Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

kameleoni

Primus registratum
Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

A do tja vlente qe te shkembenim tokat me Serbine Malion e Zi.Serbia do te merrte komunen e Mitrovices dhe Leposaviqit ndersa Shqiperia komunat e Lugines se Presheves,Ulqinit,Tivarit,Tuzit,PLaves dhe Gucise??????

Problemet etnike do te merrnin fund njehere e pergjithmone?

Si thoni jepni mendimet tuaja.Pse Jo ose Pse JO???

Thanks
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Si zgjidhje eshte praktikuar dhe ne vende te tjere, por nuk me duket e drejte! Nuk mund te behet pazar me ata qe luftuan per lirine e Kosoves, per te perfituar disa troje te tjera! Perderisa te gjitha trojet e permendura jane troje shqiptare, ato duhet te kalojne ne pavarsi sa me shpejt te jete e mundur! Kosovaret u ndergjegjesuan me heret se shqiptaret e Ulqinit, Presheves e te tjere, por mendoj se edhe keta te fundit, kur te vije koha do te kerkojne nje shkeputje nga ndikimi sllav!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Cesear...Jo shkembimeve te tokave!!
Oreksi serb do vinte duke u shtu!
Mitrovica eshte si nje Jerusalem ndermjet shqiptareve dhe serbeve!
 

mjaftueshem

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

mos harro qe serbi ishte ai qe e kishte ne shtypje kosoven deri dje,serbi ishte ai qe vrau me mijera kosovare, mos kujto se serbi nuk do akoma ta kete nen shtypje kosoven edhe me gjere viset shqiptare dhe sot.
mbush mire apo nuk mbush fare ti kur thua te shkembehen toka me serbine.
 

Flamuri

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Po te kishim forcen dhe mundesin me sllavet do ta ndanim edhe qiellin siq tha nje atedhetar i yne ku bisedat me serbet i beri per mes grykes se pushkes ne luften tone clirimtare,nuk mundemi te futemi ne pazar me serbosllavet sepse llogarit do te jene te gabuara,do te ishte e udhes te mendonim edhe per te gjithe bashkombasit tane ku do qe jetojn por kjo le te behet me nje platform strategjike ku te gjithe shqipetaret do te jene te bashkuar.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Mire e keni ju, po foli ketij trimit, qe akoma shikon endrra me sy hapur dhe e konsideron Kosoven pjese te Serbise!

Kreyministri serb, Vojislav Koshtunica
“Nuk tolerojmë vendimet e imponuara nga jashtë”
“Serbia nuk do të tolerojë asnjë vendim të imponuar nga jashtë, që do të prekte sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit. Për ne është e pakonceptueshme se vendeve demokratike mund t’u imponohen zgjidhje kundër vullnetit të tyre. Çdo përpjekje për të imponuar zgjidhje të tilla përmes ligjërimit de facto të ndarjes së Serbisë që mund të arrihet përmes shkëputjes me forcë të një pjese të territorit të saj, do të ishte jo vetëm dhunë ligjore ndaj një shteti demokratik, por edhe kundër vetë ligjit ndërkombëtar”.


Marre nga gazeta: "Shekulli", 26 tetor, 2005.
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Serbet duan vetem minierat e Mitrovices.

Mua me vjen keq qe toka e male aq te bukura si ato te Ulqinit,Tivarit,Plaves dhe Gucise ti sakrifikojme per nje cope toke te djegur e djerre sic eshte Mitrovica plus qe shqiptaret aty jane minoritet dhe nuk perben ndonje MIT per shqiptaret.Te ishte Prizreni apo Peja po kete edhe mund ta pranoja qe te mos shkembeheshin kurre kurse Mitrovica per mua nuk vlen me shume se nje shqiptar jashte trojeve i ngelur pa mbeshtetje
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Te pyesesh serbet, ata thone qe kane te drejten e tokave deri ne Elbasan.

Rendesi ka qe politikanet shqipetare, si ne Kosove dhe ne Shqiperi te kene te njejtin mendim ne lidhje me te ardhmen. Duke lexuar dhe degjuar lajmet ata (jo te gjithe por disa) po shkojne nga fryn era e nderkombetareve.

