Sekretet e nazizmit

[GS]

Forumium maestatis
nazi-m10.jpg



Hierarke me manine e te fshehtes. Teori fantastike mbi civilizime dhe pushtete te humbura. Keto jane komponentet me pak te njohur te Raihut te Trete.

Ceremoni naten me te gjate te vitit me 22 dhjetor, rite magjike, kerkime te civilizimeve te humbura, jane te shumta legjendat e erreta qe kane lindur vazhdimisht mbi Hitletin dhe nazizmin.

Fillohet nga bindjet se Fyhreri ishte i poseduar nga djalli, e deri tek besimi se ai kishte pasur lidhje me jashtetokesoret. Interesi i disa hierarkeve per objekte “magjike” ka frymezuar filma si “Predatoret e arkes se humbur”. Por sa te verteta ka mbi lidhjet mes nazizmit dhe magjise?

Urdheri i Zi

Kulte te gjermaneve antike, ceremonite secrete dhe ritualet hyjnore ne te vertete nuk kane munguar.

Por pothuaj te gjitha manifestimet e okultizmit nazist jane merite e nje njeriu te vetem: Henrik Himler, komandanti euforik i SS-ve, shume i dhene pas teorive te magjive dhe historive fantastike.

“Himler ishte i bindur se ishte misherimi i mbretit gjerman Enrik”, shpjegon politologu Xhorxho Gali, autor i librit “Hitleri dhe nazizmi magjik”. “Donte te transformonte eliten e trupave te tij SS, ne nje Urdher te ri te Tempullareve”.

Per kete arsye zgjodhi keshtjellen e Vevelsburgut duke u nisur nga perimetri ne formen e majes se shigjetes, per ta kthyer ne nje qender te shenjte ku te perqendronte eliten e SS-ve.

Ketu, “luftetareve ariane” u mesohej perdorimi i nje shkrimi magjik i perdorur ne veri te Evropes: simboli i zgjedhur per SS-te ishte pikerisht simboli qe perfaqesonte fitoren (nje “S” e stilizuar).

Ne Vevelsburg zhvilloheshin ceremoni te frymezuara nga kultet e gjermaneve. Gjate nates me te shkurter te vitit, solsticit te veres, SS-te i dedikonin festime ne pyll, Odinit, zotit te luftes.

Gjate solsticit te dimrit, perseritej ceremonia e “ajrit mbytes”, e frymezuar nga rituale tibetiane: 12 zyrtare SS, digjnin flamuj antike te gjakosur dhe nga tymi nxirrnin parashikime dhe parandjenja.

Fe e re
Ne oborrin e Himlerit silleshin shpesh magjistare. Si per shembull keshilltari i tij Karl Maria Eiligut, qe thoshte se kishte nje memorie pre antike dhe se mbante mend jetet e tij te shkuara si udheheqes gjerman. “Himler u besonte me tere mend ketyre teorive”, thone studiuesit.

Po Hitleri?

“Ishte i magjepsur nga keto tema. Por mbi te gjitha donte t’i perdorte ne politike. Duke lene Himlerin te vepronte, synonte te krijonte nje fe naziste dhe ariane, neopagane, me mite dhe rituale te reja, qe do te zevendesonte fete e tjera tradicionale”.

Kerkimi i Graal-it

Himler, nderkohe nisi iniziativa nga me te pabesueshmet: qe nga kerkimi i objekteve magjike e deri dhe te qyteterimeve antike.

I tille ishte per shembull misioni per te gjetur gjurme te Graal-it, simbol mistik kristian (ndoshta kupa ku u mblodh gjaku i Krishtit). Kerkimi i Graalit nga nazistet mundesoi dhe krijimin e nje “legjende te zeze”.

Ka frymezuar madje dhe nje film, “Indiana Xhons dhe kryqezata e fundit”.

Edhe ne kete rast, iniciativa ishte e Himlerit qe mbeshteti kerkimet e nje arkeologu te apsaionuar pas botes se te fshehtave dhe magjive, Otto Rahn. Anetar i SS-ve, Rahn e kerkonte Graal-in ne jug te Frances.

Sipas teorise se tij Tempullaret e kishin gjetur ne Token e Shenjte dhe sjelle ketu.

Zoteruesit dhe mbrojtesit e fundit te Graalit, sipas tij, kishin qene kataret, heretike te ndjekur nga kasha. Rahn eksploroi fortesen e tyre te fundit, keshtjellen e Montsegur.

“Kerkonte thesaret e tyre dhe Graalin, por legjenda qe lidh kataret me Graalin, kishte filluar te qarkullonte vetem gjate viteve ‘900. Himler qe interesohej per te gjitha teorite dhe historite fantastike, u dha shume edhe pas teorive te Rahn-it”, shpjegon Introvinje.

Qellimi perfundimtar? “Te nxirrte kataret, te persekutuar nga kisha romake, si mbrojtes te kristianizmit autentik, simbol i te cilit ishte Graali.

Nje kristianizem arian, trashegimtare te te cilit ishin nazistet”, thote Gali. “Nga keto kerkime, u nis te flitej pas luftes”, vazhdon Introvinji. Keshtu u krijuan historira plot fantazi.

Per shembull, me kerkimin e Graalit u lidh edhe tragjedia e Oradour-sur-Glaine, ne France, ku SS-te kontrolluan te gjitha shtepite dhe vrane 642 banore.

Ishte nje raprezalje mizore, qe ne te vertete ishte nje pergjigje ndaj aksioneve te partizaneve. Por zgjedhja e ketij fshati si objektiv hakmarrjeje ka bere qe te hidhet hipoteza se SS-te ishin ne kerkim te Graalit.

Qytete te varrosura

Nga ana tjeter eshte e vertete se emisaret e Rajhut kishin shkuar deri dhe ne majat me te larta te Tibetit, apo shkretetiren e Gobit. Pas ketyre ekspeditave serish qendronte Himler. Po kerkohej origjina e races ariane.

Ne vitin 1934, Himler kontaktoi studiuesin Sven Hedin, i cili udhehoqi nje mission ne shkretetiren e Gobit (Mongoli), per te kerkuar gjurme te civilizimeve te lashta ariane.

Ne vitin 1938, studiuesi Ernst Schafer mberriti ne Tibet dhe ekzaminoi indigjenet duke kerkuar tipare te races antike ariane, si dhe mblodhi nje sere legjendash te asaj zone.

Himler dhe ndjekesit e tij besonin se ne orient kishte dhe me teper se kaq: mbreteri te nendheshme te populluar nga “mjeshter te panjohur” qe zoteronin fuqi te jashtezakonshme.

Teorite mbi keto qendra ishin te perhapura ne ate kohe. Personazhe te ndryshme (si parashikuesja Helena Blavatskij), duke perzier tradita budiste dhe teori te pabesueshme fantastike, flisnin per vende si Shamballah, ne shkretetiren e Gobit, ku jetonin mjeshtera te races ariane.

Apo Agarthi, mbreteria e nendheshme e fshehur nen Himalaje, ku qeveriste mbreti i botes. “Nazistet perreth Himlerit, ishin te bindur se ekzistonin keto mbreteri dhe keta mjeshtera te panjohur.

Dhe se mbreti i botes ishte arian”, thote Introvinje. Himler krijoi dhe Ahnenerbe, nje seksion i SS-ve per te bere kerkime mbi prehistorine e arianeve.

E djathta e fshehur

A u besonte ketyre teorive Adolf Hitleri? Pa dyshim ishte formuar ne grupet e te djathtes austriake dhe gjermane te kohes te gllaberuar nga ezoterizmi.

“Ishte i interesuar per magjine dhe boten e te fshehtes, por nuk ka prova qe te flasin se besonte ne ekzistencen e fuqive paranormale te humbura. Ishte me shume i bindur se kishte nje te ardhme te vecante personale: te shkepuste Gjermanine nga erresira”, shpjegon Gali.

“Ne formimin e tij fillestar, i nxjerre me pas ne plan te dyte, ishte i forte ndikimi i ambjenteve qe perzinin ezoterizmin, magjine, racizmin dhe antisemitizmin.”

Disa anetare te partise naziste rridhnin pikerisht nga nje shoqeri e ushqyer vazhdimisht nga keto diktrina: Thule. Virgjili fliste per “Thulen e fundit” per te treguar token e ekstremit verior.

Per themeluesin e kesaj shoqerie, qe u krijua ne vitin 1918, Rudolf von Sebottendorf, Thule e fundit ishte Islanda, ku mendohej se ishin strehuar gjermant e fundit anetare te races superiore qe kishte dominuar boten.

Nga Tibeti ne Islande, nazistet nuk kishin ide te qarta se ku t’i kerkonin paraardhesit e tyre ariane?

Sebottendorf u fliste anetareve te Thules per zotera me “gjak gjerman” dhe per “armikun e pafalshem Xhude”. Thule ne fakt rridhte nga nje shoqeri sekrete anti-Semite, i quajtur Urdheri i Gjermaneve.

Anetaret merrni pjese ne rituale duke veshur tunika te bardha dhe helmeta. Objektivi ishte te luftoheshin hebrenjte.

Nazistet e oreve te para ishin pikerisht anetare te shoqerise Thule, si dhe shume eksponente te partise DAP, Deutsche Arbeiterpartei, themeluar ne vitin 1919, ne te cilen hyri dhe Hitleri e qe me pas u shnderrua ne partine naziste ne vitet ’20.

Hitleri vendosi dhe simbolin e partise se re: kryqin e thyer, qe ishte simboli i Thules. “Hitleri ishte prane shoqerise, por nuk ishte anetar”, thote Gali. “Por ne Thule bente pjese Rudolf Hess, delfini i Hitlerit”.

Teper i afert me Hitlerin qe ne fillim, Hess ishte fanatik i botes se magjirave, i bindur se bente pjese ne rrethin e iniciatoreve.

Jo te gjithe u besojne

Duhet, megjithate, kujtuar se ketyre manive nuk u iu bashkangjiten disa persona kyc te Rajhut. “Perkundrazi, hierarket e tjere ishin skeptike”, sakteson Introvinje.

Si per shembull mareshalli Hermann Goering, asistent i Hitlerit, Martin Bormann dhe ministri i propagandes Joseph Goebbels.

Ne ditaret e tij ai shprehet keshtu per Hess-in: “Nje i luajtur si ai ishte zevendesi i Fyhrerit. Letrat e tij jane te mbushura me teori magjish dhe te fshehtash qe mezi pertypen”.

Per Goebbels, astrologjia dhe ceremonite “gjermanike” ishin te vlefshme vetem si propagande.

Revista Klan
 

[GS]

Forumium maestatis
A VDIQ ME TE VERTETE ADOLF HITLERI ?


Me kujtohet te kem degjuar ne vitin 1950 disa pershperitje per faktin qe Hitleri kishte arritur te shpetonte duke ikur ne nje baze sekrete Naziste ne Polin e Jugut. Ne vitin 1952, Dwight D.Eisenhower ka thene: "Ne nuk kemi qene ne gjendje te zbulojme as evidencen me te vogel qe provon vdekjen e Hitlerit. Shume njerez besojne se Hitleri u arratis nga Berlini."

Ne konferencen e Potsdamit ne vitin 1945 kur Presidenti Harri Truman pyeti Stalinin nese Hitleri kishte vdekur apo jo, mori kete pergjigje te prere prej ti: "JO".

Ushtaraku me i larte i Stalinit, marshalli Gregory Zhukov, trupat e te cilit pushtuan Berlinin, mbas nje hetimi te detajuar deklaroi ne menyre decizive ne vitin 1945: "Nuk kemi gjetur asnje trup qe te jete i Hitlerit."

Me duhet te bej nje paranteze te vogel ketu. Ne lidhje me Bashkimin Sovjetik shume pak veta arrijne te kujtojne faktin qe Stalini ka qene pergjegjes per vrasjen e 6 milion cifuteve ne BRSS gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore. Hitleri vrau rreth 10 milion, 6 milion neper kampet e shfarosjes dhe 4 milion te tjere jashte kampeve ose gjate betejave.

Pra si total gjate Luftes se Dyte Boterore jane vrare 16 milion cifute. Numri i sakte vazhdon te diskutohet edhe sot e kesaj dite. Nje gje me rendesi qe duhet patur parasysh eshte fakti qe Vladimir Ilic Lenin, revolucionari komunist i cili udhehoqi sulmin bolshevik, i mbeshtetur nga Rockefellers, ndaj Rusise Cariste, ka qene nje agjent i Qeverise Gjermane nga ku u cua me tren ne Rusi per te drejtuar revolucionin bolshevik te mbeshtetur fuqimisht nga Bavarezet. Pra ne te vertete kush punon per ke?

Shefi i Keshillit Gjykues te SHBA-se ne Nuremberg, Thomas J.Dodd ka thene: "Askush nuk mund te thote se ai ka vdekur."

Gjeneral Majori Floyd Parks i cili ka qene drejtuesi i trupave amerikane ne sektorin e Berlinit eshte shprehur ne publikimet e tij se ka qene i pranishem kur marshalli Zhukov ka pershkruar hyrjen ne Berlin dhe shton qe ai besonte se Hitleri kishte arritur te ikte. NenGjenerali Bedell Smith, shefi i stafit te Gjeneralit Eisenhower gjate luftes ne Europe dhe me pas drejtor i CIA-s ka deklaruar publikisht ne 12 Tetor 1945 se: "Asnje qenie njerezore nuk mund te thote ne menyre konkluzive qe Hitleri ka vdekur."

Koloneli W.J.Heimlich, ish shefi i inteligjences se SHBA-se ne Berlin ka deklaruar per shtypin se ai ka qene i ngarkuar per te determinuar se cfare ndodhi me Hitlerin dhe mbas nje hetimi te detajuar shprehet ne raportin e tij: "Nuk kishte asnje evidence qe te vertetonte vetvrasjen e Hitlerit." Ai shton me pas: "Duke u bazuar ne evidencat aktuale, asnje kompani sigurimesh ne Amerike sdo paguaje ndonje kerkese per demshperblim per vdekjen e Adolf Hitlerit."

Gjykatesi i Nurembergut Michael Mussmanno ne librin e tij "10 dite per te vdekur" ka shkruar: "Rusia duhet te pranoje fajin qe Hitleri nuk vdiq ne Majini e 1945." Sidoqofte Mussmanno shton se ai ka intervistuar kamarierin personal te Hitlerit, sherbetorin e tij personal, shoferin personal, dy sekretaret, pilote, gjeneralet e larte ushtarake etj dhe te gjithe njezeri ne menyre identike deklaruan qe Hitleri kreu vetvrasje.

Ai thote se deshmitaret nuk jane takuar me njeri tjetrin por theniet e tyre perputhen ne menyre perfekte. Pra historia ne aparence tingellon bindese deri ne momentin qe ju vini trurin tuaj ne pune dhe mendoni qe e gjithe deklarata mund te jete e mesuar permendesh nga keta njerez qe i faleshin Hitlerit sikur te ishte perendi. A perputhen ndonjehere ne menyre kaq perfekte deshmitaret ne realitet?

