Shikoni programin e fix fare te dates 2 korrik me filmime irituese nga te korruptuari

Shikoni programin e fix fare te dates 2 korrik me filmime irituese nga te korruptuari

Shikojeni ketu web page
Eshte programi i fundit per Saimirin/Doktorin dhe eshte nje permbledhje e bukur me filmime nga te korruptuarit fytyr prishur te filmuar live duke mare lek nen dore.
Me e ndyra eshte nje gjykatese shemtaraqe qe e pranon me gojen e saje qe ka dhene nje gjykim te pa drejte dhe ne fund thote qe une bej si te dua se jame bose.O nena ime ajo shemtire kafshe me dy sy eshte bose dhe dergone ne burge te pa fajshem.
Nejse mo te iriton shume por shikim te kendshem /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ps: Do tju keshilloja ta zbrisnit ne hard disk ne fillim nqs nuk hapet direkt.
 

balforum

Primus registratum
Re: Shikoni programin e fix fare te dates 2 korrik me filmime irituese nga te korruptuari

Nuk e kisha pare te gjithe por tani e pashe komplete dhe ka shume kronika nga gjendja e mjeruar e pyjeve,lumenjve dhe e nje kanibali qe ka shkateruar gjysmen e nje ishulli ne ksamil te Sarandes.O zot c'far behet :eek:
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shikoni programin e fix fare te dates 2 korrik me filmime irituese nga te korruptuari

Do t'i sugjeroja te gjithe shqiptareve te ndershem te bejne download - in e programit te fundit. Aty do te kuptoni se kjo shoqeri eshte krimbur qe nga kryeministri tek qyetatari i fundit. Mund te rrime dite e nete te gjejme fajtorin e kesaj situate, por ky popull po shkon drejt gremines.
E pate me syte tuaj sa nano e berishe ka Shqiperia? Se te kishte njerez te ndershem nuk linte ne krye per 14 vjet kongresmene e rrumpalliste.
Fiks Fare eshte poema e mjerimit e Migjenit e shekullit 21. Pa i hequr as presjen e as piken. Shkoni lexoni Lulin e vocerr te Migjenit dhe do te gjeni djalin analfabet duke qare. Eshte i njeti femije, duket se per kombin tone koha nuk ecen perpara. Ecen per te ngrohur mullaqet e pushtetareve si ne kohen e Migjenit.
Fiks Fare i 2 korrikut eshte nje himn i vertete i prapambetjes sone te shkaktuar nga shume faktore te brendeshem e te huaj, por kryesisht nga vetja.
Por gjeja qe me deshperon me shume nuk eshte varferia e tejsajshme. Eshte degjenerimi moral i shoqerise sone qe ka arritur ne piken e vetvrasjes qe nuk ka as forcen minimale te reagimit. E varfer ishte edhe Irlanda, por u ngrit sepse nuk i bindet rrumpallisteve dhe kongresmeneve.
Sa turp per shqiptaret e sotem, sa keq qe nuk mund te bej me shume per femijet shqiptare te ngujuar nga nje shoqeri e degjeneruar qe nuk i ben terr syri nga vdekja makabre e nje femije per krime te kryera nga stergjyshi. Sa turp....
 

DFV

Primus registratum
Re: Shikoni programin e fix fare te dates 2 korrik me filmime irituese nga te korruptuari

Edhe une kam pare disa nga emisjonet e fundit te Fiks Fare, por akoma nuk kam mundur te shoh ate te dy korrikut te cilin shprsoj ta shohe ditet e ardhshme.
Jam plotesisht dakord me ato qe shkruhen ne postimet e mesiperme dhe eshte vertet per te ardhur keq per gjendjen ne te cilen eshte katandisur shoqeria shqiptare.
Fjorent, eshte tamam ashtu sic shkruan ti se shoqeria shqiptare eshte plotesishte e krimbur dhe ajo qe eshte me e keqja kjo shoqeri po shkon
me shpejtesi drejt gremines e veshtire se do te gjej forca per te marre kethesen.
Pothuaj se gjithe shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi jane bere kopja e Nanos dhe Berishes
dmth. ata vjedhin njeri tjetrin, rrumpallosen dhe vriten me njeri tjetrin e shume e shume te tjera
qe aq bukur na i japin dy talente ,Saimiri dhe doktori ne emisjonet e Fiks Fare.
Jo me large se 6-7 muaj me pare nje gazetar shqiptare Mustafa Nano kishte butuar nje artikull
"shoqeria shqiptare- shoqeria me raksionare ne Europe" te cilin une e postova ne kete faqe te albforumit, por me keq ardhje , atehere ky artikull jo vetem nuk u vlersua nga shtypi dhe shoqeria shqiptare por gazetari u sulmua ashper dhe nga ajo dite edhe ai gazetar shkruan si gjithe te tjeret.
Sigurishte shoqerine shqiptare nuk mund ta ngren dot edhe ata dy djemte e talentuar te fiks fare(Saimiri dhe Doktori) te cilet kane mundur te evidentojne me guxim fakte qe nxjerrin ne shesh
Kalbezimin e thelle te shoqerise se sotme shqiptare.
 

