Shihni se c'president kemi!

Shihni se c'president kemi!

ketu poshte esht enje material i gjetur tek gazeta shqiptare me date 30/05/2003...
ju lutem lexojeni dhe jepni nje gjykim...

KOMPLEKSI PER ULJEN E AVIONIT

Moisiu "terrorizon" drejtuesit e Rinasit


--------------------------------------------- -----------------------------------

TIRANE

Nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Alfred Moisiu fakti që çarterin e tij e kanë lënë në ajër për 18 minuta, para se të zbriste në aeroportin e Rinasit. Në rrugën e kthimit nga vizita treditore që zhvilloi në Turqi, aeroplani me të cilin udhëtonte kreu i shtetit, mori një urdhër nga kulla e kontrollit të aeroportit "Nënë Tereza" që të bëjë dy xhiro në ajër, para se nisë procedurat e zbritjes. Kjo kërkesë u justifikua nga autoritetet e Rinasit se për momentin në qiellin mbi aeroport kishte shumë re dhe një tis mjegulle. Presidenti Moisiu u detyrua të presë në ajër rreth 18 minuta, përpara se rrotat e çarterit me të cilin ai udhëtonte të preknin pistën e aeroportit. Kur vargu i makinave që shoqëronin kreun e shtetit çau drejt kryeqytetit, Moisiu mendoi mos ta lerë me kaq këtë punë por t'u kërkojë një hetim special autoriteteve përkatëse.

Kontrolli
Drejtoria e shërbimit civil në aeroportin "Nënë Tereza" ka marrë tre ditë më parë një letër zyrtare nga Presidenca ku kërkohen hetime të veçanta për vonesën e uljes së aeroplanit të presidentit. Me anë të këtij dokumenti, kreu i shtetit kërkon të dijë se pse autoritetet e Rinasit autorizuan ngritjen e një aeroplani të shoqërisë së transportit civil "Olimpik", para se çarteri i tij në ulej në pistë. Po kështu Moisiu i ka kërkuar llogari edhe drejtoreshës së trafikut ajror në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacioneve dhe i ka sugjeruar penalizimin e përgjegjësve të këtij incidenti. Por vonesa në Rinas nuk ishte incidenti i vetëm i udhëtimit të Moisiut. Një javë më parë, presidenti ishte në Vjenë dhe para se të hipte në çarterin e tij, teknikët konstatuan se dera e avionit nuk mbyllej. Kështu, Moisiu dhe delegacioni i tij u detyruan të presin ardhjen e një çarteri të "Austrian Airlines" para se të kthehej në atdhe.
 

Guest
Re: Shihni se c'president kemi!

KUSH E ZGJODHI KETE MOJSIUN ? POPULLI ?
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Ç'a populli. Populli as s'e njifte dhe kurre s'kishte per ta zgjedhur.

Dhandri=Spartak Braho.
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

pse cfare e ka s.brahon ky? dhender? vertet?...hajde hajde cbehet..!!!

larg te gjithave mua nuk me duket dhe aq konveniente qe nje ushtarak te jete president..pamvaresisht nga gradat e tija...ushtarak koti domethene...sepse eshte tip shume i dobet..ka deklaruar vete se disa here ka tentuar te vriste veten...
varja mo mo..si ky kane qene e do vijne figura shteti ne shqiperi plot.
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Morpo tallnin b*ythen oficerat e ministris sa here qe e shifnin. Aq trap ishte sa nuk i rruhej kujt per ate. Mehmet Shehu e futi ne bunker dhe rujti qenin, kur do benin proven e bunkerit.
Bunkeri u gjujt me tre rraketa.
Tallen koqet kur doli nga bunkeri gjalle por i trullosur.

Çunat e Brahos , Mojsiu i nxorri nga burgu.
 

uni20077

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Gjeneral "bunkeri" edhe president paa dhambe ne goje!!!

