shantazh presidentit!!!

Gysi

Primus registratum
Re: A ka pronar Albatros

po pse presidenti vete ne emer te kujt ushtron presion me letra drejtorise se aviacionit.
Pastaj edhe konflikti i interesave behet ne rradhet e atyre qe jane ne shtet.
Presioni ne kete rast eshte i dykahshem. Ndryshimi eshte qe keta ustallaret e ishdiktatures, i kane akoma ne funksionim sigurimsat dhe perdorin mjete me te rrafinuara si cimkat.
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka pronar Albatros

Kush mbrojti Presidenitn?! Nese Presidenti i Shqiperise ka shkelur ligjin, kjo si jep te drejte kryeministrit per nje "bonus" shkelje ligji!
Nese Presidenti ka ushtruar presion dhe ka prova, atehere qeveria ne fuqi ti drejtohet organeve kopetente, te dergoi provat qe zoteron e te denoncoje shkeljen e ligjit, e jo te shkeli ligjin ne te njeten menyre.
Baza e demokracise eshte zbatimi i ligjit te votuar nga te zgjedhurit e popullit, pasi dhe vete qeveria ndodhet ne pushtet mbi te njetin princip.
 

Prespa

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

Drejtori i Aviacionit Civil Gazmend Dibra jep doreheqjen e perkoheshme nga posti i tij, pas skandalit me Albatros.

Po sot Dibra eshte thirrur ne cilesine e te pandehurit ne prokurori.

Dibra u pyet nga prokuroret ne lidhje me biseden e pergjuar qe lidhej me kompanine Albatros”.

Pas rreth 2 ore pyetje, Dibres i eshte komunikuar vendimi i marrjes se pandehur per ceshtjen ne hetim.

Pas kesaj Dibra paraqitit doreheqjen ne menyre qe t'i hapet rruge hetimit, mbi ceshtjen ku ai akuzohet se eshte implikuar. www.a1tv.com.al
 

Gysi

Primus registratum
Re: A ka pronar Albatros

Po Kryeministrin kush e mbrojti?

Ajo qe une po shpreh eshte se te dyja palet jane te perfshira ne nje presion dhe shantazh dypalesh.

Persa i perket ligjit, ky eshte muhabet kot. Nuk mund te kete shkelje ligji, fakti qe ti i kerkon dikujt te ndermarre nje veprim politik, per ti lejuar nje favor. Ketu me teper behet fjale per moral politik. Dhe ketu, te gjithe duhet te jemi koshien se ky moral nuk ekziston ne kete vend. Besoj se kaq gje kemi kohe qe e kemi kuptuar.
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka pronar Albatros

Te ftoj te informohesh mbi ligjin shqiptar se me duket se nuk paske njohurite e duhura!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A ka pronar Albatros

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...Persa i perket ligjit, ky eshte muhabet kot. Nuk mund te kete shkelje ligji, fakti qe ti i kerkon dikujt te ndermarre nje veprim politik, per ti lejuar nje favor. Ketu me teper behet fjale per moral politik...

[/ QUOTE ]
/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

I tregojne te selia e pd-se keto perralla?!
 

Gysi

Primus registratum
Re: A ka pronar Albatros

Po mor rob, per ty kushdo qe nuk eshte komunist dhe nuk eshte i verber ndaj pislliqeve te te pinjolleve te tyre eshte i ndikuar nga pd-ja.

Atehere me thoni cfare shkelje ligjore eshte bere ne kete rast?

Sigurisht qe jurist nuk jam, por deri tani nuk kam pare asnje formulim nga asnje paleper shkelje te ligjit. E gjithe zhurma deri tani nga ps-ja eshte bere thjesht per faktin qe i behet presion presidentit (i cili per mua eshte po kaq shantazhues sa edhe qeveria).
Kjo, per mua eshte loje shantazhesh e dykahshme. Njera pale (presidenti), ka bizneset e pinjolleve te vet, te cilet kane bere para duke shmangur detyrismet ndaj shtetit, ndersa tjetra kerkon te shfrytezoje interesin direkt te presidentit, per te perfituar nje favor politik i cili tek e fundit duhet bere (sollaku duhet te zhduket sa me pare nga prokuroria, pavaresisht se mjetet qe perdor pd-ja si pasoje e pafuqise per te perdorur mjete ligjore, nuk jane te pranueshme).
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka pronar Albatros