balforum

Primus registratum
Re: Shikoni programin e fix fare te dates 2 korrik me filmime irituese nga te korruptuari

Klikoni me poshte por kini parasysh qe ta zbrisni ne fillim se ka raste qe nuk haper direkt.

web page .

Edhe njehere eshte programi i dates 2 korrik nga Top Channel dhe eshte nje permbledhle e gjate e te gjitha filmimeve.
Ne rrime e shkruajme ketu po sic e tha dhe fjorent shoqeria shqipetare eshte kalbur nga koka e nga bishti e jetojne duke pire gjakun e njeri tjetrit.Oh cfare mjerimi.Kame hapur edhe nje teme me larte me poemat e rilindasve dhe shkake ka qene gjendja e mjeruar e shqiperise ne cdo aspekt si korrupsion,mjerim,kriminalitet e shume te tjera dhe nje anetare i forumit me pyet me kembengulje se cili eshte qellimi i poemave se gjasme ato skane lidhje me shqiperime e sotme.Qellimi im eshte zgjimi i ndergjegjes kombetare qe ka rene per toke se e kemi humbur komplet identitetin jo me te shqipetarit por te qenurit njeri.Meqense e permendi fjorenti poemen e mjerimit po e kajoj une ketu.

POEMA E MJERIMIT

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
 

genti

Primus registratum
Re: Shikoni programin e fix fare te dates 2 korrik me filmime irituese nga te korruptuari

Ehhh Fiksi...
Une e kam pare ate emisjonin e para nje nje muaji qe trajtonte ceshtjen e analfabetizmit si dhe problemet qe kishin femijet e nje fshati te cilet udhetonin nga 2 ore ne kembe per te shkuar ne shkolle, kalonin nje lum me lunder dhe pastaj ngjisnin dhe zbrisnin kodra per te zbritur ne shkoder dhe momenti me kulminant qe ka shtangur te gjithe ata qe kane pare...ishte ajo vajza ne klase te katert e cila qante se nuk mund te vazhdonte dot shkollen...
Te gjithe kemi pare femje qe qajne...ca duan Ply-Station 2, ca duan lodra si te shokeve,etj etj.
Po te shohesh nje femij qe ngasherehet sepse nuk vazhdon dot shkollen!!! Ky eshte me te vertet mjerim!!!

Sa per Fiksin, Sajmiri dhe Doktorri jane vetem "maja e ajsbergut" sepse mbas tyre qendron si redaktor i madhi Filip Cakulli dhe nje staf shume i gjere me gazetare te pregatitur te cilet perpunojne materjale dhe mbledhin ankesa te derguara nga njerezit si dha kane hapur nje zyre pritje ku te gjithe njerezit qe vijne dhe ankohen per problemet dhe padrejtesite qe u jane bere dhe priten nga nje gazetar.
Fiksi sot per sot eshte opozita me e mire ne Shqiperi!
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shikoni programin e fix fare te dates 2 korrik me filmime irituese nga te korruptuari

