shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet

komino

Valoris scriptorum
shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet

e kam seriozisht

me mire te ndertojne te gjithe shqipetaret sesa te monopolizohet bregdeti nga klasa politike

nano i ndertoi dhe berisha i legalizon


CFARE TMERRI


--------------------------------

Kryeministri tha dje se abuzimi është më i papranueshëm në bregdet se kudo tjetër

Berisha: Legalizimet në bregdet, me ligj të veçantë


Shekulli

“Janë 230 mijë vila, hotele, ndërtesa të palegalizuara, të cilat do t’i legalizojmë të gjitha. Bregu do të ketë një ligj të vetin”

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha tha dje në Sarandë se ndërtimet që janë bërë në vijën bregdetare të vendit do të legalizohen me një ligj të veçantë, ndërsa shprehu papajtueshmëri të plotë ndaj të gjitha praktikat abuzive që janë përdorur deri tani. Berisha ka thënë se "është i pafajshëm transformimi në këtë gjendje i bregdetit shqiptar”, dhe se “abuzimi kudo është i papranueshëm, por është i shëmtuar kur bëhet në zonat më të bukura të natyrës shqiptare”. Kryeministri ka nënvizuar se ligji do të vazhdojë të funksionojë. Ai ka kujtuar periudhën e parë kur PD-ja ka qenë në qeveri në vitet 1992-1997, kur u bë privatizimi i apartamenteve të banimit për qytetarët që gjithsej ishin rreth 220 mijë, ndërsa ka theksuar edhe se sot ka shifër të përafërt me këtë, ose 230 mijë ndërtime që nuk janë legalizuar. “Ne kemi një informalitet shumë të lartë. Prandaj, duhet të përpiqemi që çdo gjë t’ia nënshtrojmë ligjit. Vetëm në këtë mënyrë ne do të gëzojmë çdo pasuri, gjithçka që disponojmë. Kjo është një kërkesë specifike për çdo shqiptar. Për këtë duhet të bëjmë përpjekja të mëdha e të përbashkëta. Së shpejti do të fillojmë procesin e legalizimeve. Në vitin ’92 privatizuam 220 mijë apartamente, sot janë 230 mijë vila, hotele, ndërtesa të palegalizuara, të cilat do t’i legalizojmë të gjitha. Natyrisht, bregu do të ketë një ligj të vetin. Zona turistike do të legalizohet sipas një ligji të veçantë. Abuzimi është i papranueshëm kudo, por askund nuk është më i shëmtuar sesa atje ku bukuritë natyrore janë më të mëdha, në zonat turistike të vendit”, -ka thënë Berisha, teksa mori pjesë në ceremoninë e përurimit të tri objekteve të rëndësishme të peshkimit në liqenin e Butrintit: Qendrën e grumbullim/depurimit të molusqeve; Bankinat për akostimin e anijeve të peshkimit si dhe depozitat për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit. Sakaq, ai ka vijuar të mbështesë të njëjtin qëndrim që lidhet me ndihmesën ndaj shtetasve. Për të theksuar këtë, Berisha është shprehur se “qeveria është e përkushtuar të dëgjojë qytetarët. Çdo ditë zëri i tyre vjen në Kryeministri”, dhe se “dua t’ju siguroj se ata kanë përparësinë më të madhe me problemet që shtrojnë”. Një tjetër temë që ka prekur kryeministri në vizitën e tij në Sarandë ka qenë peshkimi. Ai është shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, dhe ka thënë se çmimi për karburantin, naftën që do të jepet, është 40 lekë për një litër dhe kjo do të shkojë për peshkatarët, duke filluar që nga data 1 korrik e këtij viti. “Ne jemi të vendosur të ndihmojmë peshkatarët shqiptarë të ripërtërijnë flotën e tyre, duke subvencionuar naftën, duke u krijuar të gjitha kushtet lehtësuese”, -tha ai. Kryeministri ka theksuar gjithashtu se qeveria e tij ka “vetëm një kërkesë, zbatimin e ligjit dhe vetëm të ligjit”. E kërkojmë këtë se jemi të bindur se zbatimi i tij është mënyra më e sigurt e mbrojtjes suaj, e veprimtarisë suaj. Ne jemi në një përpjekje të përbashkët për të rivendosur ligjin. Të punojmë së bashku. pasi ky është një detyrim i madh ndaj fëmijëve dhe të ardhmes sonë”.




21/05/2006
KATEGORIA: Politike

www.SHEKULLI.COM.AL
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet

Legalizimet e zonave informale ishin nje akt social i pakundershtueshem pervecse ne format qe mund te ndiqeshin.

