se Italia, dhe Greqia kane shprehur gatishmerine e tyre per te ndihmuar ne kete situate te rende. Ai shtoi me tej se shume persona jane paraqitur ne spital per te dhene gjak, dhe se situata e furnizimit me gjak eshte relativisht e mire.

Ne depo nuk ka raketa toke-toke
Zyra e Shtypi e Kryeministrit njofton se kategorikisht në depo nuk ka raketa tokë-tokë apo tokë afër, por vetëm municione që ndodhen aty për t'u çmontuar nga ekipet e specializuara.

(Elona Mamushi. Antonet Rusta/Arjona Sinanaj)
 
M

Mortal

Guest
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Nuk ka gje per tu thene. Shume e rende kjo qe ndodhi.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Si guxon nje shtet te beje keto budalliqe afer nje zone kaq te banuar turp i botes.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Enveri po vazhdon te shkaktoj viktima, kshu eshte be depo pafund qe te na mbrojne nga imperialistat, ne cdo cep te shqiperise qe rinia revolucionare ti bente balle armiqve te rendit socialist me ane te pushkes kudo ne shqiperi, psssssss

siguri10.jpg
 
M

Mortal

Guest
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: CeljanFr_all</div><div class="ubbcode-body">Enveri po vazhdon te shkaktoj viktima, kshu eshte be depo pafund qe te na mbrojne nga imperialistat, ne cdo cep te shqiperise qe rinia revolucionare ti bente balle armiqve te rendit socialist me ane te pushkes kudo ne shqiperi, psssssss
</div></div>

Po se Enveri u ngrit nga varri dhe urdheroi shperthimet! Cudi se ne kohen e tija, kur Shqiperia ishte me teper e municuar me arme e predha, fatkeqesi te ketij kalibri nuk ndodhen (aq sa di une te pakten). C'verboi o njeri i shkrete! Per sa kohe do mbahet pergjegjes nje njeri i vdekur? Edhe tani mos i jep bisedes/diskutimit drejtim anti-komunist, pro-demokracise.
 

MLK

Primus registratum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Kjo eshte nje tragjedi per gjithe popullin shqiptar e nuk ka nevoje ti jepen ngjyra politike.
 

antip

Primus registratum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Kjo ishte bileta jone per ne NATO!

Ta gezojme!
 

jimmy84

Primus registratum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Jo MLK se problemi edhe edhe politik. Se aty nuk u vrane djemte e deputeteve apo te ministrave qe tani po na "marrin masat". Kjo vertet eshte tragjedi por tragjedia ka "autore".
Dhe nuk eshte rastesi qe hidhen "shashka" te tilla. Dje me beri shume pershtypje nje gje. Pervec ketij mendimit qe "fajin e ka Enveri" pati DISA gazetare qe guxonin te benin edhe pyetje te tipit: "E dinit qe zona ishte e rrezikshme? Po atehere pse i ndertuat shtepite ketu? Pse nuk iket?". Midis ketyre ishte edhe nje spikere televizioni qe "cuditej" atje maje karriges ne studio qe "c`donin banoret ne ate zone?". Dhe si i tha ai "Po mire mo, ai qe vodhi gomarin s`paska faj hic?"

Ata te shkretet s`ishin fare ne terezi se ishin terrorizuar po sinqerisht ata gazetare meritonin nje dru po nje nje dru te fuqishem ama. Per te mos folur per ca pyetje idiote te tipit "E degjuat shperthimin? Po cfare ndjete ne ato momente?"

Gjithe problemi eshte ketu:
1.Kush e autorizoi ndertimin e asaj fabrike afer zonave te banuara? Afer aeroportit? Afer autostrades?
2.Si lejohet te punohet aty pa asnje mase sigurie? Dhe per me teper me punonjes pa asnje lloj njohurie ne ate fushe? Dhe per me teper femije?
3. Po opozita si reagon? Vetem Meta foli. Edhe ky foli se s`po i ploteson qejfin LSI-se per reformen zgjedhore se po t`ja kishte plotesuar edhe Meta do i perkedhelte shpatullat sic beri Rama.

