shantazh presidentit!!!

antip

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

Mire e ke... lene fare...

Po qe Berisha i ka bo shantazh presidentit i ka bo... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: shantazh presidentit!!!

Pse kujt i ka rrejt menia që jo? Në politkë shantazhi është arma më frutdhënëse /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

receli

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

Data: 14/09/2006, ora

Kthetrat e krimit, gjithmonë në oborrin e socialistëve
“Një çështje e keqe, bëhet edhe më e keqe, po të mbrohet” – Ovidi


Edhe kur socialistët pranuan se më 3 korrik u ndëshkuan për korrupsionin, këtë e bënë që të maskonin dinakërisht zullumet e tyre duke marrë poza prej demokratësh liberalë. Sikur deklarimi i tyre të kish qenë i sinqertë, nuk do të ishte pasuar nga mburrjet e tyre harbute për një qeverisje shembullore. Dihet se, nga dy vetë që mëkatojnë, më pak i ndreqshëm është ai që krekoset me “proçkën” që ka bërë. Edhe mëkatarët socialistë më faqezinj, po të kishin dashur, mund të ndaheshin me të kaluarën e tyre, sado e rëndë të ishte për ta “fatura”.Por ata nuk janë nga ai lloj brumi, që i shfaq vlerat e tij në çdo rrethanë. Ata nuk gjetën forca t’i drejtoheshin popullit si të penduar. Nuk flakën tej të keqen për të shpëtuar, së paku, partínë. Përkundrazi! Ata edhe sot tunden e shkunden duke thënë se janë mazhoranca e vërtetë. Ndoshta dhe ky qëndrim i tyre delirant solli ato pasoja, që po i vuan politika shqiptare. Dhe ishte e natyrshme që, me këto mend, socialistët nuk mund të ndërtonin, as një platformë të re, më bindëse, as një alternativë që të reflektonte rinovimin e tyre. E kundërta ndodhi! Ata treguan se nuk i vriste ndërgjegjja dhe se zullumet e tyre paskëshin qenë shumë më të rënda nga sa mund të përfytyroheshin. Ata vërtetuan se mëkatarët e tyre janë aq të lidhur me fitimet e padrejta, aq shumë i gëzohen pasurimit të paligjshëm, sa janë gati të durojnë çdo poshtërim,ose, siç thotë populli, “të hanë edhe turpin me bukë”. Ata nuk e pritën rrebeshin e ndëshkimit moral të shoqërísë me kokën ulur. Jo! Që në fillim të disfatës ata u hodhën kundër mazhorancës në një sulm arrogant, njëlloj si të ishin viktima, që kërkonin të vinin në vend dinjitetin e nëpërkëmbur.(!) Prandaj, ndonëse i humbën zgjedhjet në mënyrë plebishitare, s’u pajtuan me rezultatin dhe bllokuan procesin e nxjerrjes së rezultateve me ankimime të pafundme, banale, me të cilat vetëm sa vërtetuan që humbja e tyre paskësh qenë edhe më e thellë. Prandaj, kur faktet i mbërthyen me shpatulla për muri, ata, të tërbuar, shpërthyen me tërë pakënaqësínë e tyre të shtirë në parlament. Në krye u qurravitën si viktima të mazhorancës. Pastaj kërkuan shkarkimin e Kryetares së Parlamentit. Fill pas kësaj, ngritën zërin në kupë të qiellit për mënyrën e votimit. Por, kur edhe kësaj “alibie” të tyre iu gjet “ilaçi”, ata filluan sherret “për mustaqet e Çelos”. Dhe, sa më shumë ngulte këmbë mazhoranca për reformat (sidomos për ato në drejtësí!), aq më tepër “revoltoheshin” mëkatarët e terrorizuar. Natyrisht, në “Mbrojtje të pavarësísë së institucioneve”(!). Ndërkohë, të gjithë e kuptuan se ku u flinte socialistëve “lepuri”! Si përfaqësues të mafies në Parlament, socialistët donin (dhe duan!) të mos u cenohen strukturat e sistemit të tyre korruptiv. Nuk mund pranonin ata (që kishin “kapur shtetin!) të ristrukturoheshin institucionet kushtetuese, në të cilat vegjetonin (dhe vegjetojnë endé) gjithë skalionet e komprometuara prej tyre. Të zëvendësoheshin atjé mercenarët e korruptuar me zbatues të zellshëm e të paanshëm të ligjit. Po dilte, pra, sheshit që, sikur socialistët të mos kishin atë frikën e tmerrshme nga drejtësía e vërtetë, s’kish pse të ngulmonin me aq kokëfortësí që të mos prekej, p.sh., Prokurori i Përgjithshëm. Nuk kishte arsye të ndiznin ata gjithë atë sherr banal për të ruajtur në KQZ superioritetin që nuk