shkodranet e Amerikes

genci

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

Nga Cuf Hoxha

Nju Jorku qyteti madhështor i lirisë dhe demokracisë botërore i ëndrës amerikane

(Përshtypje dhe “një copë Shqipërie e Shkodre të vogël”)



Bwrthama e këtij qyteti zanafillon mbi një ish ishull të shkretë, që sot quhet Manhatan. Fillimet e ndërtimit të Manhatanit datojnë aty rreth vitit 1625. Për turistët që e vizitojnë për herë të parë, Nju Jorku paraqet një atraksion të veçantë. Ai është një ndër qytet më të mëdhenj të SHBA-ve dhe gjithçka që ta ofron është “alla amerikançe”. Qytet në të cilin qarkullojnë sëpaku 7 milion vizitorë në ditë. Ndërtesa shumë katëshe me kaq shumicë nuk mund të hasësh në asnjë qytet tjetër, sikurse në Nju Jork. Dy binjakët që dikur ishin ndërtesat më të mëdha në Manhatan, tashma janë shndërruar në gërmadha. Buldozerët punojnë çdo ditë për të pastruar mbeturinat, që ishin pasojë e sulmit terrorist të 11 Shtatorit. Vendasit thonë se në vendin ku ishte WORLD TRADE CENTER do të ndërtohen disa kulla 50 katëshe, për shkak se gjithë ata që punonin mbi 50 kate nuk kanë shpëtuar, por ka edhe disa projekte e ide të tjera. Një italian që e ka Picerinë vetëm nja 100m larg ish binjakeve, tregon se më 11 Shtator, ka parë pjesë trupash të njerëzve duke fluturuar e duke u përplasur të hallakatur gjithandej nga fuqia e shpërthimit të zjarrit, “una vera carneficina”, siç e definon ai. Shumë ish ndërtesa që ishin në afërsi, tani janë të demoluara. Njujorkezëve ju bën disi përshtypje e madje shprehin edhe mirnjohje se si të gjithë shqipëtarët e kanë dënuar njëzëri e pa hezitim me urrejtje këtë akt terrorist e kriminal të pa shëmbullt. Qyteti ka rreth 8 milionë banorë, por me rrethinat e pashkëputura mund të shkojë edhe shumë më tepër, plus rasteve kur ai frekuentohet edhe nga rreth 15 milion njerëz. Vetëm lagjia Manhatan, që është njëkohësisht edhe lagjia më e pasur e Nju Jorkut, ka rreth 2 milion banorë. Në të njejtën kohë në Manhatan çdo ditë vijnë edhe rreth 2 milion punëtorë që janë të punësuar kryesisht në hotele, klube nate, restaurante, një pjesë e të cilëve vijnë edhe nga shteti fqinjë Nju Xhersi, që e ndan vetëm lumi Hadson. Në Nju Jork punojnë së paku 35 mijë taksistë. Nju Jorku është qyteti i biznesit të madh. Këtu jetojnë edhe shumë figura të shquara të jetës politike, të artit etj. Ish presidenti Bill Klinton, jeton këtu, për shkak se e shoqia e tij Hillary është senatore e këtij qyteti. Klinton ka marrë me qera zyra në lagjen Harlem, që banohet kryesisht nga zezakët dhe konsiderohet prej tyre si presidenti më i dashur. Vetëm qeraja e këtyre zyrave kushton 350 mijë dollarë në vit. Në Nju Jork banon aktori i madh Majkëll Dagllas, kohët e fundit ka ardhur edhe Jenifer Lopez, ndërsa Madona ka blerë një kat të tërë grataçieli në Manhatan.