Ti propozon qe mir kan bere duke abuzuar me detyren e shtetit, fuqine qe i jep posti per te bere presion e shantazh ne menyre qe te shkaktojne Sollakun!
Pa vene ne diskutim duhet apo nuk duhet shkarkuar Sollaku, asnje nenpunes i ketij shteti, duke filluar nga funksionaret me te larte te tij nuk u lejohet as ligjerisht e as moralisht te shperdorojne detyren per interesa personale apo partiake.
Vota eshte dhene mbi nje program, ne baze te ligjit dhe çdo veprim duhet bere brenda tij, dhe jo te abuzosh ne per te postit per perfitime personale.
Nese Moisiu eshte maskara le te denohet per maskara, nese ben shantazhe le te denohet per shantazhe, por keto shkelje duhet te njihen nga kodi penal apo civil, e jo me hamendje politikanesh apo parlamentaresh sharlatane te cilet nuk kane ngritur kurre zerin e tyre ne parlament per te mbrojtur interesat e atyre qe i kane votuar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A ka pronar Albatros

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po mor rob, per ty kushdo qe nuk eshte komunist dhe nuk eshte i verber ndaj pislliqeve te te pinjolleve te tyre eshte i ndikuar nga pd-ja.

Atehere me thoni cfare shkelje ligjore eshte bere ne kete rast?

Sigurisht qe jurist nuk jam, por deri tani nuk kam pare asnje formulim nga asnje paleper shkelje te ligjit. ...

[/ QUOTE ]

Dmth nuk e paskan mbylluar akoma teatrin e kukullave tek PD-ja! Me behet qefi qe po tentojne te stimulojne inteligjencen e militanteve!

Gjithsesi, qe te jesh i pregatitur heren tjeter kur edukatorja (me thone se eshte jozi) te te tregoje nje perralle lezo edhe ndonje gazete.
Se fundmi dime se prokuroria e ka nisur fillin nga Gazmend Dibra i cili akuzohet zyrtarisht per abuzim me postin dhe korruppsion pasiv. Keto dite, per te plotesuar kuadrin, i eshte mohuar e drejta per te dale jashte shtetit dhe eshte dhene urdher (jo nga qeveria por nga gjyqesori kuptohet) qe ti bllokohet pasaporta.
Tani mendoi mire akuzat! Shfrytezim posti per te bere cfare? Cila ka qene pagesa e korrupsionit? Dhe vijne zinxhir avash avash ne rrjeten e peshkatareve ne prokurori edhe peshqit e medhenj /pf/images/graemlins/wink.gif


Githsesi, nga ana politike, nuk kemi nevoje per prokurine per te krijuar nje ide pasi egizstojne mjaftueshem prova te besueshme (ku ka me mire se rregjistrimet) per te arritur ne perfundimin se dibra veproi ne emer dhe per llogari te kryeministrit, dhe delfinit te tij (basha) qe na con ne perfundimin se egzekutivi (berisha dhe sklleverit) po perdorin mjete te paligjshme dhe SHUME te rrezikshme per ti bere presion presidentit qe te lejoje nenshtrimin e gjyqesorit.
Ne nje vend sadopak te qyteteruar ky do te konsiderohej nje grusht shteti po asgje nuk na pengon ta konsiderojme te tille edhe ne shqiperi.
Te shohim nese prokuroria (sollaku pra /pf/images/graemlins/wink.gif ) do te arrije ne te njejtin perfundim dhe nese do te kete nje propozim tek presidenti (Moisiu pra /pf/images/graemlins/smile.gif ) per shkarkim te kryeministrit si shkeles i kushtetues.

Keta te egzekutivit jo vetem tentojne te vjedhin pushtet po e bejne edhe ne menyre aq te trashe e arrogante sa eshte krejtesisht e papranueshme pasi krijon nje precedent te rrezikshem. Do te ishte ndryshe dicka e tipit " ti ben cdo, une bej sikur nuk kuptoj" po kjo eshte e pafalshme - luajten me zjarrin dhe tani po rrezikojne te digjen.
 

Gysi

Primus registratum
Re: A ka pronar Albatros

Ore, se kush eshte militanti ne kete mes duket qarte nga menyra se si shkruan ti. Per me teper deshirat e tua per grusht shteti tregojne shume per shkallen e verberise dhe patologjise tende militanteske.
Ajo qe po them une,per ti dhene shpjegim edhe MLK-se eshte se te dyja palet po ushtrojne presion nga njera-tjetra., Pra i bie qe moralisht te dyja palet jane te ndotura. Ti nuk po arrin te kuptosh qe po keshtu presion ka bere edhe presidenti, dhe normalisht prapa presidentit qendron edhe ps-ja qe jo vete i mban ison, por ka edhe interesin e vet jetik qe institucioni i prokurorise te mos i degjeneroje ne burg hajdutet e tyre.
Pra kemi dy pale qe veprojne ne menyre jokorrkte politikisht dhe moralisht.
Por duhet bere dallimi ne qellimet qe fshihet pas shantazheve te dykahshme.
Nqs PD-ja ben presion ndaj presidentit, per ta detyruar qe te shkarkoje nje kryeprokuror qe nuk po ndjek hajdutet. Ndersa Presidenti ben presion per te mbrojtur bizneset jokorrekte me ligjin te niperve te tij.
Pra ne kete mes shantazhi i presidentit eshte me i ulet moralisht dhe politikisht.