Si nuk eshte ky problem politik? Pse cila eshte detyra e qeverise? Qe t`ia vere fajin municioneve? Se Berisha firmen e mbrojti. Ministrin e Mbrojtjes e mbrojti. Atehere perseri faji i ngeli atij qe "nuk ruajti gomarin".

Dhe me ato qe thane ata qe punonin, jo vetem qe kjo ka vonuar shume, po thuaj shyqyr qe pati ca shperthume te vogla me perpara dhe shumica ja mbathen se po te kishte shperthyer qe ne fillim do kishte bere vertet masaker.

Dhe thua do ndryshoje gje nga gjithe kjo qwe ndodhi? As do e caje njeri derrasen pas 3 ditesh. Keshtu qe "na ruajtte Zoti" se ne per t`u ruajtur vete si zor do t`a kemi edhe per ca vjet.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Me cudit fakti qe akoma qeveria e mohon qe eshte faji i ministrit te mbrojtjes kur ne te njejten kohe ne ate barake me llamarina jo fabrike punonin dhe femije nen 15 vjec dhe pa treining dhe nje zone te populluar ku shtepia me e afert per ato qe dine zonen eshte me pak se 1km nga reparti,dhe tragjedia ka ndodhur nga 1 skabomento kamioni qe ka ndezur barutin,ku nuk zbatohen rregullat e sigurimit teknik apo shendetesor ku drejtuesit ne vend qe te bejne punen i fusin nje kafe dhe konjak qe ne 5 te mengjesit dhe shpenzojne pjesen me te madhe te kohes duke u krekosur si gjela deti.Turp per qeverine tone qe nuk mbron qytetaret e vet ne rradhe te pare dhe jo te mbroje te tjere.
Ne thjesht nuk e meritojme futjen ne Nato jo me keto pushtetare.
Me vjen shume keq per ato njerez qe humben jeten dhe te demtuarit perfshi ketu dhe prinderit e mij

Budalliqet e pushtetareve shqiptare nuk kane fund
 

policia

Forumium maestatis
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

kjo eshte nje tragjedi shume e madhe, mendoja se do kishte shume me teper te vdekur, po shyqyr zotit nuk jane aq sa mendoja...
tani qe ne shqiperi jane ende pasojat e enverit, kjo dihet, se ai e minoi shqiperine...
ne fakt eshte hera e pare qe opozita me pelqen, po respekton kohen qe i duhet eksperteve te nxjerrin konkluzionet, dhe nuk e shfrytezoi kete fatkeqsi per tiu sulur qeverise, por i ka qendruar perkrah...
me ka pelqyer shume edhe qendrimi i kosoves dhe reagimi i greqise, nuk e prisja bravo...
 
H

harap

Guest
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Tashme ska me komente. duhet vetem vepruar. Meqenese akoma ministria e Mehdiut fsheh kontraten e skrapit me Alb Demil , me shume mundesi nuk ekziston fare pasi kontrata me amerikanet ka perfunduar me 7 dhjetor 2008 , sngelet gje tjeter vetem Mehdiu te jape doreheqjen. Paaftesia e tij na coi ne kete tragjedi.
 

Hellena

Primus registratum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Eshte per te ardhur keq , por njekohesisht mendoj se faj kane politikanet qe e kane lejuar ate fabrike te punoje ne ato kushte me siguri dikush ka perfituar shuma te medha se ska si te shpjegohet ndryshe te lejohet nje gje e tille ...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Mehdiu jep dorëheqjen. Megjithëse ishte një akt i detyrueshëm përsëri mbetet për tu "përshëndetur" pasi tregon se të paktën Mehdiu ka ndërgjegje dhe merr përsipër përgjegjësitë e tij.

Ai ka përshëndetur edhe qëndrimin e opozitës gjatë krizës dhe ka deklaruar se do ndihmojë sa të jetë e mundur prokurorinë.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: CeljanFr_all</div><div class="ubbcode-body">Enveri po vazhdon te shkaktoj viktima, kshu eshte be depo pafund qe te na mbrojne nga imperialistat, ne cdo cep te shqiperise qe rinia revolucionare ti bente balle armiqve te rendit socialist me ane te pushkes kudo ne shqiperi, psssssss

siguri10.jpg
</div></div>

Sa barut kishte? Mendoja se ne kohen e enverit armet ruheshin neper male dhe nuk mendoja kurre se do ishte kaq prane zones se banuar. Paskan shpetu pa u zbulu ne '97!
Te shkretet njerez te pafajshem? Po femija 3 vjec? Sa e tmerrshme!
 