Kot nuk kane thene qe bashkimi ben fuqine (dhe nuk eshte e nevojshme te jete bashkim territorial)
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Ja se cfare propozojne amerikanet ne lidhje me Kosoven dhe shkembimin e territoreve. Lexoni me poshte. Eshte nje qendrim paksa i ndryshem nga ai i minsitrit tone te jashtem!


Analisti amerikan thotë se procesi i negociatave do jetë i gjatë, po rezultati do të jetë pavarësia e Kosovës

Karpenter: Një pavarësi e qëndrueshme për Kosovën kërkon ndarje territoriale

E. Kurra

Vendimi i Këshillit të Sigurimit për t’i hapur dritën e gjelbër fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës nuk ishte i papritur për qarqet e analistëve në Uashington. Analisti i Institutit Cato, Ted Karpenter, thotë se, megjithëse parashikohet një proces i gjatë dhe i ndërlikuar negociatash, rezultati përfundimtar do të jetë pavarësia e Kosovës. Por analisti paralajmëron se një pavarësi e kushtëzuar nënkupton një zgjidhje të pjesshme të problemit dhe sugjeron një ndarje të Kosovës, si kyçin për një Kosovë të pavarur e të qëndrueshme. Karpenter e shikon sovranitetin e kushtëzuar si një formulë që nuk funksionon logjikisht dhe që për t’u zbatuar në praktikë do të kërkojë një prani ndërkombëtare të tejzgjatur, që do të shndërrohet në burim të ri tensionesh: "Kam argumentuar prej kohësh se sovraniteti është si shtatzënia. Një grua është ose s’është shtatzënë. Një vend është ose nuk është i pavarur. Mendoj se vizioni i komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështjeje nuk do të sjellë zgjidhje të qëndrueshme. Ata propozojnë një pavarësi nën mbikëqyrje, që ngre nevojën e një pranie të huaj ushtarake në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. Kjo prani do të jetë krejt e papranueshme për popullsinë në Kosovë. Gjithnjë e më tepër popullsia do t’i konsiderojë trupat e huaj jo si një politikë sigurimi kundër ndërhyrjeve nga jashtë, por si një faktor ndërhyrës në një vend që sapo ka fituar pavarësinë. Të themi pas 5 apo 10 vjetësh, vështirë të mendosh se një prani ushtarake do të jetë e pranueshme nga shumica e popullsisë", - thotë Karpenter.
Karpenter e pranon idenë e pavarësisë së Kosovës më tepër si një fakt të kryer dhe të padiskutueshëm, një vendim të marrë nga komuniteti ndërkombëtar dhe negociatat thotë ai do të shërbejnë thjesht për të qartësuar hollësitë apo kushtet me të cilat shoqërohet kjo pavarësi. Negociatat janë aspekti publik i procesit, thotë analisti. Thelbi i këtyre negociatave është se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të imponojnë një zgjidhje. Por Karpenter veçon si kusht për mbarëvajtjen e pavarësisë ndarjen territoriale të rajonit të Mitrovicës, i cili aktualisht ekziston si një territor i shkëputur nga pjesa tjetër e Kosovës: "Askush nuk i pëlqen ndarjet në vija etnike dhe është e kuptueshme përse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk duan të shqyrtojnë një zgjidhje të tillë, por në këtë rast mendoj se një ndarje e Kosovës është një vendim me vend, pasi do të ndihmojë në vendosjen e qëndrueshmërisë, në rast të kundërt Mitrovica do të jetë një plagë e hapur që do të dëmtojë vendin për vite me radhë. Nëse nuk bëhet ndarja e Kosovës, mbetet i pambyllur një burim paqëndrueshmërie dhe i hapet rruga qëndrimit me afat të pacaktuar të trupave ndërkombëtare në Kosovë, gjë që shumica shqiptare nuk do ta pëlqejë në periudhën afatgjatë.
Ka të ngjarë që ecejaket diplomatike të vazhdojnë për disa muaj, në mënyrë që të moderohet qëndrimi i palës shqiptare dhe asaj serbe dhe të gjendet një kompromis i pranueshëm. Nuk ka shumë gjasa që asnjëra palë të marrë atë që dëshiron, thotë analisti. Ai paralajmëron se, nëse Begradi këmbëngul në qëndrimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës, nuk do të bëjë tjetër veçse do të dëmtojë shanset e tij për negociim në këtë proces: "Nëse qeveria serbe këmbëngul në qëndrimin aktual se pavarësia nuk është alternativë e pranueshme prej saj, fjala e saj do të hidhet poshtë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, gjë që do të jetë një goditje e rëndë për Beogradin. Në fund të fundit, statusi i Kosovës nuk do të përcaktohet nga Beogradi dhe sa më parë që ta kuptojë Serbia këtë, aq më parë do të arrihet zgjidhja. Por udhëheqësit politikë serbë do t’i kundërvihen alternativës së pavarësisë me sa munden. Serbia, mendoj unë, kërkon dy gjëra: një prej tyre, një konsesion i Serbisë për të pranuar pavarësinë, është ndarja e Kosovës. Një tjetër kërkesë është përshpejtimi i procesit për antarësimin e Serbisë në BE, që tani, thekson analisti i Institutit Cato, po ecën me ritme shumë të ngadalta.


