Sherbimi i Celular ne Shqiperi

Leana

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Qenke jo mire i informuar.Nuk e di per Vodafone ,por AMC te ofron sherbim GPRS.
 

antip

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Amc te ofron GPRS vetem per kliente me kontrate! Per parapegesen ofron vetem MMS.
 

olololol

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Se mbaj mend mire kur Shoqata "MJAFT" beri nje apel per mosperdorimin e celularve per disa ore si note proteste ne muajin Qershor (data s'me kujtohet)
Arsyeja = tarifa te larta ne telefonatave

Atehere ishe 0-20 sekonda = 20 lek te reja
si AMC dhe Vodafone.

Megjithe bujen neper media e me zhurmen e qeverise tarifat jo vetem nuk u ulen
por tashme jane ne secilen nga Kompanite dhe telefonatat midis kompanivejane si me poshte:

0-20 sekonda 32 lek te reja

gjasme i kane dhene perparsi telefonatave te gjata kane me ulje.

Une si klient du me fol 5 sekonda pse duhet me bo se s'ben 30-40 sekonda bisede !!!

Po nuk e liberalizuan tregun te futet 3-4 kompanite tjera
Italiane psh ky muhabet do vazhdoj dhe ja fusin cmimeve si tju teket.

Vdekshin ishalla /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nqs futet nje kompani e trete ne valle, klientet e vetem qe mund te marre jane nga AMC dhe Vodafone pasi tashme pothuajse kushdo ka nje nr cel. Ndaj do detyrohet te futet ne treg me cimime shume po SHUME konkurruese (ndoshta 50% me te uleta).

Cool...

[/ QUOTE ]

Pse qeka e detyruar tefutet ne treg me çmime 50% me te ulta !! me 10% me te ulta ti nuk do blesh te ajo qe i ka me te ulta, apo do vazhdosh te blesh me shtrenjt?!

Para ca ditesh isha me nje person te mirinformuar /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe me tha nje scoop ( bo vaki ne Shqiperi e dine te gjithe /pf/images/graemlins/laugh.gif)
AMC dhe Vodafone flitet te kene organizuar nje skeme piramidale per vjedhjen e TVSH-se duke "paguar" faturat per çdo sherbim te tyre, si per instalimin e rrjetit, blerjen e pajisjeve, te sherbimeve te ndryshme me fatura me TVSH. Keto kompani, nenkontraktonin te te tjera kompani sherbimet, duke ua faturuar po me TVSH...e keshtu me rradhe.
Vodafone e AMC rekuperojne TVSH ne shtet e deri ketu eshte normale, problemi eshte se se pari pajisjet dhe sherbimet e blera kapin çmime deri ne 10 fishin e çmimeve te tregut, dhe ajo qe perben problemin me te madh per Ministrine e Financave, kompanite ne fund te piramides, jane kompani fantazem, qe nuk egzistojne, ose me mire te themi jane krijuar me emra te rreme e sot nuk gjenden me se te kujt kan qene /pf/images/graemlins/wink.gif
Flitet per shifra qe kapin disa dhjetra miliona euro /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

E keni menduar ndonjehere se te dyja kompanite si AMC dhe Vodafone kane head office ne Athine. Doja te pyesja sesi politikante tane i mbrojne sekretet shteterore nese cdo gje kalon ne siten e grekeve. Domethene ka ndonjepak konspiracion shteti jone apo jo.Besoj se jo , dhe kjo duket sesi greket na shfrytezojne!!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Zbulohet Marrëveshja e fshehtë AMC-Vodafone

Gazeta ABC publikon raportin e censuruar të komisionet “Ceka” për tregun e telefonisë celulare

Grupi i ekspertëve të atashuar pranë Komisionit Kuvendor për hetimin e monopolit në telefoninë celulare ka arritur në një konkluzion që mund të implikojë rëndë AMC-në dhe Vodafone. Në një pjesë të raportit, që është censuruar nga komisioni parlamentar që drejtohej nga deputeti Neritan Ceka shkruhet se “kompanitë e telefonisë celulare AMC e Vodafone Albania kanë bërë një marrëveshje të heshtur për aplikimin e të njëjtave tarifave, lëshimin e territoreve njëra-tjetrës si dhe ofrimin shërbimeve te njëjta duke eliminuar qëllimisht konkurrencën aq të nevojshme në eliminimin e situatës monopolistike”. Në rast se një gjë e tillë vërtetohet AMC dhe Vodafone rrezikojnë gjoba të rënda në bazë të legjislacionit shqiptar në fuqi, që shkojnë deri në 10 për qind të xhiros vjetore. Një fakt të tillë e njohin kompanitë, ndoshta pak më shumë AMC e cila ka marrë një gjobë të parë prej 160 milionë lekësh për mosdorëzim të dhënash te Autoriteti i Konkurrencës në momentin e fillimit të hetimeve.

