Sex And the City

glamdring

Forumium praecox
Re: Sex And the City

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] E ke ne main ne MSN.com anoncimin e lajmit dhe komentet, plus nese je i abonuar ne NewsLetter te HBO.com te vjen komenti taze. S'e ka fajin edukata shqiptare me duket, mos ji kaq "kritik". [/qb]
Me fal atehere, edukata e shume te tjereve gjithashtu. Te jesh e sigurte qe serialet per te cilet po flisja nuk mund te jene kurre te HBO, dhe aq me pak te dalin ne MSN ne faqe te pare...

;-)
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Sex And the City

Fillimisht postuar nga Glamdring:
[qb]
Ka seriale te tjere, qe kane nje ide nga fillimi ne fund........
Shyqyr Zotit, shqiptaret nuk para i shohin ato tipe serialesh, sepse sa te krijohet edukata e mos "spoiler" do duhen ca vite... [/qb]
Po ti dole aty ku duhej, si ti leme temat e forumit ashtu thate ne, konkluzionet jane me te rendesishmet /pf/images/graemlins/tongue.gif Qellimi bashkebisedues dhe informues mbetet prioritet.
Pastaj ca njerez jane me te privilegjuar i shohin just in time :lol:
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Sex And the City

Fillimisht postuar nga Leila:
[qb] Po ti dole aty ku duhej, si ti leme temat e forumit ashtu thate ne, konkluzionet jane me te rendesishmet /pf/images/graemlins/tongue.gif Qellimi bashkebisedues dhe informues mbetet prioritet.
Pastaj ca njerez jane me te privilegjuar i shohin just in time :lol: [/qb]
Po, ka edhe shume njerez qe kenaqem vetem me ate qe u ofrohet, siç ka te tjere qe germojne per diçka me shume...
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Sex And the City

/pf/images/graemlins/smile.gif Hej albforumi kritik si gjithmone. Prisja qe tema te thellohej pak me shume tek femer/mashkull, femerore/mashkullore, po nejse.

Kisha nje verejtje per punen e trajtimit te meshkujve si objekte. Ku qendron triumfi ketu? Nga ana ekzistencialiste objektivizimi i individid eshte mauvaise foi (sa per te hedhur nje kokerr molle), nga ana feministe eshte veprim brenda ekonomise mashkullore- dmth i parekomandueshem per te arritur 'lirimin' (opa molla tjeter).

Sex & the City eshte piktoresk dhe kryesisht per kete gjerat duhen pare ashtu sic paraqiten: elemente te jetes metropolitane, ku njeriu kerkon kenaqesi si ne konsum si ne marredhenje sado-mazokiste (une mendoj qe deri diku te gjitha marredhenjet kane elemente te tille), dmth marredhenje ku vetja godet apo peson goditje per mijera arsye perverse apo normale. Happy-endings me kurorezime lidhjesh jane pothuajse patetike. Nje lidhje happy ending? Do te doja te zbertheja pak happy dhe ending tek lidhja po nuk kam kohe dhe durim tani, sidoqofte ka lidhje me ate sado-mazokisten siper.
Problemi me paraqitjen e nje stili te tille jetese, per disa i shthurur, ne menyre kaq terheqese eshte problem i perhershem me artin: sa aftesi ka ai te perthithe dhe percjelle ideologji. Ju qe i kunderviheni ketij seriali valle beni te tilla pyetje per pikturat, revistat, dokumentaret, librat shkollore, muziken (qe nga ajo e tribuve apo klasikja) mbushur me grimca arti? Apo eshte vetem seksualja qe ju agravon?
Te mos e ngrejme serialin ne lartesira filozofike. Eshte percjelles inteligjent, po prezantimi krijues i nje mini-realiteti te fresket nuk eshte filozofi.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Sex And the City

S&C asht interesante dy-tre seri dhe kaq!
me shume nuk ofron, eshte njelloj si cdo serial amerikan, perseritje me fytyra te tjera.

Mesazhi asht se edhe femrat mund te jene po aq agresive dhe po aq te paftyra sa meshkujt, dhe kush asht femer e di kete!
Mua me intrigon fakti se ne pergjithesi meshkujt e kane frike si serial (me falni per pergjithesimin), por kjo tregon friken e pergjithshme nga disa individe per te pare veten tek dikush tjeter: perfundojme qe nuk na pelqen.
 

drenicaku

Primus registratum
Re: Sex And the City

alinos cka mendon me "edhe femrat mund te jene po aq agresive dhe po aq te paftyra sa meshkujt"

ti mendon se femrat jan ma te ndershme se mashkujt?!!!!!!!!!!!!
hmmmmmmmmmm
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Sex And the City

jo une nuk e mendoj kete, por konvencioni shoqeror, ai amerikan ku ti jeton perfshire, e pretendojne kete gje prej femrave.
 
Top