Shkaqet përse Forumi është më i mirë se Facebooku:

Universal

AnonymouS
Po e filloj unë, por jam i sigurtë që do gjeni edhe ju shkaqe të tjera.


1. Këtu jemi të barabartë, nuk paragjykojmë askënd nga bukuria apo pozita sociale. Pse njona mund të jetë më e bukur nuk do të thotë se do ia varim më shumë, tekefundit këtu admirojmë postimet dhe jo fotot. Poashtu, në Forum nuk e bëjmë mik dikë sepse e quajnë Tahiri apo Veliaj.

2. Kur je i pirë dhe shkruan diçka, në Forum gjer nesër do të jetë harruar ose miqtë thjesht do i këpusin një shaka dhe muhabeti mbaroi aty. Në Facebook, nëse je dikushi, fjala jote e dehur përfundon në gazeta dhe në media.

3. Kur hyn në Forum e vendos ti se çfarë do lexosh sot. Në Facebook nuk e vendos dot ti si do e kalosh orën, se 10 postime të hidhen këndej, 20 foto andej, tre dritare të hapen nga miq që po të flasin.... dhe në fund nuk e mban mend as vetë përse dreqin u fute në Facebook.

4. Një privilegj që kemi ne anëterët e Forumit është se mund t'ia nxijmë emrin dhe imazhin kujtdo pa u frikësuar se do hamë dru si Mero Baze.

5. Do kesh më pak probleme me të dashurën nëse ato orë që i harxhoje në Facebook tani i harxhon në Forum.

6. Forumistat janë më altruistë dhe idealistë se Facebookianët. Kur e hedh një postim në forum e bën për shkaqe thjesht ideale; sepse ti e di që nuk do marrësh as lajka, as lëvdata dhe as shares që do të përhpain famën. Pra forumisti nuk komprometohet nga shijet e turmave, kurse facebookiani është bërë një me turmën.... por nuk e ka kuptuar.

7. Nëse dëshiron të përmirësosh aftësinë dhe kulturën e debatit, Forumi është shumë herë më mirë se Facebooku. Duke qenë të barabartë, këtu i gjurmojmë shtigjet e mundshme të debatit pa u frikësuar se do na njolloset emri. Pra mund të jesh profesor apo intelektual dhe mund ta ulësh veten në rolin e dikujt më poshtë, ose mund të jesh nxënës dhe mund ta ngrish veten në pozitën e profesorit me të cilin po debaton. Ai nuk frikësohet të vijë në nivelin tënd, por as ti në nivelin e tij... përderisa nuk e njihni njëri tjetrin dhe as ju intereson emri apo bioja e tjetrit.

8. Nëse jeton jashtë vendit këtu mund të përmirësosh shqipen pa frikën se çdo diskutim që hap do degjenerohet në një gjuhë tjetër nga miqtë e huaj që të pyesin t'u japësh shpjegime sepse nuk po kuptojnë çfarë ke postuar në shqip në Facebook...


Këto për momentin. Jam i sigurtë se anëtarët e tjerë do kenë edhe më shumë shkaqe për frekuentimin e Albforumit.
 
Last edited:

Universal

AnonymouS
9. Forumi është më serioz dhe ka më tepër mënyra për të shprehur atë që mendon. Facebook është një faqe sociale ku thjesht komentohen fotografitë dhe situatat "delikate" te individëve apo anëtareve. Asnjëherë s'kam hapur apo pasur llogari në Facebook apo faqe tjera me karakter social, nga që vlerësoj se është humbje kohe. FORUMI të edukon, të mëson si të shkruash, si t'ju qasesh problemeve, ndërsa FACEBOOK të ç'edukon, të jep mundësinë të tregosh arrogancën tënde ndaj dukurive apo ndodhive që kanë postuar anëtaret tjerë.
 

Aki

Paint It Black
Universal me fal qe po pyes po ato me siper i ke nga pervoja personale apo eshte shkrim i marre prej diku? Se larte thote qe ka pasur sherre me te dashurat nga profili ne fb, e ketu poshte po thua qe ske patur llogari ne fb asnjehere, mundesisht ma qarteso faktin a jane shkrimet e tua te gjithat apo eshte ndonje fragment i shkeputur prej diku qe ta orientoj pergjigjen sipas asaj :)
 

Universal

AnonymouS
Universal me fal qe po pyes po ato me siper i ke nga pervoja personale apo eshte shkrim i marre prej diku? Se larte thote qe ka pasur sherre me te dashurat nga profili ne fb, e ketu poshte po thua qe ske patur llogari ne fb asnjehere, mundesisht ma qarteso faktin a jane shkrimet e tua te gjithat apo eshte ndonje fragment i shkeputur prej diku qe ta orientoj pergjigjen sipas asaj :)

E mora diku dhe me pelqeu si shkrim e postova edhe ketu,ti komento si te te vije me permbare..
Por un them shum genjeshtra,kshu mos me beso :)
 
  • Like
Reactions: dev

Aki

Paint It Black
Ska rendesi, sa validitet kane pergjigjet se sjane fakte jane mendime personale, faleminderit per pergjigjen :)
 
