Shikohu mbi pasqyre....

TDSH

Primus registratum
Shikohu mbi pasqyre....

Ndoshta nuk na mbetet me kohe miku im,
mbase ke rene nga qiejt per te krijuar mrekulli.
ndjenja te ngjyrosura me ylbere pranveror,
mashtrime dhe fantazi...
Ne qofte se sendet qe na mbesin
jane thjeshte buzeqshje
atehere mos jeto nen pranga te hekurta...
Asnje detyrim ndaj vetmise,
asnje ze te te tregoje udhen...
pervec perjetesise se nje instikti.
Ja dhe ideologjite e fluturimeve,
ne qofte se ajo dora qe te rri pezull
do ishte meshirimi i faljes dhe dashurise,
atehere do te te kycnja ne ndonje re
derisa te te arrestonja frymemarrjen.
Por ne qofte se te njoh mjaftueshem
do te kercenja serisht si nje kale i cmendur,
plurosur ne fletore te vjetra qe mban nen sqetull.
Ndoshta kjo eshte e vetmja jete
qe me mbetet miku im,
dhe une nuk zoteroj as dashuri dhe as shprese,
asgje prej te cilave te me falej ndershmeri.
Je thjeshte nje shtellunge tymi
me perimeter te vogel,
njomur nga mekatet e mekatareve...
Mundohu te me kupetosh...
kjo eshte e vetmja bote
ne te cilen mund te te flas,
ndersa e jotja eshte e vetmja
ku mund te kupetosh
se une nuk jam gje tjeter
vecse rrathe kujtimesh...
Shikohu mbi pasqyre....
 

ilikos

Primus registratum
Re: Shikohu mbi pasqyre....

O EDI NUK E DI KU E KE MARE KETE POR ESHTE JASHTEZAKONISHT E BUKUR,
 

TDSH

Primus registratum
Re: Shikohu mbi pasqyre....

o elio smbaj mend ta kem marre gjekundi, ne fakt me duket se e kam pas shkrujte vete...
 

Guest
Re: Shikohu mbi pasqyre....

Shikohu ne pasqyre!!! - zeri yt i vrazhde dhe ...disi i turbullt me urdheron meshirueshem, teksa ndricoj cigaren e fundit te paketes sime te panumurt.
Dhe ... une vendos te thatin emrin tim, perbrenda te cuditshmeve pasqyra te syve te tu, ...shkelqejne porsi asterikse bore, mbi dritaren e venitur te se cmendures pas teje zemres sime. Ato te mahnitshmet vezullime te syve te tu, ah po, ty duhet me patjeter te te kujtohet sesi, i thyen pasqyrat e brendesise sime, sesi te gjitha organet e organizmit tim te zhurmshem u rrezuan permbi te padukshmin shpirtin tim, i cili figurativisht u cmend, dhe ... ti me grantesken pakujdesine tende apo me mosmirenjohjen me te varfer u lave mbi gjakun tim, ate nate memece, ate te heshtur mbremje, dhe ... tani, pikerisht, ne keto momente fluturimesh utopike, me kerkon te shihem permbi pasqyren time. Coprat e saj te mjerueshme burgosin perbrenda me qindra, mijera galopante shembellimet e tua.
Dhe ... vendos vetveten perballe pasqyres tende! Ti shkujdesshem e braktis portretin tim ne gri, me plasen ashtu te vetmuar, por ... ka raste kur edhe vetmia ka miresine e saj qiellore. Shemellimi, eh i vrazhdi shembellimi im, ushqen vargjet e sapo lindur perbrenda tuneleve te pafund te trurit tim te semure. Te veshtroj ne sy, dhe ... ti hesht! ...Ndjehem i manget, me mungon nje send, ... vrapoj drejt abstraktes, ne kerkim te hijes sime, ... ti me xhentilese e ke palosur, ... duke e strehuar vjedhurazi ne xhepat e tu te hirte.
...Mundohesh te luash me imazhin tim te zhveshur perbrenda pasqyres tende. Une te veshtroj pa me te voglen kureshtje, te hedh shikime direkt e ne piken e refleksionit, dhe ..., Ti -
A a?!
Feminorja buzeqeshja jote - vendimtari casti im!
Dhe... thyhen akujt e pasqyres tende, me nje hap te ngadalte afrohesh drejt meje, ... me xhentilese nxjerr te shkalafituren hijen time prej xhepave te panumurt te trupit tend, dhe ... detajshem ma vesh mbi trup me nje rritem tejet te crregullt puthjesh, ledhaton te njomet syte e mi derisa edhe ... gjendrat ekstreme te lotimit thahen prej te lageshtes gjuhes tende.
...Te flak mbi te blertin shtratin tim, teksa trupi im xhahet mbi coperat e pangjitshme te pasqyres tende, tashme te thyer.
...Dhe nates detajshem i tregon se sa shume me do, duke u klithur fytyrave anormale te territ: Te dua!!!
Kete e di! Ndonje sensacion te ri a ke per te me treguar?
...Pa pike gjaku ne trup, vdesim te dy..., sepse carcafet e pine terre lengun tone, pertypen shfrenueshem leukocidet, shtrydhen pameshire te gjitha qelizat e kuqe, peshtyne mbi dysheme pllakezat, dhe se fundi, mbi te paperdorshmit carcafet e mi, mbi te mjerueshmit deshmimtaret e vetem te kryqezates sone me te fundit mbeti vetem nje njolle - s'ishte aspak ne te kuq!!!
 

