Shkodër, përurohet shkolla e re, banjat mbyllen me kyç
SHKODËR – Nëse vajtja në banjë është një justifikim për nxënësit për të dalë nga ora e mësimit, në shkollën 9-vjeçare të fshatit Shtoj të Vjetër ky nuk është një problem për mësuesit. Në fshatin Shtoj i Vjetër prej vitesh mungon uji i pijshëm. Përurimi i shkollës së re e vuri më në dukje këtë problem

Kjo për faktin se megjithëse shkolla me 300 nxënës është ndërtuar e re dhe është përuruar gjatë fushatës së fundit elektorale, në të banjat nuk ekzistojnë. Edhe pse ato janë në godinë, u është vënë kyçi për faktin që në këtë fshat prej vitesh nuk ka ujë të pijshëm.

Ndoc Hasani, banor i fshatit Shtoj i Vjetër shprehet se “në shkollë mungon uji, fëmijët nuk shkojnë dot në banjë. Shkolla është e re, por rruga deri tek hyrja e saj është plot ujë e baltë. Uji i pijshëm mungon në të gjithë fshatin dhe janë hapur puse e bërë shpime, por ai ujë nuk është i kontrolluar. Është premtuar shumë, por janë sjellë vetëm tubacionet dhe ujësjellës nuk ka”, -vijon Hasani.

Lidhur me këtë situatë në fshatin Shtoj i Vjetër, rreth 5 km larg qytetit të Shkodrës, kryetari i komunës Rrethina, Gëzim Hardolli, shprehet se brenda 20 ditëve për shkollën do të realizohet një shpim nga komuna, pasi aty afër ka një pus dhe kjo do të mundësojë vënien në funksionim të tualeteve për nxënësit. Por kjo, shton ai do të bëhet vetëm për shkollën e cila është ndërtuar e re me një financim prej 36,5 milionë lekësh të rinj.
Fshati Shtoj i Vjetër në komunën Rrethina në Shkodër vuan prej shumë vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Të gjendur në një situatë të tillë, banorët e këtij fshati janë detyruar që të bëjnë shpime në mënyrë private ose të hapin puse, për të bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm.

Banorët shprehen se furnizimi me ujë të pijshëm me anë të puseve nuk është zgjidhja e duhur, ndërsa shtojnë se premtimet për vënien në funksion të ujësjellësit kanë qenë të shumta, por deri më tani asgjë nuk është bërë. Ndërkohë banorët e këtij fshati shprehen se mungesa e ujit të pijshëm është një problem që akoma nuk duket se do të gjejë zgjidhje..(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25774. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25774