Shihni se c'president kemi!

Shihni se c'president kemi!

ketu poshte esht enje material i gjetur tek gazeta shqiptare me date 30/05/2003...
ju lutem lexojeni dhe jepni nje gjykim...

KOMPLEKSI PER ULJEN E AVIONIT

Moisiu "terrorizon" drejtuesit e Rinasit


--------------------------------------------- -----------------------------------

TIRANE

Nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Alfred Moisiu fakti që çarterin e tij e kanë lënë në ajër për 18 minuta, para se të zbriste në aeroportin e Rinasit. Në rrugën e kthimit nga vizita treditore që zhvilloi në Turqi, aeroplani me të cilin udhëtonte kreu i shtetit, mori një urdhër nga kulla e kontrollit të aeroportit "Nënë Tereza" që të bëjë dy xhiro në ajër, para se nisë procedurat e zbritjes. Kjo kërkesë u justifikua nga autoritetet e Rinasit se për momentin në qiellin mbi aeroport kishte shumë re dhe një tis mjegulle. Presidenti Moisiu u detyrua të presë në ajër rreth 18 minuta, përpara se rrotat e çarterit me të cilin ai udhëtonte të preknin pistën e aeroportit. Kur vargu i makinave që shoqëronin kreun e shtetit çau drejt kryeqytetit, Moisiu mendoi mos ta lerë me kaq këtë punë por t'u kërkojë një hetim special autoriteteve përkatëse.

Kontrolli
Drejtoria e shërbimit civil në aeroportin "Nënë Tereza" ka marrë tre ditë më parë një letër zyrtare nga Presidenca ku kërkohen hetime të veçanta për vonesën e uljes së aeroplanit të presidentit. Me anë të këtij dokumenti, kreu i shtetit kërkon të dijë se pse autoritetet e Rinasit autorizuan ngritjen e një aeroplani të shoqërisë së transportit civil "Olimpik", para se çarteri i tij në ulej në pistë. Po kështu Moisiu i ka kërkuar llogari edhe drejtoreshës së trafikut ajror në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacioneve dhe i ka sugjeruar penalizimin e përgjegjësve të këtij incidenti. Por vonesa në Rinas nuk ishte incidenti i vetëm i udhëtimit të Moisiut. Një javë më parë, presidenti ishte në Vjenë dhe para se të hipte në çarterin e tij, teknikët konstatuan se dera e avionit nuk mbyllej. Kështu, Moisiu dhe delegacioni i tij u detyruan të presin ardhjen e një çarteri të "Austrian Airlines" para se të kthehej në atdhe.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shihni se c'president kemi!

do te te lutesha
pak respekt per simbolin e unitetit kombetar cilido qofte edhe nese nuk te pelqen

pastaj nuk me duket se ka patur faj
ne fund te fundit ai perfaqeson nje institucion qe DUHET respektuar me teper se linja olimpik
 

astronaut

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Mirembrema
Nuk arrij te kuptoj titullin e temes se hapur nga zoti Korleone.
Mos valle e shani apo e lavderoni presidentin tone babaxhan?
Sa per pritjen ne ajer do thoja se me mire te prese se sa te ulet i pasigurte ne aeroport.
Gjera te tilla ndodhin dhe nganjehere ndodhin shpesh.
Pastaj aeroporti shqiptar eshte nje aeroport jashte standarteve nderkombetare.
Kur shkova nje here te vetme ne Shqiperi, asokohe binte shi dhe nuk e imagjinoni se si ndihesha.
Me dukej se aeroplani do te ulej ne nje fushe te baltuar sepse aerodromi nuk dukesh gjekundi.
Ju lutem mos ngaterroni gjerat sepse nuk parashoh ndonje problem serioz.
Thjesht ndodhi keshtu.
Kalofshi dite te mire.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Shihni se c'president kemi!

tema spostohet tek "Duke shfletuar mediat"
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Gene presidenti si njeri dhe presidenti si institucion nuk jane te ndara. Flas per institucionin duke patur parasysh ate qe qendron ne kete institucion. Edhe kryeministria eshte institucion. Cfare do te thote kjo qe s'mund te kritikoj Nanon?
Moisiu eshte ne nostalgjik qe me veprimet e tij dita dites po ja nxjerr bojen vetes. Veprimet e tij prej bllokmeni nuk kane nevoje per shume koment, por prej 2 njerezve si Nano e Berisha nuk mund te presesh me shume.
Zevendesuan Mejdanin me nje njeri per te pasur fushe te lire per bemat e tyre.
 