TDSH

Primus registratum
Re: Shikohu mbi pasqyre....

Pasi te tera pasqyrat i theva nje nga nje, u ktheva ne dhomen e ndenjes per te pritur miqte e mi...

Miqte e mi te pa ftuar...
Ja ku jane te tere rreshtuar njeri pas tjetrit kush i pari kush i dyti, si ushtaret besnike e ndonje bataljoni te koherave te napolonit, me hije te renda neper fytyre, me mendime te ngurta nen skalpet e kallkanosura. Ne mendjen time filloj tju rikujtoj emrat nje nga nje, jane po te njejtat fytyra te rendomta qe te ngjiten pas tere jetes, i kam pare te tere ne teatro dhe ne darken e idiotit, te lumturuar dhe te shastisur pas boshllekut nga i cili marrin jete.

Mbi pjatat e tyre copera akulli qe fillojne te shkrijne e marrin tatepjeten e tavolines, duke shkare me tej neper preherat e tyre, per te njomur pantallonat e hirta qe tashme ju ka ardhur koha te nderrohen si ato gjethet e vjeshtes qe bien e ti i shkel me kembe rruges...E megjithe kete numer te madh miqsh te paftuar me ngjan se dikush mungon, mungon ndonje hije e tradhetuar rruges, ose ndonje qe e ka zene makina...e ndjej ne lageshtine e ndjenjave qe kjo hije vertet mungon ne rendomtesine e te pranishmeve. Te veshur sipas zakonit per feste shikoj vetem nje qen rrugesh, qe qan lote jete te pajetuar, ato qe kurre si pati per vete...dhe tek zvarritet koridoreve te gjate nuhat hap pas hapi ne kerkim te thesarit qe kurre nuk pati egzistuar, ashtu sikurse te qenit qen kurre se kish pranuar...

Ne mes te zjarrit dhe egzaltimeve hipokrite qe i marr gjithnje si peshqesh nga miqte e mij te paftuar, ai skaji me i lartshem, dhe me i harruar quhet...dashuri! Nuk me kujtohet ne sonte e kisha te ftuar/te pa ftuar ne tryezen time...
 

gjekec

Primus registratum
Re: Shikohu mbi pasqyre....

Edi, die isha duke kercyer me 'significant other' dhe ishim ne ate gjendjen qe permendje vet "'te tjeret te duken si miza'".. nothing like that feeling.. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

TDSH

Primus registratum
Re: Shikohu mbi pasqyre....

Lote porcelani qe nuk kane asnje lloj funksioni tjeter pervecse kosumimit te kohes. Nder derdellimat e reflekseve njerezore, fytyra ime hije-ron erresirat e relievit te jetes...

Jemi njesoj si ajo toka qe provon dhe riprovon vete-vdekjen ne hapsire.

Shekujt mbarapa kraheve jane relativ...te ngjyrosin lekuren, fjalet...pastaj marrin rrekene e hapava drejt diellit. Ai lisi i motcem mban ne gji nena e bije, dhe nga njera stine ne tjetren na jep frute te reja...Yje qe rendin te permbledhur ne rrathet e henes, kalendaret e nates jane zhveshur dhe te presin.

Ne ditet qe jane gjithmone te njejta ndermjet njera tjetres, shperthejne aritmite e zemrave ...aty ku qielli zbrazet nga ligesite e miresise,
e nga deshirat e pa-arrira,
kujtimet e lisit i cili perpara se te enderronte me foli ne vesh. Gardianija e portes, gezon krenarine e materializmit...i cili nuk eshte asgje me shume se sa idiotizem i aparences, ndezur ne ko-egzistencen e trajektores se lotit, mbase i humbur...veshur me gjethe e diamante uji, ato lulet ne forma sysh idiote i vendos ne koke...