P.S.
Ruejuni prej ktij "kollare" qi rri "prapa teje".
smash.gif


IHS
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shihni se c'president kemi!

per ata qe nuk e kane kuptuar akoma

--shqiperia eshte rrepublike parlamentare
(keshtu vendosem ne qe votuam kushtetuten)
--presidenti eshte simbol i UNITETIT KOMBETAR
-- presidenti eshte komandant i pergjithshem i forcave te armatosura
--presidenti nuk eshte administrator i vendit
-- presidenti nderhyn vetem kur ka shkelje te kushtetutes (si ne rastin konkret thote ai)

do benit mire ta rrespektonit edhe nese M.Shehu e perdori si target (M shehu vdiq e ai eshte akoma gjalle e president i rrepublikes)
--beheni kete per veten tuaj e i tregoni botes se shqipetaret nuk jane njerez te lidhur vetem me fise e klane (bajraktaresh) por njohin e rrespektojne institucionet demokratike e sidomos simbolet e unitetit kombetar (kjo na dallon nga njerezit parahistorike e nga kafshet)
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Pra sipas teje meqe kemi "Gjykate Kushtetuse", Presidenti eshte nje parazit e delenxhi qe rrjep leket e popullit fukara, bllokon dhe gjysmen e vandit me roje, dhe shperdorone dhe ndihmat e fukarejneve e jetimve duke bere kokrren e palles neper bote me jet privat.

Per ju qe e dini kjo.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shihni se c'president kemi!

miremngjes! u zgjove TI?!
ky eshte roli i presidentit ne nje cfaredo rrepublike parlamentare
gjithcka tjeter eshte ceshtje interpretimi i yti ose imi

e perseris edhe njehere nqs nuk e ke kupuat akoma mire
PRESIDENTI SHQIPTAR DUHET TE JETE E FATMIRESISHT ESHTE SIMBOL I UNITETIT KOMBETAR E JO ADMINISTRATOR
AI DUHET TE JETE I DEPOLITIZUAR
KOMANDANT I FORCAVE TE ARMATOSURA
MBROJTES I KUSHTETUTES (SHPERNDAN PARLAMENTIN PER SHKELJE)
 

P_A_D_R_I_N_O

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

o gene sa e dashke presidentin mew lal po pse nuk iken ne shqiperi njeher tan provosh se si eshte dhe pastaj flasim bashke... pastaj kush te ka genjyer ty qe presidenti jone eshte i depolitizuar hahahahaha te kane genjyer....
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shihni se c'president kemi!

thashe qe DUHET TE JETE I DOPLITIZUAR
une nuk di te kete bere ndonje deklarate te tipit
"komunistet duhen varur" apo te ngjashme (mos u kap me fjalet po kupto se cfare dua te them)
nuk di qe ai te marre pjese (si president)ne fushatat elektorale te PS

sa per dashurine time per presidentin te siguroj se gabohesh - as nuk e kam pare ndonjhere ne fotografi e as nuk me intereson ta shoh apo te di se cfare beri ne aerooport apo sa minuta u vonua avioni i tij apo perse presidenti gerrhet kur flet apo perse mbrohet kur leviz me makine ne kete gjendje te shqiperise

une thejsht e krahasoj me berishen e ky me duket lule nga keto aspekte

e krahasoj me cdo president te cdo rrepublike parlamentare e me duket ne rregull

kur krahasoj diskutimet tona (mbi presidentin) me ato te qytetareve ne rrepublikat parlamentare me duken si krejt primitive e idiote

kini parasysh qe po flasim per nje person qe nuk ka faktikisht asnje pushtet vendimmarres ne administrimin e jetes se perditshme te shqiperise

nqs doni nje persident pa mbrojtje, qe shkon ne takime nderkombetare ky na perfaqeson, me nje avion linje e me taxi nga aereoporti, atehere jetojme ne dy dimensione te kunderta (te pakten presidenti Yne te ruaje pak prestigjin)

mos harro se NUK ESHTE PRESIDENTI IM POR YNI
mos e shani kot per cdo dallaver se shkaterroni edhe ate pak ndjenje kombi qe ka ngelur tek shqipetaret
 