Pra, i nderuar militant, une nuk ha asnje lloj perralle nga kushdo qofte burimi. Une e kuptoj qe qeveria po i ben presion presidentit. Por je ti qe nuk po kupton qe edhe presidenti, ne kete rast eshte po kaq shantazhues sa edhe qeveria, vetem se me nje ndryshim: Ai po perpiqet te mbroje interesat e veta financiare.

Perrallat dhe lloqet qe na tregon ti lidhur me bllokimin e pasaportes jane shtojca pa vlere ne kete debat. Eshte e kuptueshme qe kryeprokurori do te perpiqet te marre masat mete rrepta ndaj Gaz Dibres, pasi eshte i perfshire ne menyre direkte vete ne kete mes.

Se si do te perfundoje spektakli, do te presim dhe do te shohim. Personalisht une nuk besoj ne mrekullira apo bestytni peshkataresh. Per mua duket se perfundimi do te jete me nje "levizje" ne detyre te Gaz Dibres, dhe me nje falimentim te Albatrosit, si dhe menje zhurmnaje shurdhuese te PS-se dhe te Mjaftit (i cili ka zevendesuar FERSH-in tashme, pasi rinine eurosocialiste nuk e ka Edi Rama ne dore), lidhur me lirine e budalliqe te tilla.

Nuk ka shume gjera qe mund te cudisin opinioninpublik ne kete vend.
Ky vend ka qene per mjaft kohe bastion i trafiqeve dhe i mafias. Gjera te tilla jane vetem guricka te vogla ne nje gurore krimi.
 

komino

Valoris scriptorum
shantazh i ulet dhe idiot ndaj presidentit

hej zot ca na ka gjet

tipike e atyre qe e kane vendosur cfare do shkruajne pa lexuar pergjigjet dhe ka raste qe edhe arrijne te ankohen kur i perserit argumentat po nejse

Qe te sqrohesh zoterote Berisha nuk eshte eshte shteti prandaj nuk eshte cudi aspak te mendosh se po tenton te jete i tille (ndryshe nga cfare thote kushti/kushtetuta)

Eshte absolutisht i papranueshem presioni qe tentohet ti behet presidentit nepermjet bllokimit te bizneseve te te afermve te tij!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Dhe eshte i papranueshem cilido qofte objektivi i presionit (presion idiot nder te tjera)!
Eshte akoma me i papranueshem ky presion kur objektivi eshte venia nen kontroll e prokurorise (ky eshte grusht shteti se shkon kunder vullnetit te popullit te sanksionuar ne kushtetute)!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Minimizimi dhe analogjia me veprimet e nanos apo terheqja e vemendjes ne "bema" te tjera jane prepjekje groteske per te shpetuar nga opinioni publik.
Tek selia e PD-se mund tju tregojne perralla me mbret ( /pf/images/graemlins/wink.gif ) sa te duan dhe ju mund ti besoni sa te doni por kjo nuk do te thote se i kane lene trute te gjithe shqiptaret.
 

Gysi

Primus registratum
Re: shantazh i ulet dhe idiot ndaj presidentit

Ore ti berishofob!
Kush tha qe eshte i pranueshem presioni i PD-se?
Por ajo qe ti nuk po kupton eshte se akoma edhe me i papranueshem eshte edhe presioni i Presidentit si dhe lehjet e hajduteve te ps-se.

Kupton lal?
 

MLK

Primus registratum
Re: shantazh i ulet dhe idiot ndaj presidentit

Albatros”, Gazmend Dibra para gjykatës

Prokuroria: Faktuam se Dibra iu kërkoi nipave të Moisiut që të ndikonin për shkarkimin e Sollakut