Ndersa ligjerimi i abuzimeve ne zonat bregdetare eshte i pafalshem

Me falni po cfare duhet te bejne shqipetaret sot??????

A nuk duhet te ndihen te detyruar te vrapojne si ne far west te pushtojne nje cope toke prone shteterore dhe te ngrene aty "keshtjellat e demokracise"????????!!!!!!!!

Personalisht me vjen shume keq qe sot nuk ndodhem ne shqiperi sepse pa pike dyshimi do te kisha ngritur nje biznes te frytshem ne fushen e ndertimeve. (ketej nga italia jane specialiste ne ngritjen e vilave abuzieve ne zona te mbrojtura)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet

cfare duhet te mendojne ata qe e pane punen shumevjecare te shkaterruar nga fadormat e ligjit?

Pse atyre i shkaterruan jeten dhe atyre qe kane ngritur vila per pushime ...
 

shkodranlover

Primus registratum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet

E pse spo ndertoj ne bregdet. Po ndertoj qe po loz fene. Pse kur kam pare, jam investues i brendshem apo i huaj, nuk marr nji leje per te ndertu nje vile sa per vete? Pse kujton ti qe Sala do ti kishte shemb 230 mije ndertime ne bregdet. Kurre.
Eshte tjeter te ndertosh midis Tiranes ,kot pa leje e pa lidhje, mandej thone na e shkaterruan biznesin. Normale, une i pari i kisha shkaterru. Po ne Bregdet, jo. Shifi bregdetet e botes si jane me vila se kane ligje dhe i zbatojne. Nuk ka faj populli qe nuk ka ligj.
Tesh ne kemi mbaru pune ihere, mbas ligjit te mos ndertohen ma. /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

Guest
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet

Eh mire mire, po Sala aq tru ka. Do na e bej edhe nje here tjeter vendin hale ku burra e gra per te kryer nevojat do perdorin cepat e villave.
Po mire mire, shyqyr qe kemi akoma kllufa qe na tregojne qe edhe jashte shteti bejne villa dynjaja.
O POPULL JASHTE PUNOHET ME PLAN PROJEKTIMI, ME STUDIME INFRASTRUKTURE...NUK PRISHET NATYRA VEND E PA VEND. villa do 2 muaj me u ngrit e 5 min me u prish...pema e guri do shekuj me u riformu.
Jua befte sala ne dere te shtepise ketij populli se sme vjen keq hic fare!
 

ados

Primus registratum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet

Jua befte sala ne dere te shtepise ketij populli se sme vjen keq hic fare!

[/ QUOTE ]
/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

shkodranlover

Primus registratum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet

O chupa, nuk do te baj polemika me ty sepse ti njaq din. Po bej edhe nji postim te kjo teme pastaj ti shkruaj me vone ca te dush.
Ti mjafton te dalesh deri ne Mal te Zi per te pare se ka vila gjithkund ne bregdet. A jane me leje dhe brenda te gjitha normave? Sigurisht qe po. Kur nji shtet si shteti jone bllokon kategorikisht cdo ndertim ne bregdet dhe nuk te jep asnjehere te vetme mundesine e studimit te ndertimit te nji vile, atehere detyrimisht ky ndertim do te behet, dhe do te behet ne menyre abuzive. Kjo nuk ndodh vetem ne bregdet por edhe ne liqen, ku pa asnji arsye nuk mund te perfitosh kurre leje per ndertimin e dickaje sado te vogel. Jam shume dakort per lejen e ndertimit, por te pakten jo ti perjashtosh ashtu sic kane vepruar deri tani. Flas per Velipoje e Shiroke (SHKODER) ku une akoma nuk njof kerkend qe ka mundur te marre leje ndertimi- pavaresisht se ka ndertuar. Rezultati: 230 mije ndertime abuzive te PASHKATERRUESHME. Kjo katastrofe nuk do te kishte ndodhe sikur qysh ne fillim te ishin dhene disa leje. Pra edhe nje here dalim te Ligji, dhe Sala tani ligjin per legalizimet po e ben, normale, ska si ti shkaterroje. Me vone mbase rregullohen gjerat.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet

edhe une ate thashe

shpejt e shpejt ndertoni ne bregdet

mundesisht aty ku ju pelqen me teper qe dmth ku natyra rrezikon me teper.

kur te vijne mend si hane as qent
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje ne bregdet

kush eshte dakort me mua te shkojme te ndertojme nje katund ne parkun e llogarase!

Nuk eshte faji yne qe aty nuk lejohen ndertimet.