Ish Sekretari i Shtetit Jimmy Byrnes ne librin e tij "Te flasesh qarte" ka shkruar: Kur ndodhesha ne Potsdam ne Konferencen e Kater Fuqive te Medhaja, Stalini la vendin e tij, me afrohet dhe troket goten e pijes me timen ne menyre shume miqesore. Perfitoj nga rasti dhe i drejtohem: "Marshall Stalin, kush eshte teoria juaj per vdekjen e Hitlerit? Stalini me pergjigjet pa u menduar fare: "Ai nuk ka vdekur. Eshte arratisur ne Spanje ose Argjentine."

Ende kam ne duar nje numer te revistes E Verteta e Plote e shtatorit te vitit 1948 qe hapet me titullin e madh HITLERI KA VDEKUR APO ESHTE GJALLE? dhe nentitulli vazhdon 'Ketu jane konkluzionet e permbledhura te nje hetimi 3 vjecar se bashku me arsyet pse mendohet qe Hitleri mund te jete i gjalle dhe ne menyre sekrete ka pergatitur mashtrimin me te madh te te gjithe historise.'

Nje tjeter artikull i Nendorit 1949 hapet me kete titull duke ju referuar nje fakti historik: "Nazistet u futen nendhe, 6 Maj 1943 !" dhe detaje te nje mbledhje te bere ne rezidencen e Krupp von Bohlen-Halbach, kreu i I.G. Farben etj ku ata planifikuan detajet per "Luften e Trete Boterore."

Nje tjeter artikull i gushtit 1952, i titulluar HITLERI NUK VDIQ kishte kete nentitull: "Vevrasja e sajuar e Adolf Hitkerit ne bunkerin e Berlinit tani eshte zbuluar dhe paraqet mashtrimin me te madh ne histori! Evidenca qe mbeshtesin kete fakt kane dale ne drite dhe tregojne qe Hitleri nuk ka vdekur---ketu eshte nje evidence e re qe tregon se Hitleri eshte akoma i gjalle dhe drejton Nazistet ne bazat e tyre nentokesore !"

Ne numrin e qershorit 1952, E Verteta e Plote ka perseri nje kryetitull: HITLERI MUND TE JETE ENDE I GJALLE ! Artikulli thote: Disa fakte te reja kane dale ne drite kohet e fundit. Eshte raportuar se ne vitin 1940 Nazistet filluan te transportojne nje sasi shume te madhe makinerish si traktora, avione, makina transporti, makina germuese dhe shume e shume lloje te tjera, ne RAJONET E POLIT TE JUGUT dhe qe per kater vitet qe vijuan tekniket Naziste ndertuan ne nje kontinet pothuajse te panjohur fare, Antarkita, SHANGRILEN e Fuhrerit, nje Berchtesgaden te ri."

Raporti flet per punen e bere, sesi u germua faqa e tere e nje mali ku u ndertua nje vendstrehim komplet i kamufluar. Kontinenti i zbuluar kohet e fundit eshte me i madh se Europa ne nje distance prej 5600 miljesh nga Afrika, 1900 milje nga pika me jugore e Amerikes se Jugut dhe 4800 milje nga Australia.

Nuk eshte thjeshte nje siperfaqe e mbuluar nga akulli por nje kontinet i vertete me rrafshnalta, lugina, maja malesh qe arrijne deri ne 15 mije kembe. Temperaturat e brendeshme jane rreth zeros ne vere ndersa ne dimer asnjehere nuk zbresin me shume se -20 apo -30 grdae celcius. Me pak fjale nuk eshte dhe aq ftohte, madje me pak sesa ne disa zona te North Dakotas apo Kanadase dhe sidomos nentoke ku temperatura natyrale duhet te jete 10-12 grade celcius, ndonese ne siperfaqe mund te kete akull dhe debore."

Disa gazeta dhe revista pariziane, ne te njejten kohe botuan disa artikuj me tema te perbashketa qe lidheshin me vendstrehimin e fshehte te Hitlerit ne Polin e Jugut. Admirali Doenitz deklaroi ne vitin 1943 se flota e nendetesve gjermane ka arritur te ndertoje nje parajse tokesore, nje fortese te pathyeshme per Fuhrerin e saj, ne ndonje pjese te botes. Shkrimet nuk specifikonin vendndodhjen e sakte.

Njera nga keto gazeta shton dhe informacionin tjeter qe inxhinjeret Naziste ne vitin 1940 kishin filluar ndertimin e ndertesave te cilat mund te duronin temperatura edhe -60 grade celcius. Ka patur te dhena shume te forta ne perfundim te luftes qe Hitleri arriti te ikte ne Polin e Jugut. Edhe sot e kesaj dite shume njerez e kane te pamundur te pranojne dhe besojne evidencat apo vete idene qe Hitleri i ka mbijetuar luftes. Per shume prej tyre kjo ide eshte shume shqetesuese!

Ka shume prova qe amerikanet dhe ruset genjyen per ate qe i ndodhi Hitlerit dhe ka po ashtu shume te dhena qe ai iku ne Antarktite. Ka shume provaqe tregojne per nje grup te madh nazistesh qe u larguan per ne Argjentine. Si mendoni ju? Pse Admirali Byrd drejtoi *pushtimin e Antarktites* dhe pse cdo gje u ruajt dhe mbulua nga nje sekret ekstrem?

Ne vitin 1981 Donald McKale shkruan: "Hitleri: Miti i Mbijeteses." duke dhene te qarte se cfare pyetjesh do permbante libri i tij ku si hyrje thuhet: "Ne kete liber nje historian shume i spikatur, ekzaminon misterin me te madh dhe absorbues te mbasluftes duke dhene detaje se cfare mund tekete ndodhur dhe se ku te con misteri. Bindja absoulte per ate qe mund te kete ndodhur me te vertete, vazhdon te na mundoje sot e kesaj dite."

Edhe kohet e fundit ka patur disa emisione te ndryshme televizive te cilat pretendojne se do shpalosin variantin perfundimtar se cfare ka ndodhur me Hitlerin dhe si perfundim perseri nuk i japin dot pergjigje te plote pyetjes se cfare ndodhi me Fuhrerin. Nje program i tille i titulluar Cfare Ndodhi me te Vertete me Adolf Hitler mbas nje numri te madh historishe hetuese perfundoi duke thene se ne vazhdim te ekzistences se Glasnost dhe aksesit te mundshem neper dosjet e Rusise, dokumentat qe lidhen me Hitlerin vazhdojne te mbeten nga dokumentat me sekrete te arkivit rus.

Gazeta "Ditari i Illustruar" i Santiagos, Kili ne 18 janar te vitit 1948 ne nje numer te saj shkruante: "Ne 30 prill 1945 Berlini ishte duke u shperbere por pak nga kjo shperberje ishte evidente ne aeroportin Templehof. Ne oren 4.15 pm nje avion JU52 ulet ne piste dhe nga ai dalin trupa SS te ardhura direkt nga Rechlin per te mbrojtur Berlinin. Ata nuk ishin me shume se 18 vjec ne moshe. Mitraljeri i ketij avioni ishte nje inxhinjer i quajtur B... te cilin e kisha njohur prej disa vitesh dhe nga i cili mu keshillua qe te evitoja sherbimin ushtarak.

Ai insistonte te largohej nga Berlini sa me shpejte te ishte e mundur. Gjate kohes qe furnizohej me karburant, radio operatori i avionit i ben shenje me berryl ne ije dhe i thote te shikoje drejt nje vendi te caktuar. Ne nje distance prej 100-120 metrash ai pa nje avion Messerschmitt Jet Model 332 dhe ajo qe pa tjeter sebashku me mikun e tij slinte asnje vend per te dyshuar, duke qendruar perpara avionit ishte udheheqesi i tyre Adolf Hitler, i veshur me rroba ushtarake kamuflazhi dhe jepte e merrte me shenja me disa funksionare te larte te partise. Per me shume se dhjete minuta ata vezhguan ate skene dhe me pas, rreth ores 4.30 u larguan ne fluturim perseri. Te njejten mbremje rreth 7 ore me pas ata u shtangen kur degjuan lajmet ushtarake per vetvrasjen e Hitlerit.

Ne nje trasmetim te nje korporate media kanadeze te titulluar "Ashtu sic ndodh" qe daton 17 shtatorin e vitit 1974, profesori Ryder Saguenay, nje kirurg dentist i Fakultetit te Stomatologjise ne Universitetin e Californise tha se Hitleri kishte urdheruar largimin nga Berlini te nje avioni special ne nje drejtim te pacaktuar, ku ishin ngarkuar te gjitha rekordet mjekesore dhe ato dentare, sidomos radiografite dhe radioskopite e Hitlerit dhe te Nazisteve me te larte. Ai shton se rekordi dentar qe u perdor per te identifikuar trupin e Hitlerit, ishte vizatuar nga kujtesa prej nje asistenti dentist i cili u zhduk menjehere dhe nuk u gjet me kurre.

Nje editorial i gazetes Zig-Zag, Santiago, Kili e 16 janarit te vitit 1948 thote se ne 30 prill 1495, kapiteni i forcave ajrore Peter Baumgart mori ne avionin e tij, Hitlerin bashke me gruan Eva Braun si dhe disa nga miqte e tyre me besnike dhe u nisen nga aeroporti i Tempelhof dhe zbriten ne aeroportin Tondern, Danimarke e cila vazhdonte te ishte e kontrolluar nga nazistet. nga Tondern ata moren nje tjeter avion dhe shkuan ne Kristiansund ne Norvegji (edhe kjo e kontrolluar nga gjermanet). Qe prej aty ata u transportuan ne nje nendetese te shoqeruar nga nje numer i madh te tillash.

Shkrimtari gjerman Mattern ne referim te temes sone ka thene se admirali Doenitz i eshte drejtuar nje klase marinaresh te sapo diplomuar ne Kiel, 1944 me keto fjale: Marina Gjermane ka ende nje rrol te madh per te luajtur ne te ardhmen. Marina Gjermane njeh cdo vend te fshehte ku mund te coje dhe ruaje Fuhrerin e saj nese do linde nevoja...

Vetem disa jave me pare, nje grup studiuesish francez qe arriten te aksesojne disa nga raportet e mjekeve ligjore rus mbi vdekjen e Hitlerit, konfirmojne te pergjitshmen qe trupi ska qene i tij. Jo vetem qe rekordet dentare nuk perputheshin aspak me ato te Hitlerit por edhe nje fakt tjeter. Trupi i gjetur ne Bunkerin e Berlinit kishte vetem nje testikul. Askush nga mjeket personal apo rekordet mjekesore te Hitlerit nuk e permend kete fakt.
 

Aquarius

Valoris scriptorum
nje informacion shume interesant dhe kete informacion nuk e kam gjetur fare dhe kam ngelur duke e kerkuar nga e kishe gjetur por hicgje.
 

Aquarius

Valoris scriptorum
Teori konspirative.
Edhe nese nuk ka vdekur atehere, ka vdekur tani...
Sigurisht por nazismi akoma nuk ka vdekur.
Ne SHBA eshte akoma partia naziste,gjithashtu edhe ne Meksike e besoj e di edhe vet ti.
Prape se prapi ne nje emsijon qe kam pare tek opinioni para 9 muajsh ku jam edhe duke e kerkuar ate pjesen per shqiperine ne kohen e nazismit dhe fashizmit gjate viteve 1939-1945,Adolf Hitleri ka thene se ne vitin 1944 se do krijonte shqiperine e madhe e cila do te quhej Shqiperia Naziste me flamur shqiponjen kuq e zi me shenjen e nazismit ne krye por ne te do perfshihej mali i zi,kosova,shqiperia e sotme,bosnje hercegovina,nje pse e kroacise se sotme,maqedonia perendimore,veriu i greqise(pa korfuzin e cila do ishte e gjermanise) dhe do ishte nje mbreteri shqiptare naziste me mbret shqiptar dhe me gjenerale e kolonele gjermane si dhe hitleri ka pasur shume plane por per shkak se anglo-amerikanet dhe ruset ja prishen planet,ai filloi te zbatonte planin e fundit te tij por prape se prapi hilteri ka shume plane te pazbuluara nga historianet.
 

Al-Punk

Still here
Sigurisht por nazismi akoma nuk ka vdekur.
Ne SHBA eshte akoma partia naziste,gjithashtu edhe ne Meksike e besoj e di edhe vet ti.
Prape se prapi ne nje emsijon qe kam pare tek opinioni para 9 muajsh ku jam edhe duke e kerkuar ate pjesen per shqiperine ne kohen e nazismit dhe fashizmit gjate viteve 1939-1945,Adolf Hitleri ka thene se ne vitin 1944 se do krijonte shqiperine e madhe e cila do te quhej Shqiperia Naziste me flamur shqiponjen kuq e zi me shenjen e nazismit ne krye por ne te do perfshihej mali i zi,kosova,shqiperia e sotme,bosnje hercegovina,nje pse e kroacise se sotme,maqedonia perendimore,veriu i greqise(pa korfuzin e cila do ishte e gjermanise) dhe do ishte nje mbreteri shqiptare naziste me mbret shqiptar dhe me gjenerale e kolonele gjermane si dhe hitleri ka pasur shume plane por per shkak se anglo-amerikanet dhe ruset ja prishen planet,ai filloi te zbatonte planin e fundit te tij por prape se prapi hilteri ka shume plane te pazbuluara nga historianet.
Nuk besoj qe Hitleri te kete thene qe do krijoje Shqiperine, por fakti eshte qe gjate Luftes se Dyte u krijua Qeveria Shqiptare (e mbeshtetur nga forcat Gjermane qe thonin nuk jemi pushtuese ne Shqiperi) dhe kjo Qeveri kishte ne territorin e saj dhe Kosoven.
Tani qe po kujtohem, jam kurioz ta di ne kishte dhe Camerine, por nuk jam i sigurte.
 