Per te gjetur rrenjet e nje prapambetje te tille nje popull i vertete shikon te kaluaren dhe perpiqet te mos i perserise gabimet, por me ne ndodh e kunderta.
Lexoni me poshte cfare shkruante i madhi Indro Montanelli rreth Shqiperise 60-70 vjet me pare.
Duket sikur lexon SHqiperine e sotme:
Le të sillet ndër mend historia shqiptare krejt e shprishur dhe e trazuar, e përçarë dhe gjithë ndryshmëri: çdo kanton, çdo lagje, çdo fis ka historinë e vet. Të këqiat këtij populli plot e përplot me lëngata i kanë ardhur të gjitha nga kjo ndasi copa-copash, ndasi jo vetëm krahinore, por edhe sociale e psikologjike. Shumë e rrezikshme ende sot. Dhe më e vështirë për t’u luftuar nga sa pandehet, më e vështirë se moçali edhe se malarja: me pasuri të ndara keq, me një copë zotëri bjerraditë kaluar në shpinën durimtare (por deri kur?) të një vegjëlie të handakosur, me mungesë të një klase të mesme që të fashisë përplasjet mes një klase dhe një tjetre. Në mbretëri kundërvënie krahinash; në krahinë kundërvënie mes një fisi dhe një tjetri; në fis dhe në qytet kundërvënie familjeje me familje. Duke u endur nëpër Shqipëri, kudo tek u gjenda, ky veçantizim më ka bërë gjithnjë njësoj përshtypje. Nota e qëndrueshme e Shqipërisë është ndryshmëria.
Jam ndodhur në qytete që fshihnin brenda vetes grindje mes një familjeje dhe nje tjetre, mes vegjëlisë së shumtë dhe zotërinjve të paktë (shpesh një i vetëm), mes qytetit teposhtë dhe qytetit përpjetë. Në çdonjërin prej këtyre qyteteve dëgjova të më përsërisnin të njëtat gjëra: “Pse Tirana duhet të jetë kryeqyteti? Dhe jo Shkodra, që pati qenë kryeqytet në historinë e Arbërisë dhe ishte qendra më e populluar e më e pajisur? Dhe jo Vlora, port natyror, qytet detar, stacion anijesh që mbërrijnë nga Perëndimi, vend i këndshëm balnear? Dhe jo Durrësi? Dhe jo Korça, qyteti më i përparuar? Dhe jo Berati, qendër mijëvjeçare, me gjithato kisha (ka rëndësinë e vet kjo në Shqipëri), që as Skënderbeu nuk e shtiu dot në dorë? Dhe jo Elbasani, qendra kryesore intelektuale? Dhe jo Kruja, ku u pat lindur Skëndebeu? Dhe jo Lezha, ku ai u pat varrosur? Dhe jo Gjirokastra?
Tani, dora-dorës që hedh në letër dhe zhvilloj shënimet e marra gjatë rrugës, gjej deri edhe fjalitë që çdo qytetar hidhte në peshoren e gjykimi tim për të më bindur që Tirana e kishte gabim dhe që kjo duhej thënë dhe shkruar
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shikoni programin e fix fare te dates 2 korrik me filmime irituese nga te korruptuari

Harrova te shtoj edhe nje perle ttjeter te Indro Montanellit. Pershkrimi i shqiptarit TE VERTETE.
Ky pershkrim eshte mbreselenes- ky eshte shqiptari i vertete- perle e penes se Indro Montanellit:
Malësori i plotëson vetë të gjitha nevojat e jetës, robinson i përjetshëm, por robinson më shumë i plogët se kërkues. Bën dru dhe qymyr, farkëton vetë kazanin për të zier misrin, ushqim i tiji kryesor, ngre me mur oxhakun e vet, e ndërton vetë shtëpinë, e pasjis atë vetë me orendi në mënyrë shumë të thjeshtuar, por jo pa një kriter estetik: të shpeshta janë punimet e gdhendjes ose të argjendarisë që takon në këto banesa dhe shpesh janë punime me vlerë, të punuara me durim vitesh nga duar artizane të prira vetvetishëm drejt bukurisë, një bukuri e qashtër, njomëzake, gjithë ndjesi, pa aspak tru, pikërisht si i shkon përshtat bukurisë së vërtetë. Mbeta i befasuar dhe i tronditur para do përdorësesh blegtorire që stolisnin banesat e mirditorëve: gjethe fiku me lakuriqësi spartane. Do të kisha dashur të blija disa syresh, por kur ua kërkova këtë zotërve të shtëpisë, ata u nxituan të m’i bënin dhuratë, dhe atëherë m’u desh të heshtja. Sepse ky shqiptar i veriut, ky bari mjeran është, në mjerimin e tij, zotëri i madh. Është estet, jo tregtar. Nuk e kupton paranë dhe, tekefundit, nuk do të dinte çfarë të bënte me të: ai nuk shet, dhuron. Dhe ti, borgjez perëndimor, mbetesh i druajtur e plot nderim para kësaj bujarie krejt të vetvetishme, të çiltër, pa kurrfarë dëshire për t’u dukur. Edhe të vjen turp që je njeri i qytetëruar
 
Top