Sherbimi i Celular ne Shqiperi

Santiago

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Ndoshta dicka po ndryshon. ERRT gjobit me 1.6 milion dollare AMC. Drejtuesit e AMC kembengulin qe ky operator nuk ka pozite dominuese ne treg nderkohe qe per tu identifikuar si i tille mjafton qe te kesh 25% të tregut.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Shyqyr!!!

Te shpresojme se autoriteti i konkurences do filloje te funksionoje. Te filloje me celularet njehere, pastaj te shtrihet dhe ne industri te tjera me pak te dukshme.

Per mua nuk do te ishte keq nje tatim ekstra mbi monopolet, le te themi nje x% ndaj xhiros per ata qe kane pjese tregu mbi 25%. Kuptohet qe kjo do studiuar mire, ca perfshin tregu, si llogaritet pjesa e tregut, etj, etj
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Jo plako nuk mendoj se do te ishte gje e mire me tatim, sepse ne tregje te tilla duopoliste, monopoliste dhe deri te oligopolet, dmth ne tregjet paktuale, tatimi i cfaredo lloji trasmetohet ne menyre direkte ne cmim pasi siguria qe iu jep oferta e kufizuar dhe break even point shume i ulet, iu lejon qe pjesen me te madhe te taksave ta transmetojne ne cmim. Mendimi im eshte se zgjidhjet jane 2:
1. Licensohen dhe te pakten 3 kompani te tjera
2. Vendosja e cmimit tavan bazuar mbi koston

Kjo duhet te shoqerohet me masa kontrrolli te vecanta per te monitoruar zhvillimin e kostos etj.etj.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Mundet, por do te ishin te detyruar te rrisnin cmimet, dhe kjo gje do te perceptohej shume keq ne treg. Jam dakort qe duhet shtuar numri i licensave, dhe mundesisht te jene me pronesi shqiptare.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Numri maksimal i licensave per tregun shqiptar mendoj se mund te jete tre ose kater. Gjithesesi puna eshte se nje licence me shume patjeter qe do te kishte ndikim ne uljen e cmimit.
Problemi aktual (qe ka lidhje edhe me gjoben) eshte se nga njera ane AMC fiton duke rrjepur klientet nga ana tjeter kerkon qe te fitoje edhe te ardhura nga kompanite e tjera nepermjet marreveshjeve te interkoneksionit. Nga sa mbaj mend AMC para dy vitesh i ka fshehur Albtelekomit rreth 8.2 milion minuta bisede me jashte Shqiperise.
Nese do te merrte statusin e operatorit me fuqi ne treg do te duhej te organizonte vete (pa ndermjetesimin e Albtelekomit) interkonksionin me jashte dhe do te duhej qe te ofronte ndermjetesim per operatoret e tjere, pikerisht ate qe ka bere Albtelekom per celularet deri ne kete moment.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Qe ta sqaroj pak me tej idene qe e nisa dhe qe e lashe ne mes :
Problemi i tregut te telefonise celulare eshte se ai lindi defektoz qe ne fillim. Ideja per te "lindur" nje treg te lire dhe te pakontrolluar, per mua mbart rreziqe te llahtarshme SPEKULLIMI. Ne momente te tilla te krijimit te sherbimeve te reja (dmth krijimi te nje tregu te ri, i cili nuk ka existuar me pare) lind si domosdoshmeri nderhyrja e forte e shtetit, me qellim shmangien e spekullimeve qe mund te ndodhin deri ne nje kohe te larget te "vendosjes se rregullit" si pasoje e konkurrences. Them domosdoshmerisht pasi aksionet qe do te ndermerren instiktivisht nga akktoret primare te tregut te ri eshte uzurpimi i tij dhe "shtypja" e cdo tendence konkurruese. Dhe te avantazhuar nga pozitat dominante qe tregu i lire ju krijon, dhe te pangacmuar nga asnje rregullator publik, aktoret e rinj i kane te gjitha mundesite qe te fuqizojne pozitat e tyre monopol ne treg. E keqja ne kete forme ndertimi tregu eshte fakti qe ne fund te gjithe kesaj (sic edhe jemi deshmitare) krijohet nje treg i orientuar teresisht nga kerkesa dhe aspak nga kostoja. Pra nese menyrat per llogaritjen e cmimit bazuar mbi llojin e tregut (konkurrencial ose monopol) jane dy:
1. Bazuar mbi aftesine suportuese te kerkeses (ne tregun monopol kostoja nuk merret parasysh fare, pasi eshte e sigurte qe ajo superohet, por shikohet vetem aftesia "duruese" e kerkeses, pra cmimi ngrihet deri ne ate pike sa maximizohet fitimi)
2. Cmimi llogaritet bazuar mbi koston (ne tregjet konkurenciale, cmimi vendoset ne varesi te kostos duke i shtuar kesaj te fundit nje marzh fitimi aq sa ta lejon konkurrenca, ndoshta dhe me pak, duke luftuar qe MINIMIZMI i KOSOTOS ta beje kompanine financiarisht me flexibel)
atehere, qellimi kryesor i ketyre kompanive eshte rritja e cmimit deri ne ate pike ku ato MAXIMIZOJNE FITIMIN e tyre. Dhe ky eshte SPEKULLIM dhe eshte karakteristike e tregjeve te pakontrrolluara.
Dhe pasojat e SPEKULLIMIT me kete menyre, ne po i jetojme tash prej shume vitesh.
Persa i perket hapit te pare qe duhet ndermarre, mendoj se zgjidhja me e shpejte dhe me efikase persa i perket ndikimit qe do te kete te publiku eshte vendosja e nje cmimi tavan. Ky nuk duhet te jete nje cmimi fiks, po duhet te jete nje agregar i kostos. Dmth, me qellim mospengimin e investimeve ne zhvillim teknologjik, permiresim cilesie sherbimi etj. per shkak te cmimit limit, ky cmim duhet vendosur jo-fix, por variabel ne varesi te kostos, dmth Kosto totale x Norme fitimi optimale. Pra me qarte, ajo qe duhet te sanksionohet shprehimisht nga ligji eshte MARZHI I FITIMIT NETO (Net Income Margin), i cili per momentin ne keto kompani eshte gati 30%. Kjo do te coje ne nje rregullim te tregut ne favor te publikut.
2. Sidoqofte mendoj se target kryesor ne hartimin e nje politike ne tregun e sherbimit celular duhet te orientohet nga prishja e konfigurimit ......pol. Kjo eshte nje zgjidhje e perspektives afatgjate.
Dhe ne kete aspekt, pika referuese eshte marzhi i fitimit neto. Duhet pare raporti "Marzh fitimi/Kapital i investuar". Nese me kete mase investimi te deritanishme, ofrohet ky Marzh qe eshte tani (30%), atehere per uljen e tij ne normat optimale te 8-10%, kjo mase investimi duhet te pakten trefishuar.Pra rrjedhimish ne na duhet te kemi te pakten trefishin e kompanive qe kemi tani, dmth 6 te tilla qe tregu te kaloje fazen "pol" dhe te jete nje treg konkurrencial.
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shyqyr!!!