P_A_D_R_I_N_O

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

o astronaut shiko si eshte puna ky presidenti qe kemi ne eshte nje president kukull qe di vetem te japi dekorata kok me kot dhe i ka bere te gjithe nderi i kombit se brenda dy muajsh ka dhe mbi tridhjete dekorata dhe me shume ia ka dhene te huajve. une nuk po e shaj po as nuk po e lavderoj une po them vetem qe te gjith jemi te barabarte dhe secili ka vendin e vet. ti merr nje shembull sikur te kishe qene ti tek ai avioni i olompikut dhe te duhej te ikje ne greqi menjehere se kishe nje hall familiar. dhe kot keshtu pa arsye te te thoshin qe do ngrihemi 12 minuta me vonese se po ulet avioni i presidentit. ti do bije dakort dhe do prisje apo do te vinte inat. kete po them une qe nuk eshte e drejte qe nje cope kukulle ose president meqe i thoni ju nuk ka te drejte te pushoj njerez nga puna etj etj.
 

u74

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Ne te gjithe boten Presidentet respektohen dhe iu jepet prioritet eskortave te shoqerimit,avioneve,etj..etj .
Duke respektuar Presidentin respektohet shteti dhe kombi. Kjo eshte dukuri e shteteve dhe kombeve serioze ndersa per ne shqiptaret si grindavece qe jemi nuk kemi respekt per asnjeri duke perfshire edhe Presidentin. Se fundja Presidenti i jone eshte President i grindaveceve!

Pastaj ky Presidente u paska prishur qetesine atyre barkefryreve te RINASIT ! Pfffff <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

P_A_D_R_I_N_O

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

shikoni me shqiptara se nuk po e kapni mesazhin. une ju thashe qe ai president i thencin se nuk ka asnje karakteristik si i till nuk ka te drejte te shkelin ligjin dhe te pushoj njerez nga puna pa te drejte vetem se nuk u ul by... e tij i pari ne aeroport. ok
 

lolbosi

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

presidentit i jepen nje tufe te drejtash sigurisht ! por ama edhe aq shume eskorte sa te bllokoje te gjitha parkun kombetar me roje sepse aty jeton ai .... !
2-ai eshte president,cka do te tohte qe duhet te jete diplomat ne rradhe te pare dhe kur vjen puna ai pa pike diplomacie shkon e i ben namin punonjesve te rinasit ! mendoj se nuk itakon atij personalisht te merret me te tilla ceshtja dhe aq me teper ne ate menyre !
shendet
 

assassino26

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

President me mendjemadh e kapadai,nuk kam pare e s'kam degjuar ndonjeher.
Po nuk ka faj o vlla.Mosha ben te veten.pak ka rrjedhur,pak i rrjedhur ka qene e vaj medet fati jone me keta politikane thuaj.A e keni pare neper parada ushtarake,si nderon e si e ben ate surratin si Shreku i nevrikosur...
KAm degjuar qe ka hedhur ne gjyq producentet e filmit vizatimor Shreku,sepse i kane vjedhur surratin.Se di sa eshte e vertet
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Edhe breket ja veshin gocat. Nanji dite ka per te dale ne takim me nallone.
 

Emanuela

Forumium praecox
Re: Shihni se c'president kemi!

Mendoj qe eshte i pari i shtetit, keshtu qe duhet te trajtohet si i tille. Keto jane gjerat me elementare te nje shteti serioz, dhe nuk me duket mendjemadhesi qe ai te kerkoje zbatimin e tyre. Nqs e mendoni se eshte kukull, per mua e keni gabim. Per kaq kohe sa ka qene ne detyre ka qene i vetmi qe ka patur vullnetin e mire per te ulur ne tryeze opoziten me poziten per problemet e rendesishme, qe vendi yne i ka me shumice.

Ju flm
 

lolbosi

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

o emanuela ti ose je goca e presidentit qe po e mbron ate dhe kte fare shteti ose ku di cte te them une...
si moj i uli ne tavoline ?ashtu ishte planifikuar nga ata qe komandojne politiken tone,ja u ulen ne nje tavoline ! dhe ca ka ndodh tani ? ndonje permiresim per shtetin tone ?
prape kane filluar shahen e ofendohen neper televizione politikanet e felliqur qe kemi ! kapo bandat si kryeministri,e kryebashkiak qe ti vije zor qe flet me ate fjalor para nje populli te tere,e me nje kryetar te PD qe ka rreshkiutr pak,normal qe ka rrehskitur,ti shofesh pislliqet sheshit e mos kesh ca ti besh ! ca do besh tjeter pervecse do ulerasesh ? dmth ti biesh murit me koke ! nuk merret njeri me MAFIAN !
 