Emri Manhatan rrjedh nga gjuha indiane që do të thotë “ishulli me kodrën”. Një shumicë emrash këtu kanë prejardhje indiane. Lëkurkuqtë autoktonë siç tregojnë ia shitën së pari ishullin disa evropianëve vetëm në këmbim të një pasqyre. Pastaj erdhën këtu disa hollandezë dhe këtu qenka zhvilluar edhe një luftë e përgjakshme, pastaj edhe lufta civile veriu me jugun… Sot një dhomë me qera në Manhatan kushton nga 2000 deri në 2500$ në muaj. Një ndër urat që të impresionojnë në Nju Jork është edhe ajo e quajtur George Washington. Harlemi dhe Bruklini janë dy lagje ku jetojnë me shumicë zezakët. Dikur këto lagje ishin mjaft të rrezikshme për të jetuar, por me ardhjen e kryetarit të bashkisë Rudi Xhuliani u bë shpartallimi i disa bandave zezake dhe italiane të malavitës dhe jeta edhe këtu është normalizuar. Rudolf Xhuliani është njëkohësisht edhe mik i madh i shqiptarëve dhe ai e ka mbajtur premtin e bërë para zgjedhieve për kryetar bashkie të vitit 1992, për ngritjen e një shkolle shqiptare.

Sipas të dhënave mendohet se në 5 lagjet e Nju Jorkut, Manhatan, Bruklin, Bronx, Kuins dhe Staten Island, jetojnë rreth 350.000 zezakë, 120.000 kinezë etj. Kinezët tashmë dominojnë në shumë njësi tregëtare, ku shihen pllakatat dhe reklamet në gjuhën kineze me hieroglife. Kinezët e lagjes “Canal Strit” janë të ndarë vetë në një geto kineze, bëjnë një jetë kineze tipike. Afër tyre ndodhet edhe lagjia “Italia e Vogël”, me restorantet tepër luksoze italiane e me asortimentet e shumëllojshme të gastronimisë italo-mesdhetare, me robat e modës italiane e me turistë të shumtë. Komunitetet e ndryshme përgjithësisht shkojnë në respekt e me harmoni. Në Nju Jork mund të vizitosh deri edhe furrën ku e ka blerë bukën çdo ditë Frenk Sinatra, në restorantin “Hollivud” mund të shohësh rrobat që ka veshur Stiv Mc Kvin ose revolen e kaubojsit Xhon Uejn. Atje mund të vizitosh edhe lokalin ku e ka filluar karrierën këngëtaria Barbara Strejsend. Brdoway është pjesa më interesante dhe e frekuentuar e qytetit. Aty janë një varg teatrosh më të njohura, ku një biletë kushton sëpaku 95 $ USD. Në Nju Jork ka shumë muzeume. Janë të njohur muzeu i qytetit, ai i arkitekturës, muzeu çifut dhe ai i arteve moderne. Të shumta janë edhe universitetet dhe një seri shkollash të ndryshme nga më të njohurat në tërë SHBA.

Në Nju Jork janë koncenrtuar shqiptarë nga të gjitha trojet tona, por askush nuk e din numërin e saktë se sa jetojnë në këtë metropol të botës. Afërsisht mendohet se në SHBA jetojnë rreth 500-600 mijë shqiptarë, por edhe këtu nuk mund të nxirret një numër i saktë. Edhe ndonjë tentativë që është bërë në këtë drejtim ka hasur në pengesa të ndryshme. Në historinë 150 vjeçare të emigrimit të shqiptarëve, sipas dokumenteve të ruajtura me kujdes nga shoqëria panshqiptare “Vatra”, del që emigranti i parë shqiptar nga kontinenti plak për “në botën e re” është nisur nga porti hollandez i Roterdamit dhe ky ka qenë një shkodran i quajtur me emrin Mark. Kjo rastësi na shkakton një lloj krenarie e emocioni njëkohësisht. Regjistrat tregojnë më pas edhe mijëra raste shqiptarësh që dikush me një mënyrë e dikush me një tjetër janë nisur si pa dashur duke besuar tek mrekullia amerikane. Dhe nuk mund të mos emocionohesh tek sheh dy vëllezërit e suksesshëm shqiptar Xhon e Xhejms Belushi, në majat e artit njujorkez e amerikan, tek dëgjon për të renë me karrierë të shkëlqyer Liza Dushku partnere e të famshmit Robert De Niro, kur dëgjon për nobelistin e dytë pas Nënë Terezës, Ferit Muratin, e deri edhe për astronautin e parë në Hënë Neil Armstrong me lidhje me origjinën shqiptare dhe që ka vendosur edhe një miniflamur shqiptar në Hënë. Si shkodran (“Boll me kenë shkodran”) interesohem edhe për komunitetin e vjetër dhe të ri shkodran. Atje takoj miqtë e mij Dr. Fuat Myftia, Dr. Fejzi Domi, familjen Dani, vëllezërit Shkoza, Muhamet Omarin, Mentor Danin, Salvator Kurtin, ish kryetarin e Bashkisë Bahri Boriçin, gjyqtarin e futbollit e mësuesin Tef Prela, interesohem edhe pwr shumë qytetarë e bisnesmenë të nderuar që dallgët e këtyre “trazirave” i hodhën dashje pa dashje deri atje. Në lagjen Riçvud të Kuinsit ka një grumbullim prej pothuajse 60 familiesh shkodrane, kështu edhe në Bronx, po ky solidaritet shkodranësh. Në Riçvud “solidariteti shkodran” aq i përfolur kur shkodranët janë jashtë, demostrohet me grumbullimin here pas here në restoraurantin Rozafa të pronarit Halit Shpuza, ku vlon edhe humori tradicional shkodran.

