Fillimisht postuar nga ENIAD:
[qb] Ledion, si fillim, te them faleminderit per temen se mund te zhvillohet ne menyre interesante.
Megjithate, nuk e di se perse eshte gjithnje kjo mania e berjes se nje liste, ku patjeter duhet te jete dikush ne krye. :shrug:
Letersia, per me teper eshte shume subjektive dhe ka hapesira te pamata per te gjetur gjera te bukura te cilave kurresesi nuk mund te arrish t'u krijosh nje hierarki nga me e mira te ajo me pak e mire. Nuk do te ishte me sakte, ndoshta, qe tema te ishte per shkrimtaret qe kane lene gjurme ne shekullin e kaluar? Ky eshte nje sugjerim shume dashamires /pf/images/graemlins/smile.gif , shpresoj te mos lere vend per keqinterpretime.
Duke iu rikthyer subjektit te temes, mua personalisht me kane lene pershtypje shume shkrimtare, disa prej tyre mbase jo shume te njohur nga publiku i gjere. Me pelqen shume Kafka qe ka permendur me siper Ihsan. Pavaresisht se i zymte ne shkrimet e tij, ka nje force te jashtezakonshme fraze. Perdor fjali te shkurtra dhe kjo u jep intensitet veprave te tij. Me pelqen shume William Folkner. Nuk kam lexuar shume prej tij, por me ka bere kaq shume pershtypje stili i te shkruarit nje monolog-dialog (shprehimisht keshtu, jo monolog i kombinuar me dialog)"As I Lay Dying" eshte nje kryeveper. Nje nga shkrimtaret interesante qe kam lexuar eshte edhe Niko Kazanzaqis. I persosur ne librin e tij "Zorba", shume filozofik tek "Vellavrasesit" (ai personalisht ka ndikim nga Niçe). Admirim i vecante per Woolf, kaq "androgjene" (term i perdorur prej saj) ne te shkruar. Ka nje force shume te madhe dhe intensitet fraze (although, she's quite gloomy). Nga shkrimtaret shqiptare, nder te tjera, kam nje adhurim personal per Mitrush Kutelin.

Eshte rrefimtari i vetem me i madh qe kemi. Gjuha eshte nje shqipe e kulluar, e qete, e harmonizuar ne menyren me te bukur me te foluren dhe te shkruaren. Nuk e di se si, por ai duket se ka patur aftesine qe kur te tjeret e lexojne iu duket se dikush po ua rrefen ngjarjen. (Sounds somehow weird, but while reading you feel that). "E madhe eshte pesha e mekatit", nje liber i shkurter, kryesisht me subjekt te orientuar drejt fese, por ka vlera te jashtezakonshme artistike e njerezore. I mungon, shyqyr Zotit, elementi i te berit moral, nje gracke ku shume shkrimtare, qofte edhe te medhenj, bien shpesh, per t'u bere, mandej, prozaike dhe te sterzgjatur)
Per poetet.... me mire po e le per postimin tjeter se nuk do te dija te mbaroja.... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
P.S. Edhe njehere flm per temen /pf/images/graemlins/smile.gif
...to be continued /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]