MLK

Primus registratum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: jimmy84</div><div class="ubbcode-body">Jo MLK se problemi edhe edhe politik. Se aty nuk u vrane djemte e deputeteve apo te ministrave qe tani po na "marrin masat". Kjo vertet eshte tragjedi por tragjedia ka "autore".
</div></div>

Te kerkosh mos politizohet nje tragjedi, nuk do te thote se ska fajtore!

100 mije tone elsploziv nuk e krijoj as PS, as PD apo...
C'armatimi i bombave te luftes te ftohte eshte nje domosdoshmeri.
Per kete nuk mund ti bjeri faji vetem Meidiut, Berishes...pasi problemi eshte i vjeter e duhet pare ne teresi.
Sigurisht qe pasi te kryhet ekspertiza, duhet te ndahen pergjegjesite e te dalin fajtoret.
Mos ngaterrojme gjerat, dhe pse kemi te bejme me nje tragjedi teper te rende e jete njerezish te pafajshem jane humbur, kjo nuk duhet kurresesi te politizohet e te shfrytezohet per qellime politike.
Shqiperia sot ka nevoje per solidaritet, njerezit e plagosur per gjak, per ndihme morale, psikologjike e ekonomike.
Do te ishte shume me me vlere per momentin qe te krijoheshin shoqata, te mblidheshin fonde ne menyre qe tu vihej ne ndihme atyre qe ngelen pa shpi.
Te shkohej pse jo dhe ne menyre vullnetare per ti ndihmuar per te rindertuar shtepite, se sa te merreshin me luftera politike per te treguar se cila parti eshte me e mira, e cila i duhej me te vertete vendit...
 

ismaili

Primus registratum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Aksidented ndodhin dhe nuk besoj eshte faj i qeverise sepse ato po mundohen per to miren e popllit ti zhdukur ato armet qe po demptojn vet shqiptaret. Nje qje qe sjam dakort eshte doreheqja e shpejt e ministrit te mbrojtjes. Mendoj se ai duhet te rrinte ne detyre edhe nja dy jave sa te stabilizohej qjendja.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Kobe per te miren e popullit shteti te ikte dhe ti shkaterronte ne Malin me Gropa sic shkaterruan lendet kimike ne Qafe Molle larg qendrave te banuara dhe te perdorte specialista per ate pune jo amatore.
 

atman

Forumium maestatis
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

Problemi nuk eshte aspak i vjeter. Problemi eshte i tanishmi dhe me sakte i qeverise Berisha. Aty nuk behej ajo qe kerkohej, por ishte kthyer ne biznes ku qe nga ministri e natyrisht Berisha nuk ka qene kurre larg, "e ndjen eren e barutit" etj me shoqerine fantazme qe kishin formuar, me femijet 14 vjeçare qe punonin, me shitjen e barutit kur ky duhej eliminuar dhe nese nuk do te grumbullohej per tu shitur, por do te eliminohej, s'kishte per te ndodhur shperthimi, me shpelarjen e kallamidheve, me nafte, pastrimin dhe shitjen e tyre, e deri ne shkrirjen per te nxjerre perqindjet e bakrit qe sot kushton sa edhe floriri, te nikelit, etj aliazhe. Ne ate mjedis te krijuar per te prishur ishte krijuar nje ndermarje ilegale qe shiste dhe te ardhurat i futnin ne xhep qeveritaret.
Ky eshte faji i Enver Hoxhes apo jo? Sepse idiotlleku te shtyn deri ketu. Po, ka faj Enver Hoxha, sepse la nje pasuri qindramiliardeshe qe e thithen si shushunjat politikanet te dy kraheve. 1997 ju kujtohet? Hapja e depove ju kujtohet? Perse? Sepse deri ate kohe Berisha dhe hajdutet e tjeter kishin bere tregeti armesh sa i kishin shqyer kontot bankare jashte vendit. Duhej gjetur nje menyre qe te evitonte nje inventarizim dhe e pame çfare ndodhi. Pas kesaj askush nuk qe me ne gjendje te saktesonte se çfare u be me armet. Pikerisht, faji i Enver Hoxhes eshte qe u krijoi mundesi te pasurohen dhe natyrisht si gjithmone kususret i peson i vdekuri e te mjeret qe quhen popull.
Enver Hoxha mbante grurin ne tunel e jo me eksplozivet. Dhe prishja e atij armatimi lidhet me ardhjen e armatimeve te reja te Natos, ndajm mundohuni te gjykoni drejt. Por askush nuk mendoi, as edhe ata te Natos, se hajdutet e vrasesit qe Berisha, si kreu i tyre, se do ta kthenin ne bisnes.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: MLK</div><div class="ubbcode-body">
Te kerkosh mos politizohet nje tragjedi, nuk do te thote se ska fajtore!