"New York Times": “Statusi i Kosovës tashmë është gjetur, dhe është pavarësia”
Gazeta amerikane “New York Times”, shkruan në numrin e saj të djeshëm se, pavarësisht asaj se ende nuk është caktuar zgjidhja e statusit politik të Kosovës, tashmë dihet se ajo do të jetë pavarësia. Statusi i Kosovës është gjetur dhe kjo është pavarësia, megjithëse Këshilli i Sigurimit ka marrë vendim që të nisin bisedimet për statusin final, që do të thotë se statusi ende nuk është gjetur, shkruan gazeta autoritative amerikane. "Gjashtë vjet e katër muaj pas marrjes së administrimit mbi Kosovën, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka marrë vendimin për nisjen e negociatave për statusin e ardhshëm të kësaj krahine ballkanike të mbuluar me gjak. Kjo lë përshtypjen se zgjidhja ende nuk është gjetur. Por ajo është gjetur, dhe kjo është pavarësia", shkruan "New York Times" në një editorial të djeshëm. Meqenëse SHBA-ja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia kanë hedhur poshtë mundësinë e kthimit të Kosovës në përbërje të Serbisë, lidhjen e saj me Shqipërinë apo ndarjen, detyrë e ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisari, do të jetë që të udhëheqë bisedimet, të vizatojë kufijtë edhe një shtet të pavarur në hapësirën e ish-Jugosllavisë, konstaton gazeta "New York Times".
 

vlera

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
A do tja vlente qe te shkembenim tokat me Serbine Malion e Zi.Serbia do te merrte komunen e Mitrovices dhe Leposaviqit ndersa Shqiperia komunat e Lugines se Presheves,Ulqinit,Tivarit,Tuzit,PLaves dhe Gucise??????

Problemet etnike do te merrnin fund njehere e pergjithmone?

Si thoni jepni mendimet tuaja.Pse Jo ose Pse JO???

Thanks

[/ QUOTE ]

Kjo qe ti po thua thua dmth te beshe shkembimin ne mes tokave tua.
Asnje vend ne bote nuk eshte i paster etnikisht, ajo qe i duhet nje vendi modren dhe nje vendi qe do te ece perpara eshte qe ti plotesoj te drejtat cdo qytetari te tij pa marre parasysh perkatesin kombetare apo fetare, dhe ne kete menyre vendi garanton nje fqinjesi te mire dhe te rehatshme gje qe shkon ne dobi te te dyja paleve.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Përshëndetje Betina. U bë kohë e gjatë pa ty këtu.

