shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet
e kam seriozisht
me mire te ndertojne te gjithe shqipetaret sesa te monopolizohet bregdeti nga klasa politike
nano i ndertoi dhe berisha i legalizon
CFARE TMERRI
--------------------------------
Kryeministri tha dje se abuzimi është më i papranueshëm në bregdet se kudo tjetër
Berisha: Legalizimet në bregdet, me ligj të veçantë
Shekulli
“Janë 230 mijë vila, hotele, ndërtesa të palegalizuara, të cilat do t’i legalizojmë të gjitha. Bregu do të ketë një ligj të vetin”
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha tha dje në Sarandë se ndërtimet që janë bërë në vijën bregdetare të vendit do të legalizohen me një ligj të veçantë, ndërsa shprehu papajtueshmëri të plotë ndaj të gjitha praktikat abuzive që janë përdorur deri tani. Berisha ka thënë se "është i pafajshëm transformimi në këtë gjendje i bregdetit shqiptar”, dhe se “abuzimi kudo është i papranueshëm, por është i shëmtuar kur bëhet në zonat më të bukura të natyrës shqiptare”. Kryeministri ka nënvizuar se ligji do të vazhdojë të funksionojë. Ai ka kujtuar periudhën e parë kur PD-ja ka qenë në qeveri në vitet 1992-1997, kur u bë privatizimi i apartamenteve të banimit për qytetarët që gjithsej ishin rreth 220 mijë, ndërsa ka theksuar edhe se sot ka shifër të përafërt me këtë, ose 230 mijë ndërtime që nuk janë legalizuar. “Ne kemi një informalitet shumë të lartë. Prandaj, duhet të përpiqemi që çdo gjë t’ia nënshtrojmë ligjit. Vetëm në këtë mënyrë ne do të gëzojmë çdo pasuri, gjithçka që disponojmë. Kjo është një kërkesë specifike për çdo shqiptar. Për këtë duhet të bëjmë përpjekja të mëdha e të përbashkëta. Së shpejti do të fillojmë procesin e legalizimeve. Në vitin ’92 privatizuam 220 mijë apartamente, sot janë 230 mijë vila, hotele, ndërtesa të palegalizuara, të cilat do t’i legalizojmë të gjitha. Natyrisht, bregu do të ketë një ligj të vetin. Zona turistike do të legalizohet sipas një ligji të veçantë. Abuzimi është i papranueshëm kudo, por askund nuk është më i shëmtuar sesa atje ku bukuritë natyrore janë më të mëdha, në zonat turistike të vendit”, -ka thënë Berisha, teksa mori pjesë në ceremoninë e përurimit të tri objekteve të rëndësishme të peshkimit në liqenin e Butrintit: Qendrën e grumbullim/depurimit të molusqeve; Bankinat për akostimin e anijeve të peshkimit si dhe depozitat për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit. Sakaq, ai ka vijuar të mbështesë të njëjtin qëndrim që lidhet me ndihmesën ndaj shtetasve. Për të theksuar këtë, Berisha është shprehur se “qeveria është e përkushtuar të dëgjojë qytetarët. Çdo ditë zëri i tyre vjen në Kryeministri”, dhe se “dua t’ju siguroj se ata kanë përparësinë më të madhe me problemet që shtrojnë”. Një tjetër temë që ka prekur kryeministri në vizitën e tij në Sarandë ka qenë peshkimi. Ai është shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, dhe ka thënë se çmimi për karburantin, naftën që do të jepet, është 40 lekë për një litër dhe kjo do të shkojë për peshkatarët, duke filluar që nga data 1 korrik e këtij viti. “Ne jemi të vendosur të ndihmojmë peshkatarët shqiptarë të ripërtërijnë flotën e tyre, duke subvencionuar naftën, duke u krijuar të gjitha kushtet lehtësuese”, -tha ai. Kryeministri ka theksuar gjithashtu se qeveria e tij ka “vetëm një kërkesë, zbatimin e ligjit dhe vetëm të ligjit”. E kërkojmë këtë se jemi të bindur se zbatimi i tij është mënyra më e sigurt e mbrojtjes suaj, e veprimtarisë suaj. Ne jemi në një përpjekje të përbashkët për të rivendosur ligjin. Të punojmë së bashku. pasi ky është një detyrim i madh ndaj fëmijëve dhe të ardhmes sonë”.
21/05/2006
KATEGORIA: Politike
www.SHEKULLI.COM.AL