shantazh presidentit!!!

S6T6N6

Forumium maestatis
shantazh presidentit!!!

E pra me sa duket politika shqiptare ka arritur ne nivelet me te ulta te saj.
Prej ditesh gazetat ne vend vlojne per lajmin me te fundit dhe me te bujshem te momentit. Albatros. Nje shoqeri ajrore ne pronesi te nipit te Presidentit Moisiu, eshte bllokuar nga zyra e aviacionit civil per arsye krejtesisht politike. "shkarko sollakun ndryshe albatros nuk do te fluturoje me" kane qene fjalet e drejtorit te aviacionit civil Gazmend Dibra drejtuar presidentit te shoqerise ajrore Albatros Aleksander Hoxha, te cilat jane regjistruar dhe transmetuar nga "Fiks Fare". Skandali tashme ka marre dimensione teper te medha pasi dhe vete presidenti ka pranuar indirekt se i jane bere shantazhe te kesaj natyre.
Opozita menjehere ka kerkuar doreheqjen e ministrit basha per skandalin ne fjale si dhe i ka kerkuar prokurorise hapjen e ceshtjes penale per ministrin e transporteve dhe per drejtorin e aviacionit civil. Prokuroria ka hapur menjehere ceshtjen penale ndaj drejtorit dibra ku si prove materiale eshte marre regjistrimi i bisedes telefonike.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

kto dolen t'gjith Faraona me... dhe presidenti paska bo i dor lek kshu...? /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

zot se kto skan turp... po kshu o kurg gjen e bojn

Besoj se te sqarova Noto.
 

Al-Punk

Still here
Re: shantazh presidentit!!!

Aty nuk ishte per turp vetem fakti qe bllokohet nje Kompani per arsye politike / Per turp ishte edhe se sa here qe kjo kompani paska problem, i sqaroka Krahu politik i kompanise.
 
H

harap

Guest
Re: shantazh presidentit!!!

Per mendimin tim ketu po behet loje e dyfishte.Presidenti kerkon te zgjase sa me gjate dekretimin e Sollakut ne menyre qe te rizgjidhet edhe nje 5 vjecar tjeter President.Nqs ai merr premtimin per nje post te tille atehere nuk do e kete per gje te djeg pa asnje problem Sollakun.Thjesht ketu ka nje thike me dy presa.
 

MLK

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Aty nuk ishte per turp vetem fakti qe bllokohet nje Kompani per arsye politike / Per turp ishte edhe se sa here qe kjo kompani paska problem, i sqaroka Krahu politik i kompanise.

[/ QUOTE ]

Nese kompania i ka borxh bankave apo kreditoreve, kete problem e zgjidhin gjykatat civile, e jo shteti, pasi kjo eshte e shkrojtur ne aktet e themelimit dhe statutin e kompanise.
Shteti mund te vendos bllokimin e nje kompanie kur ajo ka probleme me pagimin e taksave, dhe perseri, bllokimi i aktivitetit te nje kompanie eshte zgjidhja e fundit.

Ps. Paska fillu fshesa ne mase te kjo tema /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

MLK po me ben shantazh. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Gjithsesi per temen ne fjale, ky eshte rasti tipik si tek ne biznesi i zgjidh gjerat nepermjet politikes dhe anasjelltas.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: shantazh presidentit!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per mendimin tim ketu po behet loje e dyfishte.Presidenti kerkon te zgjase sa me gjate dekretimin e Sollakut ne menyre qe te rizgjidhet edhe nje 5 vjecar tjeter President.Nqs ai merr premtimin per nje post te tille atehere nuk do e kete per gje te djeg pa asnje problem Sollakun.Thjesht ketu ka nje thike me dy presa.