u takonte! S’kish pse ulërínin ata, ashtu, si ujq të plagosur, që po iu cënuakësha “balanca politike” në KKRT, etj.! Por, edhe sikur ky shqetësim i tyre të ishte i përligjur, a do të kishin kaluar ata në ato skena të turpshme prej “gladiatorësh” rrugaçë, sikur të mos i ndiqte pas ai “gogoli” i ndëshkimit? A do të suleshin ashtu, “burrat e shtetit”, kundër një gruaje, që vetë e kanë pranuar në krye të Kuvendit? A do të bënin tërë atë zallamahí : të bojkotonin e të bllokonin si njerëz të papërgjegjshëm punimet e Parlamentit? A do të kalonin këta “baballarë të kombit” në të tilla fyerje e kërcënime, të denja për një Haxhí Qamil? Jo! Kushdo sot e pranon që ata do të kishin gjetur, ndoshta, edhe mijëra rrugë të tjera, të arsyeshme dhe do të kishin nxjerrë nga pjesa më e mirë e qenies së tyre aq tolerancë e mirëkuptim, aq dëshirë për dialog e kompromis dhe, madjé, aq durim për të arritur bashkë me mazhorancën në një zgjidhje konsensuale. Mirëpo frika e asaj mafies së tyre nga një ndëshkim i mundshëm për zullumet ( pjesë e së cilës nuk mund të mos jenë dhe deputetë socialistë ! ), është e përmasave të tilla, sa “legjislatorët” socialistë e harruan misionin e vet si përfaqësues të popullit dhe i hynë rrugës së bojkotit absurd., bllokimit arrogant dhe kërcënimit rebél, tamám si mëkatarë të trembur. Ata e shpunë konfliktin deri aty, sa shqetësuan edhe strukturat e “bazës” së tyre, të cilat nuk e gjykuan të justifikueshme idenë e një rebelími, të protestave të tilla masive, a të një “kryengritjeje”, vetëm për sebépin e një “krize”, të stisur, fundi, nga vetë socialistët. Vetëm ajo “kupola” e mafies së tyre, ata padrinot e korrupsionit dhe balozët e krimit e kuptonin shkakun e vërtetë të kësaj situate kaq të tensionuar. Por mazhoranca, duke qenë në të drejtën e saj, u bëri ballë me durim gjithë këtyre presioneve. Dhe nuk u përgjigj, nuk shau e nuk ofendoi kënd, madjé, kur të tjerët folën nga zverku. Ajo duroi me një qetësí të admirueshme, ndonëse e kuptonte që opozita synonte, kështu, të hiqej dorë nga lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!... Kur e majta u bind që kjo tërheqje ishte e pamundur, d.m.th. që e djathta luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kish kryeqëllimin e saj, që i buronte nga fitorja e 3 korrikut, ndërroi taktikë dhe iu përvesh marrjes së pushtetit me çdo kusht, qoftë edhe me dhunë ( madjé dhe pa bërë fare votime!). Kjo situatë gjithkujt mund t’i dukej absurde. Kurse mazhoranca e kish të qartë se qëllimi kryesor i opozitës, pas humbjes së 3 korrikut, s’ishte gjë tjetër veçse “avokatia” e dëshpëruar, që ajo i bënte krimit të vet. Mirëpo e djathta kurrsesí nuk mund të hiqte dorë nga platforma e luftës së saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithatë ajo, që në fillim, ka qenë e gatshme të bëjë kompromise të arsyeshme (natyrisht, pa shkelur ligjshmërínë!), të dialogojë e të jetë sa më konsensuale. Por ajo nuk mund të bënte (e të bëjë!) pazare me parimet, as me premtimet e saj elektorale! Prapëseprapë, qe shpirti i saj tolerant dhe përkushtimi solemn për realizimin bashkërisht të reformave, që bëri të mundur arritjen e Marrëveshjes mes palëve! Madjé, edhe pse e majta ia atribuoi vetëm vetes së saj gjithë meritat e zgjidhjes së krizës, edhe pse ajo e shpalli këtë kompromis si një fitore të këmbënguljes së saj e si një gjunjëzim të së djathtës, bilé, si një triumf të drejtësísë së pakontestueshme të “kushteve” të saj, përsëri është mazhoranca ajo që po ngul këmbë të zbatohen sa më parë në praktikë pikat e kësaj Marrëveshjeje, duke u deklaruar me modesti se, për probleme të tilla madhore, nuk ka të humbur. Megjithatë, segmente të inkriminuara të së majtës edhe sot vazhdojnë të vënë gurë nën rrota, ta pengojnë me sa të munden zbatimin e këtij kompromisi, sepsé, ndoshta, nuk u intereson një situatë paqësore, mirëkuptimi, dialogu dhe konsensusi. Ujku, - thotë populli, - do mjegull!...