Ne e bejme ndertimin pastaj eshte ligji qe duhet te na pershatet ne e jo anasjelltas.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje

nderkohe ne tirane pas ligjit per legalizimet

Në minibashkinë Nr.2 janë evidentuar 78 objekte

Zonat informale, shtohen ndërtimet pa leje



--------------------------------------------------------------------------------

Esmeralda Keta
e.keta@gazetashqiptare.com


Ndërtimet pa leje nuk njohin limite. Ato shtohen dita-ditës, në kundërshtim më të gjitha rregullat e Urbanistikës. Në njësinë bashkiake nr. 1 të kryeqytetit specialistët kanë evidentuar 78 ndërtime të reja, të cilat jo vetëm që janë ngritur pa asnjë lloj miratimi, por një pjesë e tyre i kanë hedhur themelet në toka të rrëshqitshme. Kreu i kësaj minibashkie, Përparim Bodinaku ka sqaruar se tashmë është hartuar një listë me të gjitha këta objekte të reja të paligjshme dhe do t’i dërgohet edhe Kryeministrit, në mënyrë që të parandalohet fenomeni.

Ndërtimet pa leje
Zonat informale vazhdojnë të rriten me shpejtësi marramendëse. Ndërtimet pa leje janë një problem tepërt shqetësues edhe për njësinë bashkiake nr. 1 në kryeqytetet, ku deri më tani janë evidentuar plot 78 objekte të reja që i kanë hedhur themelet pas përfundimit të fazës së parë të vetëdeklarimeve, që nisi një vit më parë. Sipas kreut të kësaj minibashkie, Përparim Bodinaku ajo që është më shqetësuese është fakti se jo vetëm mungojnë studimet për ndërtimet e reja, por një pjesë e tyre janë ngritur në zona të rrëshqitshme. “Janë ngritur godina 5 apo 6 katëshe në zona që karakterizohen nga rrëshqitjet e tokës, -sqaron Bodinaku, - për të cilat më pas vijnë ankesa nga vetë banorët, por që tani nuk i marrin parasysh vërejtjet tona”.
Evidentimi
Specialistët e urbanistikës në këtë njësi bashkiake i kanë evidentuar të gjithë ndërtimet pa leje, të cilat kanë nisur të ‘hedhin shtat’ pas përfundimit të fazës së vetëdeklarimeve gati një vit më parë, ligj që u rishikua edhe njëherë. Ata thonë se kanë bërë gati listën me të gjitha këto objekte të reja ‘klandestine’ dhe kjo listë do ti shkojë edhe Kryeministrit Berisha, në mënyrë që të urdhërojë Policinë Ndërtimore të marrë masa konkrete. “Ne kemi njoftuar për të gjitha rastet e evidentuara degën e Policisë Ndërtimore të Tiranës dhe atë të përgjithshme, që të ndërhyjë për prishjen e tyre, - shpjegon Bodinaku, - meqë kjo është kompetencë e tyre, por kjo Polici nuk ka bërë asgjë, duke i lënë ndërtimet të rriten çdo ditë”. Sipas tij, është mirë që Ndërtimorja jo vetëm të merret me prishjen e lokaleve apo të disa kioskave që nuk prishin asnjë punë, por të parandalojnë këtë fenomen që i shfaq pasojat më vonë dhe krijon shumë pakënaqësi te banorët. “Na vijnë shumë ankesa nga banorët, - pohon më tej Bodinaku, - të cilët janë të pakënaqur për mënyrën se si lejohen të ngrihen këto banesa pa leje”. Ndërkohë që ligji i ri i legalizimeve pritet të futet në fuqi në korrik të këtij viti dhe procesi i vetëdeklarimeve do të zgjasë për rreth katër muaj. Ligji parashikon që të legalizohen të gjitha ato objekte, të cilat e kanë hedhur çatinë e katit të parë.



Fenomeni

Ø Ndërtimet pa leje vazhdojnë të shtohen me ritme të shpejta. Sipas kryetarit të njësisë bashkiake nr. 1, Përparim Bodinaku, fenomeni është rishfaqur sërish as zgjedhjeve të tre korrikut, pasi banorët kanë përfituar nga vakumi i krijuar.