Pa tjetër gëzohesh kur sheh se sa shpejt e me zotësi janë integruar në jetën amerikane, fakt të çuditëshëm që e konstatojnë edhe vetë vendasit për të gjithë shqiptarët në përgjithsi. Shkodranët si edhe të gjithë shqipëtarët kanë një peng: mallin, dashurinë dhe urimin për mbarëvajtjen e zhvillimin e atdheut të tyre. Edhe më të fortit nuk i shpëton emocioni e shpesh edhe lotët.

Statuja e Lirisë është po ashtu pamja mjaft interesante e emocionuese, sepse ajo e ka shikimin nga kontinenti amë, nga Evropa. Statuja e Lirisë thërriste evropianët për ta populluar kontinentin e ri. Kur ishte në pikun e tij emigrimi në SHBA, emigrantët që vinin nga tërë bota së pari prezantoheshin edhe me këtë statujë sepse aty në fakt ishte edhe trualli e porta e parë e zbarkimit dhe regjistrimit të tyre. Më pas ata shpërndaheshin në të katër anët e Amerikës.

Nju Jorku të ofron gjithçka, jeta këtu vazhdon non stop. Reklamat dhe dritat vezulluese që veshin ndërtesat më të mëdha krijojnë një pamje magjike. Nga Nju Jorku ju dërgojmë urimin për ruajtjen e forcimit të marëdhënieve me këtë vend që nuk na la në baltë as në kohën e presidentit Willson e as në kohën e përzënies masive të Millosheviçit me presidentin Klinton dhe natyrisht edhe urimin për ngritjen edhe tek ne, pse jo, një ditë të këtij qytetërimi e prosperiteti.
 

shkodranja si shpirt

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

persh shkodranet e amerikes ju uroj te gjitha te mirat kudo qe jeni nuk rendesi nese ka malcor ne uk europ apo usa rendesi ka te jeni te gjith mire te them te drejten ketu ne uk un snjoh ndonje shkodran nga lagjja ime apo nga shkolla mund te kete se uk asht e madhepor kudo ne bote jan mix ppl
nway e zgjata shume persh te gjitheve dhe lumturi ne jeten tuaj
byeeeeeeeeee nga shkodranjaaaaaaaaaa :wave:
 

lezharepublik

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

a ka nonji nga united states of albania ketu more se nga united states of america ka bol.

Dhe sa per uk mos na flit fort ti shkodrane se jena mafje ketu ne jo si ju atje skeni buk me hanger.
 

eduart

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

kush ska buk mar na te te anglise a hahahahah ca na bane me qesh sa te kena socialin nuk ankohena na jo mor keni kujdes ju atje see ju late leshte ne pune tuj punu dite e nate:pPPPPPP
 

Garuzhda

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

Ne fillim shkruajta diçka tjeter. Por kur lexova postimin e Gencit me te thante te drejten u mbusha me emocione. Ju uroj fat e gjithe te mirat gjithe shkodraneve te amerikes.
 