Klinton

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Kjo teme eshte nje mjet diskrimues ndaj presidentit tone shqiptar.
Alfred Moisiu eshte i pari nga presidentet tane te zgjedhur pergjate gjithe historise se shekullit te kaluar dhe deri me tani ka marre levdatat e jo pak shkrimtareve, analisteve, politikane, intelektualeve etj nga te gjitha krahinat e Shqiperise dhe pa kaluar shume kohe, shqiptaret ngaqe nuk mund ta mbajne gojen mbyllur per te nxjerre dicka nga mendja, ja nisin diskriminimeve ndaj figures se tij duke nxjerrur dicka nga stomaku.
Per aq kohe sa ka qendruar ne post ai ka treguar se eshte nje njeri qe di ti jape dinjitet shqiptareve dhe Shqiperise, ka treguar largpamesi dhe eshte nje njeri i mencur.
Per njerez te tille vuan Shqiperia gjithnje dhe ky njeri i dale nga populli nuk eshte teveqel te meret neper goje nga disa njerez qe shperdorojne veteveten vetem per ta injoruar dhe diskriminuar.
Ju e politizoni temen ne fjale , ju i jepni ngjyra fetare diskutimit dhe kerkoni qiqra ne hell por jeni te destinuar te groposeni ne humneren e njerezve injorante dhe te pashkolluar.
Behuni te durueshem sepse te diskutosh nje problem te tille duhet te pakten te keni njohuri politike.
Nje kujtese te vogel per tere ata qe njollosin cdo gje.
Edhe punimet bujqesore nuk behen cdo dite, por ato nisin atehere kur fillon stina e tyre dhe ndonjeri qe ka punuar rregullisht ne bujqesi e di fare mire se cfare rreguli ka ne bujqesi.
Nuk krasiten pemet ne dimer, nuk vilen zarzavatet pa u pjekur, nuk punohet toka me vere etj.
Le te perdorim mendjen dhe jo barkun.
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Klinton! Pse s'thu qe ti ja kaloke dhe Enverit per politik, blektori e buqsi?
 

the_teacher

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

ce keni kapur me presidentin tani ore <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Shihni se c'president kemi!

Se ke fajin Mojsiu por e ka fajin kulla Kontrollit 'Nene Tereza' qe nuk ja drejtuan avjonin te ulej ke mali me gropa. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

President me gomar se ky nuk na kene rene ndonje her rasti te kemi.
 

Luminus

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb] President me gomar se ky nuk na kene rene ndonje her rasti te kemi. [/qb]
Shfletoje mir historine. Gomarin me te madh mbase e gjen te vitet '90.

Per Temen:
Sa per ate vonesen 18 minuteshe, Fredi e ka thene vete se ecen me ligjet e ushtrise dhe nuk fal moskorrektesine me te vogel. <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
Puna eshte se Moisiut i dhane gishtin dhe tani po u mer doren. Na moren ne qafe, se ai po mundohet ta beje Shqiperine kamp ushtarak me ato ligjet qe propozoi (p.sh. sherbimin e detyruar ushtarak edhe per studentat)
Pffff
sleep.gif
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Moisiu nuk eshte person i keq, por eshte matuf.
Dikur me te tallnin prapanicen 300 oficerat e ministrise, tani e tallin 300 ndihmsit e presidences.
Presidenti duhet te jete energjik, ai s'eshte, por meqe shqiptareve i pelqen shume te krenohen ne bote per cilsite e tyre qe bota nuk i ka, gocat bejne dhe kasapanen po qe nevoja, vetem e vetem ai te jete president.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shihni se c'president kemi!

Personit qe flet per bujqesi as nuk marr mendimin t'i pergjigjem se lodh kot mendjen. Nuk kuptova lidhjen mes Moisiut dhe bujkut, por nejse nuk ka problem.
Mendimin tim per Moisiun e kam dhene. Nje president qe jeton ne nje bote imagjinare prej ushtaraku te thekur, qe mendon se dinjiteti i shqiptareve kthehet nga parakalimet e ushtarakeve neper parada, qe kthen lijin ushtarak sepse na do te gjitheve me ne njeren dore kazmen dhe ne tjetren pushken, pra ky president eshte gjysme deshtak.
 
Top