Seksi dhe Tirana
Whatever happened to " e duam Tiranen si gjithe Europa <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> " ?
Lexoni si vijon...
<span style="font-style: italic">Seksi dhe frika nga martesa
Ulur në një tavolinë me miq të mi. Me nga një gotë “Margar itas” përpara, në zymtësinë e barit fytyrat bëhen më tërheqëse, më misterioze më pak të dukshme…por, ne na kishte ënda të flisnim për ato gjëra të cilat, në moshën tonë kanë filluar të na krijojnë një lloj kompleksi. Mbase, kush po lexon këtë rubrikë do e quajë këtë si një përgjigje ndaj sime mëje apo të gjitha nënave shqiptare, të cilat kanë një lloj koncepti e mentaliteti të caktuar. Në fakt biseda jonë filloi me raportet njerëzore, lidhjet e gjata dhe me atë që nënat tona e quajnë “përfundim” të tyre…martesën… E vërteta është se sapo në rrethin tonë shoqëror flitet për martesë, njerëzve fillojnë t’u dalin komplekset dhe brirët. Të gjithë pak a shumë jemi në kërkim të kënaqësive dhe duam që me secilin prej të dashurve tanë të kemi një raport që duhet të mbetet në raportin “shok seksual”. Vetëm se ka edhe më keq. Ja ç’më thotë një mik i imi :” Ka një muaj qe kam njohur një vajzë 25-vjeçare, shumë të bukur, bjonde. E pëlqejmë shumë njëri-tjetrin, vjen dhe në shtepinë time dhe puthemi me orë të tëra, por kur vjen puna për sex ajo thotë se është ende herët. Kam patur plot eksperienca të tilla me vajza të tjera por me to që natën e parë që kemi dalë, gjëja që kanë ndërmend është seksi.” Dhe domosdoshmërisht që komenti i të gjithëve është se ajo do t’ia hedhë grepat… Dhe pastaj komentet shkojnë edhe në faktin që shoku ynë është një “trap” që nuk di si ta bëjë atë për vete që ajo t’ia japë, dhe se ai po harxhon kohë me të, kur ka vajza të tjera që ia japin…Vetëm se unë nuk kuptoj se ç’të keqe ka këtu; e para nuk kuptoj se ç’të keqe ka të bësh seks me një njeri që të pëlqen, me të cilin t’i puthesh, eksitohesh, por lë pa bërë një formalitet që është penetrimi…kjo për mendimin tim është hipokrizia më e madhe, por që vjen nga mentaliteti që kemi ne si anëtarë të shoqërisë sonë dhe si femra që jemi: S’duhet ta japim lirë, s’mund ta japim shpejt dhe menjëherë. Dhe po si anëtarë të shoqërisë sonë burracake kemi tendencën të themi që kjo femër sillet kështu pasi ajo do t’ia hedhë grepat këtij djali, do ta fusë në kthetra, do ta martojë…sepse sipas shqiptarëve martesa ëshë një kokëçarje një kavanoz i mbushur me gjithëfarllojturli gjërash, vetëm jo me seks, argëtim dhe dëshirë për të ndenjur bashkë… Dhe, nëse ndokush do të fillojë të kundërshtojë duke më thënë, ku dole ti kaq e thekur për martesën, kur vetëm para ca muajsh i bëje lavde beqarisë… Në fakt nuk është se kam ndryshuar mendim…për mua martesa mbetet një hipokrizi, por kur jeton në një shoqëri dhe ke një mal të madh morali që nuk e kapërcen dot, njerëzit si puna e këtij mikut tim që nuk martohet me këtë vajzë që e ka qejf, por që nuk ia jep vetëm prej romuzeve të shokëve të tij…atëherë le ta provojnë, pse jo…. Meqë ra fjala, sapo mora një email nga një shoqja ime që nuk jeton në Shqipëri dhe kishte lexuar intervistën time në internet ku më shkruante tekstualisht: “Ta lexova atë intervistën në internet... Mos të dinë se kush je moj aman, se me mentalitetin që kanë shqiptarët ngele beqare për gjithë jetën…” Ha-ha-ha, life is funny, isn’t it?! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ...</span>
Shkeputur nga Reportazh.com; Dhjetor 2003