Pyetja që po shtrohet është pikërisht kjo. A është e mundur që Kosova të bëhet një shtet modern ku minoritetet të kenë të njëjtat të drejta si edhe shqiptarët? A duhet që serbët e Kosovës të ndjehen të kërcënuar në rast se bëhet ndonjë provokim? /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

vlera

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Përshëndetje Betina. U bë kohë e gjatë pa ty këtu.

Pyetja që po shtrohet është pikërisht kjo. A është e mundur që Kosova të bëhet një shtet modern ku minoritetet të kenë të njëjtat të drejta si edhe shqiptarët? A duhet që serbët e Kosovës të ndjehen të kërcënuar në rast se bëhet ndonjë provokim? /pf/images/graemlins/shrug.gif

[/ QUOTE ]

Qe te behet Kosova shtet patjeter duhet te plotesoj keto kushte pra siguri cdo qytetari te saj.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Shumë dakort që duhet, por a mundet? Nëse nuk mundet, a duhet copëtuar Kosova në mënyrë që serbët të jetojnë me serbët (larg shqiptarëve) e shqiptarët me shqiptarët (larg serbëve)?
 

shkodranlover

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Un jam per pavaresi te kushtezuar. Kosova per te patur pavaresine duhet ta meritoje. Kosova nuk eshte ne gjendje te vendose rregullat e lojes ne situaten ku ndodhet- Ti siguroje te drejta te barabarta dhe siguri serbeve te Kosoves, nese nuk ploteson kushtet, aq me keq per te. Bota do gjykoje zhvillimin e Kosoves dhe nese ne sy te botes nuk ka treguar tolerance dhe perparim, atehere do jete kollaj te kthehet nen Serbi ose e copetuar si ju vete po thoni.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

shkodranlover, falemnderit per postimin, por mos harro se tema nuk eshte diskutim mbi llojin e pavarsise se Kosoves! Diksutohet nese versioni i shkembimit te territoreve duhet te pranohet apo jo.
 

vlera

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shumë dakort që duhet, por a mundet? Nëse nuk mundet, a duhet copëtuar Kosova në mënyrë që serbët të jetojnë me serbët (larg shqiptarëve) e shqiptarët me shqiptarët (larg serbëve)?

[/ QUOTE ]

U ktheva te te jap nje pergjigjje me te plot &lt;kondrapedali&gt; sepse ate dite ishte si thuhet shkel e shko, pergjigjjje jo e plot