Gjino

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

shum njerez thone Shtetet e Bekume te Amerikes endoshta njashtu asht se nuk kam provu.Por edhe na shkodranet eEuropes nuk jena me keq se ato te
Amerikes.Per ne ** jetojme ne Belgjike me pasaporta Belge mund ta shetisim Amperiken pa
marre vize pa lene per Europen sbahet fjale hiq.
Europa njihet si sociale .Vendin e pare e xen
canadaja kujshija juj mrapa vijn shtetet europiane Norvegjia,Suedia,Zwicera,
Belgjika,Anglia etj.Ne Amerike xen vend ajo shprehja ekriminelit Enver Hoxha nji dite pa pune nji dite pa buke ndersa ketu ne Belgjike te
pagun shteti social minimum 550 euro plus udhtimet me autobus e tren 50-70 perqind zbritje,sherbimet mjeksore falas.tash apo na keni lakmi ju te amerikes.megjithate kudo ** jena prep shkodrane jena pamvarsisht se fati keq na detyroj ta lam qytetin tone te dashtun shkodrendhe ti marrim rrugt e bots ejena shperda si shasmat eçiftes e rrezik me nis me harru edhe ndoj fjale shqipe.Shqipnia e Shqiptarve
 

neta

Forumium praecox
Re: shkodranet e Amerikes

Sa per sqarim per shkodranet e Europes, edhe ne USA ka ndihma sociale qe kur je pa pune te japin buken, rentin etc. Ka insurance (sigurim) ndaj papunesise. Nqs punon me letra te rregullta dhe del nga puna per mungese pune (jo nqs te heqin se rrahesh me bosin) shteti te jep 24 jave gjyse rroge. Ka shume menyra se si shteti i organizon ndihmat sociale por nqs ne kena ardh prej Shkodret me jetu me ndihma ne USA ate do ta kishim per turp per sa kohe jena shendosh e kena mundesi me punu. Nuk me duket se keni te drejte kur hapeni kot se Europa ju jep pare, e ju nuk punoni. Ky fakt asht nji e mete e shqiptarit qe ka qejf me marr lek qyl e kujton se ashtu jetohet. Na ktu ne USA ndoshta nuk marrim ndihma, edhe punojme fort, por ba me dasht ka vende plot me ba qejf edhe dollart qe i kena fitu me djers ja ndijme ma shume lezetin, sidomos sepse shkojme ku te kena qejf edhe s'na shef kush shtremt vec se jena shqiptar.
Ato qe jane te knaqun me Europen, "good for you", na te Amerikes po rrijme itu deri qe te merzitena se Europen s'na e ndal kush.
 

Tanja

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

e vertet mystic......kur po lexoja pergjigjet e forumistave bera pyetje,,,si e kishte temen..kjo tem..."ku esht me mire ne USa apo Europe" apo "Shkodranet e Amerikes" nejse....pershendes te gjith kudo qe ndolllen
 

njemijeenjeenjedite

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

me falni po nuk jam shkodran po ju them se pune duhet ne europe amerike dhe ne shqipni se ndryshe nuk jetohet asgjekundi.po nje ndryshim ka se me pashaporte amerikane hapen portat ne cdo vend te botes me ate europiane jo.
 

eis

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

O zduhet gja as Amerika ,as Europa mar njerez,ca bani debat kot ,ja po kja e mire e kja e keqe,te dyja kane ato te mirat dhe te kqijat e veta fundi ,fundit emigrant aty emigrant atje e ca ndryshimit ka?????Ishalla na e mban ZOTI shendetin se sa po na don Amerika apo Europa po e shihni vete spo kam nevoje me jua thane.
Une per vete jetoj ne Amerike dhe se du hic por edhe ne Europe sme pelqen,SHKODER aaaaaaa ktu me rri ti ,mas leviz ma,ia marrsha te keqen si e kam :kiss:
Hajt tung tesh :wave:
Jua prifte Zoti mbare te tanve kudo qe jeni /pf/images/graemlins/smile.gif
 