[/ QUOTE ]

Harap, Moisiu nuk e merr për s'dyti presidencën se e ka siguru Tosi venin. /pf/images/graemlins/winkwink.gif (kjo nga burime t'mrenshme)

Sa për temën, di të them që është skandali i radhës e kjo sa për politikën ashtu edhe për mediat. Telefonata e përgjuar dhe e regjistruar e Drejtorit të Aviacionit Civil në ç'mënyrë u arrit /pf/images/graemlins/shrug.gif? Nuk është krim i dënueshëm përgjimi e akoma më keq, publikimi i telefonatave apo i bisedave private në Shqipëri?

Pastaj, nëse Moisiu nuk ka lidhje me ecurinë e firmës ai nuk duhet të jetë pre e shantazhit. Nëse Moisiu ndjen presion nga kjo çështje i bie që nipi të punojë për dajën. Konflikt interesash /pf/images/graemlins/tipsy.gif.

Sa për shantazhin ky është pjesë e luftës politike. Kur i futesh kësaj të shkrete politikë duhet ose të jesh me brek të bardha e pa asnjë njollë ose duhet të gjëmosh rrymën. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

Pa folur per shantazh politik, ministri i transporteve ne kete rast ka kaluar kopetencat [ndaluar] i lejon ligji, e kjo eshte e rrezikeshme per çdo sistem e çdo shoqeri.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: shantazh presidentit!!!

Këtu nuk di ç'të them pasi më mungojnë informacionet e plota.

Tamam tamam për çfarë akuzohet shoqëria ajrore? Diçka më të saktë se gazetat di ndokush? Pezullimi i fluturimeve është bërë si hap i parë apo ka patur edhe masa të tjera ndaj kompanisë? /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

Albatros qe kur eshte krijuar eshte perfolur duke qene se bashkepronar eshte nipi i presidentit.
Ketu nuk mund te kesh biznes po te jesh i afermi i ndonje pushtetari, se dhe me i ndershmi ne bote te jesh do te perdoresh dhe do te perflitesh.

Harap, a te ka bo njeri shantazh ty? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: shantazh presidentit!!!

Ujk, nipi i presidentit ku i gjeti paret apo garancitë?

Nejse, ato që shkruajta më lart janë thjesht hipoteza pasi unë këto ditë e mora vesh që nipi i Moisiut ka një kompani fluturimesh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

Aksionere ne ate Kompani, biles kryesori eshte nipi i kontit Ferra, Albenc Ferra, qe ka trasheguar nje pjese te pasurise se gjyshit te vet /pf/images/graemlins/wink.gif
Keshtu qe jo te gjitha ata qe merren me biznes jane hajduta apo te korruptuar.
Kompanise i eshte hequr e drejta e liçences per 400 mije dollare borxhe (kredi qe paguhen sipas akordeve te nenshkruara) e jo per borxhe ndaj shtetit.
France Telecom ne France ka 50 miliard euro borxhe, me kete llogjike i bije qe shteti duhet ta mbylli e aksioneret te vrasin veten /pf/images/graemlins/angel.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: shantazh presidentit!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Telefonata e përgjuar dhe e regjistruar e Drejtorit të Aviacionit Civil në ç'mënyrë u arrit /pf/images/graemlins/shrug.gif? Nuk është krim i dënueshëm përgjimi e akoma më keq, publikimi i telefonatave apo i bisedave private në Shqipëri?

[/ QUOTE ]

jo qe nuk eshte krim, por sot mund te perdoret dhe si prove kunder individit ne gjykate. kur berisha erdhi ne pushtet e kerkoi me ngulm dhe e miratoi ne parlament ligjin mbi pergjimet. faktikisht ai ishte dhe viktima e pare po e ketij ligji kur u regjistrua duke i bere gjyqin politik ngjeles ne zyren e jozefines ...

persa i perket temes mendoj se lul basha duhet te largohet nga posti qe mban si dhe te dorezoje imunitetin per ti hapur rruge hetmeve mbi ceshtjen ne fjale si dhe te sqaroje lidhjet e tij me kompanine ajrore Bell Air nderkohe qe drejtori i aviacionit civil detyrimisht duhet te prangoset pasi ka shfrytezuar detyren duke bere njekohesisht dhe shantazh ndaj kreut te shtetit.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: shantazh presidentit!!!