olsen7

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

une se kuptoj sesi ca trapa ne ket forum na shajne alfred moisiun.megjithese ai nuk e ka fuqine politike qe nano si kryeminister ka,ky president po ben nje pune te shkelqyer.sigurisht qe ai ka te drejte ta kritikoje kullen e rinasit pasi ata qe punojne ne te duhet te jene te parapergatitur kur nje figure e larte shteterore si alfred moisiu arrine me avjon.mos harroni se eshte moisiu qe po i ballafaqon keta bajga te korruptuara socialistesh dhe po i kritikon ashper per korrupsion.ishte moisiu ai qe e ktheu mbrapsh marreveshjen e bishtit te palles me greqine duke treguar nje patriotizem te papare nga te gjithe ne.ai i ka dhene nje fare kredibiliteti shqiperise me paraqitjen e tij serioze ushtarake dhe njekohesisht te ndershme.ky eshte nje njeri qe vjen nga nje familje qe ka derdhur gjakun per lirine qe ju pordhace jetoni sot.babai i tij spiro moisiu ka qene gjeneral i ushtrise clirimtare ne luften e dyte boterore.moisiu i cili eshte kavajs si puna ime eshte kusheriri i aleksander moisiut ,figures me te njohur shqiptare ne evrope ne fillim te shekullit 20'.dmth ky njeri qe ju trapat na e shani ,vjen nga nje familje prestigjoze dhe me histori ,e jo si puna e sali malokut qe ishte mjeku personal i enver hoxhes apo spiunit grekofil fatos nano qe i kishte prinderit nga fshatrat e vlores .beni kritikime konkrete o njerez e jo gjera te vogla qe ndodhen ne aeroport.pse nuk kritikoni nanon qe i ka vilat ne greqi dhe i ka bankat plot me para ashtu si sali "malok"berisha i cili e shkaterroi shqiperine dhe e beri me keq sesa ishte?
who's next on your list,dashamir shehi?
 

astronaut

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Presidenti duhet te meritoje respektin e te gjithe popullit.
Une e kam vene kur del te intervistohet dhe fryhet si gjeneral per vete faktin se tere kohen eshte nen presionin e qeverise.
Tani po ti rrasim edhe neve ca overdoza te paperziera mbajeni mend se Fidel Kastro nuk jeton me ne Kube por ne Shqiperi.
Gjynah i shkreti se e ka te veshtire te beje edhe rolin e patriotit por edhe te politikanit.
Per mua ai meriton respekt te madh sepse eshte e vetmja figure hirearkike shteterore e paperlyer dhe e pampleksur me revoltat shqiptare edhe antishqiptare.
<span style="font-weight: bold">Eshte president, eshte &quot;baba&quot; i te gjitheve shqiptareve si dhe pasqyra e atributeve qe nje shqiptar i vertete ka.</span>
 

iriqi

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Ka disa idiote dhe debila si puna juaj qe duke share presidentin kujtojne se behen te rendesishem.
Alfred Moisiu pak nga pak po e zbulon veten se eshte ndofta nje nga udheheqesit me te mire qe ka pase Shqiperia qe nga koha e Gjergj Kastriotit. Ai nuk eshte fshatar dhe injorant si puna juaj, por vjen nga nje familje me tradita dhe kulture, qe ka bere per Shqiperine. Keto lloj familjesh me tradita aristokrate, intelektuale apo borgjeze kane bere madje edhe Perendimin, pasi turmat dine vetem te shajne dhe te shkaterrojne. Si ne Shqiperine e '97. Moisiu nuk i ngjet as Sali Malokut dhe as Nano shkerdhates. Por shqiptaret kokegdhe duhet te fillojne te mesohen te respektojne shtetin, ligjin dhe ata qe i perfaqesojne ata. Por duke qene te poshter dhe frikacake nga natyra, ata kane respektuar vetem tiranet si Hoxha dhe Zogu. Prandaj vendi nuk ben kurre perpara.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Presidenti Moisiu eshte presidenti yne dhe si i tille duhet respektuar.
Nuk duhet te shikohet me ngjyra fetare ngaqe disa nga ju shfrytezoni rastin te vjellni vrerin qe ju mbullon.
Njeri me lart thote se 'presidenti eshte si une' dhe nuk besoj se ai person eshte Kryeministri se vetem si i tille mund te jete i njejte me presidentin.
I ekzagjerojme gjerat shume ne shqipet !
Duke u bazuar nga titulli i kesaj teme shfaqet qarte mungesa e trurit.
SHIHNI SE C'PRESIDENT KEMI NE !!!
dhe nuk kuptoj se ku ndodhet ndonje gje qe nuk shkon tek artikulli qe shkruhet nga hapesi i temes.
Shqetesimi i presidentit eshte normal sepse eshte burre shteti dhe jo ndonjeri nga ne refugjatet e shumevuajtur.
Ne c'do vend ne bote presidenti nderohet por ne duam te mos marrim shembull nga kjo sepse jemi te mencur shume dhe ne vetem mund te japim shembuj.

-----------------------------------------------------
Rruge e gjate drejt humbjes
por tashme i qete sepse humb ate qe s'te duhet.
-----------------------------------------------------
 
Top