Frutat arrore mund të zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit, thonë hulumtuesit. Studimi i ri ka treguar që antioksidantët e tyre natyrore ndihmojnë edhe në zvogëlimin e pezmatimeve në arterie. Veçanërisht janë të pasura me një formë të antioksidantëve të vitaminës E, me emrin gama-tokoferol, ndërsa hulumtimi ka treguar që niveli i tyre në trup dyfishohet madje vetëm tetë orë pas konsumimit të këtyre frutave. Shkencëtarët kanë analizuar 16 meshkuj dhe femra të cilët kanë ngrënë fruta arrore. U kanë dhënë tri shujta të ndryshme, një ka përfshirë vetëm frutat arrore, tjetri edhe ujin, ndërsa i treti ka qenë neutral. Për vetëm tri orë te vullnetarët të cilët kanë ngrënë vetëm fruta arrore, ka rënë për një të tretën oksidimi i pashëndetshëm i kolesterolit “të keq” në gjak, çka mund të shkaktojë probleme me zemër.“Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që arrat dhe frutat e tjera arrore përmbajnë faktorë antioksidantë. Hulumtimi ynë tregon që këto antioksidante me të vërtetë absorbohen në trup dhe japin efektin mbrojtës kundër sëmundjeve”, ka thënë shkencëtarja amerikane Ella Haddad, ndërsa rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Journal of Nutrition”. Ky efekt mbrojtës është i rëndësishëm për t’u parandaluar zhvillimi i sëmundjeve të ndryshme siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës,” ka shtuar ajo. Kjo është vetëm dëshmia më e re që frutat arrore janë të mira për shëndet. Arrat, për shembull, ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit, ndërsa bademi është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit për ndërtimin e eshtrave, ndërsa llojet tjera të kësaj frute ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit, që është vërtetuar edhe nga studimi më i ri, bën të ditur Daily Mail.
Pijet e gazuara, të rrezikshme për tension të lartë
Tensioni i gjakut rritet dalëngadalë me secilën kanoçe pije të gazuar dhe atë nga dita në ditë, bëjnë të ditur ekspertët. Në qoftë se gjatë ditës në trup futen më shumë se 355 mililitra të lëngjeve të pemëve me sheqer apo pije të gazuara, kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’u prishur balanca e tensionit të gjakut, kanë treguar rezultatet e hulumtimit të kryera në 2.500 njerëz.
Studimi i hulumtuesve britanikë dhe atyre amerikanë është publikuar në gazetën “Hipertensioni”, bën të ditur BBC-ja.
Mekanizmi preciz, i cili qëndron pas kësaj lidhjeje nuk është i sqaruar, por shkencëtarët besojnë që pijet freskuese në sasi të mëdha çrregullojnë nivelin e kripës në trup. Pijet dietale pa sheqer nuk e sjellin një rrezik të tillë.
Industria e pijeve freskuese pohon që konsumimi i produkteve të tyre është i sigurt nëse behët fjalë për “sasi të arsyeshme”.
Një ngushëllim për diabetikët paraqet fakti se ky rrezik i rritur është parë vetëm te diabeti jo mirë i kontrolluar. Dihet se personat e sëmurë nga diabeti janë më të rrezikuar nga vdekja e shkaktuar nga infarkti i zemrës dhe trurit, por një studimi ri tregon se, të kesh diabet, po ashtu d.m.th se je më i rrezikuar që të vdesësh nga shumë lloje të kancerit dhe nga disa sëmundje të tjera. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se me çka mund të ballafaqohet mjekësia në të ardhmen, kur dihet se numri i personave të sëmurë nga diabeti është në rritje e sipër. "Ky studim tregon se duhet të përpiqemi edhe më shumë ta parandalojmë diabetin dhe ta kuptojmë atë më mirë", - thotë Emanuele Di Angelantonio nga Universiteti i Kembrixhit. Studimi, i publikuar në revistën profesionale “New England Journal of Medicine” (NEJM), ka analizuar të dhënat nga 97 studime të mëparshme, ku ishin përfshirë rreth 820,000 njerëz në mbarë botën. Është parë se të sëmurët nga diabeti janë për 25% më të rrezikuar nga vdekja e shkaktuar nga ndonjë kancer, sikur që janë më të rrezikuar edhe nga vdekja e shkaktuar nga infeksionet, sëmundjet e veshkave dhe mëlçisë. Por, një ngushëllim për diabetikët është fakti se ky rrezik i rritur është parë vetëm te diabeti jo mirë i kontrolluar, që vërehet nga nivelet e larta të sheqerit të gjakut pas agjërimit (mosngrënies). Ndër kancerët më të shpeshtë që paraqiten në raste të tilla, është parë se janë kanceri i mëlçisë dhe i pankreasit, por edhe ai i zorrëve dhe i mushkërive.