Para se të prangoset dikush duhet të provohet fajësia e tij S6.
Basha mund të dorëzojë imunitetin por jo postin (pasi e para presupozon pafajësinë) dhe nëse ka ndopak ndërgjegje të bëjë atë që duhet (të mos i bindet verbërisht Berishës).

Nëse ky ka lidhje direkte me Belle Air nuk besoj se e ka me ligj kështu që është vështirë të provohet (po aq sa dhe lidhja e Moisiut me Albatros).

MLK, nëse liçenca është hequr për arsyen që ti ke sjellë më lart atëherë hetuesia (prokuroria) duhet të hetojë deri në fund këtë çështje dhe t'i tregojë dhëmbët kryministrit. Sollaku nuk ka ç'humb në këtë mes!
 

MLK

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

Ore Sala Sollakun po do me e heq pa e ngacmu ky i fundit /pf/images/graemlins/laugh.gif imagjono ti kthehet Sollaku Sales /pf/images/graemlins/laugh.gif Sala rikthen ligjin me pushkatim /pf/images/graemlins/laugh.gif
Pash zotin, mund te me permendi nje fragment te zgjuar te karieres se Sales?!
Dikush qe ka pas 6 vite Shqiperine ne dore si i plotfuqishem, me mbi 80% te votave dhe e la ne prag lufte civile ça mund te prisni /pf/images/graemlins/angel.gif
Jo per gjo po po perserisim vetveten e bije niveli diskutimit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: shantazh presidentit!!!

patjeter kondre qe duhet provuar fajesia. dhe sot prokuroria ka filluar punen duke marre ne pyetje aleksander hoxhen per rreth tre ore nderkohe qe ka sekuestruar si prove materiale kaseten ne te cilen drejtori aviacionit civil gazmend dibra i kerkon hoxhes qe presidenti republikes te shkrakoje kryeprokurorin sollaku nese deshiron qe "albatros" te fluturoje perseri. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: shantazh presidentit!!!

Na u ngjir zoni thuj.

O MLK, po mir ëre po Sollaku mund edhe ta hudhi posht Berishën (në situatë ideale) sikur ti gjej nai pisllik (kur s'i gjeti deri m'sot si zor se do i gjej tashti).

Masnej mu m'o mush menia se Shqipnia udh'hiqet ka larg ne gam gamet jon petlla n'uj /pf/images/graemlins/shrug.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: shantazh presidentit!!!

ska faj sollaku mer cun berisha osht pisllik i gjithi e sollaku shkret sdin nga ta kapi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: shantazh presidentit!!!

Maj men para nja 5 vitesh, Sala organizonte çdo dite ne sheshin Skenderbej nga nje miting te parregullt /pf/images/graemlins/laugh.gif
Dilte me dy gishtat perpjete, kishte ne nja 50 kalamoj qe dilnin me flamuj amerikon e bertisnin Bush-i ka qendra deri te kryeministria, ne masnej kthehej ne shpi te vet /pf/images/graemlins/laugh.gif
Sala eshte skizofren, e per kete nuk duhet shum men me e kuptu. Dikush qe ka qen komunist i flakte e sekretar partie, qe ka perfitu ne maksimum ka komunizmi e sot pa pike turpi del e shan komunizmin ne çdo fjalim eshte i rrjedh ka trute. ne ne Shqipni e kemi von president 2 here ne tani kryeminister /pf/images/graemlins/angel.gif
Turp me vje me diskutu, po ky eshte realiteti shqiptar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: shantazh presidentit!!!

Me lopat S6 ja del për bukuri pa i bo doçkat pis. Masnej n'pun duhen përvesh mongët apo jo?
 
Top