  • Like
Reactions: dev

dev

Forumium maestatis
ne te gjitha rjetet sociale ne Internet ne forume fb chat twinter mesenger skype etj etj ka prapesira gjera negative qe edhe kan shkatruar shum njeres qe jane te fejuar te martuar apo te lidhur :( por ka dhe anen pozitive qe ka dhe njeres qe jan fejuar jan martuar nga interneti dhe jan te Lumtur :) me pak fjale [ C'do e mire e ka nje te Keqe ] :) dhe anasjelltAS :)
 
  • Like
Reactions: Aki

Aki

Paint It Black
Ok se pari, ta qartesoj qe nuk jam as pro as kunder as facebook as albforum, pasi ndodhem ketu dhe kam mbetur si dhe marr mundimin te komentoj e te hap tema dmth me ka pelqyer dicka, por mendoj se titulli temes do ishte me i sakte nese do ishte pse me pelqen mua albforumi me shume se facebook, se eshte individuale, ose pros and cons/avantazhet dhe dezavantazhet/te mirat dhe te keqijat te forumit e facebook dhe te behej liste e krahasime me te dyja...
 

Aki

Paint It Black
Sa per listen e 'te mirave' te forumit:

1.ne forum ka grupime dhe ndarje anesh dhe cdo nje mban anen e njerit e shan tjetrin, mos flasim per faktin qe stafi forumit ne menyre aktive inkuadrohet dhe jo perhere eshte i drejte e objektiv (jo ne te gjitha rastet te kuptohemi), si ne facebook dhe ketu ke cfare hengre sot, cfare ke veshur sot qe nuk arrij ta shoh dallimin nga facebook
2.ato qe shkruhen ne forum nuk harrohen, po ndodh qe dikush me ate nje fjale te krijon mendim te gabuar per ty dhe sdo e ndryshoje mbase asnjehere, po dhe ne facebook ndonjehere 'mrekullia me e madhe zgjat tre dite'
3.ne facebook e zgjedh vete kush te del ne foto, ke follow ke unfollow, miqte ne do u flet ne do nuk u flet nuk eshte e obligueshme
4.kete 'nxirjen e emrit' se kuptova..
5.probleme me te dashuren? Ne fakt ketu mund te kete vetem nje dallim, fakti qe facebook e ke te dashuren mike dhe te sheh cdo gje, ndersa per forumin as nuk ia ka idene, se po te jeni bashke ne forum dhe aty krijohen probleme, varet kjo nga karakteri i mashkullit dhe femres qe i bejne keto gjera 'probleme' :)
6.Altruiste? Po vertete se meshkujt nuk u bejne lajka fare ato femrave qe te tema cfare keni veshur sot kane nxjere pak me shume 'lekure' se tjerat...shtrohet pyetja dhe pelqimet qe bejme ketu, jane objektive vetem se dicka te pelqen, apo per inat te dikujt apo per ndonje perfitim...
7. dhe 8. E kam vene re qe ata qe nuk e flasin mire shqipen as pyesin as mesojne, domethene nuk vlen kjo qe e thua, jo qe forumi s'do ndihmonte, po askush nuk e lejon egon te pranoje se nuk di mire, e njejta vlen dhe per debatet, rralle here sheh ketu ne komente dike te thoje ok paskam gabuar ose keqkuptuar, shumica nga ndryshimi mendimeve del ne ofendime personale...
 