Al-Punk

Still here
Tek faqja e Ministrise se Puneve te jashtme te Shqiperise gjeta kete copez:
1939-1944
Pas pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939, qeveria e re e krijuar më 12 prill 1939 dhe e kryesuar nga Shefqet Verlaci, ngarkoi Dr. Xhemil Dino-Ministër i Punëve të Jashtme, që të hynte në marrëveshje me Ministrin e Jashtëm Italian, Kontin Cianno, për arritjen e një akordi, në bazë të të cilit të unifikoheshin shërbimet diplomatike dhe konsullore të të dy mbretërive shqiptare dhe atë italiane dhe që marrëdhëniet ndërkombëtare të të dy shteteve të përqendroheshin në Romë pranë Ministrisë Mbretërore të Punëve të Jashtme. Në atë kohë MPJ Shqiptare kishte një personel të përbërë nga një drejtor protokolli, një drejtor politik të përkohshëm, një drejtor ad interim për punët me Lidhjen e Kombeve, një shef të shifrës, 4 sekretarë të dytë dhe të tretë, dhe 10 atashe.
Ndërsa qeveria vazhdoi punën e saj për më shumë se dy vite, deri ne 4 dhjetor 1941, veprimtaria e MPJ nuk u zgjat as edhe tre muaj. Më 3 qershor 1939, Dino dhe Ciano nënshkruan akordin në fjalë. Pasi u miratua nga Këshilli i Ministrave, akordi iu kalua me 5 qershor 1939 Mëkëmbësit të Përgjithshëm në Shqipëri Francesco Jacomoni për dekretim. Po më 5 qeshor 1939, akordi u dekretua. Në këtë akord parashikohej gjithashtu edhe “krijimi përkohësisht i një Zyre në varësi të Kryesisë së Këshillit të Ministrave e cila ngarkohej me trajtimin dhe likuidimin e çdo çështjeje me karakter administrativ e mbetur e patrajtuar deri më 3 qershor 1939 nga MPJ tashmë e suprimuar.” Pas kësaj date të gjitha aktet zyrtare i drejtoheshin Kryesisë së Këshillit të Ministrave për zgjidhje. Shërbimi diplomatik e konsullor shqiptar u suprimua nga shërbimi diplomatik e konsullor Italian. Ndërkohe pranë MPJ italiane u krijua nënsekretariati i shtetit për punët e Shqipërisë, ose siç njihesh me emrin “ Zyra Shqiptare”.
Në vitin 1940, Mëkëmbësia e Përgjithshme Mbretërore u ndodh përballë një numri të madh ankesash të shumë familjeve shqiptare të shqetësuara se nuk kishin marrë lajme prej të afërmeve të tyre që ndodheshin në shtetet që ishin në konflikt. Në këto kushte MPJ Mbretërore vendosi krijimin e një shërbimi informatash mbi shqiptarët që banonin ndër vendet e pushtuara ose armike si dhe të kolonive. Ky shërbim shkonte paralel me atë që ekzistonte për italianët në ato vende.
Pas likuidimit të atributeve të MPJ-së Shqiptare, në janar 1941 një pjesë e personelit diplomatik shqiptar me bindje fashiste, që aktualisht ishin të papunë, u pranuan në rolin e nëpunësit për çështjet shqiptare pranë MPJ-së së Romës ose u bënë pjesë e listës së pritjes së këtij institucioni.
Nga qershori i vitit 1939 dhe deri në tetor të vitit 1943, Shqipëria nuk kishte Ministri të Punëve të Jashtme për rrjedhojë nuk ekzistonte as shërbimi diplomatik shqiptar.
Pas kapitullimit të Italisë fashiste, më 14 shtator 1943, politikanët e mbetur nga administrata e vjetër krijuan një Kuvend Kombëtar të përbërë prej 22 vetave, të kryesuar nga Pejani, si edhe një Komitet Ekzekutiv të Përkohshëm të përbërë prej 6 vetave, të kryesuar nga Ibrahim Biçakçiu, komitet i cili funksiononte si qeveri e përkohshme. Detyra e parë e këtij Kuvendi ishte të shpallte fundin e zgjedhës italiane në Shqipëri dhe të bënte thirrje për krijimin e një qeverie përfaqësuese. Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm mori në dorëzim drejtimin e punëve të shtetit deri në formimin e qeverisë. Pjesë e këtij Komiteti ishte edhe “Zyra e ngarkuar për Punët e Jashtme”. Me vendimin nr.61, datë 21 shtator 1943, Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm shfuqizoi akordin e lidhur me 3 qershor 1939 midis Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Italiane mbi unifikimin e shërbimeve diplomatike dhe konsullore.
Zyra e ngarkuar për Punët e Jashtme, dhe më vonë MPJ, gjatë kohës së pushtimit gjerman ishte ngarkuar të kryente funksionet ndërlidhëse ndërmjet Administratës Shqiptare dhe autoriteteve ushtarake gjermane. Çdo dikaster që ndeshte pengesa në punën e tij nga veprimtaria e Administratës Ushtarake gjermane në Shqipëri i drejtohej Zyrës së ngarkuar me Punët e Jashtme dhe më vonë MPJ-së.
Me Vendimin nr.68, datë 13 tetor 1943, Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm i Shqipërisë nën kryesinë e Ibrahim Biçakçiut, vendosi që në situatën e re të krijuar Shqipëria duhej të dilte si subjekt i pavarur në arenën e marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtare. Organ i përshtatshëm për të përfaqësuar Shqipërinë do të ishte Ministria e Punëve të Jashtme e cila do të bënte hapat e duhura për rinjohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur në radhën e shteteve të tjera.
Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm vendosi:
• Rikrijimin e MPJ-së me të gjitha organet që kishte pasur para 7 prillit 1939
• Rimarrjen në shërbimin e jashtëm të të gjithë atyre nëpunësve dhe funksionarëve që kishin qenë në administratën e shërbimit të jashtëm deri me 7 prill 1939 dhe që ishin të papërlyer me shërbimin Italian.
U vendos që MPJ do të kishte 87 veta nga të cilët 65 diplomatë, 5 kancelarë, kryekaliografë, përkthyes, 10 daktilografë e agjentë, 7 punëtorë pastrimi. Zgjedhjen e njerëzve do ta bënte Këshilli Administrativ i përbërë nga ish-funksionarë të lartë të MPJ para 7 prillit 1939 nën kryesinë e Zv. Ministrit të Punëve të Jashtme. Vendimet e tij do të miratoheshin nga Ministri i Punëve të Jashtme ose një prej zëvendësve të tij. Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm dekretoi Mehmed Konicen si Ministër i Punëve të Jashtme, por ky i fundit nuk e pranoi atë funksion, të cilin e kreu nënministri Vehbi Frashëri, deri në formimin e Qeverisë Shqiptare.
Në mbledhjen e V të Kuvendit Kombëtar, 22 tetor 1943, ky i fundit miratoi krijimin e Këshillit të Lartë të Regjencës dhe shfuqizimin e atyre ligjeve dhe rregulloreve të miratuara në periudhën 12 prill 1939 - 14 shtator 1943 “…që nuk pajtoheshin me frymën e vendimeve të Kuvendit Kombëtar”. Kuvendi rinjohu të gjitha dispozitat e Statutit të dt. 1 dhjetor 1928 që nuk vinin në kundërshtim me vendimet e Kuvendit Kombëtar e as me ligjet në veprim.
Më 5 nëntor 1943 u krijua qeveria me Kryeministër Rexhep Mitrovicën dhe me Ministër të Punëve të Jashtme Bahri Omarin. Ky i fundit detyrën e tij si ministër e filloi me vonë me 7 shkurt 1944 dhe e la më 16 qershor, duke ia dorëzuar detyrën Eqerem Vlorës.
Po në nëntor 1943 Këshilli i Naltë i Regjencës, miratoi propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për disa ndryshime në Ligjin Organik të MPJ-së të vitit 1929. Këto ndryshime u dekretuan në mars 1944. Në Ligjin Organik të MPJ-së ishte shtuar pika që rekrutimi i personelit të MPJ-së do të bëhej për ata që kishin qenë në shërbimin e jashtëm para 7 prillit 1939, duke konfirmuar frymën e Vendimit Nr.68, date 13 tetor 1943 të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm mbi rikrijimin ë MPJ.
MPJ tani do të kishte këtë strukturë organizative:
• Sekretari i Përgjithshëm
• Drejtoria Politike, me tre seksione:
• Seksioni politik
• Seksioni i traktateve dhe punëve ekonomike
• Seksionin e statistikës dhe dokumentimit
• Drejtoria Administrative-Konsullore
• Drejtoria e Ceremonive
• Zyra e Shifrës
• Zyra e Arkivës
• Zyra e Kontabilitetit, personeli i së cilës do të rekrutohej nga Ministria e Financave
• Daktilografia
• Zyra e Ekonomatit
• Kjo do të ishte struktura e MPJ-së deri në rivendosjen e paqes. Deri në atë kohë Shqipëria do të kishte këto përfaqësi diplomatike:

• Legata në: Berlin, Bernë, Zagreb, Bukuresht, Sofje, Ankara.
• Kryekonsullata në: Beograd, Athinë, Stamboll, Shkup
• Konsullata në: Manastir, Janinë, Selanik.
Në kushtet e luftës, qeverisë nuk iu dha mundësi për të realizuar këto objektiva diplomatike. Ligji parashikonte që do të vazhdonte e njëjtë politikë e dhënies së gradave per anëtarët e shërbimit diplomatik. Gradat diplomatike do të shoqëroheshin me pagesa te diferencuara të përcaktuara në ligj.
Pas dorëheqjes së kabinetit Mitrovica në qershor 1944, në korrik 1944 formohet kabineti i Fiqiri Dines (korrik 1944 – 28 gusht 1944). Qeveria Dine ishte qeveria e fundit shqiptare nën pushtimin gjerman.
Ndërkohë, si pasojë e zhvillimeve politike që ndodhën në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar (KANÇ) i krijuar në Konferencën e Pezës, 16 shtator 1942, dhe i drejtuar nga Partia Komuniste Shqiptare, u mblodh në Përmet në maj 1944. Me vendim të veçantë, më 28 maj 1944, KANÇ zgjodhi Kryesinë e tij. Kjo e fundit emëroi Komitetin Antifashist Nacionalçlirimtar të përbërë prej 13 anëtarësh me të gjitha atributet e një qeverie popullore provizore”. Punët me jashtë do ti mbulonte Omer Nishani, anëtar i këtij Komiteti, me emërtesën “I ngarkuar me Punë të Jashtme”. . Më 22 tetor 1944, në mbledhjen e Këshillit Antifashist-Nacionalçlirimtar e cila u organizua në Berat, u vendos transformimi i Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar në Qeveri Demokratike të Përkohshme të Shqipërisë. Omer Nishani u rikonfirmua në detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme në këtë qeveri. Që nga krijimi i Komitetit dhe deri në shndërrimin e tij në qeveri te përkohshme, aktiviteti diplomatik ishte i kufizuar, pasi Shqipëria ishte e pushtuar nga Gjermania naziste. Pas 22 tetorit 1944, MPJ e Qeverisë Demokratike të Përkohshme vazhdoi të kishte në strukturën e saj vetëm Zyrën e Ministrit dhe një person të atashuar pranë tij.
http://www.mfa.gov.al/index.php?opt...jashtme-te-shtetit-shqiptar&Itemid=64&lang=sq
 

Al-Punk

Still here
After the capitulation of Italy, Nazi Germany took control of the Balkans. The Germans were appraised of his significance and began to search for him immediately after the invasion[8]. Frasheri was found and agreed, on 16 September, to return to Tirana for talks with Hermann Neubacher, Major Franz von Scheiger and Herr Schliep. After the end of the meeting, it was agreed that Albania would have its own sovereignty under Nazi Germany, similar to the Independent State of Croatia[9].
Frasheri agreed to serve as regent as well as head the council. The leadership of the council was originally designed to rotate, but Lef Nosi declined for heath reasons and Anton Harapi argued that as a Catholic monk he could accept no position in which he would be forced to sanction the death penalty. On November 3, 1943, Frasheri stepped down as Prime Minister and Rexhep Mitrovica took over. The Germans insisted that Frasheri still remain the head of the regency council.

http://en.wikipedia.org/wiki/Mehdi_Frashëri
 

[GS]

Forumium maestatis
Kam lexuar diku dhe me ka bere pershtypje nje fjale e hitlerit : Shqiperine e dua si nje keshtjelle ne zemer te ballkanit!
Mendoj se i duhej per te qen me pran shteteve te tjera te ballkanit dhe per te pasur me te thjesht pushimin e kontrollin!
 

Aquarius

Valoris scriptorum
Nuk besoj qe Hitleri te kete thene qe do krijoje Shqiperine, por fakti eshte qe gjate Luftes se Dyte u krijua Qeveria Shqiptare (e mbeshtetur nga forcat Gjermane qe thonin nuk jemi pushtuese ne Shqiperi) dhe kjo Qeveri kishte ne territorin e saj dhe Kosoven.
Tani qe po kujtohem, jam kurioz ta di ne kishte dhe Camerine, por nuk jam i sigurte.
Mua me kane thene gjithashtu se Hitleri e ka dashur shume Shqiperine si dhe ne librin e tij qe ka bere vet ai ''Lufta Ime'' permend se kudo ku ka rrace ariane,do ta bej shtet nazist me nje qeverisje gjysem te pavarur.
Si dhe kur kam qene ne Nuremberg dhe kam pare shume rruge nentokesore te hitlerit dhe keshtjellen e tij atje si dhe para 4 javesh kam gjetur edhe kete videon:
Me sa di une prej informacioneve qe kam marr,Hitleri beri shume eksperimente dhe kerkime per rracen ariane dhe mua me ka thene nje shoku im se hitleri do krijonte shtete naziste me race ariane si per shembull shqiperia,turqia,bullgaria,italia etj... do beheshin shtete naziste me qeveritare vendas por me gjenerale nazistash.
Me pak fjale PTO-political take over
 

Aquarius

Valoris scriptorum
Por mua me ka pelqyer gjithe historia dhe politikanet e ushtaraket e medhenj.
Gjithashtu do jem ne kerkim e siper per adolf hitlerin
ka shume gjera qe nuk jane zbuluar por o stillmandi po kjo partia naziste ne usa a perben ndonje rrezik atje?
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Përse Hitleri nuk e pushtoi Zvicrën?
hilter-saluted-by-guards_2000.jpg

