Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi
Qe ta sqaroj pak me tej idene qe e nisa dhe qe e lashe ne mes :
Problemi i tregut te telefonise celulare eshte se ai lindi defektoz qe ne fillim. Ideja per te "lindur" nje treg te lire dhe te pakontrolluar, per mua mbart rreziqe te llahtarshme SPEKULLIMI. Ne momente te tilla te krijimit te sherbimeve te reja (dmth krijimi te nje tregu te ri, i cili nuk ka existuar me pare) lind si domosdoshmeri nderhyrja e forte e shtetit, me qellim shmangien e spekullimeve qe mund te ndodhin deri ne nje kohe te larget te "vendosjes se rregullit" si pasoje e konkurrences. Them domosdoshmerisht pasi aksionet qe do te ndermerren instiktivisht nga akktoret primare te tregut te ri eshte uzurpimi i tij dhe "shtypja" e cdo tendence konkurruese. Dhe te avantazhuar nga pozitat dominante qe tregu i lire ju krijon, dhe te pangacmuar nga asnje rregullator publik, aktoret e rinj i kane te gjitha mundesite qe te fuqizojne pozitat e tyre monopol ne treg. E keqja ne kete forme ndertimi tregu eshte fakti qe ne fund te gjithe kesaj (sic edhe jemi deshmitare) krijohet nje treg i orientuar teresisht nga kerkesa dhe aspak nga kostoja. Pra nese menyrat per llogaritjen e cmimit bazuar mbi llojin e tregut (konkurrencial ose monopol) jane dy:
1. Bazuar mbi aftesine suportuese te kerkeses (ne tregun monopol kostoja nuk merret parasysh fare, pasi eshte e sigurte qe ajo superohet, por shikohet vetem aftesia "duruese" e kerkeses, pra cmimi ngrihet deri ne ate pike sa maximizohet fitimi)
2. Cmimi llogaritet bazuar mbi koston (ne tregjet konkurenciale, cmimi vendoset ne varesi te kostos duke i shtuar kesaj te fundit nje marzh fitimi aq sa ta lejon konkurrenca, ndoshta dhe me pak, duke luftuar qe MINIMIZMI i KOSOTOS ta beje kompanine financiarisht me flexibel)
atehere, qellimi kryesor i ketyre kompanive eshte rritja e cmimit deri ne ate pike ku ato MAXIMIZOJNE FITIMIN e tyre. Dhe ky eshte SPEKULLIM dhe eshte karakteristike e tregjeve te pakontrrolluara.
Dhe pasojat e SPEKULLIMIT me kete menyre, ne po i jetojme tash prej shume vitesh.
Persa i perket hapit te pare qe duhet ndermarre, mendoj se zgjidhja me e shpejte dhe me efikase persa i perket ndikimit qe do te kete te publiku eshte vendosja e nje cmimi tavan. Ky nuk duhet te jete nje cmimi fiks, po duhet te jete nje agregar i kostos. Dmth, me qellim mospengimin e investimeve ne zhvillim teknologjik, permiresim cilesie sherbimi etj. per shkak te cmimit limit, ky cmim duhet vendosur jo-fix, por variabel ne varesi te kostos, dmth Kosto totale x Norme fitimi optimale. Pra me qarte, ajo qe duhet te sanksionohet shprehimisht nga ligji eshte MARZHI I FITIMIT NETO (Net Income Margin), i cili per momentin ne keto kompani eshte gati 30%. Kjo do te coje ne nje rregullim te tregut ne favor te publikut.
2. Sidoqofte mendoj se target kryesor ne hartimin e nje politike ne tregun e sherbimit celular duhet te orientohet nga prishja e konfigurimit ......pol. Kjo eshte nje zgjidhje e perspektives afatgjate.
Dhe ne kete aspekt, pika referuese eshte marzhi i fitimit neto. Duhet pare raporti "Marzh fitimi/Kapital i investuar". Nese me kete mase investimi te deritanishme, ofrohet ky Marzh qe eshte tani (30%), atehere per uljen e tij ne normat optimale te 8-10%, kjo mase investimi duhet te pakten trefishuar.Pra rrjedhimish ne na duhet te kemi te pakten trefishin e kompanive qe kemi tani, dmth 6 te tilla qe tregu te kaloje fazen "pol" dhe te jete nje treg konkurrencial.