Marrëveshja
Asnjëri prej ekspertëve që punuar me Komisionin Parlamentar “Ceka” për hetimin e tregut të telefonisë celulare nuk e di arsyen e vërtetë të heqjes së më shumë se 20 faqeve nga raporti në versionin final. ABC ka siguruar raportin e plotë të ekspertëve dhe do të publikojë në vijimsi faktet që rezultuan nga hetimi disa mujor i Kuvendit, por që në fund u mbyll në heshtje si të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me kompanitë celulare. Fushata elektorale për zgjedhjet vendore, ku AMC dhe Vodafone përfliten në media si sponsor kryesorë të partive kryesore politike e në mënyrë të veçantë të atyre që janë në pushtet, ishte një argument i fortë për të neutralizuar raportin e komisionit parlamentar që kishte në përbërje deputetë nga mazhoranca dhe opozita dhe drejtohej nga kjo e fundit.
Lidhur me marrëveshjen, ekspertët përmendin në raportin e tyre se “mjafton të përmendim disa fakte që të arrijmë në konkluzionin e mësipërm: AMC e ofroi shërbimin e SMS pak ditë pas Vodafone ndërkohë qe kishte mundësi ta lançonte më herët këtë shërbim, ndërsa Vodafone e realizoi shërbimin MMS pak ditë pasi AMC e lançoi atë”. Më pas raporti thotë se AMC i lejoi të mbulonte zona Vodafone, ndërkohë që po të ishte treguar më agresive do t’i kishte mbuluar vetë më parë duke patur parasysh që kishte mundësi më të medha p.sh. rasti i qytetit të Krumës. “Kjo mënyrë sjelljeje në treg i ka ndihmuar keto kompani duke i sjellë të ardhurat e tyre në rritje dhe duke i mbajtur çmimet të larta në kurriz të konsumatorit”, thonë ekspertët. Më pas ata evidentojnë edhe raportin e Autoritetit të Konkurences ku thuhet: “tregu i telefonisë celulare është një treg i pastër duopolistik me tendencë të dukshme monopolistike.” (raporti me nr. Prot. 339 dt. 13.06.2006).

Shkeljet e ligjit
Raporti thekson se situata të tilla në treg janë të papranueshme dhe ka institucione që i luftojnë ato. Ligji Shqiptar i Telekomunikacioneve në nenin 3 të tij përcakton objektivat afatgjata të politikës së zhvillimit të telekomunikacioneve ku veçojmë: “akses në shërbimet telefonike me çmime të përballueshme; mbrojtje më e mirë e përdoruesit;”. Nga statistikat e ndryshme të institucioneve ndërkombëtare Shqipëria renditet si një nga vendet më të varfra të Europës, ndërsa çmimet e aplikuara nga kompanitë celulare në Shqipëri siç i kemi lartpërmëndur janë më të lartat. Kjo do të thotë që objektivat e Ligjit nuk janë arritur dhe çmimet që aplikojnë kompanitë celulare nuk kanë pësuar thuajse asnjë ndryshim megjithëse kanë kaluar 5 vjet që ka filluar operimin edhe kompania e dytë celulare, Vodafone Albania
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Celularët, “Eagle” i këputen krahët

Gazeta ABC

Eagle Mobile mori liçensën e klasit të parë (me të njëjtat kushte si AMC e Vodafone Albania) më 1 mars të vitit 2004. 100% e aksioneve te kësaj kompanie zotëroheshin (dhe zotërohen) prej Albtelekom sh.a. Duhet nënvizuar fakti që kjo liçensë iu dha Albtelekom për ta bërë shitjen e këtij të fundit më tërheqëse për investitorët e huaj. Edhe pse filloi punësimi i stafit të kësaj kompanie që prej fundit të vitit 2004, kjo kompani asnjëherë nuk mori fondet e duhura për të realizuar rrjetin e saj dhe si rrjedhim nuk arriti lëshimin e sinjalit. Në këtë kompani janë të punësuar aktualisht rreth 20 vetë të tërë të nivelit drejtues me paga shumë të larta ku për fat të keq mungon stafi i mirëfilltë teknik. Kjo kompani nuk ka bërë asnjë përçapje për të realizuar një plan afatgjatë për ndërtimin e rrjetit. Përgjithësisht punëtorët Eagle Mobile janë të paspecializuar dhe kryesisht njerëz me kontribute politike. Situata në këtë kompani paraqitet e njëjtë si para 3 korrikut 2005 ashtu edhe pas kësaj date. Mjafton kjo për të kuptuar që qëllimet e të dyja qeverisjeve në hapjen e sinjalit nga kjo kompani. Eagle Mobile duhet të kishte shpallur falimentin në bazë të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të muajit mars 2006 në lidhje me kontrollin e kryer nga ky institucion në muajt shtator-nëntor në Albtelekom. Në raport thuhet: Shoqëria “Eagle Mobile” e cila e ka mbyllur vitin 2004 me 15.9 milionë lekë humbje, që është rreth 7.7 herë më e madhe se kapitali i themelimit, si dhe për 6 mujorin e parë të vitit 2005 janë shpenzuar 16.1 milionë lekë, gjithsej për dy vitet se bashku 31.5 milionë lekë, konsiderohet e falimentuar në baze të nenit 74 të ligjit 7638 “Për shoqëritë tregtare”.
Marrë i plotë nga raporti i ekspertëve
 