Te shpresojme se autoriteti i konkurences do filloje te funksionoje. Te filloje me celularet njehere, pastaj te shtrihet dhe ne industri te tjera me pak te dukshme.

Per mua nuk do te ishte keq nje tatim ekstra mbi monopolet, le te themi nje x% ndaj xhiros per ata qe kane pjese tregu mbi 25%. Kuptohet qe kjo do studiuar mire, ca perfshin tregu, si llogaritet pjesa e tregut, etj, etj

[/ QUOTE ]


Pa u HAp OPeratori i trete ska konkurrence po ishalla nuk eshte Operator Grek ...
 

Santiago

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Ska se si , vetem nese i shitet grekut Albtelekomi me gjithe Eagle mobile
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Celularët, bilancet regjistrojnë 240 milionë euro

J.Llupo
26-12-2006

Kompanitë celulare renditen në krye të listës, përsa i përket të ardhurave të arkëtuara edhe për vitin 2007. Shtrirja e këtij shërbimi është i gjerë, duke arritur që për 9-mujorin e parë, numri i abonentëve të tyre të shkojë në 1 milionë e 700 mijë abonentë. Kjo shifër tregon se gjysma e popullsisë në vend, ka një numër mobil. Vodafone Albania, sipas të dhënave, ka 868 mijë abonentë deri në fund të shtatorit, ndërsa AMC, 827 mijë. Kompania e telefonisë mobile, për periudhën janar-shtator të këtij viti llogaritet që të ketë realizuar rreth 110 milionë euro të ardhura, duke shënuar një rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa kompania Vodafone, ka realizuar një total të ardhurash, që për periudhën janar-shtator ka shkuar në 138 milionë euro. Rreth 70% e të ardhurave të kompanive, janë realizuar nga telefonatat dhe SMS-të, ndërsa pjesa tjetër nga Kontrata e Interkonjeksionit për thirrjet.
 

