Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

S6T6N6

Forumium maestatis
Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

Te gjithe i kemi jetuar vitet e turbullta '90. Duke qene pjese e asaj kohe mendoj se askush nga ne nuk e ka harruar fenomenin "Gaz Muca", i referohem "te forteve" te asaj kohe qe nuk di pse dhe si jane zhdukur avash avash. Emra te cuditshem si Franc Konomi, Naim Zyberi, Artan Gjeci, Artur Grori etj. etj.
Si perfundim desha qe te analizojme lindjen e ketij lloj fenomeni (mafias ordinere), dhe zhdukjen apo tjetersimin e saj.

Faleminderit dhe diskutim te mbare
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

normale, mafja nga ordinere behet e organizuar, kalon ne pushtet, ve ligjet. Vrasejt behen te pergatitura me perpikmeri dhe organizatoret nuk kapen asnjeher se i mbron pushteti.

Ndersa ne zhdukjen e 'te forteve' rolin kryesor e ka luajtuar Kallashi. Perpara Kallashit perkulen te tere me rrespekt dhe tolerance.
 

xhoni

Primus registratum
Re: Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

Cdo gje vjen sipas kohes
Para viteve 90 ishte i forte kush kishte trup dhe formonte nje grup ne lagje.Ka pas qene ajo shprehja hajde dalim tek per tek
Me pas filluan armet dhe avash avash intrigat.
Pra kush kishte zemer por sishte shume intrigant u shua ne nje menyre apo ne nje tjeter.Por ka shume edhe nga ajo kohe qe kane mbijetuar ne saje te dinakerise.

Tani ka ardhur kohe tjeter.Kane dale mafiozet me shkolle.Behen vjedhje inteligjente,vrasje me paramendim dhe te organizuara mire.Te implikuarit ne krim fillojne nga ekzekutori,deri tek politikani apo ministri.


Me nje fjale kjo pune eshte si skllaveria para 500 vjetesh.
Dikush mendon se eshte zhdukur por ajo egziston dhe do vazhdoje te egzistoje,vetem se ndryshojn emri dhe paksa trajtimi.
Kush kishte para,kishte skllever.
Tani kush ka para perseri ka skllever,sherbetore
shofere maxhordome ,kamariere,legena etj etj.
Pra nuk eshte zhdukur skllaveria,asaj i ka ndryshuar emri.Si mund ta quajme??
Boohhh......
Pra te fortet kane qene ,jane dhe do te jene.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

Kohe te cuditshme ishin ne fakt... por mendoj se sot eshte me frikshem krimi eshte shume me i organizuar.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

Keto jane fenomene te "shkelqimit te perkohshem"

Shkelqim te PERHERSHEM kane vetem FAMILJET E MIRA.(qe fitojne me ndershmeri)

Nuk thuhet kot qe "prona eshte e shenjte" mos u mundo kot ta tjetersosh se kthehet ne "prone te mallkuar"

Rast tipik jane dy familjet shume te pasura ne Greqi;
Familja ONASIS dhe LACI,

ONASIS fitoi pasuri me droge,kondrabande,vjedhje,krim etj. dhe u zhduk si familje.

LACI, fitoi pasuri me tregeti te ndershme dhe sot eshte nje nga TRUSTET me te fuqishme te Evropes dhe botes.
 

Guest
Re: Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

Nuk keni vepruar mire qe e keni hapur kete teme, ose te pakten mos permendi emrat, vetem kaq kisha.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

eshte fenomen tipik i vendeve ne zhvillim, dhe sidomos atyre qe kalojne kriza kalimi nga nje regjim ne tjetrin. gjithçka eshte e organizuar me se miri. rekrutohen njerez "te forte" te cilet luajne rolin e policise ne zonat perkatese. biles kte rol e tejkalojne. gjithsesi....

nje fenomen te tille e ka kaluar Italia pas luftes se dyte botrore. duke mos qene te afte te kontrollojne territorin, perzgjidhen individe te cileve u jepet pushtet nga qeveria ose njerezit qe drejtojne fijet e politikes. problemi eshte kur kto personazhe dalin jashte kontrollit si n rastin e Italise ose gjetiu. formohen forca te tilla qe bejne presjon mbi shtetin duke qene se kane krijuar status te forte ne territorin e tyre. pak a shume ne te tille menyre ka lindur mafja tipike.

ne rastin tone kane qene thjeshte "te forte" qe sapo shkelin kallot e kokave eliminohen ashtu siç u krijuan.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

O tempora,o Mores.....mbaj mend vrasjen e tij,afer shatervanit, si dje. :idea:
Kan mbaruar ato kohe por kan filluar te tjera akoma me te turbullta dhe me te rrezikshme.
Bashkngjitem me mendimin e GJonit.
 

damjan

Primus registratum
Re: Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

Ti je gazetar plako,dhe do te besh ndonje liber,dhe ke gjetur menyren me te thjeshte dhe me me pak lek per te mbledhur informacjon.(bej shaka)

nuk ka demokraci pa banda dhe te gjitha ato kan sherbyer me se mire,jo vetem tek ne por ne te gjithe boten ku marrin fryme njerez qe zhvillojne zgjedhje te lira demokratike...

sepse per te ngjitur parrulla e per te kerrcenuar njerez nuk je as ti as une e as njeri nga ne qe jemi ne alboforum,,se ma do mendja jemi te gjithe te ligjshem e skemi probleme penale...

per nje demokraci pa banda,,,,,!!!!kur ta gjesh nje te tille me shkruaj..
 

MLK

Primus registratum
Re: Shkelqimi dhe renia e fenomenit "GAZ MUCA"

Te gjithe keta "te forte" i kam pas thuajse moshatare e i kam njohur nga afer apo dhe nga larg e mund te them qe te vegjel kane qene te prirur pas sherrit grupeve me lagje e megjithate ne ate kohe sherret mbylleshin ga me te medhenjte dhe e shumta e me e rrezikshmja ishte thika. Kur u futen armet dhe filluan vrasjet gjerat u nderlikuan dhe detyrimisht krimi u rendua deri ne ate pike sa qe dhe faljet apo mbyllja e sherreve u pakesua. Hierrarkite neper lagje ndryshuan e ish te fortet apo kapot e lagjeve nuk kishin me te njeten influence e detyrimisht nuk rrespektohet me fjala e tyre. Dolen shefat e rrinj te bandave neper lagje e sherret nuk beheshin me per "pse me me pe me inat" apo "pse ke ngare dashnoren time" po per te ndare zonat e influences, per gjoba te rende ne dhjetra mijera dollare e keshtu qe nderroi dhe natyra e krimit.
Pjesa me e madhe e tyre ishin jerez ordinere dhe pa arsim keshtu qe si te tille dhe jeten e paten te shkurter pasi çdo gje mund te ishin vetem mafioze nuk ishin.
Sot shefat e bandave e ata qe komandojne krimin jane te veshur me pushtet dhe rrijne me kostum e kollare e jo me çizme me maja apo me tuta sporti.
 
Top