Re: Shoqeria e lire
Shpesh here nuk i referohemi thjeshte "shoqeri e lire" por "shoqeri e lire dhe civile". Me kete nenkuptohen aspektet e ndryshme te shoqerise si politika dhe ekonomia qe jane dy institucionet me te rendesishme te nje shteti.
Shoqeri e lire do te thote nje shoqeri ku individi ka te drejta dhe liri civile e humane. P.sh. e drejta per edukim bie ne te drejtat e njeriut kurse liria e fjales bie tek lirite e te drejtat civile.
Shoqeri e lire nuk do te thote anarki...,perkundrazi ligji eshte i forte dhe i siguron qytetareve keto te drejta e liri.
Nese do flisnim per shqiperine ne nuk jemi as te lire e as civile sepse te drejtat dhe lirite e individit shkelen cdo dite jo vetem nga ata qe kane pak autoritet por duke filluar nga kreret me te larte te qeverise.
Ligji luan rol kryesore ne nje shoqeri te lire e civile dhe kur qeveria e shkel kete ligj atehere ka hedhur tej ideologjine kryesore te nje shteti te lire e te civilizuar. Kur qeveria shkel ligjin atehere nuk ka me ligj dhe cdo kush behet ligj me vete...Prandaj pa u futur ne detaje..., ne nje vend ku zoteron injoranca dhe korrupsioni ne mase (shqiperi psh), liria e mendimit e fjales pothuajse nuk ekziston. Ne radhe te pare sepse ka shume injorante dhe se dyti nese thua nje mendim kontradiktor por liberal, injorantet te hane te gjalle....e ligj nuk ka se copat e mishit e kriminelet e bejne ligjin ne atdheun tone te dashur...
Peace