Roli vendimtar i shërbimeve sekrete shtetërore për t’i dhënë luftës drejtime dhe rrugë të reja. Takimi i fshehtë mes zyrtarëve gjermanë dhe zviceranë, në vitin 1943, do të ndryshonte rrjedhën e historisë.
Në 3 mars të vitit 1943, në mënyrë të fshehtë, në Restorantin “Bears” në afërsi të Bernës, u takuan së bashku shefi i ushtrisë zvicerane, gjenerali Henri Guisan, drejtuesi i shërbimeve sekrete zvicerane, gjenerali Roger Massons dhe një i panjohur misterioz, i cili me sa duket i kushtonte një rëndësi të madhe faktit, që pjesëmarrja e tij në këtë takim të mos bëhej e ditur. Megjithëse disa prej gjeneralëve dhe strategëve ushtarakë kishin dyshimet e tyre, ata u thirrën në 14 mars në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit, lidhur me gjendjen në Afrikën e Veriut dhe Itali, në një kohë që u nxorën sërish nga sirtarët planet për “çështjen dhe në 18 mars 1943 në shërbimin sekret zviceran mbërriti paralajmërimi: “Zvicra është duke u diskutuar dhe për rrjedhim ndodhet në një situatë të rrezikshme. Ne brenda dy javëve do t’ju njoftojmë sërish, nëse janë përpiluar plane konkrete. Masson mbeti i mahnitur nga oficeri i ri. Ai kishte arritur të kishte besim tek Shellenbergu, me të cilin besonte – si ushtarak i shkollës së vjetër – të bisedonte si ushtari me ushtarin. Vetëm diçka e shqetësonte atë: si gjatë takimit të parë në Waldshut, ashtu edhe në “vizitën e kthimit” të Shellenbergut në 16-18 tetor 1942 në kështjellën “Wolfsberg”, gjermani plotësoi vetëm kërkesat e zviceranëve, pa paraqitur as kërkesën më të vogël si shkëmbim. Çfarë mendonte oficeri i “palexueshëm” i Shërbimeve Sekrete? Arsyeja ishte se, Zvicra ishte vendi i parave dhe misioneve sekrete, por mbi të gjitha, ai donte ta përdorte Zvicrën si bazë për misione të shërbimeve sekrete dhe si vend për shkëmbimin e valutave. Në të vërtetë, bëhet fjalë për paratë: Shellenberg, falë kontakteve të veta, mundej të transfferonte në Zvicër ar dhe valuta të nazistëve në llogari private. E gjitha kjo çështje u realizua nëpërmjet marrëveshjeve private. Në të vërtetë, ishin barakat prej druri fillimi i historisë. Në vitin 1940, zyrtarë gjermanë dhe zviceranë u përpoqën që të blinin baraka ushtarake nga Sindikata zvicerane e drurit. Negociatat në fillim nuk shkuan mirë, por pak kohë më pas rinisën me sukses: një firmë private gjermane negocioi nëpërmjet një firme private zvicerane me Sindikatën zvicerane të drurit. Megjithatë, marrëdhëniet dhe biznesi nuk ishin aq të pastra: Kompania “Warenvertriebs GmbH Berlin” ishte një organizëm i maskuar që shërbente për sigurimin e mallrave për BRSS dhe zv/drejtor i Përgjithshëm i saj ishte Hans W.Eggen, kapiten i Marinës së BRSS dhe ndihmës i Shellenbergut. Për Sindikatën zvicerane të drurit negociuan Paul Meyer- Schwertenbach dhe Paul Holzach. Këta, ndërkohë kishin rënë dakord me Eggen nëpërmjet firmës “Interkommerz AG” me qendër në Zyrih, e cila ishte përzierë në shumë biznese midis gjermanëve dhe zviceranëve. Të gjitha këto biznese lulëzuan. Vetëm tregtia e barakave brenda pak viteve arriti një volum shkëmbimesh prej 12 milionë franga zvicerane. Meyer, i cili para luftës kishte bërë emër si autor romanesh kriminale dhe kishte blerë kështjellën “Wolfberg” afër Ermalingen, siguronte të ardhura shtesë nëpërmjet kalimit të informacioneve për palën gjermane. Të gjitha këto nuk do të ishin të rënda, nëse Meyer dhe Holzach nuk do të ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të gjeneralit Massons, shefit të shërbimeve sekrete zvicerane. Në 3 mars të vitit 1943, në mënyrë të fshehtë, në Restorantin “Bears” në afërsi të Bernës, u takuan së bashku shefi i ushtrisë zvicerane, gjenerali Henri Guisan, drejtuesi i shërbimeve sekrete zvicerane, gjenerali Roger Massons dhe një i panjohur misterioz, i cili me sa duket i kushtonte një rëndësi të madhe faktit, që pjesëmarrja e tij në këtë takim të mos bëhej e ditur. Pas darkës, kamerieri i restorantit iu lut miqve të shquar për një autograf. Në datën 3 mars 1943, në librin e miqve të restorantit në Biglen, pranë Bernës, vendosën emrat e tyre shefi i ushtrisë zvicerane, gjenerali Henri Guisan dhe shefi i shërbimeve sekrete zvicerane, Roger Massons. Pas nënshkrimit ngaana e tyre –me një shkrim të palexueshëm – firmosi edhe partneri i tyre në këtë darkë, një i huaj i mistershëm. Megjithatë, gëzimi i kamerierit nuk zgjati shumë: po të njëjtën mbrëmje fleta kompromentuese e librit të miqve u gris nga ana e punonjësve vigjilentë të shërbimeve sekrete zvicerane. Nuk ka asgjë për t’u habitur, pasi në këtë takim sekret, një lojë mes shërbimeve sekrete, arriti në pikën e saj më të lartë, që në historinë e Luftës II Botërore nuk ka asgjë të ngjashme dhe akoma edhe sot e kësaj dite jep argumente për spekulime të reja. I huaji i rrethuar me mister I huaji i rrethuar me mister ishte gjenerali Valter Shellenberg. Si drejtues i shërbimit të spiunazhit të jashtëm, Departamenti IV në Zyrën Qendrore të Sigurimit të Rajhut (RSHA), gjenerali Shellenberg, prej 6 qershorit ishte përgjegjës për spiunazhin jashtë Gjermanisë, ashtu si edhe për kundërspiunazhin jashtë kufijve të Gjermanisë dhe zotëronte edhe në Zvicër një rrjet tepër të gjerë agjentësh. Shellenbergu ishte ngritur në këtë pozitë që në moshën 32-vjeçare, kur u quajt, plot dashuri nga udhëheqësi i Shërbimeve Sekrete, Heinrich Himler, si “beniamini ynë” dhe konsiderohej një përjashtim i lavdishëm midis oficerëve barbarë: një njeri mjaft i dashur dhe i shoqërueshëm, i zgjuar dhe inteligjent dhe me një arsim të shkëlqyer. Bashkëkohësit dhe historianët e konsideronin si një “agjent sharmant”, por edhe si një njeri tinzar dhe të djallëzuar, si oportunist i ftohtë dhe llogaritës, si një sadist fisnik, vrasës xhentëllmen ose gangster i madh. Ky yll i shërbimeve sekrete, që kur mori detyrën e tij, ishte i interesuar për Zvicrën dhe në verën e 1942 kishte dhënë përshkrimin e mëposhtëm për këtë vend: “Një popull i ftohtë, i cili përdor gjithmonë pothuajse të njëjtën taktikë, nga kryeneçësia deri në mizori: bëjnë tregti, të mbajnë të zgjatur, shmangen, bëjnë shantazh. Një lloj taktike lufte, e cila është mëse e nevojshme. Një taktikë lufte e neutralëve, e cila nuk synon drejt fitores, por drejt mbijetesës (…) Shkurt: synojnë zemrën e aleatëve gjerman…” Sidoqoftë, përse ky shef i njohur i shërbimeve sekrete kërkonte kontakte me “kolegët” e tij zviceranë dhe së fundmi deri tek gjenerali Guisan? Hipotezat janë të shumta. Disa prej tyre Shellenbergu i tregoi vetë, kur ai u gjykua nga aleatët pas luftës: Me qëllim që t’i jepte fund luftës ndaj “regjimit të tepruar nacionalsocialist”, “aventurierit Hitler”; ai kishte kërkuar ndërmjetës me ndihmën e të cilëve shpresonte të kapërcente hendekun drejt atasheve ushtarakë britanikë dhe amerikanë, kur gjendja e Gjermanisë të ndryshonte në mënyrë të pariparueshme. Arritja: Gjenerali Guissan vendos të bëjë publik qëndrimin e tij: “Ekuilibri i Evropës ka nevojë për një Zvicër neutrale” Vendimi për të ruajtur neutralitetin Gjenerali Guisan e kuptonte mirë që Shellenbergu donte të dinte më shumë dhe ai donte të testonte sesi do të silleshin trupat zvicerane nëse gjermanët do t’u dilnin përpara aleatëve dhe do të përpiqeshin që të pushtonin Zvicrën, me qëllim që ta përfshinin edhe atë në sistemin e mbrojtjes së Rajhut. Gjenerali e hodhi poshtë këtë “pyetje fyese” të Shellenbergut dhe deklaroi prerë se, Zvicra në të gjitha rastet do të mbrohej deri në njeriun e fundit kundër çdo lloj sulmi. Bashkëbiseduesi gjerman u duk i kënaqur me përgjigjen e qartë dhe u kthye në Bernë. Nga hoteli i tij ai telefonoi në mëngjes Masson dhe e pyeti, nëse gjenerali Guisan do të mund të jepte edhe me shkrim deklaratën që bëri mbrëmjen e mëparshme, me qëllim që kjo deklaratë e gjeneralit të kishte më tepër efekt. Meqenëse gjenerali disa ditë para ishte përballur me të njëjtën pyetje gjatë një interviste me gazetën suedeze “Svenska Dagbladet”, Masson në bazë të tekstit të intervistës përpiloi një deklaratë, e cila u nënshkrua nga gjenerali Guisan dhe iu dorëzua Shellenbergut gjatë një takimi në pistën e skive të Arosas. Kjo deklaratë ishte si vijon: “Ekuilibri i Evropës ka nevojë për një Zvicër neutrale për të gjitha palët, për të gjitha çështjet. Vendosja e saj, ashtu si edhe misioni i saj historik, e ka përcaktuar atë si mbrojtësen e grykave të Alpeve. Edhe burri i madh i shtetit dhe Kancelari Bismark e ka njohur këtë rol. Këtë detyrë Zvicra do ta përmbushë me të gjithë forcat dhe mjetet e veta. Përmbushjen e kësaj detyre, për të cilën çdo zviceran është i ndërgjegjshëm, Zvicra e konsideron jovetëm si një nder, por edhe si diçka të natyrshme. Ne jemi të ndërgjegjshëm që një zbutje e këtij koncepti do të rrezikonte pavarësinë e vendit tonë. Për këtë arsye, i gjithë populli zviceran dhe së bashku me të e gjithëushtria, janë të përgatitur që të sakrifikojnë gjithçka, për të mbrojtur pavarësinë dhe nderin e tyre. Kushdo që do të hyj në vendin tonë, do të jetë automatikisht armiku ynë. Ai do të përballet me një ushtri të fuqishme dhe me një popull të vendosur luftarak. Falë topografisë së vendit tonë, ne jemi plotësisht në gjendje që të mbrojmë frontin e Alpeve. Le të ndodhë çfarë të dojë, kjo garanci është e patundshme dhe e pandryshueshme. Mbi këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim, as sot dhe as nesër”. Përfundimi: Më 27 mars 1943, shërbimit sekret zviceran iu dha lajmi, “Nuk ka më asnjë rrezik ndaj Zvicrës” Një spiun zviceran në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit Shellenbergu kishte pasur ndërmend një sulm gjerman, kur ai ishte përpjekur të testonte gatishmërinë për mbrojtje të zviceranëve. Megjithëse disa prej gjeneralëve dhe strategëve ushtarakë kishin dyshimet e tyre, ata u thirrën në 14 mars në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit lidhur me gjendjen në Afrikën e Veriut dhe Itali, në një kohë që u nxorën sërish nga sirtarët planet për “çështjen dhe në 18 mars 1943 në shërbimin sekret zviceran mbërriti paralajmërimi: “Zvicra është duke u diskutuar dhe për rrjedhim ndodhet në një situatë të rrezikshme. Ne brenda dy javëve do t’ju njoftojmë sërish, nëse janë përpiluar plane konkrete. Tregoni nëpërmjet një gjesti të përshtatshëm, që Zvicra nuk mund të zihet në befasi”. Ndaj këtij paralajmërimi gjenerali Masson reagoi në një mënyrë shumë të pakujdesshme, njëkohësisht të pashpjegueshme: nëpërmjet kapitenit Meyer dhe kapitenit Eggen, ai u interesua pranë Shellenbergut, nëse këto lajme mbi rrezikun që i kanosej Zvicrës përputheshin me realitetin. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj pyetjeje naive, shefi i shërbimeve sekrete gjermane e kuptoi se, Zvicra kishte një spiun në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit dhe iu fut menjëherë punës, që ta shkatërronteatë, gjë të cilën për pak nuk e arriti. Por njëkohësisht Shellenbergu e njoftoi Masson, se nuk ekziston më asnjë rrezik për Zvicrën. Gjenerali i Shërbimeve Sekrete, ishte përpjekur që me “Raportin nr. 52 për Fuhrerin” në 6 janar 1943, ashtu si edhe me deklaratat e gjeneral Guisan, që të influenconte tek eprorët e tij, në mënyrë më bindëse, që udhëheqja gjermane të hiqte dorë nga “Plani Zvicër”. Bisedimet rrodhën në këtë mënyrë, pasi të dy palët kishin qëllimet e tyre përkatëse. Shërbimet duhej të dinin të luanin në çastet vendimtare Takimi i fshehtë i shefave të shërbimeve sekrete Si gjatë takimit të parë në Waldshut, edhe në “vizitën e kthimit”, gjermani plotësoi kërkesat e zviceranëve, pa paraqitur as kërkesën më të vogël. Roli i dyfishtë i të dy oficerëve, i siguroi Shellenbergut, sipas dëshmive të veta, jo vetëm akses në materialet e shërbimeve sekrete zvicerane (lajme sekrete në dëm të Zvicrës dhe në favor të Gjermanisë, edhe pse ekspertët e komisionit hetimor ndaj dy bashkëpunëtorëve të Massons nuk arritën që ta vërtetonin këtë), por edhe i lejuan atij vendosjen e kontakteve të kërkuara me shefin e shërbimeve sekrete zvicerane. Kapiteni Meyer e prezantoi shefin e tij në dhjetor 1941, gjatë një vizite pune me Eggenin, gjatë së cilës Eggen propozoi të organizonte takimin e Massons me Shellenbergun. Më së fundi, në 8 shtator 1942 erdhi momenti: pasi Masson siguroi miratimin e gjeneralit Guisan, të dy shefat e shërbimeve sekrete u takuan për herë të parë në qytetin kufitar të Waldshut. Zvicerani kishte arsye konkrete për të takuar me homologun e tij gjerman. Nga njëra anë ai kërkonte lirimin e oficerit të shërbimeve sekrete zvicerane, Ernst Morgeli, që ishte arrestuar nga Gestapo, ashtu si edhe ndalimin e propagandës antizvicerane të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve (IPA). Nga ana tjetër, Masson donte të kapërcente, mbi të gjitha, mosbesimin e qarqeve drejtuese gjermane ndaj neutralitetit të Komandës Ushtarake Zvicerane. Ky mosbesim u shkaktua si pasojë e zbulimit nga ana e gjermanëve në Francë të dokumenteve, prej të cilave u zbulua se shtabet e përgjithshme franceze dhe zvicerane kishin rënë dakord mbi një mbrojtje të përbashkët në rastin e një sulmi gjerman kundër Zvicrës. Përveç kësaj, udhëheqjaushtarake zvicerane, që në vitin 1936, i kishte dhënë Shtabit të Përgjithshëm Çekosllovak një studim mbi ushtrinë gjermane. Këto dokumente nuk ranë në dorë të gjermanëve kur pushtuan Pragën, por Masson nuk ishte i sigurt për këtë. Me këtë “listë dëshirash”, Masson kaloi kufirin gjerman. Plotësisht i pambrojtur, vetëm dhe me veshje civile pa dokumente identifikimi, pasi të dy pikat e kalimit kufitar kishin marrë “urdhër nga lart”, që të lejonin këtë civil të panjohur të kalonte pa probleme në anën tjetër. Ai kaloi mbi urën e Laufenburgut, ku atë e priste në anën gjermane kapiteni Eggen, i cili e përcolli në Waldshut për t’u takuar me Shellenbergun. Ai u tregua shumë mikpritës. Me të vërtetë, Morgeli u lirua pak kohë më vonë; fushatat e IPA u ndërpre. Masson mbeti i mahnitur nga oficeri i ri. Ai kishte arritur të kishte besim tek Shellenbergu, me të cilin besonte – si ushtarak i shkollës së vjetër – të bisedonte si ushtari me ushtarin. Vetëm diçka e shqetësonte atë: si gjatë takimit të parë në Waldshut, ashtu edhe në “vizitën e kthimit” të Shellenbergut në 16-18 tetor 1942 në kështjellën “Wolfsberg”, gjermani plotësoi vetëm kërkesat e zviceranëve, pa paraqitur as kërkesën më të vogël si shkëmbim. Çfarë mendonte oficeri i “palexueshëm” i Shërbimeve Sekrete? Në 30 janar 1943, në shërbimin sekret zviceran arriti një lajm i rëndësishëm: në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit, që prej tetorit 1942, po përpunohej një plan për sulmin gjerman kundër Zvicrës. Në shërbimin sekret, megjithatë, ishin skeptikë lidhur me këtë lajm: ata dyshonin se ky plan sulmi ishte një lojë, e cila donte të testonte reagimin e zviceranëve. Kjo pasi, sipas informacioneve të tjera, trupat gjermane në Bavari dhe Austri në atë kohë nuk ishin të përgatitura për një sulm. Gjenerali Guisan dhe Massons vendosën që të mos lejonin që të provokoheshin dhe të prisnin zhvillimet e reja. Në të vërtetë, javët në vazhdim nuk arriti asnjë lajm mbi planet e sulmit gjerman kundër Zvicrës. Ndërkohë në fund të shkurtit 1943, ndihmësi i Shellenbergut, Eggen, u takua me Masson: shefi i tij donte që gjatë një vizite private në Zvicër të takohej jo vetëm me shefin e shërbimeve sekrete, por edhe mekryekomandantin e ushtrisë me të cilin donte të zhvillonte “një bisedë shumë të rëndësishme”. Të mërkurën, në 3 mars 1943, në orën 20:00, makina e markës BUIK e gjeneralit ndaloi para restorantit “Bears”, në Biglen. Masson kishte arritur më parë, pak më vonë, nën maskimin e natës arriti nga Zyrihu edhe një grup me dy makina: gjenerali Shellenberg dhe ndihmësi i tij Eggen, kapiteni Meyer, ashtu si dhe disa bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete zvicerane për të mbikqyrur vendin. Biseda e drejtuar nga gjenerali Guisan ishte miqësore, por e përmbajtur dhe u përqendrua kryesisht në gjendjen e përgjithshme ushtarake, si dhe në dyshimet e gjermanëve mbi aftësitë mbrojtëse të aleatëve të tyre italianë. Sipas informacioneve të Shellenbergut pritej një sulm i Aleatëve nga Afrika e Veriut, përmes jugut të Italisë drejt veriut. Pikërisht këtu doli pyetja kyç e gjithë vizitës së gjermanit: A do të ruante Zvicra neutralitetin e saj dhe do të mbronte vendin ndaj një kalimi të mundshëm të trupave aleate përmes saj drejt Gjermanisë?
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Misteret e fatit të fundmë të Hitlerit
Dyshime mbi një arratisje me nëndetëse drejt tokave të Amerikës Latine