Çmimet e legalizimeve

Ø Deri në 100 m², 100 mijë lekë;
Ø Deri në 200 m², 150 mijë lekë;
Ø Deri në 300 m², 200 mijë lekë;
Ø Deri në 400 m², 300 mijë lekë;
Ø Deri në 500 m², 400 mijë lekë;
Ø Mbi 500 m² sipas vlerës së tregut në momentin e kalimit të pronësisë.

www.gazetashqiptare.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje

nxitoni nxitoni nxitoni

keni edhe 2 jave kohe per te ndertuar

mjafton ti keni hedhur catine shtepise

Psh, nje familje me 10 vete mund te legalizoje deri 10 ndertime pa leje dmth nje katund te tere
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje

ndertoni nje fshat me shtepi prej druri per 15 dite

cfare biznesi do te kish qene keto dite ai i shtepive prej druri "parafabrikate"

5.000 euro per cdo 100 m2

jeni akoma ne kohe
 
H

harap

Guest
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje

Nderto Nderto po do shkosh si ato 4 ne shkoder.
 

ssssssss

Primus registratum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje

nderto se e ke mrapa .......





ekskavatorin e kom llafin /pf/images/graemlins/angel.gifD:D
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje

po po

fadromat ehe

ato duheshin vetem ne fillim per propogande

tani edhe drejtori i policise ndertimore shkoi per "koke turku

nxitoni ndertoni brenda dates 15 qe pastaj te mos u vije inat pse ju shtepite i paguani dhe te tjeret "i legalizojne"
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nderkohe ne tirane pas ligjit per legalizimet

Në minibashkinë Nr.2 janë evidentuar 78 objekte

Zonat informale, shtohen ndërtimet pa leje



--------------------------------------------------------------------------------

Esmeralda Keta
e.keta@gazetashqiptare.com


Ndërtimet pa leje nuk njohin limite. Ato shtohen dita-ditës, në kundërshtim më të gjitha rregullat e Urbanistikës. Në njësinë bashkiake nr. 1 të kryeqytetit specialistët kanë evidentuar 78 ndërtime të reja, të cilat jo vetëm që janë ngritur pa asnjë lloj miratimi, por një pjesë e tyre i kanë hedhur themelet në toka të rrëshqitshme. Kreu i kësaj minibashkie, Përparim Bodinaku ka sqaruar se tashmë është hartuar një listë me të gjitha këta objekte të reja të paligjshme dhe do t’i dërgohet edhe Kryeministrit, në mënyrë që të parandalohet fenomeni.

Ndërtimet pa leje
Zonat informale vazhdojnë të rriten me shpejtësi marramendëse. Ndërtimet pa leje janë një problem tepërt shqetësues edhe për njësinë bashkiake nr. 1 në kryeqytetet, ku deri më tani janë evidentuar plot 78 objekte të reja që i kanë hedhur themelet pas përfundimit të fazës së parë të vetëdeklarimeve, që nisi një vit më parë. Sipas kreut të kësaj minibashkie, Përparim Bodinaku ajo që është më shqetësuese është fakti se jo vetëm mungojnë studimet për ndërtimet e reja, por një pjesë e tyre janë ngritur në zona të rrëshqitshme. “Janë ngritur godina 5 apo 6 katëshe në zona që karakterizohen nga rrëshqitjet e tokës, -sqaron Bodinaku, - për të cilat më pas vijnë ankesa nga vetë banorët, por që tani nuk i marrin parasysh vërejtjet tona”.
Evidentimi
Specialistët e urbanistikës në këtë njësi bashkiake i kanë evidentuar të gjithë ndërtimet pa leje, të cilat kanë nisur të ‘hedhin shtat’ pas përfundimit të fazës së vetëdeklarimeve gati një vit më parë, ligj që u rishikua edhe njëherë. Ata thonë se kanë bërë gati listën me të gjitha këto objekte të reja ‘klandestine’ dhe kjo listë do ti shkojë edhe Kryeministrit Berisha, në mënyrë që të urdhërojë Policinë Ndërtimore të marrë masa konkrete. “Ne kemi njoftuar për të gjitha rastet e evidentuara degën e Policisë Ndërtimore të Tiranës dhe atë të përgjithshme, që të ndërhyjë për prishjen e tyre, - shpjegon Bodinaku, - meqë kjo është kompetencë e tyre, por kjo Polici nuk ka bërë asgjë, duke i lënë ndërtimet të rriten çdo ditë”. Sipas tij, është mirë që Ndërtimorja jo vetëm të merret me prishjen e lokaleve apo të disa kioskave që nuk prishin asnjë punë, por të parandalojnë këtë fenomen që i shfaq pasojat më vonë dhe krijon shumë pakënaqësi te banorët. “Na vijnë shumë ankesa nga banorët, - pohon më tej Bodinaku, - të cilët janë të pakënaqur për mënyrën se si lejohen të ngrihen këto banesa pa leje”. Ndërkohë që ligji i ri i legalizimeve pritet të futet në fuqi në korrik të këtij viti dhe procesi i vetëdeklarimeve do të zgjasë për rreth katër muaj. Ligji parashikon që të legalizohen të gjitha ato objekte, të cilat e kanë hedhur çatinë e katit të parë.



