Re: LULI NUK QESH ME!!!
Berisha: Të verifikohen pretendimet e Albatros. PD: Komision hetimor për të ardhurat e firmës
A.Rama
TIRANË - Zëdhënësi i Kryeministrit bëri dje të ditur se Kryeministri Berisha ka marrë në datën 11 shtator një ankesë nga kompania “Albatros”, në lidhje me pretendime për shkelje të rregullave administrative nga ana e institucioneve publike të aviacionit civil. Sipas njoftimit, kryeministri ka urdhëruar Departamentin e Kontrollit të Brendshëm të Këshillit të Ministrave për të verifikuar të gjitha këto pretendime dhe Konkluzionet e këtij verifikimi do t’i bëhen të njohura publikut.
Ndërkohë grupi i deputetëve të PD-së do të dorëzojë në strukturat parlamentare kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Albatros". “Komisioni hetimor do të hetojë mbi origjinën e parave dhe transaksioneve për themelimin e “Albatrosit”, favorizimin politik të kompanisë në tregun e aviacionit, dëmin e shkaktuar buxhetit të shtetit në favor të kësaj kompanie, si dhe qëllimet e manipulimit të serialit të “çimkave”. Opinioni publik është njohur tashmë me dokumente autentike, të cilat tregojnë se kompania “Albatros” ka përfituar 40 % të shpenzimeve operative të Presidencës dhe 80 % të shpenzimeve të udhëtimeve të Presidentit”, tha dje Bujar Nishani. Duke vijuar më tej, ai theksoi se nisur nga këto shifra,qytetarët shqiptarë me të drejtë pyesin se përse taksat e tyre shkuan nga Presidenca tek familjarët e Presidentit Moisiu. Përsa i përket debateve mediatike që janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve lidhur me këtë çështje, Nishani përmendi vetëm një nga faktet e dala, sipas të cilit “familjarët e Presidentit deklaruan se pronar i “Albatrosit” është familja Ferra, e cila e përgënjeshtroi menjëherë në media këtë deklaratë, duke konfirmuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë kompani, çka do të thotë se origjina e parave të themelimit të kësaj kompanie është tepër e dyshimtë”.
16/09/2006
KATEGORIA: Politike
www.shekulli.com.al