Foto qe supozohet te jete bere ne Kili apo Argjentine kur Hitleri ishte ne moshen 90 vjecare ,pra ne vitin 1979.



Vetëvrasje apo ikje me shpurën e Rajhut të Tretë? 60 vjet më vonë ka dokumente që mbështesin variantin e dytë.



Aventura ndodhi në det. Itinerari fillon në ujërat e ftohta të Baltikut dhe vazhdon drejt Atlantikut dhe pasi e kaluan gati të gjithin, nga verilindja në jugperëndim, udhëtimi përfundon në brigjet e Argjentinës.



Duke lundruar ishte (nën ujë gjatë ditës dhe në sipërfaqe gjatë natës) një flotë e vogël nëndetësesh e Rajhut III nazist, legjendarët U-Boot të klasës më të lartë. Ishin njerëz që mund t‘u rezistonin atyre kushteve.



Për javë të tëra mund të jetonin në kushte të paimagjinueshme, në hapësira klaustrofobike, mungesë ajri, ushqime të paketuara dhe ujë që me kalimin e kohës bëhej i papijshëm. Zhytje të rrezikshme dhe burra të vrazhdë, ashtu siç janë shpesh marinarët e nëndetëseve. Por në bord nuk gjendej vetëm ekuipazhi.
Në atë ekspeditë udhëtonin edhe pasagjerë të rëndësishëm. Sa të rëndësishëm? Atëherë, aventura e gjatë dhe misterioze zhvillohet në det, por ama zanafillwn nuk e kishte aty.



Përkundrazi, ajo fillon në disa dhoma po aq të ngushta sa ato të nëndetëseve, po aq klaustrofobike, të ndriçuara vetëm nga drita elektrike, 15 metra nën sipërfaqen e tokës.



Jemi në Berlin, në bunkerin e Kancelarisë, në muajin prill të vitit 1945. Qyteti është bërë copë-copë. Perandorisë patetike gjermane po i vjen fundi. Në ato bodrume të ngushta vërtitet Hitleri, gruaja e tij e ardhshme Eva Braun dhe disa hierarkë që akoma mendojnë, të paktën disa prej tyre, se mund të kontrollojnë fatin e luftës ose së paku fatet jetëve të tyre.



Çfarë i lidh këto dy ambiente kaq të ndryshme dhe të largëta? Ndoshta mund të hedhim hipotezën se Hitleri bashkë me gruan e tij të ardhshme Braun, nuk e vranë veten në atë bunker, dhe si pasojë trupat e tyre nuk u dogjën në oborrin aty pranë, dhe që çifti ia mbathi në bordin e një prej nëndetëseve drejt brigjeve mikpritëse të Argjentinës. Ndoshta, gjithsesi, edhe nëse do të ishte e vërtetë, natyra prej kohësh do ta kishte bërë punën e saj.



Hitleri lindi në vitin 1889. Tashmë jemi në 2007-ën. Legjenda se ai mund të kishte mbijetuar, vazhdoi të qarkullonte shumë gjatë viteve të pasluftës dhe pastaj, me kalimin e viteve, filloi të venitej dalëngadalë bashkë me fantazmat e asaj stine në të cilën gati mbijetuan vetëm hijet e dhimbshme të atyre pak të gjallëve në kampet e shfarosjes.



Kjo është një histori e rëndësishme, ku sigurisht ka disa dokumente të cilat sot e kësaj dite nuk janë bërë transparente për publikun. Që prej 60 vjetësh si Londra ashtu dhe Uashingtoni janë munduar që t‘i fshehin disa të vërteta, ndoshta të hidhura.
Veçanërisht për sa i përket Shteteve të Bashkuara, as "Neni i Informacionit të Lirë" (i cili parashikon bërjen publike të dokumentacioneve sekrete, madje dhe me disa përjashtime të vogla) nuk i mjafton për të transparent dokumentet.



Ndër këto përjashtime bëjnë pjesë dhe lundrimi transatlantik i U-Boot. Në prillin e vitit 1945, i fundit i luftës, Ushtria e Kuqe, kërkonte të përparonte drejt Berlinit me intensitetin më të madh.



Të gjithë ishin të vetëdijshëm se sapo Gjermania të firmoste aktin e kapitullimit, do të hapej menjëherë një tjetër front lufte, një luftë brenda koalicionit aleat. Në fakt lufta nisi dhe vazhdoi gjatë. Për fat të mirë qëndroi e "ftohtë", mbi të gjitha falë terrorit të bombës atomike. Prej kësaj, rusët donin të hynin të parët në Berlin.



Dhe ia dolën mbanë. Në mesin e dytë të prillit, Ushtria e Kuqe gjendej në periferinë e qytetit. Hitleri u mbyll atje poshtë, fillon të shqetësohet, flet për armë sekrete, urdhëron gjeneralët e tij për të vërshuar frontin drejt vijës finale për të realizuar një kundërofensivë barbare.



Madje mungonte dhe benzina për të vënë në lëvizje tanket, municionet po mbaronin dhe situata po merrte tatëpjetën. Më datë 29 a 30 të atij prilli, Hitleri martohet me besniken e tij, Evën. Një ushtar i bie fizarmonikës, çifti vallëzon për disa çaste, është festa e dasmës së tyre. Shumë prej besnikëve të tij nxitojnë për ta shpëtuar.
Në bulevardin e gjatë të Berlinit "Unter den Linden" është në pritje një avion. Ai refuzon. Thotë që një kapiten i mirë duhet të fundoset bashkë me anijen e tij. Mos vallë vërtetë përfundoi kështu? Pas atyre fjalëve a u mbajt një qëndrim i denjë? Edhe hierarkë të tjerë kështu kishin thënë, pastaj aleatët i gjetën duke u munduar për të shpëtuar.



Ka shumë dëshmi individësh të cilët pretendojnë se kanë transportuar trupin e Hitlerit dhe atë të gruas së tij drejt oborrit, sipër bunkerit, për të kryer amanetin e fundit, djegien e trupave të pa jetë.



Sigurisht që ka edhe shumë kontradikta, modifikime në rrjedhjen e ngjarjeve, madje edhe mashtrime mjaft të qarta. Gjithashtu ka edhe të tjera dëshmi, ato të ushtarakëve rusë, të cilët hynë të parët në atë bunker.



A i panë kufomat? Po. Kush i identifikoi atëherë? Disa ushtarë të thjeshtë.



Por a nuk mund të jetë bërë fjalë për çiftin Goebels, të cilët bënë të njëjtën gjë që supozohet edhe për çiftin Hitler, vetëvrasjen? Po, në fakt edhe kjo mund të ketë ndodhur. I zgjuari, skeptiku Stalin, historisë së vetëvrasjes nuk i besoi kurrë, por mbeti i bindur se gjenerali i tij donte vetëm ta qetësonte, duke i thënë se e kishin gjetur kufomën e diktatorit gjerman.



Ndoshta vërtet mund të bëhet fjalë për një histori të tillë. Ka shumë mundësi. Në fakt këtu fillon pjesa e dytë e kësaj aventure: arratisja. Gati të gjithë komandantët e nëndetëseve, duke iu bindur urdhrave nga lartë, i fundosën gati të gjitha anijet dhe nëndetëset e tyre.
Por për disa prej tyre nuk u morr vesh kurrë asgjë. Dhe si për rastësi bëhet fjalë për të gjitha nëndetëset e klasit XXI, flota më e perfeksionuar e Marinës ushtarake gjermane.



Nga porti gjerman i Kielit, kjo flotë fillimisht niset drejt Bergen, një gji tepër i qetë në mes të fiordeve norvegjeze, madje rifuxho e përdorur edhe nga vikingët. Pas disa ditësh, e tërë flota u nis drejt Atlantikut jugor.



Aventura fillon. Prita, mbrëmje me radhë pa gjumë, paralajmërime që i detyronin të zhyteshin në thellësi marramendëse. Një prej nëndetëseve gjermane godet dhe fundos një korvetë në ujërat e Amerikës Veriore. Një tjetër përballet me kryqëzorin brazilian Bahia, e fundos duke shkaktuar 336 viktima, tragjedia më e madhe detare e Brazilit.



Në fakt, për t‘u shfajësuar, të gjitha këto fakte janë deklaruar aksidentale. Madje për një rast është thënë se një mitraloz i vetë anijes gjermane kishte shtënë gabimisht mbi vet depon e municioneve të tyre, duke shkaktuar një shpërthim të madh.



Lufta në Evropë ka mbaruar, vetëm Japonia vazhdon akoma të rezistojë në frontin e largët lindor. Nëndetëset vazhdojnë të lundrojnë me kujdes, madje shpeshherë vetëm nën sipërfaqe, duke dalë sipër vetëm gjatë natës, për t‘i dhënë mundësi marinarëve të thithin pak ajër të vërtetë.
Por me gjithë kujdesin më të madh, prania e tyre nuk mund t‘u kishte shpëtuar gjurmimeve aleate nëse nuk do të kishte heshtur komanda e lartë e flotës ushtarake britanike.



Por përse vallë qeveria e Madhërisë së Tij duhej të mbronte nëndetëset e një fuqie që disa ditë më parë kishte qenë armikja e saj? Këtu fillon historia, jo më ushtarake por politike.



Dihet që ndërsa "perandoria" gjermane po binte dalëngadalë, ndër saj dhe anglezëve pati disa kontakte sekrete me qëllim gjetjen e ndonjë marrëveshjeje pa pasur nevojën e armëve. Konti suedez Folke Bernadote, përfaqësues i "Kryqit të Kuq" dhe njëkohësisht filonazist, kërkoi të arrinte një marrëveshje me Henrik Himler, kapo i SS.



Ndonjë hierark arriti madje të shkonte deri në Angli për të rënë dakord jo vetëm për dorëzimin, por edhe për qëndrimin e mëpasshëm të Anglisë. Mbi të gjitha Çërçilli dukej i gatshëm për të thurur madje edhe një plan për ta bërë Anglinë e tij dhe gjithë Perëndimin, të sigurt nga shënjestrat ekspansioniste staliniste.



Kur Heri Hopkins (i dërguari i Presidentit amerikan Truman) takoi diktatorin sovjetik në Moskë për të përgatitur Samitin e Potsdam, ky i fundit i tha që mos të kujtonte se Hitleri kishte vdekur vërtet. Madje shtoi mendimin e tij se Borman, Goebels, Krebs dhe vetë Hitleri, ishin arratisur me një nëndetëse.
Në fund të fundit, shërbimet sekrete ruse kishin informata se në ditët e fundit të luftës, kishte pasur shumë vajtje-ardhje nëndetësesh, të cilat transportonin ar dhe objekte të tjera me vlerë, transporte që kryheshin deri në Japoni.



Që dyshimet e Stalinit nuk ishin vetëm fryt i manisë së tij të persekutimit, këtë e vërteton fakti se, një muaj e gjysmë pas, më 10 korrik, një nëndetëse gjermane doli në sipërfaqe përpara bazës detare të Mar de Plata dhe iu dorëzua autoriteteve ushtarake argjentinase. Një javë më vonë u hap Konferenca e Potsdam, e cila duhej të vendoste, ndër të tjera, të ardhmen e Gjermanisë.



Duke i shtrënguar dorën Trumanit, Stalin i përsërit edhe atij se Hitleri nuk kishte vdekur, por ishte "arratisur në Spanjë ose në Argjentinë". Presidenti amerikan u befasua aq shumë nga ato fjalë saqë urdhëroi FBI-në të niste një kërkim të hollësishëm. Rezultati ishte një dossier me më shumë se 700 faqe, material i cili akoma mbahet sekret. Po me flotën çfarë bëhet?