Mirëpo mazhoranca ka aq shumë punë për të kryer, sa nuk ka ngé të shqetësohet për shpirtrat e turbulluar të mëkatarëve të papenduar. Ajo ka deklaruar se nuk merret me problemet e brendshme të PS-së; se reformat i quan një detyrim të përbashkët ndaj Shqipërísë, ndaj dhe vijon t’i bëjë thirrje të majtës të bëhet pjesë e realizimit të tyre. Edhe tani, që në gjirin e së majtës po ndodhin zhvillime të tjera, telashe të tjera, ngarkesa politike që i kërkojnë PS-së kohë dhe energjí për t’i zgjidhur, e djathta nuk është sulur të nxjerrë ndonjë përfitim meskin politik. Realizimi i reformave është për të një detyrë aq madhore, sa çdo gjë tjetër është e sfumuar në fokusin e saj. Megjithatë, ajo nuk po lë pa iu përgjigjur me dinjitet shpifjeve dhe akuzave pa bazë që ngre e majta, e cila sulmin e konsideron mbrojtjen e vet më të mirë. Mirëpo, duke u marrë me të tilla probleme, gjithkush duhet të llogarisë se ç’fiton a humbet Shqipëría. Dhe Shqipëría, më shumë se për çdo gjë tjetër, taní ka nevojë sidomos për reforma. Nuk ka ngé sot Shqipëría të merret me “avokatitë” perverse që mafiozët duan t’u bëjnë zullumeve, bëmave dhe gjëmave të tyre! Lavdi Zotit që angazhimin serioz të forcave të djathta e ka çmuar lart Bota demokratike, e cila ka vendosur ta ndihmojë sinqerisht Shqipërinë. Segmentet e zeza të krimit e të korrupsionit do të kenë taní punë me popullin, ndaj, po vazhduan me “gërr-mërr” - et e “avokative” të krimeve, kanë për të humbur keq, si në zgjedhjet vendore, ashtu dhe në ato të përgjithshme. Megjithatë, e djathta uron që gjithkujt t’i ndriçojë Zoti mendjen dhe shpirtin, që të arrijë ta bashkojë veten me interesat e Shqipërisë dhe të ringjallet, duke ndihmuar për përparimin e saj!...

Luan Myftiu
 

Ergler

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

Edhe une vija doren ne zjarr per presdentin kokelope se nuk merrej me korrupsion,por ja qe i shijokan edhe atij paret e pista.
Kete e verteton letra qe i eshte derguar drejtorit te aviacionit civil nga kryelopa.Ai ankohet se gjoja Belleair po operon ne menyre te pandereshme e pa licence.E paskish zene meraku dallkaukun,per nipin jo per gje tjeter.
Miqte e mij te gjithe na dolen wankar,por moisiu eshte shkerdhate me grada.Mendoj,pse nephew of president nuk e kishte hapur me pare kete shoqeri aviacioni,por tani qe u be dajua i madh.Ai,pra presidenti nuke di qe me qellim e kane futur ne kete valle,sepse eshte budalla e gedhe.Te shohim se si do ta hedhe vallen deri ne fund.
 