Të jesh i ulur përpara televizorit, duke ndërruar kanalet me telekomandë mund të duket si një aktivitet çlodhës dhe aspak i dëmshëm për shëndetin. Por një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar se të rrish ulur përballë televizorit për orë të tëra mund të shtojë rrezikun e goditjeve në zemër me 80%, dhe ndikon në mënyrat se si trupi reagon ndaj glukozës, yndyrave dhe kolesterolit. Të rrezikuar janë dhe punonjësit e zyrave që për orë të tëra qëndrojnë në të njëjtin pozicion në tavolinat e punës ose përpara kompjuterëve. Sipas profesorit Mark Hamilton, qëndrimi për një kohë të gjatë ulur ndikon edhe tek ata njerëz që merren me gjimnastikë ose që kanë nivele të ulëta të yndyrës. Ai u rekomandon njerëzve që të rrinë në këmbë ose të ecin. Sipas studimit të tij, edhe një orë ulur përpara kompjuterit të zyrës, apo përpara ekranit të televizorit, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë. Sipas Fondacionit Kombëtar të Zemrës në Australi, ku u publikua ky studim, kujdesi për të mos qëndruar ulur për një kohë të gjatë duhet të nisë në një moshë më të hershme. Sipas këtij fondacioni mësuesit duhet të inkurajojnë nxënësit nëpër klasa që të lëvizin, për të evituar ndikimet negative të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.
Pijet energjike janë ndër pijet më të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve dhe shkatërrojnë zmaltin më shumë se uji mineral dhe lëngjet e pemëve. Pijet energjike përmbajnë shtesa të thartirës së limonit, andej me rastin e blerjes duhet me kujdes të lexohet përbërja e pijeve. Dhe, sipas mundësive, të shmangen ato që kanë më shumë thartinë limoni. Për ujin mineral stomatologët thonë tashmë një kohë të gjatë se nuk është i mirë për dhëmbët. Po ashtu, nuk janë të mira as lëngjet dietike. Konsumimi i këtyre dy pijeve mund të shkaktojë probleme serioze dhe prishje të dhëmbëve. Sipas hulumtimeve të fundit, lëngu nga portokalli shkatërron edhe deri në 84 % zmaltin e dhëmbëve. Stomatologët këshillojnë që lëngjet nga limoni, portokalli dhe ananasi të pihen përnjëherë, e jo të konsumohen gjatë tërë ditës. Sa më i vogël të jetë kontakti i thartirës me dhëmbët, aq më mirë.
Menyja e pasur me pemë dhe perime, e që përmban një përqindje të vogël të mishit të kuq dhe kripës, mund ta parandalojë paraqitjen e gurëve veshkorë, thonë shkencëtarët amerikanë.
Menyja e pasur me pemë dhe perime,e që përmban një përqindje të vogël të mishit të kuq dhe kripës, mund ta parandalojë paraqitjen e gurëve veshkorë, thonë shkencëtarët amerikanë. Meqë gurët në veshka lidhen me rrezikun e lartë të paraqitjes së shtypjes së lartë të gjakut, diabetit, mbipeshës dhe faktorëve të tjerë të rrezikut për sëmundje të zemrës, kërkuesit shkencorë nga ‘’Brihgam and Women’s Hospital’’ thonë se bëhet fjalë për edhe një vërtetim se ndryshimet në stilin e jetës mund të jenë kyçe për jetëgjatësi.Rezultatet e tyre bazohen në të dhënat e mbledhura nga rreth 250.000 të anketuar dhe tregojnë se të ushqyerit adekuatë mund ta zvogëlojë rrezikun nga paraqitja e gurëve veshkorë, deri në 45%, pa marrë parasysh moshën, peshën trupore dhe gjininë
Në rast se keni ngrënë shumë, madje në një fast-food dhe më pas mendoni të tresni ushqimin me një kafe, është më mirë që diçka të tillë ta evitoni.
Bazuar në një kërkim të Universitetit të Guelph, të publikuar në Journal of Nutrition, faktikisht, kjo pije i ndalon organizimit eliminimin e sheqernave në gjak në mënyrën më të mirë. Studimi është drejtuar nga një grup subjektesh, të cilët imitojnë reagimet e trupit tonë pas një vakti dreke me ushqim të bollshëm, krahasuar me një fast-food. Pas gjashtë orëve personave në fjalë iu dha një pije e sheqertë dhe më pas u mat niveli i sheqerit në gjak: ishte 32% më i lartë se sa personat që kishin ngrënë një vakt normal ushqimor.
Mjeku kardiolog, Valer Manushi Pjesët përbërëse të yndyrnave në gjak quhen trigliceride dhe janë një burim i rëndësishëm energjie për organizmin e njeriut. Por, nëse ato janë mbi vlerat e lejuara bëhen shkaktare për shfaqjen e disa patologjive, p.sh sëmundjet koronare dhe arteriosklerozave.