neta

Forumium praecox
Re: shkodranet e Amerikes

shkodrane keke merzit keqas maj.
Megjithate me than qe Amerika e Europa nuk duhen gja me duket gabim. Sa i vlefshem asht nje vend shpirterisht varet tek personi qe gjykon, ndersa per ekonomikisht e diftojn statistikat e botes.
Per ty qe thu shkodra asht ma e mira, shpirterisht, te nap te drejte sepse mesa duket ti vetem aty gjen qetesin shpirtnore, ndersa per ka ana ekonomike duhet me u ba pak ma reale. Nuk e di se sa vjece je as se cfare aspiratash ke ne jete por nqs je e asaj moshe qe me dukesh mu edhe ke ambicje per nje te ardhme te mire per vedi, s'ma merr mendja se Shkodra (Shqiperia komplet) ta ofron. Ktu e kam fjalen per ka ana e karrieres e shum gjanave te tjera.

Nejse mos ma merr per keq e se muhabet po bajm.
 

eis

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

Fillimisht postuar nga mystic:
[qb] shkodrane keke merzit keqas maj.
Megjithate me than qe Amerika e Europa nuk duhen gja me duket gabim. Sa i vlefshem asht nje vend shpirterisht varet tek personi qe gjykon, ndersa per ekonomikisht e diftojn statistikat e botes.
Per ty qe thu shkodra asht ma e mira, shpirterisht, te nap te drejte sepse mesa duket ti vetem aty gjen qetesin shpirtnore, ndersa per ka ana ekonomike duhet me u ba pak ma reale. Nuk e di se sa vjece je as se cfare aspiratash ke ne jete por nqs je e asaj moshe qe me dukesh mu edhe ke ambicje per nje te ardhme te mire per vedi, s'ma merr mendja se Shkodra (Shqiperia komplet) ta ofron. Ktu e kam fjalen per ka ana e karrieres e shum gjanave te tjera.

Nejse mos ma merr per keq e se muhabet po bajm. [/qb]
Ja maj naq s'po ta marr per te keq aspak por asht e vertet qe jam merzit deri ne ate pik qe i tash kisha ba valixhet me ik por rri per hater te dikujt qe ia kam kushti jeten teme.Po ta tham edhe i here qe nuk me intereson se ne ca gjendje asht Shkodra ,une personalisht kisha me shku me jetu atje qysh neser edhe sa per karriere i kena ra mohit me kohe maj naq ,ca karrieret po thuj ti pune e pune sa te na mundin krahet se per i kyt pune kena ardh,jo une por ne pergjithesi...nejse.
Ciaooooo naqe /pf/images/graemlins/smile.gif :wave:
 

ShkodraniNY

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

Apo nuk jane tu ba shumica karriere ketu ne emigrim , u ajen hahahah Ca karrieret ma ! Sherbetore gjysa servise job.Rralle jane ato qe kane pune te mira. perjashto ato qe kam marr nje univ. ketu qe kjo eshte edhe investimi me i mire per kudo qe te shkojne. Por hajt se mire do behet /pf/images/graemlins/wink.gif

tung /pf/images/graemlins/smile.gif
 

neta

Forumium praecox
Re: shkodranet e Amerikes

Shkodrani e ke gabim.
Shumica e moshes teme (22 vjec) po mbarojne college dhe po marrin degrees ne fusha te ndryshme. Teshti ka edhe prej atyne qe ja pritojne shkolles, por me duket logjike qe meqe i kena marr rruget e mergimit me ba dicka me potencialin qe kena.
Njof prej atyne shqiptare edhe shkodrane qe po mbarojne ne shkollat ma te mira, dhe si pasoje besoj qe mendojne te bajn karriere ne fushat perkatese.
Nejse, kjo asht eksperienca jeme, ndoshta ti njeh shqiptare me shum se un /pf/images/graemlins/smile.gif

pershendetje
 

ShkodraniNY

Primus registratum
Re: shkodranet e Amerikes

Bah si jena na Albanians fill me te thane e ke gabim /pf/images/graemlins/wink.gif Patjeter qe ka intelektuale qe do te cojme aty ku duhet misionin tone.Por shpresojme te mos jena vec per vehte por te mendojme edhe per te tjeter, atdheun tone njerezit tane.

:thumbsup:
 
Top