100 mije tone elsploziv nuk e krijoj as PS, as PD apo...
C'armatimi i bombave te luftes te ftohte eshte nje domosdoshmeri.
Per kete nuk mund ti bjeri faji vetem Meidiut, Berishes...pasi problemi eshte i vjeter e duhet pare ne teresi.
Sigurisht qe pasi te kryhet ekspertiza, duhet te ndahen pergjegjesite e te dalin fajtoret.
Mos ngaterrojme gjerat, dhe pse kemi te bejme me nje tragjedi teper te rende e jete njerezish te pafajshem jane humbur, kjo nuk duhet kurresesi te politizohet e te shfrytezohet per qellime politike.
Shqiperia sot ka nevoje per solidaritet, njerezit e plagosur per gjak, per ndihme morale, psikologjike e ekonomike.
Do te ishte shume me me vlere per momentin qe te krijoheshin shoqata, te mblidheshin fonde ne menyre qe tu vihej ne ndihme atyre qe ngelen pa shpi.
Te shkohej pse jo dhe ne menyre vullnetare per ti ndihmuar per te rindertuar shtepite, se sa te merreshin me luftera politike per te treguar se cila parti eshte me e mira, e cila i duhej me te vertete vendit...
</div></div>

Mlk e lexova dy here se nuk i besova syve me te paren

Ngjarja ishte me te vertete nji tragjedi qi kurrsesi nuk duhet te kaloje e pandeshkuar
Por a ashte kerkese e banoreve te Gerdecit dhe e gjithe shqiptareve doreheqja e Berishes, ne asnji menyre jo!!
Ashtu si nuk ishte as deshire e shqiptareve renia e qeverise ne 97,zhytja e vendit ne kaos e humbja totale edhe e atyne pak pareve qi kishin mbete nga firmat piramidale.
Deshira e tyre atehere dhe e banoreve te Gerdecit sot asht ndihma e menjehereshme nga shteti .
Ket rradhe ndryshe nga te gjitha rradhet kur kane ndodhe te tilla raste, me sa kam pa reagimi ka kene relativisht i shpejte
besoj se deri neser mbaron edhe evidentimi i dameve dhe shperblimi ashtu si ka premtu edhe kryeministri do te jete i shpejte edhe ne cash.

nuk me la indiferent as gezimi driteshturte i nje deputeti socialist (atij ne rreshtin e pare se nuk ja di as emnrin) per nji artikull qi pritet te dale qi e rreshton Shqipnine per trafik armesh pak dite para fteses qi pritet te vije per antarsim ne Nato
jam i bindun se nji pjese e klases politike me knaqsi do te sakrifikonin anetaresimin tone ne Nato per kapital politik

jo vetem me kete rast po me disa te tjere (si psh diskutimi zotit Ruci) PS mbrame ne parlament humbi ndjeshem pike ne debatin mbi tragjedine.
e mbylli me shpresen qi ky rast te ndershkohet ne te gjitha hallkat e pergjegjesise e te mos perseritet ma kurre
 
Top