erjonm

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Te shpresojme ne nje shitje te shpejte dhe korrekte te albtelecom, keshtu qe 'eagle mobail' te hyje ne treg sa me shpejt sep albtelecom-i pa u privatizuar nuk ka ndermend ta aktivizoje. GJithashtu organizata per mbrojtjen e konsumatorve dhe komisioni parlamentar duhet te beje kujdes qe bleresi i 'eagle mobail' te mos jete nje mbulese e AMC apo Vodafone.
Ne te kundert besoj se shpejt mund te kerkoje te futet ne treg ndonje kompani Italiane
 

ujku81

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Bleresi i Albtelecom &amp; Eagle Mobile do te jete me sa duket Caliku, qe sigurisht nuk eshte mbulese e AMC dhe Vodafone, por fare mire mund te behet.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Vodafone, të ardhurat në pikiatë

Ulet “fitimi” nga numrat me kontratë. Rreth 1 milionë shqiptarë me Vodafone

Altin Xhikneli-ABC

Përkeqësimi i financave të korporatës më të madhe të telefonisë celulare në botë ka prekur dhe degën e saj në Shqipëri. Të ardhurat për abonent nga kompania celulare Vodafone kanë pësuar rënie. Sipas të dhënave nga bilanci i fundit i publikuar nga kompania mëmë në Britani, vihet re se treguesi i të ardhurave për abonentët me kontratë ka pësuar rënie, ndërkohë që ai i abonentëve me kartë mbetet në të njëjtat nivele. Kështu sipas të dhënave të Vodafone, shpenzimet mujore për çdo abonent me kontratë deri në 31 dhjetor 2006, janë 16 329 lekë, duke pësuar një rënie prej rreth 10% nga tremujori paraardhës. Sipas shifrave të bilancit, një abonent me kontratë ka paguar mesatarisht në çdo muaj rreth 163 dollarë, nga 171 që paguante tri muaj më parë. Krahasuar me vitin 2005, ARPU (të ardhurat mesatare mujore për abonent) për numrat me “20” ka pësuar një rënie prej rreth 12%. Ndërkohë që për abonentët me kontratë të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të klientëve, shpenzimet mesatare deri në fund të vitit janë 16 dollarë në muaj. Ndërkohë që tre muaj më parë kjo shifër ishte rreth 18 dollarë. Për rreth tri vjet me radhë duket që të ardhurat për abonentët me kontratë nuk kanë pësuar rënie, por kanë mbajtur thuajse të njëjtin ritëm, ndryshe nga ato me kontratë të cilët kanë filluar të paguajnë mesatarisht më pak për celularët.
Ulen 5.6 % të ardhurat për abonent
Në vitin 2004 të ardhurat për abonent me kontratë ishin 245 dollarë ndërsa për vitin 2005 ato ranë në 163 dollarë. Sipas të dhënave të Vodafone, të ardhurat mesatare mujore për abonentët me parapagesë kanë pësuar një rënie krahasuar me 31 dhjetorin e vitit 2005, prej 5.6%. Por edhe pse është vënë re një rënie e lehtë e të ardhurave për abonent, paratë totale që ka grumbulluar nga Vodafone kanë pësuar rritje. Kjo për arsye të rritjes së numrit të abonentëve me 51 mijë vetëm në tre muajt e fundit. Sipas përllogaritjeve del se të ardhurat e Vodafone për vitin 2006 llogariten të jenë mbi 200 milionë USD. Sipas të dhënave të fundit, rreth 33% të këtyre të ardhurave vjen nga abonentët me kontratë, të cilët janë vetëm 3.1% e totalit. Arsyet kryesore për uljet e shpenzimeve të abonentëve me kontratë është ulja e çmimeve nëpërmjet paketave promocionale për kategorinë “biznes”. Ndërkohë, që mesa duket, për abonentët me kontratë kjo ulje nuk ka qenë domethënëse.
Biseda me celular, 1 orë në muaj
Shqiptarët që kanë celular flasin mesatarisht 1 orë në muaj. Vëllimi i bisedave që kanë kryer abonentët gjatë tremujorit të fundit 2006, është 160 milionë minuta kohë bisedë. Gjatë tremujorit paraardhës kjo shifër ishte 166 milionë, pra koha e bisedës ka pësuar rënie gjatë tremujorit të katërt prej 4%. Sipas të dhënave nga bilanci, çdo abonent Vodafone ka shpenzuar 58 minuta në muaj kohë bisede. Duhet vënë re se abonentët shqiptare flasim më pak nga të gjithë konsumatorët e tjerë vodafone në të gjithë botën. Kjo sipas shumë raporteve, vjen si rezultat i tarifave ende të larta që aplikojnë kompanitë celulare në vend. Sipas të dhënave nga vetë bilanci i Vodafone, rezulton se fqinjët tanë Vodafone në Itali, flasin tre herë më shumë se ata shqiptarë. Mesatarisht, një abonent vodafone në Itali, shpenzon 137 minuta kohë bisedë në muaj, ndërsa një Greqi 142 minuta, kundrejt 58 min që shpenzon një vodafone shqiptar.
Abonentët, 1 në 3 me Vodafone
Abonentët e Vodafone po i afrohen shifrës së 1 milionë. Sipas parashikimeve, nëse trendi i penetrimit të vodafone në treg do të jetë me 50 mijë abonent të rinj çdo tre muaj atëherë që në 6 mujorin e parë të këtij viti pritet të kalohet shifra 1 milionë. Aktualisht deri më 31 dhjetor 2006, abonentët e Vodafone kanë mbërritur në 916 mijë, duke pësuar një rritje prej 6% kundrejt tremujorit të mëparshëm. Numri i abonentëve me kontratë deri në fund të dhjetorit është 28 396, duke përbërë 3,1% të totalit
 