capuni

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Pytje: biznesi i sherbimeve celulare ka arritur pjekurine ne shqiperi, apo akoma ka vend per t'u rritur baza e klienteles?
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

AMC eshte ne nje progres te admirueshem persa i perket sherbimit me kontrate. Nxjerrja e disa paketave interesante me kushte te favorshme (ku me kryesori eshte heqja e tarifes fikse mujore) ka bere qe shume institucione qeveritare ta pajisin organiken e tyre me numra te tille. Te gjithe po i dyfishojne numrat e telefonit dhe ai qe eshte klient i Vodas e sheh si oportunitet te mire marrjen e nje numri me kontrate AMC. Me kete levizje te re, besoj se AMC do e rrise goxha numrin e abonenteve per 2007-en.
Nderkohe per te deshmuar qe treg ka ende, po te permend faktin qe une i bera prinderve si dhurate per vit te ri nje numer celular me parapagim + telefonin. Mgjse oferten me te mire perseri e kishte AMC me cmimin 1250 Leke/numer po kaq dhe kohe bisede te vlefshme, ndersa Voda e kishte 1000 leke numrin me vetem 500 leke kohe bisede, une morra kete te dyten, mqse une dhe gjithe rrethi familjar i imi jemi abonente te Vodafone. Nderkohe qe kunati im abonent i Vodas, mori per alternim nje numer AMC me oferten e mesiperme.
 

antip

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Cudi qe AMC paska rene poshte Vodas per numer klientesh! Kohet e fundit i ka cmimet dhe ofertat shume me te leverdisshme se vodafone. SMS i ka me te lira dhe ofron mundesine e komunikimit ne grup me te lire si me kontrate dhe me parapagim.
Gjithsesi ndihet nevoja per nje rrjet te 3-te telefonik. Gjithe bota po i hidhet gjenerates se 3-te te celulareve (UMTS) e ne akoma kemi mbetur te GSM 900 ku nuk te ofron as sherbimin GPRS.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Vodafone ka dhe karta me parapagim 300 lekeshe, dhe terheq mjaft vete qe s'kane leke me e mbush celularin.
AMC eshte me e orientuar drejt business target.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Nuk besoj se eshte kjo arsyeja sepse edhe AMC ka karta 250 Leke me 250 leke brenda, nderkohe qe Voda ka karta 300 lekeshe me 250 leke kohe bisede. Duket se AMC po punon me teper per te ndryshuar bilancet e dhena me siper!
 

antip

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po Vodafoni ka qen gjithmon pak me "trendi" se AMC-ja.

[/ QUOTE ]

Po kjo nga doli???!!! /pf/images/graemlins/crazy.gif
Nuk e dija qe dhe kompanite e celulareve mund te jene tredY /pf/images/graemlins/eek.gif
Vodafoni do kete vesh nga ato çizmet me stil siper pantallonave... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Qe Vodafone ka pas me teper qasje ndaj te rinjve kjo dihet Lubo, perceptim qe AMC ka kohe qe po perpiqet ta luftoje me disa paketa apo sherbime te vecanta.
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

KOhe Me Pare Me Diten e RRenave M Bon Nji INterviste ne M Thane per Celularet ca lloj Ke Amc Apo Vodafone ... NE kur i thashe AmC m Tha qe nigjo se kompania ka falimentu Ca do Bosh me Nr tat t Cel ... Ne un qe i them Gazetares qe Degjo mi goc ai Nr qe un e Bleva aq Leke kom 3 Vjet qe e perdor ne i ka qit lekt e vet po Falimentoi do blej nai Nr tjeter t nai kompanie Tjeter ne kaq...



Masnej n Fund i them qe nigjo Goce si AMC SI VODAFONE ... Jane 2 Duar NJe KOke ...
 

dimir

Forumium praecox
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Masnej n Fund i them qe nigjo Goce si AMC SI VODAFONE ... Jane 2 Duar NJe KOke ...

[/ QUOTE ] /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
Dy Greke dhe nje Buxhet! /pf/images/graemlins/mad.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Nqs futet nje kompani e trete ne valle, klientet e vetem qe mund te marre jane nga AMC dhe Vodafone pasi tashme pothuajse kushdo ka nje nr cel. Ndaj do detyrohet te futet ne treg me cimime shume po SHUME konkurruese (ndoshta 50% me te uleta).

Cool...
 
Top