SHBA garanton: Përkushtimin të gjithanshëm për Kosovën
Presidenti Fatmir Sejdiu u takua me zv/ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit Stuart E. Jones, të cilin e njoftoi për zhvillimet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për sfidat me të cilat po ballafaqohet shteti i ri.

Ai gjithashtu e njoftoi Jones për çështje të tjera siç janë lobimi i Kosovës për njohje shtesë, progresi në fushën e decentralizimit, procesi i ndërtimit të kapaciteteve diplomatike të Kosovës, etj.

Gjithashtu – siç bëhet e ditur në një komunikatë të Presidencës kosovare – Sejdiu kërkoi që SHBA-të ta vazhdojnë mbështetjen e tyre jetike që po i ofrojnë Kosovës si në sigurimin e njohjeve të pavarësisë, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euroatlantike.

Jones ndërkaq, siç thuhet në komunikatë, e siguroi presidentin Sejdiu për punën e palodhshme që SHBA po bën për të mirë të Kosovës në të gjitha sferat. /Telegrafi/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22942. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22942