Gjatë kohës që po ndodhte gjithë kjo, kishte pasur disa lajmërime se ishin parë disa nëndetëse gjatë brigjeve argjentinase, madje deri në jugun ekstrem të Patagonisë.



Dëshmitarë të ndryshëm thonë se kanë parë të zbarkojnë njerëz të tjerë, veç pjesëtarëve të ekuipazhit, që më vonë u dorëzuan si të burgosur. "Fantazma" të panjohura që ishin larguar në errësirë drejt një rifuxhoje që ishte përgatitur mjaft kohë më parë.



A është e mundur që mes atyre "fantazmave" të ishte edhe diktatori nazist bashkë me gruan që tashmë ishte bërë bashkëshortja e tij? Ka shumë mundësi të jetë e vërtetë po aq sa mund të jetë e vërtetë dhe vetëvrasja e tyre

Debati i hapur - A vdiq vërtetë diktatori nazist
Adolf Hitler, misteri i pazgjidhur



Ka qenë marsi i vitit 1947, kur raporti i Hugh Trevor-Roper u botua në formën e një libri, me titullin “The Last Days of Hitler”. Me të drejtë, libri duhet ta kish zgjidhur misterin njëherë e përgjithmonë, t’i zhdukte spekullimet njëherë e përgjithmonë. Ai qe një kërkim i imtësishëm, i shkruar mirë dhe në kompleks bindës, por midis pikave të lëna pazgjidhur, një pikë jashtëzakonisht e rëndësishme mbeti mister: Vërtetë ai vdiq?



Më 1 nëntor 1945, Trevor-Roper dha një konferencë shtypi në Berlin, ku nënvizoi konkluzionet e hetimit të tij. Investigimet e tij treguan, tha ai, se Hitleri kish kryer vetëvrasje rreth orës 3 e 30 të natës, të datës 30 prill 1945, dhe se Eva Braun kish vdekur me të. Ndërsa ai thoshte këtë gjë, një oficer rus i pranishëm tundte kokën



Një tjetër raport e nxirrte Hitlerin në Zyrich, duke thënë se ai ishte plakur tmerrësisht, flokët i qenë bërë të bardha, trupi i përkulur përpara dhe bënte hapa shumë të vegjël. Dukshëm që kishte ndonjë formë infeksioni në mushkëri, pasi kollitej papushim. Kostumet e tij të preferuara të errëta, kapelet dhe sjellja e tij ishte e “ngjashme me atë të një nëpunësi në pension
Dick White, njeriu që komandonte Zyrën e Inteligjencës e Zonës Britanike të Pushtimit (pjesë e MI5), ndodhej në Bad Oeynhausen, midis Osnabruck e Hannover, dhe ishte irrituar nga raporti rus, se Adolf Hitler dhe Eva Braun po jetonin, në dukje të pashqetësuar, në zonën britanike të Gjermanisë.



Ai ftoi një major të ri dhe mik, Hugh Trevor-Roper, që të bënte një hetim zyrtar për misterin që rrethonte në atë kohë vdekjen e Hitler. Një dosje katër vëllimshe për Fyhrerin, e hartuar nga Trupa e Kundërinteligjencës, ju dha Trevor-Roper i cili, në jetën civile, ishte docent historie në Oxford. Dosja ishte “një përmbledhje e gjithçkaje që mund të gjendej rreth” Hitler, dhe përfshinte gjendjen e tij shëndetësore, gjendjen e tij mendore, “prirjet dhe tendencat” e ndryshme të tij.

Ajo nuk e nxirrte Hitlerin si përbindësh. Analistët e CIC kishin gjetur, "për shqetësimin e tyre, se fshikullima e racës njerëzore u jepte dhurata fëmijëve, urrente sportet me gjak, nuk pëlqente njerëz tejet fanatikë dhe ishte konservator e i matur në zakonet e tij... Çdo ditë në të njëjtën orë”, sipas një informatori, “ai do të dilte me të njëjtin qen, në të njëjtin cep, të së njëjtës fushë, dhe të kapte të njëjtën copë druri e ta hidhte atë në të njëjtin drejtim”. Raporti përmbante gjithashtu, konkluzionet e një vëzhgimi psikiatrik në largësi, të Fyhrerit. Ky arrinte në përfundimin se vetëvrasja e Hitler mund të mos përjashtohej. Hetimet do të rezultonin eksituese.



Ai kaloi shumicën e shtatorit dhe tetorit duke ndjekur ato dëshmitarë okularë që mundëte, njerëz që kishin jetuar në Bunker në ato ditë të fundit të dëshpëruara dhe mund t’i thonin atij se çfarë kishte ndodhur. Nuk arriti të jetë krejtësisht i suksesshëm. Goebbels dhe Martin Bormann nuk gjendeshin, të zhdukur ose të vdekur, sipas atyre me të cilët flisnin. Kështu qenë kamarieri personal i Hitler, Otto Gunsche, Adjutanti SS i Hitler, Hans Bauer, piloti i tij personal, dhe Johann Rattenhuber, Shefi i Truprojeve.



Shumë të tjerë të njohur që kishin qenë në Bunker, qenë gjithashtu të pakapshëm. Megjithatë, Trevor-Roper, arriti të intervistojë Frau Gerda Christian dhe Frau Else Krueger, që qenë sekretaret respektivisht të Hitler dhe Bormann. Aktualisht, ato nuk kishin dëshmitarë okularë për pjesën më të madhe të asaj që ndodhi, por kishin marrë informacione të dorës së parë, nga njerëz të tillë si Linge dhe Gunsche, që pretendonin se kishin parë gjithçka.
Gjithashtu, Trevor-Roper kish vizituar Innsbruck, padyshim për të konfirmuar historinë që Hitler tani po maskohej si Gerhardt Weithaupt. Më 1 nëntor 1945, Trevor-Roper dha një konferencë shtypi në Berlin, ku nënvizoi konkluzionet e hetimit të tij. Investigimet e tij treguan, tha ai, se Hitler kish kryer vetëvrasje rreth orës 3 e 30 të natës të datës 30 prill 1945, dhe se Eva Braun kish vdekur me të.



Në rastin e Hitler, mënyra e vdekjes kish qenë më të shtënë . Fyhreri kish vënë pistoletën në gojë dhe e kish shkrepur këmbëzën. Në rastin e Eva Braun, ajo kish gëlltitur një kapsulë cianidi: çdo njeri që jetonte në Bunker ishte i pajisur me kapsula të ngjashme. I pyetur nga një gazetar nëse kishte dijeni për pikëpamjen ruse lidhur me vdekjen e Hitler, Trevor-Roper tregoi se, mendonte që sovjetikët ishin skeptikë, domethënë të prirur të besonin pikëpamjen se Hitler nuk kish vdekur.



Ndërsa ai thoshte këtë gjë, një oficer rus i pranishëm, tundi kokën. Gjithashtu, Trevor-Roper hodhi poshtë mundësinë se ishte sozía i Hitler ai që ishte djegur. Në rradhë të parë, tha ai, nuk do të kishte pasur kohë të lëvizej trupi i sozísë brenda dhe jashtë Bunkerit.



Në rradhë të dytë, në gjendjen e tij shumë të dobët shëndetësore, Hitler nuk do të kish qenë në gjendje të largohej dhe e treta – ndoshta dhe më bindësja – Eva Braun vetë nuk do të kish vdekur me qejf. Së fundi, ai pranoi se nuk kishte “provë përfundimtare” se Martin Bormann, Sekretari personal i Hitler dhe i partisë, kishte vdekur. Megjithëse ishte i njohur se raporti i Trevor-Roper ishte domosdoshmërisht jo i plotë dhe se në të kishte shumë boshllëqe që duheshin mbushur, konferenca e shtypit u pasqyrua gjerësisht në gazetat botërore.
Ai vetë vazhdoi të hetonte në ditët e fundit të Rajhut të Tretë gjatë të gjithë dimrit 1945-46. Më vonë, në atë vit, shërbimet e inteligjencës së aleatëve u informuan se njëfarë Paustin, i cili punonte si kopshtar në fshatin e qetë të Tegernsee, në fakt, nuk ishte gjë tjetër veçse SS Standartenfuhrer Wilhelm Zander, Adjutanti i Martin Bormann. Tani, këtu kishte të bëhej me një individ shumë të rëndësishëm. Për tri javë, në nëntor dhe dhjetor 1945, agjentë të shërbimit sekret britanik dhe agjentët specialë amerikanë të CIC, Arnold Ëeiss dhe Rosener, u përpoqën të binin në gjurmët e Paustin dhe Zander.



Teksa afroheshin Krishtlindjet, ata menduan se do ta kapnin. Ditën e Shën Stefanit, Trevor-Roper dhe agjentët e CIC, u futën në shtëpinë që po vëzhgonin, vetëm për të gjetur se Zander ishte larguar nga zona, për t’i bërë një vizitë së fejuarës që jetonte afër Passau. Dy ditë më vonë, ata u informuan se një valixhe që i përkiste Zande,r mund të gjendej në shtëpinë e njëfarë Frau Irmgard Unterholzener në Tegernsee. Pa humbur kohë ata i bënë një vizitë Frau Unterholzener dhe e morën valixhen. Ajo u kontrollua imtësisht, por fillimisht rezultoi pa ndonjë interes.
Megjithatë, një e ndarë sekrete u gjend brenda saj, në të cilën qenë mjaft dokumenta që ishin nxjerrë nga Bunkeri, vetëm 48 orë para rënies së Berlinit. Këto dokumenta qenë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Këtu ndodheshin Testamenti dhe Testamenti Politik i Hitler. Kjo konfirmonte atë ç’ka i ishte thënë Trevor-Roper gjatë ditëve të fundit në Bunker.



Aty ishte gjithashtu Apendiksi Goebbels i Testamentit Politik të Hitler – dëshmi e mëtejshme substanciale se panorama që po ndërtonte Trevor-Roper, ishte thelbësisht korrekte. E treta – dhe më intriguesja e të gjithave – aty ndodhej kontrata e martesës e Adolf Hitler dhe Eva Braun. Trevor-Roper i ishte thënë nga shumë njerëz që kishin jetuar në Bunker, se Eva Braun më së fundi e kish arritur synimin e saj të vjetër, për t’u bërë bashkëshortja e Fyhrerit.



Nëqoftëse Trevor-Roper kish pasur ndonjëherë ndonjë dyshim lidhur me atë që i ishte thënë, këtu ishte mbështetja dokumentare. Por, kontrata e martesës ishte më shumë se vetëm dëshmi substanciale. Fakti i martesës së Hitler, tentonte të konfirmonte portretin psikologjik që Trevor-Roper po kërkonte të krijonte. Hitler nuk e kish ndjerë kurrë nevojën të martohej më parë me Braun. Përse do të vepronte kështu në javën e fundit të prillit 1945?



Përgjigjja dukej e qartë: vetëm në qoftëse mendonte diçka dramatike. Për të qenë dyfish të sigurtë lidhur me vërtetësinë e dokumentit, ata ia dhanë dokumentat Majorit Anthony W. Lobb, Shefi i CIC të Armatës së Tretë, i cili ia dha ato Ndihmësshefit të Shtabit. Nga ana e tij, ai i postoi ato për në Shtetet e Bashkuara. Në Washington, një ekspert i FBI-së i letrës dhe bojës, konfirmoi autenticitetin e tyre. Akoma në Gjermani, Trevor-Roper dhe agjenti i CIC, Arnold Weiss, kishin ndjekur Zander në fshatin e vogël të Vilshofen, në afërsi të kufirit çek.
Atje, Zander i rezistoi arrestimit dhe një shkëmbim i vogël zjarri, shpërtheu përpara se ai të vihej nën kontroll. Ai u transferua në Munich dhe u mor në pyetje. Pasi rezistoi për më shumë se 10 orë, ai më së fundmi u thye, duke i zbuluar Trevor-Roper shumë detaje të ditëve të fundit në Bunker, të cilat ish-historiani i kish mbledhur nga burime të tjera më pak të informuara. Kjo ndodhte në fillim të vitit 1946.



Megjithëse, gjithçka që Trevor-Roper zbuloi tani i konfirmuan konkluzionet fillestare të tij lidhur me ditët e fundit të Hitler, shumë nga pjesa tjetër e botës, akoma nuk qenë të bindur. Shikimet e Hitler vazhduan. Atë vit ai u pa në Spanjë, ku u raportua në fund të shtatorit se po drejtonte një grup nëndetësesh. Për hir të së vërtetës, ai u tha se vuante keq nga sëmundja e detit.



Më pas, ai u raportua se jetonte në një fermë në La Falda të Argjentinës, megjithëse pamja e tij ishte ndryshuar, sipas këtij raporti, nga një kirurg plastik që e kish kryer operacionin në nëndetësen që e çonte Hitler nga Europa nëpërmjet Atlantikut, për në botën e re. Përpara Krishtlindjes së vitit 1946, ambasada amerikane në Stockholm, mori një letër anonime të adresuar “Shefit të Zonës Amerikane”. Duke parë që edhe Kurt Dittmar kish pranuar se ekzistonte një fortesë e vogël në Skandinavinë veriore, ky raport u trajtua më seriozisht se shumë të tjerë.
Në të lexohej: “Nëqoftëse shikoni në malet Bauerska, do të gjeni një shpellë të gjatë rreth 446 metra ose ndoshta edhe më të gjatë, me rreth nëntëdhjetë dyer, e maskuar mjaft mirë. Hitler ka atje një dhomë 30 metra me 30 metra, me stufa elektrike, një të madhe, një të vogël. Atje ka ushqim, kutia të të gjitha llojeve për shumë vjet dhe mjaft para, të të gjitha llojeve.



Ekziston gjithashtu një oxhak në majë të malit, në të cilin ushqimi mund të hidhet poshtë. Ata që sjellin ushqim atje, quhen “Korba”. Ata që e ndërtuan atë në mal, janë vrarë shumë kohë më parë, kështu që ajo nuk do të zbulohet. Kur ta keni gjetur, unë kërkoj një të gjashtën e asaj që ndodhet atje dhe një xhips e një traktor. Emrin do ta mësoni kur ta kini gjetur atë [Hitler]”. Në pjesën e prapme të letrës shkruhej: “Ata kanë vjedhur kuaj, buaj, tagji e kështu me rradhë.



Kanë me shumicë municion dhe armë. Një suedez që ka aftësi paranormale është me ta. Ai u tregon gjithçka. Gjejini këta zotërinj. Ajo ç’ka duhet bërë, duhet bërë shpejt”. Akoma një raport tjetër në vitin 1946 e nxirrte Hitler në Hollandë, në një kafene në Amsterdam.