MLK

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

163 dollare ne muaj ketu ku jetoj ke 30 ore bisede /pf/images/graemlins/laugh.gif domethene nje ore dita, e pa fol per formula ilimité( dmth me fol pa limit qe jane me te lira se kaq rreth 80 euro ne muaj me fol 24/24 ore).
Grabitja e popullit shqiptar vazhdon me ritme te pershpejtuara /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ajo qe me terheq vemendjen eshte fakti qe Vodafone deklaron te kete 913 mije kliente, nga keta 33% jane me abonim mujor e pjesa tjeter me karta te parapagueshme.
Do isha kurioz te dije si i numerojne keta kliente se nuk jane te regjistruar gjekundi, ndaj u be dhe ligji qe i deturon te rregjistrojne klientet.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Ej mund ti beni cik update kesaj temes se do e perdor per teme diplome /pf/images/graemlins/laugh.gif ,e para kjo.
E dyta, ai/ajo qe mund te me ndihmoje me materiale per kete teme mund te me kontaktoje ne pm ?? Flm.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Cfare pikash duhet te shqyrtoje tema e diplomes, sepse ne Forum kryesisht pasqyrohen vetem shkrime kritike ndaj kompanive celulare ne vend?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Epo mbase dhe ajo do ta kritikoje. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nga cfare kendveshtrimi do ta shofesh??
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Pikerisht dua ta kritikoj,por kritikat do i nxjerr si Rezultat ne fund qe me pas te jap Rekomandimet e mia.

Do me pelqente te dija mjedisin aktual me te fundit ku operojne keto kompani,cfare pjese tregu zoterojne ,cdo te ndryshonte nje i trete dhe cpo behet per tu futur perfundimisht ne treg kjo kompani.
Cfare qendrimi mban shteti,dhe si mund te krahasohet mjedisi yne celular me nje vend tjeter te ngjashem ekonomikisht me ne. Sigurisht do preferoja te kisha sa me shume materiale qe me pas te krijoj nje permbledhje ku mund te fokusohem.
Flm /pf/images/graemlins/smile.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Keto gjera mund ti gjej fare mire ne internet por do me pelqente te kisha informacionet me te fundit fare,dhe jo te viteve te meparshme..
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Sherbimi celular ne Shqiperi eshte i mire per zhvillimin qe ka shoqeria shqiptare (shume fshatare jemi dhe shume sherbime na afrohen), por eshte dhe pak i shtrenjte per xhepin tone!
 

Hellena

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Servisi ne shqiperi me then te drejten me duket shume shish-i /pf/images/graemlins/laugh.gif ... kam i muj te tere qe i coj mesazhe dy shoqeve te ngushta dhe asnje mesazh nuk marrin dot .. un knej harxhoj leket kot ..pff
nuk e di nese esh problem i pergjithshem por di qe dhe nje shoku im kur i nis mesazhe miqve nuk marrin dot asgje ...Shqiperi hesapi
 
Top