Fenomeni

Ø Ndërtimet pa leje vazhdojnë të shtohen me ritme të shpejta. Sipas kryetarit të njësisë bashkiake nr. 1, Përparim Bodinaku, fenomeni është rishfaqur sërish as zgjedhjeve të tre korrikut, pasi banorët kanë përfituar nga vakumi i krijuar.

Çmimet e legalizimeve

Ø Deri në 100 m², 100 mijë lekë;
Ø Deri në 200 m², 150 mijë lekë;
Ø Deri në 300 m², 200 mijë lekë;
Ø Deri në 400 m², 300 mijë lekë;
Ø Deri në 500 m², 400 mijë lekë;
Ø Mbi 500 m² sipas vlerës së tregut në momentin e kalimit të pronësisë.

www.gazetashqiptare.com

[/ QUOTE ]
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje

Ndërtuesit nxitojnë të përfitojnë nga afati i vetdeklarimit. Deri më 15 shtator, procesi është falas

Legalizimet, pallate pa leje në ish-Kënetë

Shpresojnë t&amp;#8217;u bëjnë dokumentat, shumëkatëshat në karabina


--------------------------------------------------------------------------------

Artur Korriku
rrethet@gazetashqiptare.com


Procesi i nisur për legalizimin e banesave të ndërtuara pa leje në zonat informale, ka nxitur javët e fundit ngritjen e strukturave të pallateve të mirëfillta në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Kjo zone, me një sipërfaqe prej 42 hektarësh, është e dyta në vend për nga madhësia pas Bathores, që gjendet në rrethin e Tiranës. Sipas një studimi të kryer disa kohë më parë në lagjen e madhe të ish-Kënetës, janë ngritur mbi 10 mijë shtëpi pa leje. Tashmë, këta banorë kanë nisur aplikimet për të legalizuar ndërtesat e tyre. Një procedurë e tillë ka afat deri më datën 15 shtator. Afati për legalizim dhe lakmia për të pasur banesa me sipërfaqe sa më të mëdha, i ka shtyrë një pjesë të mirë të këtyre banorëve për të ngritur shtëpi të reja, për të shtuar katet e banesave dhe madje, edhe për të ngritur pallate të tëra pa leje. Kushdo që kalon në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka hedhur vështrimin në ish-Kënetë, ka vënë re që kohët e fundit, m&amp;#8217;u në mes të saj janë ndërtuar 2 pallate të larta tip kulle. Ndërtimi i tyre është në fazën e përfundimit të strukturës prej betoni, pikërisht siç e kërkon ligji, për të hyrë në procesin e legalizimit. Leverdia e ndërtuesve në këtë rast është se kursejnë disa miliona lekë, pasi shmangen taksat në pushtetin vendor dhe ato në Drejtorinë e Tatimeve.
Në ish-Kënetë punohet non stop 24 orë. Ndërtimomania ka shkaktuar edhe rritjen e çmimeve të lëndëve të ndërtimit, siç janë; çimentoja, betoni dhe hekuri. Në tregun e ndërtimit në Durrës, në këtë periudhë ka &amp;#8220;uri&amp;#8221; të mirëfilltë për lëndët e ndërtimit dhe tregtarët e tyre janë duke e shfrytëzuar këtë rast, për të mos e lënë që t&amp;#8217;u ikë nga duart. Nëpër pikat ku shitet hekur për ndërtim, beton, çimento dhe rërë, shikon radhët e automjeteve, të cilat pasi ngarkohen i drejtohen ish-Kënetës gjatë gjithë ditës.
Ndërsa një pjesë ndërtuesish tregohen më të duruar. Duke parë që sheshet e ndërtimit në qytetin e Durrësit dhe në zonën e plazhit, thuajse janë ezauruar dhe nuk ka më vende për ndërtime masive, kanë nisur që tashti në prag të legalizimit, që të piketohen në bashkëpunim me banorët e kësaj zone vendet se ku do të ngrihen pallatet, tregjet dhe objekte të tjera në këtë zonë, e cila parashikohet që të jetë njëfarë &amp;#8220;Durrësi i Ri&amp;#8221;.

www.gazetashqiptare.com
 
H

harap

Guest
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje

Po gazetaret duan qe tu shitet gazeta normal qe ashtu do shkruajne.Shif ti sa do i lejojne.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shpejtoni te ndertoni pa leje

ketu eshte bere "shih me sy e plas me zemer"

te gjithe ata qe kanje nje pike respekt per ligjin perseri po neperkemben

duket sikur jemi kthyer ne 1992
 
Top