MLK

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

Artikujt partiak qe pergjithesojne fajin dhe shkeljet, qe pretendojne se bota eshte bardh e zi e se PD-ja eshte shpetimtarja dhe Socialistet e keqja e ketij vendi apo anasjelltas jane thjeshte nje propogande per militante te verber e jo informacion per publikun.
Turpi me i madh eshte se asnje nuk aplikon ligjin e nuk jep shembullin se si mund te goditet korrupsioni nepermjet ligjit.
Nese shkojme me llogjiken se nipi i presidentit mund te ket abuzuar dhe ka perfituar nga posti qe ka daja apo xhaja i tij per te hapur kompani udhetimi, atehere i bije qe me te njeten llogjike ti mbyllim kabinetin e avokaterise vajzes se kryeministrit pasi ka fituar 800 mije dollare gjate kohes qe i jati eshte kryetar i opozites dhe deputet i parlamentit shqiptar.
 

MLK

Primus registratum
Albatros, Dibra implikon Berishën

A.Rama

TIRANË-pjesë të tjera nga biseda e regjistruar mes përfaqësuesve të “Albatros” dhe drejtorit të përgjithshëm të Aviacionit civil, janë zbardhur dje në emisionin Fiks Fare. Nga një pjesë e publikuar dje në këtë emision përmendet emri i ministrit Lulzim Basha si dhe nënkuptohen emrat e kryeprokurorit dhe kryeministrit Sali Berisha. Valter Hoxha, bashkëpronar i “Albatros Air/ays”, së bashku më bashkëronarin tjetër Aleksandër Hoxha, kanë biseduar me Gazmend Dibrën, dhe ky i fundit i kërkon që të firmoset nga ana e Presidentit Alfred Moisiu shkarkimi i Theodhori Sollakut. Në pjesën e bisedës të zbardhur dje, Dibra garanton për mos ngacmim të aktivitetit të “Albatros” nëse firmoset urdhri për shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku. Gjatë bisedës, Valter Hoxha i thotë drejtorit të Aviacionit civil se ai ka marrë rolin e ndërmjetësit dhe mund të garantojë ai për biseda me presidentin Moisiu . “Unë e kam marrë përsipër me fol, por ta thashë. Ti fol vetë, apo e ke nga të tjerët. Këtë ta thashë që në fillim prandaj bëra parantezën”, i thotë Valter Hoxha drejtorit Dibra. Më pas, biseda është drejtuar për te personat që duan shkarkimin e Sollakut, ku janë përmendur dhe Lulzim Basha. “Unë mund ta sugjeroj këtë, nuk është bërë ndonjë muhabet i tillë. Muhabeti ka qenë vetëm “kaq”. TË MBAROJË KJO PUNË. Të gjitha gjërat tekstualisht: “Të gjitha gjërat kanë shkuar mirë”. Kështu pra "TË BËHET dhe KJO" .Është periudha më adapte për atë, për Presidentin, sepse MEDIAT nuk kanë ndonjë... PARLAMENTI s'është...mundësisht TA BËJË SA MË SHPEJT. Kaq. Dy seancat e tjera kanë qenë me Lulin (Lulzim Bashën), pra një herë kam komunikuar me ATË (Kryeministrin), hera e parë është me ATË” është shprehur Gazmend Dibra. Më tej Dibra thotë së mos shkarkimi i Sollakut vë në vështirësi kryeministrin, pasi ai nuk mund të bëjë marrëveshje politike. “Do ta mbyll njëherë unë muhabetin. E kuptoni që është në vështirësi kryeministri. Një moment, mosbërja, mosdekretimi po mosheqja e vë shumë në vështirësi. Sepse Ai nuk është njeri që bën deal (marrëveshje). Kaq gjë ju e kapni. Kështu që në këtë sens nuk kam unë ndonjë dyshim. Si ide ka qenë që kjo gjë duhet të ishte bërë që më përpara. D.m.th. këta dy njerëz duhet të ishin marrë vesh përpara”,- thotë gjatë bisedës së përgjuar mes përfaqësuesve të Albatros dhe drejtorit të DPAC. Në bisedë, emri i ministrit të Transporteve është i qartë. Valter Hoxha i thotë Dibrës: “Po ky Luli, ky të ka përcjellë prapë fjalët e ATIJ apo po bën dhe ky sikur është i shqetësuar, edhe ky...”.