  • Like
Reactions: dev

Aki

Paint It Black
Tani, sa per te mirat e facebook:
1.profilin e ben vete dhe jo perhere eshte e obligueshme ta vesh me emer dhe mbiemer personal, mund te zgjedhesh nofke, profil te rrejshem etj etj, miqte i zgjedh vete si te duash, dike e pranon dike jo
2.Nese ne facebook te pengon dhe te bezdis dikush mund ta besh bllok qe ai njeri mos kete mundesi as te sheh postimet e tua e profilin tend dhe as te mund te te kontaktoje (gje qe do ishte bukur ta kete edhe forumi :D )
3.besoj se gjithe e kane vene re qe ne forum ndonjehere kur dy persona pergjigjen ne te njejten kohe e behet lemsh e ngaterrohen pergjigjet, facebook postimin e komenteve e ka me te shpejte...
4.ok ketu njeh shqiptar nga vise te ndryshme te perhapur neper bote, facebook te mundeson te njohesh njerez nga kombe dhe religjione te ndryshme anembane botes nga te cilat meson dhe njeh kultura te ndryshme, sikur te kesh qene ti vete atje :)
5.nga preferencat e miqve une mesova shume faqe qe mbase vere sdo i gjeja asnjehere, dikush do pelqeje ndonje postim tek science fact, ndonje tjeter tek from quarks to quasars dhe une do gjej faqe plot kuriozitete shkencore, dikush do pelqeje 1000000 pictures, dikush do pelqeje berlin art parasites dhe ti mund te njohesh fotografi e piktura te mrekullueshme, dikush tjeter do pelqeje mad hatter's tea party dhe do mrekullohem me shprehjet dhe theniet me te bukura nga perrallat, mos flasim per faqet qe i formojne ne emer te personaliteteve te famshme si Sylvia Plath, apo Oscar Wilde e ndonje tjeter nga te cilat mund te mesosh kuriozitete te ndryshme
6.ne facebook mund te formosh grupe ku do mblidhen njerez me interesa te perbashketa me ty
7.sa per altruizmin, facebook ka nje faqe te quajtur 'Humans of New York', eshte nje fotografist qe zgjedh te fotografoje njerez te ndryshem rrugeve te New York dhe bashke me fotografine shkruan nje fjale ose nje ngjarje te thene nga vete personi, ky proekt ka frymezuar njerez anembane botes sot, kishin bere dhe Humans of Tirana, po nuk e di nese jane ne nivel se nuk i kam ndjekur shume....tani ky fotografisti nga New York here pas here shetit neper bote dhe fotografon njerez nga e gjithe bota, sot po lexoja per nje grua ne nje qytet te Pakistanit, e semure me Hepatit C pa njohuri mbi semundjen qe mendon se do vdese se shpejti, me gjendje te dobet materiale dhe nje femije te vogel qe thoshte se do ta jep ne ndonje familje qe te kete jete te mire por skishte guxim ta beje...dhe te shihje me mijera komente, njerez nga Pakistani e qyteti i njejte qe ofroheshin ta ndihmojne, ta informojne per semundjen dhe ti mundesojne vendbanim, e njerez larg nga kendet e botes qe kerkonin te hapet nje fond ku do mund te kontribuonin financiarisht qe ta ndihmojne ate grua...

Prandaj, nuk eshte mire te flasim e te krahsojme nese e dijme vetem njeren ane :)
Si forumi, si facebook kane te mirat dhe te keqijat e tyre, si dhe kjo poashtu varet nga preferencat personale :)
 
  • Like
Reactions: dev

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
(Pika e tetë përsa i përket gjuhës shqipe duke qenë fanatike për këte pjesë padashur të ekzagjeroj pasiqe është diçka që më përket mua individualisht , ka probleme duke filluar nga titujt në temat e kryefaqës por do përmiresohet nga efektiviteti i pjesmarrësve.)

Sa për ndonjë arsye tjetër , nuk e kam një të tille pasi diferencimi dhe përzgjedhja varet nga dëshirat dhe pëlqimet e gjithësecilit.

Por në të dyja rastet ka diçka të mirë ,ka gjëra tërheqese, nxitëse,
por gjithçka varet sesa arrin e shfrytëzon dhe menaxhon kohën për të lexuar , parë , për të kaluar një kohë të lirë të caktuar dhe përfshire aty ku është e mundur dhe e ndjen veten të mirëpritur për të shkëmbyer mendime!
 

Djali Adoloshent

Forumium maestatis
Une e konsideroj kete forum si nje klub anetaresh anonimesh ku flitet per tema te ndryshme por facebook nuk mund te krahasohet me albforumin sepse fb eshte me i mire.
 

Djali Adoloshent

Forumium maestatis
Dhe ne account tim te fb,un flas si te dua,shaj qeverine,kam hedh foto me arme ne fb por e shumta kane perfunduar ne faqet ruse fotot e mia me arme.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Fotot me armë përveç dhunës asgjë tjetër nuk transmetojnë. Të më falesh , por gjithmonë i kam konsideruar të tepërta. Nuk është trimëri , përkundrazi.
 

Balahk

Locus omnem
(Pika e tetë përsa i përket gjuhës shqipe duke qenë fanatike për këte pjesë padashur të ekzagjeroj pasiqe është diçka që më përket mua individualisht , ka probleme duke filluar nga titujt në temat e kryefaqës por do përmiresohet nga efektiviteti i pjesmarrësve.)

Sa për ndonjë arsye tjetër , nuk e kam një të tille pasi diferencimi dhe përzgjedhja varet nga dëshirat dhe pëlqimet e gjithësecilit.

Por në të dyja rastet ka diçka të mirë ,ka gjëra tërheqese, nxitëse,
por gjithçka varet sesa arrin e shfrytëzon dhe menaxhon kohën për të lexuar , parë , për të kaluar një kohë të lirë të caktuar dhe përfshire aty ku është e mundur dhe e ndjen veten të mirëpritur për të shkëmbyer mendime!
Ke nje menyre arsyetimi shume te drejte :)

Sa per temen,e vetmja gje me e mire se fb,eshte anonimati.
ne fb nuk e ke kete luks.
 

n00b

Forumium maestatis
X6oCVq6.jpg
 

Aki

Paint It Black
Gjeta nje fotografi online mbi 'evoluimin' e rrjeteve sociale :)

FB_IMG_1439474781910.jpg

P.S. @n00b padyshim qe ne internet do gjesh te atille qe kane koncepte negative mbi cdo rrjet social, poashtu ka dhe te tille qe thone se reddit ka rene ne nivel te 4chan :)
 
Top