Flamur Vezaj

TIRANË- Prokurorisë së Tiranës i kanë mjaftuar 60 ditë për të “kopsitur” dosjen e ish-drejtorit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibra e për ta dërguar atë para gjykatës. Burime zyrtare nga organi i akuzës bëjnë me dije se mbi ish-kreun e Aviacionit Civil ka fakte dhe prova që vërtetojnë se Dibra ka konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit pasiv nga ana e personave që ushtrojnë funksione publike”. “Pas hetimeve intensive është faktuar se ish-drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, nëpërmjet takimeve që ka zhvilluar me administratorin dhe aksionerët e shoqërisë “Albatros Airways”, vëllezërit Aleksandër dhe Valeri Hoxha u ka kërkuar atyre të ndikojnë si pjesëtarë të familjes së Presidentit, në vendimin e tij për të pranuar shkarkimin e kryeprokurorit Theodori Sollaku”-thuhet në kërkesën për gjykim, të dorëzuar dje në gjykatë.
Dosja
Akuza e shpërdorimit të detyrës është argumentuar nga përfaqësuesit e Prokurorisë së Tiranës me pezullimin e fluturimeve të kësaj kompanie ajrore pa zbatuar procedurat e përcaktuara qartë si lajmërimi i shoqërisë, afatet për shlyerjen e borxhit dhe sanksionimin në rast mosshlyerje. “Njoftimi i pezullimit të veprimtarisë së shoqërisë me telefon, vetëm disa orë para si dhe mungesa e një akti të shkruar ku të pasqyrohej shpjegimi i fakteve që janë bërë shkas për nxjerrjen e këtij urdhri pezullimi si dhe dëmi i shkaktuar ndaj shoqërisë nga këto veprime provon se i pandehuri Gazmend Dibra ka konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”-thuhet në kërkesën për gjykim të prokurorisë. Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se shoqëria e fluturimeve “Albatros Airways” sh.p.k, është regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ka filluar aktivitetin e saj në muajin dhjetor të vitit 2004, në drejtim të transportit të njerëzve dhe mallrave me shtetin fqinj, Italinë. Sipas akuzës, rezulton se deri në muajin prill të vitit 2005, “Albatros” kishte krijuar ndaj “Albtransportit” një borxh prej 54.001.146 lekësh. Sa i përket borxheve, “Albatros” renditet pas “Albanian Airlines”, e cila i detyrohej “Albtransportit” 199.521.335 lekë dhe para “Ada Air”, me borxh 48.256.146 lekë.
Përgjimet
Sipas kërkesës për gjykim, i pandehuri Dibra është takuar me administratorin e kompanisë së fluturimeve, duke i kërkuar shlyerjen e borxhit, ndërkohë që më pas, biseda ka marrë kah tjetër. Gjatë bisedës, i pandehurit Dibra i ka kërkuar administratorit Aleksandër Hoxha të ndërhyjë pranë Presidentit të Republikës, i cili është daja i tij për të dekretuar shkarkimin e Sollakut, në këmbim të krijimit të lehtësirave për shoqërinë “Albatros” dhe shtyrjes së pagimit të borxhit. “Duke qenë se nga ana e vëllezërve Hoxha nuk janë ndërmarrë veprime konkrete lidhur me plotësimin e kërkesës së bërë nga i pandehuri Dibra, ky i fundit ka thirrur në zyrën e tij Valeri Hoxhën, me të cilin ka biseduar përsëri për çështjen e borxhit të shoqërisë dhe i ka bërë presion”. Sipas prokurorisë, me datën 30 gusht, i pandehuri Gazmend Dibra është larguar drejt Polonisë dhe me datë 31 gusht i pandehuri Dibra ka urdhëruar nëpërmjet telefonit zëvendësin e tij, Ernest Vrioni që të pezullonte veprimtarinë e kompanisë ajrore. Po në të njëjtën ditë, i pandehuri Dibra ka lajmëruar me telefon administratorin Aleksandër Hoxha se duke filluar nga 1 shtatori do t’i pezullohej aktiviteti, ndërkohë që nuk ishte marrë asnjë vendim për këtë çështje nga Drejtoria e Aviacionit Civil.



Provat e akuzës

Deklarimet e shtetasve Aleksandër dhe Valer Hoxha, Albens Vokopola, Ernest Vrioni, Luan Jaupaj dhe Rudina Fortuzi;
Dy kaseta filmike si dhe procesverbalet e transkriptimit të përmbajtjes së tyre;
Autorizim për operim ajror nr. 4549, dt. 10.05.2006, shkresë me nr.469 prot., dt.10.05.2006 për rinovim të COA-së
Shkresë nr.1091/1 prot., dt. 17.08.2006 e drejtorit Dibra, drejtuar Lulzim Bashës
Autorizim i Ministrit nr. 4549/3, dt.18.08.2006
Dokumentacioni i sekuestruar me procesverbalin e datës 22.09.2006 pranë D.P.A.C-së, gjithsej pesëdhjetë e tre dokumente si dhe dokumentacioni i sekuestruar me procesverbalin e datës 22.09.2006, gjithsej nëntë dokumente.
Disqet e përgjimeve telefonike për numrin 0682044001 së bashku me procesverbalet e transkriptimit të bisedave të përgjuara;
Tabulatet e thirrjeve telefonike hyrëse – dalëse për numrat e telefonit 0682044001 dhe 0692065557;
Në tërësi aktet e procedimit penal nr. 3092, viti 2006
 
Top