Mjeku kardiolog Valer Manushi shpjegon se cilat janë nivelet optimale të tyre në organizëm dhe si mund të parandalohet akumulimi i tyre dhe si ndikon regjimi ushqimor në mbajtjen nën kontroll të triglicerideve në gjak? Çfarë janë trigliceridet dhe cili është roli i tyre në organizmin e njeriut?Trigliceridet janë pjesë përbërëse e yndyrnave në gjak dhe përbëjnë një burim të rëndësishëm energjie për organizmin e njeriut. Sa është niveli optimal i tyre në organizmin? Vlera normale e triglicerideve është në kufijtë 150 mg/decilitër, por kufijtë që mund të tolerohet, shkojnë deri në 199 mg/ decilitër. Mbi këtë vlerë ato konsiderohet i lartë dhe shfaq një sërë problemesh. Kështu niveli i lartë i triglicerideve, i shoqëruar me atë të kolesterolit në gjak quhet dislipidemi, që është një nga shkatarët kryesorë të shfaqjes së kardiopative dhe të enëve të gjakut. Në të njëjtën kohë niveli i lartë i trigliceridve ndikon në formimin e arterosklerozave, që çojnë në shfaqjen e problemeve me enëve të gjakut në tru dhe zemër. Cilët janë shkaktarët e rritjes së nivelit të triglicerideve në gjak? Ndër shkaktarët kryesorë të rritjes së nivelit të yndyrave në gjak është mënyra e ushqyerjes, një dietë e pasur kryesisht me yndyrna shtazore, sidomos me mishin e bagëtive të imëta. Por, edhe mbipesha, sëmundja e diabetit, trashëgimia dhe sidomos abuzimi me alkoolin ndikojnë mjaft në shfaqjen e këtij problemi.
Cilat janë grupmoshat më të prekura dhe më të rrezikuara? Kjo është një sëmundje që zakonisht ndeshet në moshat madhore, sidomos pas të 30-ave kur nis dhe abuzimi me alkoolin apo nisin të shfaqen simptomat e para të diabetit. Nëse ky problem është i trashëgueshëm, atëherë shenjat shfaqen dhe në moshë më të re. Cilat janë shenjat klinike të nivelit të larët të triglicerideve në gjak? Fakti që niveli i lartë i triglicerideve në gjak shërben si faktor shpërthyes për një sërë sëmundjesh të tjera, bën që shenjat klinike t'u bashkangjiten këtyre patologjive. Megjithatë personat që kanë nivel të lartë të triglicerideve në gjak kanë një shtresë dhjami të depozituar në pjesën e kapakëve të syve, midis gishtërinjve dhe bërrylat. Si mund të ulet niveli i triglicerideve në gjak? Studime e kohëve të fundit kanë treguar se, dieta mesdhetare që bazohet në zarzavatet, frutat, peshkun, mishin e pulës kryesisht atë të bardhë, ndikon në uljen e nivelit të yndyrnave në gjak, dhe sigurisht dhe të triglicerideve si pjesë përbërëse e tyre. Rekomandohet të përdoren sa më shumë ushqimet e freskëta, të papërpunuara dhe të ziera. Ndërsa për gatim këshillohet të përdoret vaji i ullirit dhe ai i misrit. Natyrisht me mjaft rëndësi janë dhe medikamentet, statinat dhe fibrinat, të cilat duhet të përdoren vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut specialist. Eshtë e vërtetë që aktiviteti fizik, është një nga "çelësat e suksesit" për uljen e nivelit të triglicerideve në gjak? Po, kjo është e vërtetë. Aktiviteti fizik kontribuon në uljen e nivelit të triglicerideve, pasi parandalon akumulimin e depozitimeve të tyre në gjak. Përveç kësaj ndikon në mbajtjen nën kontroll të peshës trupore dhe ndihmon muskujt të diegin trigliceridet për të prodhuar energjinë e nevojshme për lëvizjen. Veçse duhet të kihet parasysh që kjo duhet bërë në bazë të kushteve dhe mundësive klinike të gjithsecilit. Si mund të parandalohet kjo sëmundje? Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe një jetë sa më aktive. Natyrisht, rekomandohen kontrollet e herëpashershme të niveleve të triglicerideve në gjak, sidomos te personat që kanë histori familjare, pra që kanë predipozicion gjenetik. Predispozicioni -mënyra e ushqyerjes, dieta e pasur me mish bagëtie të imët -trashëgimia -jeta sedentare, me aktivitet të pakët fizik -diabeti -abuzimi me alkoolim
Këshilla -kryeni sa më shumë aktivitet fizik -eliminoni alkoolin -privilegjoni menynë mesdhetare -bëni kontrolle të herëpashershme në nivelit të triglicerideve në gjak
This site uses cookies to help personalise content, tailor your experience and to keep you logged in if you register.
By continuing to use this site, you are consenting to our use of cookies.