Kësaj rradhe, shkrimtari komentonte lidhur me pamjen e çuditshme të Fyhrerit – kishte një trup shumë të gjatë dhe duar të gjata – por informatori gjithashtu, thoshte se ky Hitler kishte lidhje të drejtpërdrejta me Gestapo-n dhe ishte përpjekur ta vriste shkrimtarin, i cili për pasojë, u lutej autoriteteve aleate të vepronin me shpejtësi.
Një tjetër raport e nxirrte Hitler në Zyrich, duke thënë se ai ishte plakur tmerrësisht, flokët i qenë bërë të bardha, trupi i përkulur përpara, dhe bënte hapa shumë të vegjël. Dukshëm që kishte ndonjë formë infeksioni në mushkëri, pasi kollitej papushim.



Kostumet e tij të preferuara të errëta, kapelet dhe sjellja e tij ishte e “ngjashme me atë të një nëpunësi në pension. Zëvendësdrejtori i Inteligjencës në Komandën Europiane, i udhëzoi vartësit e tij ta kontrollonin këtë raport, siç bënte me pothuajse të gjitha letrat që kalonin nëpër tavolinën e tij.



“Mendoj se duhet të jemi neglizhentë në detyrën tonë”, shkruante ai, “nëqoftëse dështojnë në ndjekjen e një raporti të kësaj natyre”. Ai bile i kërkoi ndihmë shefit të Policisë Federale në Bern. As forcat aleate nuk qenë të imunizuara nga identifikimi i Hitler.



Një ushtar amerikan raporti se kish parë Fyhrerin, Eva Braun dhe motrën e saj Gretl, në Bernheim, në shtëpinë ku ai grumbullonte rrobat e tij për t’u larë. Ky njeri duhet të ishte Hitler, mendonte ushtari, sepse u tërbua kur u përmend arma V-1 dhe “shfaqi një emocion të madh ndaj fotografisë së një qeni” që dukej se i ngjante shumë Blondit, qenit të Fyhrerit.



Impakti i këtyre raporteve mund të gjykohet nga tregimi i Nënkolonelit W. Byford-Jones, një oficer i inteligjencës britanike, i cili më 20 prill 1946 (duhet të ishte ditëlindja e shtatëdhjetë e Hitler), pyeti 20 berlinezë të arsimuar lidhur me fatin e Hitler. "Vetëm njëri mendonte se Hitler kish vdekur.
Nëntëmbëdhjetë të tjerët zbuluan se qenë të ndërgjegjshëm për faktin që kjo ishte ditëlindja e Fyhrerit të tyre. Qenë të bindur se ai ishte gjallë dhe flisnin për të çdo gjë, përveçse ta shanin. Gjeta gjithashtu se fëmijët, që zakonisht janë një guidë e mirë për besimet e të rriturve, pothuajse pa përjashtim flisnin për Onkel Adolf si një njeri të gjallë.



Një aspekt i ri në këtë besim qe se ku supozohej të fshihej Hitleri. Në verën e vitit 1945, m’u tha se ishte në Spanjë, Amerikë Latine dhe vende të tjera, por tani një tjetër vend i fshehtë u përmend. Ai ndodhej me Edelweiss, një organizatë ilegale e mirënjohur se ekzistonte dhe ndodhej në zonën e thellë malore që shtrihet nga Alpet në kufirin zviceran deri në Tirol të Austrisë, ku mijëra trupa të Ëehrmacht, që e quanin veten Edelëeiss, posedonin formacionet e tyre luftarake, depot, pajimet e municionet dhe jetonin lart në fortesën malore". Fortifikata qe kthyer.



Në janar të vitit 1947, u dërgua një raport për forcat amerikane CIC, nëpërmjet shërbimeve franceze të inteligjencës. Raporti pretendonte se Hitler fshihej në zonën e Heidelberg dhe ishte në kontakt me një lider rezistence në Weinheim. Raporti francez thoshte se Hitler kish vizituar Ëeinheim i maskuar si ushtar amerikan dhe vizita padyshim, ishte pjesë e fushatës së Fyhrer për të filluar një Rajh të ri. Weinheim u bë menjëherë subjekt i një kontrolli prej 30 oficerësh aleatë – 5 agjentë specialë CIC dhe 25 njerëz të policisë gjyqësore ushtarake.



Nuk kishte asnjë gjurmë as të Hitler ad të liderit të rezistencës. Ka qenë marsi i vitit 1947 kur raporti i Hugh Trevor-Roper u botua në formën e një libri, me titullin “The Last Days of Hitler”. Me të drejtë, libri duhet ta kish zgjidhur misterin njëherë e përgjithmonë, t’i zhdukte spekullimet njëherë e përgjithmonë. Ai qe një kërkim i imtësishëm, i shkruar mirë dhe në kompleks bindës, por midis pikave të lëna pazgjidhur, një pikë jashtëzakonisht e rëndësishme mbeti mister: Vërtetë ai vdiq?
Jeton në një shpellë



“Nëqoftëse shikoni në malet Bauerska, do të gjeni një shpellë të gjatë rreth 446 metra ose ndoshta edhe më të gjatë, me rreth nëntëdhjetë dyer, e maskuar mjaft mirë. Hitler ka atje një dhomë 30 metra me 30 metra, me stufa elektrike, një të madhe, një të vogël. Atje ka ushqim, kutia të të gjitha llojeve për shumë vjet dhe mjaft para, të të gjitha llojeve.



Ekziston gjithashtu një oxhak në majë të malit, në të cilin ushqimi mund të hidhet poshtë. Ata që sjellin ushqim atje quhen “Korba”. Ata që e ndërtuan atë në mal, janë vrarë shumë kohë më parë, kështu që ajo nuk do të zbulohet. Kur ta keni gjetur, unë kërkoj një të gjashtën e asaj që ndodhet atje dhe një xhips e një traktor. Emrin do ta mësoni kur ta kini gjetur atë [Hitler]”. Në pjesën e prapme të letrës shkruhej: “Ata kanë vjedhur kuaj, buaj, tagji e kështu me rradhë.



Kanë me shumicë municion dhe armë. Një suedez që ka aftësi paranormale është me ta. Ai u tregon gjithçka. Gjejini këta zotërinj. Ajo ç’ka duhet bërë duhet bërë shpejt”.

429674_384894578203004_145716851_n.jpg

405448_384894684869660_1154668814_n.jpg
 

Narkomane

Valoris scriptorum
A duhet ribotuar libri i Hitlerit ?
Ai që lexon një libër kritik nuk inspirohet nga neonazizmi, përkundrazi.” Shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së autorit, të drejtat e autorit të një teksti nuk ekzistojnë më.



Deri në vitin 1945 numri i kopjeve arritu në 12 milionë ekzemplarë, megjithatë deri më sot vazhdon të ekzistojë mendimi se megjithëse është përhapur shumë, libri nuk është lexuar në të njëjtën masë.



A duhet botuar tani sërish libri “Lufta ime” e Adolf Hitlerit dhjetra vjet pas shkrimit të tij, në mënyrë që të mund të lexohet nga kushdo që ka dëshirë?





Diskutimet për këtë çështje janë hapur sërish në Gjermani. A mund të jepet një version shkencor i librit të tabuizuar “Majn Kampf”, që të shfaqet edhe në internet dhe të jetë i lexueshëm edhe jashtë Gjermanisë?



Diskutimet e kësaj çështjeje janë hapur sërish në Gjermani. Skadimi i afateve të të drejtave të autorit, bën të mundur një publikim kritik të librit. Drejtoi i institutit të historisë moderne në Mynih, Profesor Horst Mëler (Horst Möller) është i sigurt se: “Siç e dimë të gjithë diçka e ndaluar ushtron një lloj joshjeje psikologjike.



Nëpërmjet publikimit të librit, mund t`i jept fund mitit të ngritur mbi të”. Autori i tij ndodhej në burg, kur shkroi më 1925 pjesën e parë të librit të tij. Adolf Hitler, i burgosur në Kështjellën bavareze të Landsbergut, i dënuar me pesë vjet burgim, për tentativë për organizim puçi kundër qeverisë së atëhershme të Rajhut.
Nga dënimi ai bëri vetëm nëntë muaj. Kur doli pjesa e dytë e librit “Lufta ime” (Majn Kampf - Mein Kampf) një vit më vonë, Hitleri ndodhej në krye të një partie të rinovuar nacionalsocialiste dhe kishte ngritur të ashtuquajturën bazën e SS-ëve, trupën luftarake të NSDAP.



Deri në marrjen e pushtetit të të ashtuquajturit fyhrer, udhëheqës, “Majn Kampf” mbeti një nga shumë shkrimet urrejtndjellëse nacionalsocialiste.



Nga pikëpamja programatike, libri përmban mënyrën se si e shikonte diktatori Hitler botën, dhe formulon të gjitha realitetet e tmerrshme që do të pasonin më vonë: rracizmin dhe antisemitizmin, marrshimin në drejtim të lindjes për pushtimin e të ashtuquajturës “hapësirë jetësore” për popullin gjerman, dhe terrorin ndaj të gjithë atyre që mendonin ndryshe.



Libri ishte – thotë autori i librave Friedemann Bedürftig – plani i rrugës që do të ndiqte më vonë të kryetarit të shtetit, pushtuesit dhe genocidit”.



Por suksesin libri arriti ta kishte vetëm me marrjen e pushtetit të nacionalsocialistëve të NSDAP-së.



Pas vitit 1933 shpërndarja e librit u subvencionua nga shtetit. “Majn kampf” ju dhurua falas anëtarëve të partisë, ose zyrtarët e shtetit ja dhuronin çifteve të reja.
Deri në vitin 1945 numri i kopjeve arritu në 12 milionë ekzemplarë, megjithatë deri më sot vazhdon të ekzistojë mendimi se megjithëse është përhapur shumë, libri nuk është lexuar në të njëjtën masë.



Por historiani Mëler nuk është i këtij mendimi: “Nuk është e vërtetë, dy vjet më parë në publikuam këtu një libër për shkrimin dhe shpërndarjen, përkthimin dhe leximin e “Majn kampf‘ dhe atje është e vërtetuar se legjenda e librit të palexuar nuk është e vërtetë.



Nuk është e thënë se të 12 milionë ekzemplarët janë lexuar të gjithë, por as nuk mund të thuhet se librit nuk i ka hedhur sytë kërkush.” Që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, libri në Gjermani ka qenë tabu, dhe është ndaluar të shtypet dhe të shpërndahet.



“Kur thuhet se libri nuk duhet të publikohet, atëherë mendohet nga njëra anë për ndjenjat e viktimave dhe nga ana tjetër pyetet nëse libri është ende i rrezikshëm, a mund të përdoret ai ende për revista programatike të neonazistëve. Kësaj pyetje unë do i ktheja përgjigje me “jo”.



Shumë vetë nuk mendojnë kështu, sepse “Majn kampf” ka qenë objekt kulti në skenën e ekstremistëve të djathtë – në shumë vende ky libër mund të blihet. Në internet ndodhet teskti i plotë.
Prandaj, historiani Mëler vazhdon të këmbëngulë që librit t`i hiqet magjia e librit të ndaluar. Ai pohon për Deutsche Wellen se Instituti i Mynihut ka filluar të përgatisë një version shkencor të librit.



“Ajo që duam të botojmë ne është një version historiko-kritik, që tregon qartë për burimet e ideologjisë hitleriane, dhe që komenton dhe tregon historinë e influencimit prej tij, çka ka vlera shkencore dhe mundëson imunizimin.



Ai që lexon një libër kritik nuk inspirohet nga neonazizmi, përkundrazi.” Shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së autorit, të drejtat e autorit të një teksti nuk ekzistojnë më. Prandaj historianët duan të publikojnë një version kritik të librit. Deri tani të drejtat e autorit i ka patur ministria bavareze e financave.

148810_175612089116887_3473185_n.jpg
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Urdhri i Ri Botërorë
Pas fjalëve të ish burrave të mëdhenj të Shtetit e humbësve gjenden mes rrjeshtave të fjalive që masës i duken të pakuptueshme. Realisht të gjithë për injorancë apo për frikë pranojnë atë që u thuhet të bëjnë, çdo gjë që zotërinjtë e multinacionalëve, Bankierët e mbarë shoqëria e elitës, projekton për të mirën e njerëzimit. Po shkruajnë historinë. Sot pas fjalëve të Papës fshihet një e vërtetë, që prek fundin, krimi më i thellë që ka ekzistuar ndonjëherë mbi dhe.Sot entitetet ekonomike e fetë, veçanërisht ajo protestante e kisha anglo-amerikane, kanë bërë të kuptohet qartë se çfarë duan. Etleboro nuk ka frikë të paraqesë dokumentat e provat e Urdhrit të Ri Botërore të vërtetat, gjatë kësaj jave do analizojmë e do shpjegojmë të gjitha aspektet e lidhura me kontrollin e shoqërisë. Do të flasim për të ardhmen e për kohën që do vijë dhe kjo është diçka shumë e komplikuar për t'u shpjeguar, pasi jetojmë në një lojë prej kutish kineze. Vetëm tani mund t'a kuptojmë çfarë Giovanni Falcone donte të na jepte duke thënë se ekzistojnë mendje tejmase të rafinuara që duan t'ia ngjisin fajin mafias për disa epizode, ndërsa interesat e tyre janë sigurisht të tjera. Në tërë këtë lojë shahu instrumentat në duart e kriminelave janë teknologjitë që iu janë
fshehur njerëzimit. Vështroni me kujdes qëndrat tona tregtare, vështroni rregjistruesit e kasës, lektorët e tyre optikë, mallin e kodet e tyre: ato jemi ne. Për ndonjë gjykim apsurd egzistojnë shoqëri që flasin për Free Energy, revolucionojnë sistemin ekonomik, ndërsa partitë e vogla që gëzojnë financimet e Bankierëve, kërkojnë copëtimin e Shteteve për t'i bërë shumë më kollaj të sundueshme. Lega për shembull do që t'i kthehet parlamenti i saj i Padanias, ashtu si çdo forcë politike kërkon të bëjë sërish negociata për të kaluarën e saj, e së shpejti të gjithë do i fshijnë kujtimet e tyre e do përshtaten me versionin e ri të fakteve, në një rishkrim të vazhdueshëm të historisë. Shoqatat shkojnë bëjnë parazbulimin për avantazhin e multinacionalëve, duke bërë lëmoshë e civilizim për të përdorur njerëzit me vullnet të mirë, pasi të gjithë ne reagojmë duke besuar se vdesim për Atdhe por në fakt jetën e japim për Bankat. Lufta e naftës është një buallicë, pasi në të vërtetë sot bëhet luftë për të ndërruar sistemin, e kush ka burimet e fundit dëshiron përmbysjen e rregullit aktual të gjërave, duke na shitur për revolucionarë të vërtetë ndërkohë që do jenë xhalatët tonë të ardhshëm. Është një luftë mes dy botësh, në të cilën Vatikani është banues i përhershëm, në një pozicion lojtari të dyfishtë. Duan t'a rindërtojnë Biblën, një shoqëri të re, një kodik të ri, ndërsa privatizojnë shoqëritë e telekomunikacionit, financojnë kërkimet e bio-nanoteknologjisë, nxisin terrorin ndaj pandemive e përgatisin kuadrin juridik për futjen e teknologjive të reja.
nom.jpg

