Gjithashtu mos harro qe dhe ti je Shqiptar. Dmth, njeri rracist, me pragjykime, e i pabese.Fillimisht postuar nga Odoakri:
[qb] e keqja e disa filmave eshte qe njerzve ju nguliten aq mire ne koke sa arrijne te indentifikojne filmin me historine per me keq akoma nje pjese e saj indentifikohet me te gjithen(ne fund te fundti per ne shqiptaret fytyra e Ismail Qemalit eshte ajo e sander prosit), problemi nuk do te linde nese njerezit do te kishin aftesine te kerkonin burime te shumfishta informimi.
artistikisht filmi eshte i arrirre por nuk duhet harruar qe spilberg eshte hebre .
kukes informohu njeher kush eshte lanzmann dhe do ta kuptosh me mire vepren e tij.
ec pra shendet e hapni syte [/qb]
Fillimisht postuar nga Odoakri:
[qb] besoj se arendt u nis per ne jeruzalem me mendimin qe ajo ishte e keqja banale...
Motivimet e Hannah Arendt:
Më 4 tetor 1960, Arendt njofton Jaspers se ajo do të ndjekë procesin Eichmann. Jaspers përgjigjet që ndoshta kjo do të jetë shumë e mundimshme dhe e dhimbshme për të. Ajo përgjigjet që kjo ishte e domosdoshme për të patur parasysh faktin që ajo ishte larguar nga Gjermania mjaft herët dhe nuk i kishte jetuar ngjarjet në Gjermaninë naziste. Ja çka shkruan ajo ndaj Fondacionit Rockefeller (për të shtyrë bursën): "Ju e kuptoni, mendoj, përse duhet që unë t'a mbuloj këtë proces; unë nuk kam mundur të jem e pranishme në gjyqin e Nurembergut, nuk i kam kurrë ata njerëz për së gjalli dhe ky është ndoshta shansi i fundit." Gjithashtu ajo mendon që ky është një detyrim ndaj së kaluarës së saj.
Ajo çka i bën asaj më shumë përshtypje është disproporcioni ndërmjet krimit dhe mediokritetit të personazhit, paaftësisë së tij për të menduar, për të hedhur një gjykim mbi veprimet e tij. Motivi i vetëm i Eichmann është "dëshira për të mos menduar atë çka ne bënim". Mungesë mendimi - mungesë përgjegjësie. Shkëputje totale nga bota e jashtme.
ne nje interviste pohon se kur erdhen ne new york lajmet e pare per eleminimin e çifutve burri i saj beri kete koment: nuk ka kuptim, eshte e panevojshme, eshte e kushtueshme, edhe per vet faktin qer hebrenjte ne nje menyre apo ne nje tjeter ishin te nevojshem (von opel e di me mire)
qe eichmann te ishte nje koke e madhe e priste vetem ben gurion
Ideja e burrit të Arendt ishte kjo që krimet mbi të cilat kishte filluar të flitej në USA ishin të një natyre që askush nuk mund t'i besonte. Dihet që njerëzit atëbotë ishin dyshues ndaj këtyre zhurmave dhe shihnin aty një manovër të re të çifutëve për të mashtruar opinionin botëror. Fakti që francezët nuk bëheshin fare merak mbi fqinjët e tyre që niseshin për në kampe flet për një antisemitizëm të fjetur prej shekujsh në mendjet e tyre. Shfarosja e popullit çifut, dhomat me gaz ishin të pamendueshme atëbotë, askush nuk mbante mend një precedent të tillë më parë. Bile edhe sot ka mjaft skeptikë për këtë.
ajo trajton problemin antisemit tek "origjina e totalitarizmit"- "On Totalitarianism" dhe sidomos ne faqe kushtuar aferes drejfus (duhet ta njehesh meqe jeton ne france)
Për këtë mund të të them që është tjetër gjë të analizosh antisemitizmin i cili tekefundit ka një origjinë dhe të tjetër gjë të duash të kuptosh krimin në emër të antisemitizmit. Sepse, siç e kam thënë në një mesazh tjetër ka një transhendancë ndërmjet vëmendjes për të vrarë dhe aktit të vrasjes. Antisemitizmin mund t'a analizojmë, zbërthejmë, detajojmë, kuptojmë, por shfarosjen e një populli në emër të këtij antisemitizmi, këtë nuk mund t'a kuptojmë kurrë. Zhveshja e njeriut nga çdo substancë njerëzore dhe zëvendësimi i saj nga një makinë e ftohtë, e akullt, mekanike, kjo është e pakapshme nga truri. Në të kundërtën, do të gjenim justifikime, "arsye". Vladimir Jankelevitch (filozof i madh i shekullit të XX-të) thotë: "Unë nuk mund t'i kërkoj dikujt të jetë një hero, të japë jetën e tij për një tjetër, por, të paktën, ai le të mos më thotë që unë nuk mund të bëja ndryshe." Njeriu mundet në çdo moment të ekzistencës së tij të ndërpresë zinxhirin e shkaqeve dhe pasojave dhe të vendosë me vullnetin e tij të vet që rrjedha e ngjarjeve të shkojë ndryshe.
Është e vërtetë që ka patur sionistë që kanë mbështetur nazizmin sepse nazistët (në fillim) mendonin të zgjidhnin problemin çifut me anën e një krijimi të shtetit çifut (ishte menduar Madagaskari, dhe pastaj Uganda). Por nuk është e vërtetë që çifutët ishin përkrahës të tyre. Shkurt, çifutët nuk e kanë ndjerë kurrë rrezikun që i priste, dmth shfarosja totale. Vetëm mendjet më të ndritura e kanë kuptuar këtë dhe janë larguar nga Gjermania qysh më 1933. Në filmin "The pianist" të Roman Polanski, ka një personazh të një çifuti që merrej me dërgimin e popullit të vet nëpër kampe. Por kjo ishte vetëm një minoritet, dhe nuk duhet përgjithësuar.jane 2 qendrime, pra ai i çifutve pre epokes naziste dmth ne fillimet e shek. dhe gjate holokaustit kur sionistet ishin mbeshtetesit me forte te nazizmit dhe kur kampet menaxhoheshin nga çifutet vet dhe ku shume pak u rebeluan (kujto statistikat qe arendt permend mbi ata qe u rebeluan dhe shpetuan); jane pra keto qendrimi qe asnje nuk i permend, as spilberg e as klodi por qe jane thelbesore per te kuptuar holokaustin. [/qb]
Gjithë të mirat.