Bisedë midis Gazmend Dibrës, drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, dhe Valter Hoxha, drejtues i kompanisë “Albatros”


Valter Hoxha - Atëherë që të jemi të saktë dhe të mos kemi asnje lloj keqkuptim as prej teje dhe as prej nesh. Une kam marrë përsipër me fol dhe kam fol...Po ti, ke fol vetë, sy më sy, me atë? (me kryeministrin) apo e ke nga të tjerët? Pa u ofenduar, pse ta thashë që në fillim, bëra parantezën, që të mos ketë asnjë lloj keqkuptimi ne kete mes. Sepse, në qoftë se është me llafet e të tjerëve…
Gazmend Dibra - S’është me llafet e te tjereve ...
Valter Hoxha - E ke takuar?
Gazmend Dibra ... një seancë (kryeminsitrin)
Valter Hoxha - Keni biseduar vetë apo me këshilltarët e tij? Sepse, ata që janë sot, nesër thonë “s'e mbaj mend ku u takuam e ku s'u takuam...
Gazmend Dibra - Mos o burrë
Valter Hoxha - Dhe ideja e tij e sakte ose kërkesa e tij e saktë fare, kush është?
Gazmend Dibra - Të iki ky. Të japë firmën. Kaq, asgjë tjetër
Valter Hoxha - Kaq?
Gazmend Dibra- Absolutisht tjetër. Dhe mesazhi është ky: “Çdo gjë e kemi në rregull, të gjitha gjërat janë bërë, çfarë ishin keq janë bërë, dhe e fundit “kjo” ka ngelur. Vetëm kjo. Tekstualisht. Ta kam thënë unë
Valter Hoxha - Po në qoftë se do kërkohet te takohet direkt çfare të ka thënë, si është shprehur, çka në mend?
Gazmend Dibra - Nuk e di
Valter Hoxha - Pikërisht për këtë ta thashë edhe në fillim, që, niveli im...
Gazmend Dibra - Unë mund ta sugjeroj këtë, nuk është bërë ndonjë muhabet i tillë. Muhabeti ka qenë vetëm “kaq”. TË MBAROJË KJO PUNË. Të gjitha gjërat tekstualisht: “Të gjitha gjërat kanë shkuar mirë”. Kështu pra "TË BËHET dhe KJO" .Është periudha më adapte për atë, për Presidentin, sepse MEDIAT nuk kanë ndonjë... PARLAMENTI s'është...mundësisht TA BËJË SA MË SHPEJT. Kaq
Valter Hoxha - Ndonjë gjë tjetër apo thjesht koha? Sa më shpejt të realizohet aq më mire është? Kjo është si me thënë thelbi…
Gazmend Dibra -Po po absolutisht
Valter Hoxha - Atëherë...
Gazmend Dibra - Në këtë kohë krijojmë mundësi që të ndihmohesh sa të mundesh që kompania të mos jetë në vështirësi
Valter Hoxha - Atëhere Gaz të thashë, muhabetet e tjera të punes i bëjmë si të doni, po unë dua të jem i saktë fare.Une duhet te shkoj ta takoj nesër sepse nuk mund të them që po shkoj sot dhe mendoj që të shprehem në këtë mënyrë, me sa kuptova, që kërkesa është direkt nga AI. S’ka asnjë lloj niveli tjetër që të jemi të saktë.
Gazmend Dibra - Dy seancat e tjera kanë qenë me Lulin (Lulzim Bashën), pra një herë kam komunikuar me ATË (Kryeministrin), hera e parë është me ATË.
Valter Hoxha - Ky i dyti...
Aleksandër Hoxha - Ai s’ka pse e mban këtë qëndrim me atë (Presidentin) sepse...
Valter Hoxha - Sasha nuk më kuptove.
Aleksandër Hoxha - Sepse edhe ka dash me fol, por ai (Lulzim Basha) s'i ka hap telefonin. Jo për punën tonë..
Gazmend Dibra - Do ta mbyll njëherë unë muhabetin. E kuptoni që është në vështirësi kryeministri. Një moment, mosbërja, mosdekretimi po mosheqja e vë shumë në vështirësi. Sepse AI nuk është njeri që bën deal (marrëveshje). Kaq gjë ju e kapni. Kështu që në këtë sens nuk kam unë ndonjë dyshim. Si ide ka qenë që kjo gjë duhet të ishte bërë që më përpara. D.m.th. këta dy njerëz
duhet të ishin marrë vesh përpara.
Valter Hoxha - Po ky Luli, ky të ka përcjellë prapë fjalët e ATIJ apo po bën dhe ky sikur është i shqetësuar, edhe ky...
Gazmend Dibra - Me Lulin tre here kam komunikuar, ka qënë si të kapërcehet kjo gjë.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
LULI NUK QESH ME!!!

