Shba: Vriten gjate nje transmetimi live gazetarja dhe kamaramani.

t-euml-sht-euml-na-gjat-euml-transmetimit-live-n-euml-tv-vritet-nj-euml-gazetare-dhe-kameramani-video_hd.jpg

Dy gazetarë televizivë amerikanë u qëlluan për vdekje gjatë një raportimi Live në Virxhinia. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Alison Parker dhe Adam Ward, kameraman, u vranë gjatë një transmetimi Live këtë mëngjes në Moneta, Virginia, sipas stacionit televiziv ku ata punonin, WDBJ-TV.

Autori i dyshuar që ka qëlluar raportohet se është larguar menjëherë nga vendngjarja, teksa nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Një video që po qarkullon në internet tregon se si gazetari merr një plagë nga një armë zjarri dhe kameramanit i bien pajisjet që po filmonte.

Rreth 40 policë janë duke kërkuar të dyshuarin. Teksa nuk dihet ende gjendja e gruas që po intervistohej.
 
Top