Këto elementa, m.gj.th. qëndrojnë në këmbë, përfaqësojnë elementat e një projekti të vetëm të madh: një rrjet, të drejtuar e të kontrolluar nga një strukturë e vetme e centralizuar për çdo rajon gjeopolitik me sisteme juridike të përbashkëta, influenca politike e infrastruktura. Elementat çelës janë kanalet e telekomunikacionit, si sistemet e lokalizimit satelitar (GPS) e GSM, që furnizojnë autostradën e ritransmetuesit për transmetimin e informacioneve e të valëve radar me frekuencë të ulët. Administratorët e rrjeteve posedojnë tani fuqinë, pasi kanë krijuar një sistem që i lejon atyre të gjejnë informacione e të bëjnë monopolin e ajrit me përhapjen e tyre të valëve elektromagnetike: sot garat e tenderave luhen për përvetësimin e hapësirës ajrore, mbi përpjestimin e terreneve të përvijuara. Në këtë kanal udhëtojnë informacionet tona, ato që mund të kapen nëpërmjet kartave të kreditit, që skicojnë lëvizjet tona të parave e tatojnë sipas çdo transferimit. Kanë krijuar për ne letërnjoftimet, libreza shëndetësore e pasaporta elektronike, në brendësinë e të cilave gjendet harta e të gjitha të dhënave tona treguese pa të cilat rrezikojmë të bëhemi njerëz pa shtetësi. Bëhet fjalë për "kartë identiteti me gjurmues", që nuk mund të jetë tjetër përveç se një etapë drejt një sistemi skedimi me anë të impiantimit të gjurmuesit (apo pleshtit) nën lëkurë, pasi fillon të bëhet më i përhapur përdorimi i badge e i byzylykëve identifikues me radiofrekuencë (RFID), pa lënë pas ato të parave "nën lëkurë" si gadget të modës apo shëndetësore, i prezantuar më pas nga maketingu si diçka e domosdoshme. Kodet me viza do zëvendësohen
nga pleshtat RFID: ky është tregu prej miliarda dollarësh me një përhapje të plotë, është eksperimentuar prej kohësh në fushë veterinare e në atë mjeksore. Të shumta kanë qënë eksperimentimet me chip e me kode identifikimi të kafshëve, të nanoteknologjive të aplikuara në sektorin shëndetësorë për terapinë e kurimin e sëmundjeve të pashërueshme, për t'i përballuar hadikapatët e keqformimet të trashëguara. Në të drejtën për dinjitet njerëzore, për terapi të lirë, për progresin shkencorë kanë ndërtuar strukturën etike e morale të transplantimin e nanoteknologjive në trupin njerëzorë, me mëshirën e propagandën tregtare, në emër të shpejtësisë e sigurisë së këmbimeve, të efikasitetit e reduktimit të kostove.
Pasojat etike të TIC
rapportoUE.jpg


Mes të tjerash themelimi juridik është tashmë i gatshëm në Europë, gjatë udhëzimeve e raporteve zyrtare, siç është direktiva 385/CEE e 1990 nga Këshilli Europian, mbi harmonizimin e legjislacioneve të Shteteve anëtare për legjislacionin e dispozitivave mjeksore të impiantueshme, me qëllim identifikimin, për mbledhjen e informacioneve e lokalizimin e personave. Europa tashmë prej dhjetë vitesh flet për dispozitivë të (RFID), chip i nënlëkurshëm për të akumuluar informacionet e pacientit, pleshta VeriChip, e përdorur si një kartë inteligjente, për automatizimin e blerjeve apo për kontrollimin e kriminelave në liri nën mbikqyrjen e policisë, për lajmet financiare, për sigurinë e transporteve publike, hyrja në ndërtesa apo ngulitje të ndjeshme. Mes shumë mekanizmash klasike të parashikuara nga Komisioni Europian figurojnë edhe si "dispozitivë që nxisin një orgazmë femërore thjeshtë duke shtypur një buton", një liçencë e depozituar në SHBA në janar të 2004. Në teori, tashmë duket emundshme që një qënie jetësore nëpërmjet trupit të tij mund të shkëmbejë të dhëna me një kompiuter, duke e transformuar njeriun në një Modem, falë aftësive të tija të shkëlqyera për drejtimin elektro-magnetik. Do të bëhet një transmetues i lëvizshëm, pasi në atë çast kur do hyjë në kontakt me një tjetër person do të realizohet transmetimi i të dhënave nën cipën e lëkurës. Njeriu do ia arrijë të bashkojë një numër gjithnjë më të madh sistemesh robotike, për të zmadhuar aftësitë e tija, të zhvillojë kapicitete të papritura, për të kapërcyer frikën e frenimin. Po krijohet një qënie "e çnjerëzuar", më afër një androidi se një kafshe, me një farë integrimi njeri-makinë, në të cilën njeriu do mund të komandojë përpunuesin (elaboruesin), makinat e mjetet me largësi të mëdha me forcën e mendimit të tij.
brain%20gate_video.jpg

Aftësia e hartimit të lajmit do jetë jashtëzakonisht më e madhe se ajo e trurit njerëzor me një impiantim të thjeshtë të një chipi prej silici, ndërsa "inteligjenca" do qeveriset nga një software që do të kopjojë planet e trurit, si një lloj skaneri, në brendësinë e nanorobots të injektuar brenda trupit për të eksploruar të gjitha detajet nervore të trurit. Do përmirësohen aftësitë tona ndijësore, logjike e njohëse, e progreset e miniaturizimit do japin sisteme që në pak mikron do përmbajnë enciklopedi të tëra. Pleshti është i pajisur me një sistem pozicionimi me satelitë GPS, e do ushqehet nga një bateri që do ringarkohet nga kontraktime muskulore; sinjalet do kaptohen nga stacione marrëse të vendosura në të gjithë territorin, pikërisht si rrjeti i telefonisë celulare.Personat do lejojnë impliantimin e pleshtave për të përmbushur dëshirën e tyre për siguri e komoditet, e me mburrje do thonë se kanë një plesht e që janë pararoja i progresit shkencorë.Një sjellje mjaft apsurde nëse mendohet dënimi që u bë në praktikën e Nazizmit në tatuimin e personave, që kanë fshehur për vite me rradhë, si një turp atë numër mbi krah. Plani i Hitlerit kështu përfundoi në duart e Bankierëve, të entiteteve të Urdhrit të Ri Botërorë.
bras.gif

Objektivi do jetë ai i kontrollit mbi shëndetin e qytetarit, parandalimi i mashtrimeve në sistemin bankarë e tributarë, t'i japin njeriut një të ardhme telepatike e në të njëjtën kohë telepatike. Në nivelin ekonomik do shikojmë lindjen e një sistemi të ri monetar i centralizuar e i mbikëqyrur: çdo personi do i jepet një kod, me të cilin mund të hap një llogari bankare, të tërheqë para, të blejë, të shesë apo të votojë. Çdokush, i shënuar me këtë kod e me një debit të shkruar, do pësojë limitime të ndryshme, si hyrja në vendosjet publike, në autostrada, në banka. Do ndërhyhet në mënyrë direkte në funksionet celebrale për t'i përdorur e për t'a bërë njeriun një robot prej së vërteti pa e kuptuar as ai vete. Në nivelin juridik, në disa Shtete janë shkruar tashmë ligjet që detyrojnë futjen e pleshtave për disa kategori personash, siç janë të burgosurit apo emigrantët, ndërsa në Europë po përgatisin tashmë kuadrin e principeve për t'u zbatuar. Shumë shpejt do dëgjojmë për "qarkullimin e lirë të të dhënave", receta terapeutike e detyrueshme, e drejta për të eksperimentuar, ashtu siç dëgjojmë tashmë për pasaportën elektronike, e për kartën e identitetit magnetike.
BrainGate%20Array.jpg

Shkatërrimi i madh politik që solli BE, nëse nga njëra anë ishte drejtuar në krijimin e një monete të përbashkët, nga tjetra ishte e destinuar kryesisht në krijimin e kontrollit mbi Njerëzimin, shënimi i të dhënave, të mendjeve. Shumë kush ishte në dijeni se cilat ishin planet e tyre të vërteta, e nuk kanë lëvizur as gishtin, përkundrazi kanë shitur Italinë, kanë tradhëtuar ato që po bënin diçka, që po kundërshtonin e që kishin shanse të forta për sukses.Bota shpejt do ndahet në tre grupe Shtetesh, apo në ato që posedojnë këto teknologji e që mund t'i aplikojnë ato, ato që i posedojnë por nuk kanë forcë ekonomike për t'i eksperimentuar, e ato që nuk kanë hyrje. Lobbies që janë në Urdhrin e Ri Botërorë do të duan të kontrollojnë gjithçka, çdo gjë, por nuk do ia arrijnë. Nikola Tesla, të cilit i detyrohet ardhja e kësaj ere të re, në momentin në të cilin na dha njohurinë ka thënë edhe se kurrë nuk do ia dalin njerëzit të realizojnë planet e tyre: do falimentojnë mjerisht e do fitojë Njerëzimi. Duke thënë kështu, foli për një njeri të vetëm, për një person të vetëm në gjendje të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, prandaj ky mund të jetë secili nga ne, mund të ngrihet e t'i thotë jo këtij sistemi që do e bëjë jetën tonë thjeshtë një kotësi.
Të shihet edhe
Plani i qeverisë së padukshme
Një virus pulash për të shpëtuar Bankierët
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Një biografi e re për Hitlerin
thumbnail.php

Krimet e tij janë kaq mizore, sa edhe njeriu që qëndron pas tyre. Figura e Adolf Hitlerit ka shumë enigma. Një biografi e re e nxjerr diktatorin aktor brilant, tepër të aftë për inskenime dhe për të krijuar mitin e tij.

Tingëllon absurde, por ky njeri stërvitej përditë e për vite të tëra me susta: Adolf Hitler forconte kështu muskujt e krahut - mundësisht për të mbajtur sa më gjatë krahun lart e pa e ulur asnjëherë gjatë përshëndetjes së kolonave paramilitariste, SA. Një tik i Hitlerit? Një gjë e parëndësishme në kontekstin e monstruozitetit të këtij personi? Në asnjë mënyrë pretendon biografia e re për Hitlerin e përgatitur nga historiani dhe gazetari i Hamburgut, Volker Ullrich, "Adolf Hitler - Vitet e karrierës". Ky historian fokusohet më shumë se kushdo biograf tjetër tek Hitleri si njeri. Ai analizon aftësinë e tij për vetëinskenime, për të kuptuar ngjitjen enigmatike të diktatorit.

Hitleri si njeri
Hitleri deri më sot është rrethuar nga një mjegullnajë mitesh dhe legjendash, për ngritjen e të cilave, vetë diktatori ka dhënë kontributin më të mirë. Që ai u rrit në një familje me probleme ekonomike - është gënjeshtër. Familja e Hitlerit parë me hollësi futej tek shtresa e mesme me të ardhura të mira. Një manovër tjetër e qëllimshme: Jeta asketike e "Führer-it" - "Udhëheqësit" dhe kancelarit që nuk kishte nevojë për të mira materiale. Por Hitleri gjithmonë linte t'i bëheshin kostumet me porosi, ai adhuronte makinat e shtrenjta dhe i mblidhte të gjitha fitimet nga shitja e librit të tij, "Mein Kampf".

Veçanërisht i suksesshëm, Hitleri ishte me idenë e përhapur, se ai nuk ka jetë private, sepse të gjithë fuqinë dhe jetën e tij e kishte vënë në shërbim të popullit gjerman. Edhe kësaj legjende i futet më thellë historiani, Volker Ullrich. "Jeta e Hitlerit ishte shumë më e pasur se sa kanë menduar bashkëkohësit tij dhe më vonë disa historianë." Hitleri kishte krijuar një rreth shumë familjar në rezidencën e Obersalcbergut, një rreth ky mjaft i përzgjedhur i miqve dhe mbështetësve politikë. Hitleri bënte shëtitje me ta, shikonte së bashku filma, ministri i Propagandës, (Goebbels i dhuroi vërtet Hitlerit për krishtlindje të vitin 1937 serinë e filmave Mickeymaus). E dashura e Hitlerit, Eva Braun sillej pak a shumë në rolin e zonjës së kështjellës.

Njeriu si demagog

Për historianin Volker Ullrich thelbi i talenteve të Hitlerit qëndron tek aftësia e tij retorike dhe akoriale. Ullrich ndryshe nga mendimi i përhapur, nuk e sheh Hitlerin si një piktor të dështuar. Si piktor dhe arkitekt, Hitleri ishte si çdo profesionist i zakonshëm, por talenti i tij qëndronte pikërisht në fushën politike: "Në aftësinë e tij taktike, talentin për të kapur shpejt situatat dhe për t'i përdorur ato, Hitleri i linte pas të gjithë konkurrentët në partinë e tij, por edhe në partitë e tjera."
Një vështrim në personalitetin e tij mund të ndihmojë të kuptohet karriera si politikan. Hitleri zotëronte aftësinë e bërjes për vete të qëndrimeve nga më të ndryshmet, dhe si një aktor të hynte menjëherë në një rol të ri, sipas situatës. Kur bëhej fjalë për të përfituar zemrën e atyre që ishin të rezervuar, ai luante me kartën e simpatisë, madje mund të lëshonte lotët me sustë. Ai fitonte si zemrat e veteranëve të luftës, ashtu edhe të zonjave të fisnikërisë gjermane, krerëve të ekonomisë. Për të gjithë Hitleri kishte gati recetën e duhur. Pamja e jashtme e tij ishte vërtet e zakonshme, por në tribunën politike ai dinte të shndërrohej në një demagog të atillë, "siç nuk e ka njohur kurrë historia gjermane", thotë biografi Ullrich.

Nuk është biografia e parë për Hitlerin

Kush shkruan një biografi për Hitlerin duhet së pari ta legjitimojë këtë: Kemi nevojë vërtet një biografi të re për Hitlerin? Nuk është thënë gjithçka për të? Sipas historianit Volker Ullrich biografitë e mëparshme më të përmendurat, si ajo e gazetarit dhe historianit, Joachim Fest (1973) dhe e historianit britanik (Ian Kershaw (1998, 2000) nuk përqendrohen mjaft në personalitetin e Hitlerit, por në aspekte të tjera si në strukturën shoqërore gjermane (Ian Kershaw) apo në përqendrimin tek dëshmitë e ministrit të Armatimit të Hitlerit, Albert Speer (Joachim Fest).

Volker UIlrich është mbështetur në zbulime të reja të arkivave gjermane. "Interesante për mua ishte kur kuptova se ka ende gjëra për të zbuluar, megjithëse jeta e Hitlerit bën pjesë ndër subjektet më të trajtuara të studiuesve." Megjithatë vështrimi më nga afër i Hitlerit si njeri nuk e bën këtë diktator aspak më njerëzor. /dw/
 
Top