a e pat lul bashen mbreme ne opinion?! i kishte ngrire buzeqeshja qe qe prej 3 korrikut e kishte konstante te stampuar mbi buze.
tani fillon kauntdauni per keta mbeturinat e ngjitura pa dashje ne pushtet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: LULI NUK QESH ME!!!

Kjo qe ka ndodhur eshte shume e rende pasi pushteti dhe vota e popullit perdoret hapur per mbrojtje interesash personale e aspak per qellimin qe eshte besuar vota.
Te mbyllesh nje kompani per shantazh eshte teper e rende per ekonomine e akte te tilla duhen goditur rende, deri ne maksimalen qe parashikon ligji, perndryshe te drejtat e çdo shqiptari do te neperkemben ne çdo moment e diktatura do te vazhdoje te jete moto e çdo udheheqjeje shqiptare.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: LULI NUK QESH ME!!!

me sa mora vesht do kerkohet mocion mosbesimi per berishen, pasi vertete eshte rast flagrant qe ka perfshire funksionare ne afera mafioze.
 

ujku81

Primus registratum
Re: LULI NUK QESH ME!!!

mocion mund te kerkojne po veshtire te rrezohet. Maksimumi mund te heqi qafe Lulin.
 

MLK

Primus registratum
Re: LULI NUK QESH ME!!!

Qe Berisha mezi pret te shkarkoje Sollakun, per kete besoj se ska nevoj pêr pergjime /pf/images/graemlins/laugh.gif pasi e ka deklaruar hapur si te lidhur me krimin.
Qe Basha eshte ushtar i devotshem i Berishes, edhe kjo sdo shume mend, se eshte i vetdeklaruar /pf/images/graemlins/laugh.gif
Qe do behet prape nje lemsh i gjate me kete histori edhe kjo dihet.
Per mua, ne fund te ketij proçesi me sherre ne parlament e ne media, Sala me Lulin do vazhdojne "punen" vetem se do behen me teper qesharak ne syte e homologeve te tyre perendimor, kurse drejtori i aviacionit prane ministrise se transportit do te pushohet nga puna, pasi kemi te bejme me shperdorim detyre e tentative per korrupsion, e per kete jane fakte inçizimet.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: LULI NUK QESH ME!!!

normal qe do e vazhdojn punen...

interesante esht fakti pershembull qe ate historin e atij palles me vidio n'banjo qe spo me vjen n'men emri NE SHQIPERI AS QE E KISHIN DISKUTUAR MEDIAT FARE...

u habisnin robt kur i thoja mooooooooooo

nejse po e lexoj ate qe ke dergu pra t'kuptoj me shum

po esht i gjat e portoj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: LULI NUK QESH ME!!!