Mendoj se copetimi i Kosoves apo shkembimi i tokave me se paku i konvenon Kosoves.
Serbeve sic e dim u intereson e gjithe Kosova jo vetem ca pjese te saj, dhe ata e din shume mire se Kosoven e kane humbur, sepse nuk ka kthim prapa, nese do kthehmi atje ku ishim Europa sdo kete prape qetesi do perseritet prape e njeta gje, pra lufta sic eshte bere tash sa vjet qe nga renja e perandorise otomane. Ne kurre sjemi pajtuar te na sudojne serbet , kete e din ata shume mire. Tashti pasi ata nuk kane me mundesi ta fusin ne dore prape gjithe Kosoven kane njerr ne pah kete coptimin e tokave. Por sa do ti konvenonte Kosoves ky coptim aspak fare. Serbet nuk jane te interesuar vetem per Leposaviqin apo gjysmen e pjeses se Mitrovices, ata kane edhe nje manastire ne Decan ( ne zemer te Kosoves) kane nje Gazimestan qe e punuan se fundi kane e shume e shume gjera te tjera per te cilat thone se jane djepi i kultures se tyre dhe doemos duhet te kthehen atje me nje fjale nese Kosova mendohet te copetohet apo te behet nje model i Bosnjes, shqiparet sdo te ken vend per te banuar.
Prandaj ne jemi ata qe duhet hedhur poshte keto ide, pra
duhet te mendojm ne ate se Kosova u popullua me serb disa here dhe ne nuk duhet te mendojm ne shkembim mes tokash tona. Sikur te gjithe popujt duhet te ken ne territor te tyre gjithe ate cka kishin dikur ateher kujt do ti takoj Stambolli qe sot u takon turqeve, e qe eshte djep i apo selia meme e ortodokseve. Kete gje duhet ta kuptojn serbet e edhe ne shqiparet poashtu, se gjerat edhe pse i duam, dikur na takonin, nuk mund ti kthejm, nganjeher nuk munden te ndryshohen apo eshte shumee veshtire.
Mendoj se te dy popujt duhet te behen me te mencur qe te pranojne njeri tjetrin poashtu te pranojne gjerat qe kane humbur dhe te ecim para sepse kemi mundesi te jemi nje rajon me i stabilizuar si nga pikepamja e sigurise ashtu edhe ajo ekonomike.
Mendoj se Kosova ka perparuar me shume ne kete drejtim sepse ka pranuar qe te jete e hapur ndaj Serbise, me ligjin e saj mbron pakicat tashme thuase e ka dhene provimin para botes, dhe nje tjeter pershtypje qe e kam eshte se edhe vete serbet kosovare dalngadal po e pranojne kete fat pra te jene pjese e kosoves ne kushte te reja, e them kete sepse me pare ishte e pamundur te degjoje nje serb te fliste shqip sidomos ne media e tani e has shume shpesh, pavarsisht se ka shume qe akoma jetojne ne ditet e shkuara.
Nuk duhet harruar as ate se dhimbja e Kosoves akoma eshte shume e madhe, dhe duhet te kaloj akoma kohe qe ajo te sherohet.
Dhe nje tjeter gje te shpresojm qe bota te eshte per opcionin e nje Kosove unike e jo te copetuar.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Kjo me kujton ate anekdoden me Mretin Solomon kur nuk dinin cila ishte nena e foshnjes nder dy grate qe deklaronin te ishin nena. Kur Solomoni dha ta ndanin beben ne dy pjese, ishte nena ajo qe kundershtoi. E serbet tash jane te gatshem te ndajne Kosoven e kjo tregon se nuk e meritojne aspak.

Kosova nuk duhet ndare dhe kosovaret jane aq te ndricuar sa te dine te mos i kercenojne serbet as te mos i shqetesojne por t'i lene te lire. Kjo eshte e domosdoshme dhe kosovaret e kuptojne se nuk jane te marre. plus ata e kane vuajtur shtypjen kur ishin pakice ne Jugosllavi dhe do dine cfare te mos bejne.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Serbia nundohet ta bllokoje zgjidhjen e çeshtjes te statusit Kosoves,jo dhe aq sepse kerkon territore te saj,
por dhe sepse don nje shteg llogjik,per te dale nga qorrsokaku ,ne te cilin ka hyre.
Don te dali me njefare dinjiteti nga kjo kasaphane qe beri.

A duhet valle ti leme nje shteg,duke pasur parasysh se nuk mund ta nenshtrojme?
Ate me duket se po shpreh dhe hapesi i temes.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Cfare more,cfare shkembim tokash,po edhe ata kufijte qe sot i ka Kosova i beri serbia,e jo Kosovaret,ata e bene Kosoven si dashten vete e jo si deshtem ne,tash edhe te shkembejme toka me shkaun. Ta jap ate qe ma dha,ma jep ate qe ma more.
 

Lenko

Primus registratum
Re: Shkembim Tokash me Serbine ? Pse JO ?

Ceasar Nuk ke te Drejte te Flasesh per Kosoven aq me pake per Shqiprin.Shihet qarte qe je armik i shqiptarve dhe pse dise serb dhe grek e percjellin me vemendje kete forum.Pra i luse te gjithe Forumistat te Kene kujdes nga keta bashkpuntore te Sllaveve dhe te mos bien pre te tyre.Se kjo teme nuk ka se qka diskutohet mes Shqiptarve kure e dime se padyshim te gjitha jane Trojet tona Etnike dhe Duhet ti luftojme Per ti bashkuare ne nje kombe.Pra ti japim Fund ketij diskutimi Qe ska kurfare Lidhje.Ceasar e di fort mire qe je nje Grek qe deshiron te krijosh perqarje ndermjet Alba Forumistave Shqipatare.
 
Top