Ju lutem me falni nje pale veshe te shurdhet!
 

Guest
Re: Shikohu mbi pasqyre....

Lotet e tu te porcelante s'mund te rreshqasin aq shkujdesshem mbi te plasariturat buzet e mia, teksa veshtrimet e perlotur te iriseve te syve te tu vrapojne dhimshem fytyres sime, sikurse gishtat e tu lodrojne, porsi miza te bezdisshme, perbrenda te geshtenjteve flokeve te mi.
...Te dy - i flakem nje veshtrim qiellit. Nata eshte e erret! Qielli eshte blu, imobilaret femijete e tij - yjet paraqiten te bardhe, teksa verdhesia e henes zbukuron "te mjeruarin" portreti tend.
"Ja edhe zjarrveneset kometa!!!"
"Ku jane?" - me pyet ti.
"...Perbrenda flakeve te syve te tu."
... Me ndrojtje, me perkedhel me veshtrime, per tu shkrire me pas perbrenda nje ..., si e quajte; ah, po; ... te alarmueshme puthjeje.
... Dhe te dy humbem gjuhet!
Nata - e mjerueshmja pasqyra ime, ku shfaqemi te thjeshtuar - te dy!!!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Shikohu mbi pasqyre....

Moments of Vision

THAT mirror
Which makes of men a transparency,
Who holds that mirror
And bids us such a breast-bare spectacle see
Of you and me?

That mirror
Whose magic penetrates like a dart,
Who lifts that mirror
And throws our mind back on us, and our heart,
until we start?

That mirror
Works well in these night hours of ache;
Why in that mirror
Are tincts we never see ourselves once take
When the world is awake?

That mirror
Can test each mortal when unaware;
Yea, that strange mirror
May catch his last thoughts, whole life foul or fair,
Glassing it--where?

Thomas Hardy
 

Goca

Primus registratum
Re: Shikohu mbi pasqyre....

Fillimisht postuar nga neurosis:
[qb] Lotet e tu te porcelante s'mund te rreshqasin aq shkujdesshem mbi te plasariturat buzet e mia, teksa veshtrimet e perlotur te iriseve te syve te tu vrapojne dhimshem fytyres sime, sikurse gishtat e tu lodrojne, porsi miza te bezdisshme, perbrenda te geshtenjteve flokeve te mi.
... Me ndrojtje, me perkedhel me veshtrime, per tu shkrire me pas perbrenda nje ..., si e quajte; ah, po; ... te alarmueshme puthjeje.
... Dhe te dy humbem gjuhet!
Nata - e mjerueshmja pasqyra ime, ku shfaqemi te thjeshtuar - te dy!!! [/qb]
Me pelqen shume. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

gangsterja

Primus registratum
Zgjohem ngadale e shikoj veten ne pasqyre,
nuk jam me e njejta kam tjeter fytyre.
Kthej koken pas duke menduar per ty,
me kujtohen lotet e pareshtur qe kisha ne sy.
Shtrihem e turbulluar por gjumi nuk me ze,
eshte nje iluzion i hutuar qe rehat s'po me le.
Ndjeva veten te lodhur dhe fillova duke renduar,
ishte frymemarrja jote thelle e dashuruar.
Sa hedh nje hap,
frymemarrjen tende ndiej prap.
Kthehem pas dhe te shoh ty te frikesuar,
si nje trendafil me jete te mbaruar.
Filloj bertas me vete flas,
pak nga pak qetesohem me pas,
e duart tek ti i zgjas.
Prek trupin tend ringjallesh perseri,
ti prek zemren time,ndien se brenda saj je ti.
Dalengadale bashkojme buzet tona
kuptojme se "Nuk ka jete pa dashuri"
 

kafka mister

Forumium praecox
NJE VJERSHE MBI 40-VJECARE
PASH BESEN MOJ NANLOKE SI DO TJET KJO PUNA JOTE
SA HERE UN PYS PER BABANE
SYT ME LOT TI PSE MI LANE
UN MOJ NAN DUA TA
PSE VDIC BABA KAQ I RI
AI U VRA BIJ NE KUFI QE SHQIPERIA TE KETE LIRI
PA NIGJOJE KANGEN E TIJ
TUJ KUVEN BIJA ME NANEN FILLUN MALET TUJ KNU KANGEN
 
Top