Pse a ka ndonje politikan me ndergjegjen e paster qe te akuzoje Berishen per implikime mafioze(pa dashur ta shfajsoj kete te fundit)!?Na sillni emrin e ketij "engjelli".... /pf/images/graemlins/devil.gif
Mos valle jane Moisiu,Rama,Nano,Gjinushi....!?!?!?!?!?
Le te kerkoje fajin tek vetja Presidenti yne sepse ai mban akoma ne detyre Sollakun.Ky i fundit, per te gjithe ato qe na qenkekan aq te ndjeshem nga shkeljet e qeverise se Berishes, ka mbuluar pislleqet me te medha te politikaneve-mafioz te vendit tone te cilet sot na qenkekan indinjuar dhe paskekan marre flamurin e ndershmerise...

Me vjen keq qe opozita nuk pranon dot humbjen dhe nxjerr cdo preteks duke shfrytzuar edhe mediat ogurzeza te tipit 1997 per te denigruar ne te gjitha drejtimet qeverine.
Me vjen keq perseri per opoziten por eshte e detyruar te leh kot sepse qeveria ka mbeshtetjen nderkombetare dhe nuk me frikson aspak politika antikombetare e opozites.Europa nepermjet "votes se lire" te popullit ka rizgjedhur Berishen,pra komuniteti nderkombetare ka nje kontrate me qeverine te cilen nuk do ta theje, per shkelje te tilla te modes tek ne.
E majta kekron drejtesi......ky eshte kulmi /pf/images/graemlins/cry.gif!!!!!!!


P.S

Ju kujtoj dhe nje rast nderkombetare,ne Italine fqinje, ku Prodi dhe "miqsite" qe fshihen pas politikes ndodhen te implikuar tek Telekomitalia...apo ne ose me mire e majta yne jane pishtaret e demokracise,drejtesise,ndershmerise,ndjeshmerise,moralit ne bote ... /pf/images/graemlins/eek.gif!?!?
 

MLK

Primus registratum
Re: LULI NUK QESH ME!!!

Ti po na mban fjalim partie ketu apo po mer pjese ne nje teme konkretisht!
Ca lidhje ka Evropa, Opozita, Luli, .....kur ketu diskutohet a eshte ber shantazh apo jo per heqjen e kryeprokurorit duke shkelur ligjin e Republikes se Shqiperise?!
Perse duhet te justifikojme gjithnje dike qe nuk na qekerka i implikuar ne afera korruptive!
Edhe kur ka fakte perseri duhet te tregohemi te verver?!
Perse gjithnje me teorine, njeri i mire e tjetri i keq?!
Nuk egziston mundesia te jen te dy te kqinj, njeri i afte e tjetri e pa afte, i keqi te jete dhe i afte.....

PS, Mos gjykoni problemet gjithnje duke i pare pozite opozite, po xhvisheni nga keto gjera.
 

hawk

Primus registratum
Re: LULI NUK QESH ME!!!

I lexove edhe ato 4 fjelet ne kallapa!?Nese jo,lexo.
Nejse...jan probleme politike sepse jan krijuar nga politika dhe nga personazhet e saje.Nese nuk diskutohen ne ne kuadrin politik e trasferojme temen tek sociologjia ose filozofia dhe o burra..!
Nuk justifikohet xhesti por kush nga ato te pamoralshmit mund te kerkoje drejtesi??

P.S
Shprehja jote "fjalim partie" eshte tipike e atije qe gjykon te tjeret vetem me ngjyra politike.Un shpreha nje mendim ti po m'antarson ne parti...f.l.m se ndoshta gjej pune!!
 

MLK

Primus registratum
Re: LULI NUK QESH ME!!!

Ti perdor argumentin mos valle jan Rama, Moisiu, Gjinushi...me te mire se Berisha qe ta akuzojne /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nese dikush shkel ligjin apo abuzon me te atehere duhet te pergjigjet para tij.
Nuk do te thote se jemi disa qe kemi faj e kjo na jep te drejte /pf/images/graemlins/wink.gif
Cdo njeri duhet te pergjigjet per shkeljet qe ben e ska pse te justifikohet me shkeljet e te tjereve.
 
Top