scadarsko
Locus omnem

Shkodra nodhet si pozit gjeografike ne lindje t'liqenit te Shkodrës, liqeni ma i madh ne Ballkan qe ndahet ne gjys me Malin e Zi ku 169. km kateror te ktij liqeni i perkasin Shkodres dhe 199. km kateror i perkasin Mal te Zi. Rrethi Shkodran laget poashtu prej lumejve Drin, Buna, Shala, Kiri dhe Gemi. Ndodhet i rrethuem prej malit t'Jezerc (Jezerca, 2,694 m a.s.l.).Shkodra, njifet ne Italisht si Scutari , asht e njoftun gjithashtu si Skadar ne Serbisht dhe si Iskenderie ne Turqisht, asht kryeqenra e zons veriore Shqiptare, qytet shum interresant me nji histori sa t'vjeter njaq edhe te turbullt, cohet si qytet prej nji pike strategjike dhe shum t'randsishme n' brigjet e Adriatikut per qytetart e saj, ''Kalaja e Rozafs'' afron vedin si pik mshtetje. Scoder asht nji qytet Shqiptar qi ka pas gjithmone lidhje t'ngushta me trojet shqiptare perr rreth, sidomos me trojet shqiptare te Plav-Guci-Kosove-Manastir-Mirdite-Diber.Po ashtu lidhjen kane ken t'vazhdueshme dhe pa nderpremje me Italine, si per tregti ashtu edhe per kulturore. Shumica e popullsis Shkodrane i perket dy feve kryesore, feja Muslimane dhe feja Katolike, te dyja kto fe jane te ardhuna prej t'huejve, por vehet re nji ner mardhaniet ma t'shkelqyeshme nder shekuj mes tyne, edhe prej vet faktit se ne nji familje ka ndodh, e ndodh qi me pase fe te nryshme pjestart e saje. Origjina e besimeve t'Shkodranve ashtu si tane shqiptarve sot ka ardh prej pushtimeve dhe kulturat e huja. Pamvarsisht lidhjeve dhe pozicionit gjeografik qe ka leju Shkodren te jete nje ner qenrat e civilizimit rajonal dhe vete Europian, rrethi i Shkodres dominohet prej fshatnave dhe alpeve qi ne nji far menyre kan rujt jasht maset primitivitetin, ose sic asht thirr ma mir ''Toka e Jets te Kalume nga Edith Durham udhtarja e kohs Eduardiane'' 'Land of the Living Past' by Edith Durham.Shkodra esht nji nder qytet ma te vjetra historike n'Shqipni.Ka shum gjurme te pushtimeve parahistorike te gjetura n'kyt zone. N'kohen Ilire ky qytet u gjet nga labets (Labeates) n'fillimin e mivjecarit perpara lindjes t'Krishtit ose ''BC'' , mrapa u mor nga fisi i Ardianeve n'shekullin e 3 tre perpara ers tone. Athere ishte vend i nji mretnie shum te fuqishme Iliriane me nji reputacion te keq per piratsi, i gjetur prej Mretit Agron Scoder shtrihej prej liqenit t'Shkodres deri ne gjinin e Kotorit qe qovi edhe ne nji konflikt te gjat me Rromen. Genti Mreti i funit i Ardianve te Iliris u fut ne konflikt me Rromen nga Perseus. Krijoj monedhen e vets dhe bani nji marveshje per bashpunim me Mretin e Maqedonis Mretin Perseus (179-168 BC) por u mposht n'vitin 168 perpara ers tone gjate luftes tret Iliriane te organizuar prej Gjeneralit Paul Emil (228-160 perpara ers ton). Historiani Titus-Livy raporton se qenra qyteti i Gentit Scodra ishte i mrojtun me mure, kulla dhe shum pengesa por u pushtue gjithsesi prej Rromakve '. Shkodra u rikthye prap ne qendren e zons te "Previlitania = Praevalitania", mrapa ju dha zons te Lebitve. Qyteti vazhdoj si wender nen Bizantint ose Rromakt e lindjes. Simas harts dhe pergjegjsis t'perandoris Rromake ne vitin 395, Shkodra u shtrite ne lindje te perandoris (Byzantine Empire).

Ne shekullin e XI, Shkodra ju transferu te Lordt e Serbis prej Zets =sot Mali i Zi, qi edhe zhvilloj ekonomin e qytetit, ma von ju transferu familjes Shqiptare Balshaj, qi n'at kohe kontrolloshin komplet veriun Shqiptar. Nen presionin e Perandoris Otomane familja e Balshajve e shitne Shkodren te Veneciant ne vitin 1396; Shkodra vazhdoj me kene qender te zhvillume ballkanike. Qyteti u pushtu ne vjetin 1474 deri ne vjeten 1478 prej Otomane, qe nuk mujtne me e majt. Ata ma ne fun e pushtune perfunimisht ne vitin 1479, mbas nji n'rrethim qytetit qi asht edhe pasqyrua ne pikturen e famshme te Paolo Veronese (1528-1588). Ramja e Shkodres ne durt e Otomanve shkaktoj nji shperngulje masive te popullsis te qyteit ku shum ju drejtune Italis dhe maleve Shqiptare, ata qi e shperngulne prej Scoder per n'Itali sot njifen si komuniteti Arbresh i Kalabris dhe i Sicilis, por dihet se shum prej tyne emigrune ne shum qytete Italiane te asaj kohe.,E ndihmueme dhe e ndikueme prej vete pozits gjeografike qi e lidhte Shkodren me shumicen e vendeve t'rensishme te asokohve, Shkodra ka ken gjithmone qender kryesore ne kulturen Shqiptare, vecanarisht perpara krijimit te shtetit Shqiptar e deri peprpara pushtimit te kuq. Historiani Marin Barleti (d. 1512) jetoj ne Shkoder gjate 3 sulmeve Otomane; dhe mas pushtimit emigroj ne'Itali ku dhe publikovi ne Latinisht (De obsidione Scodrensis) (Ramja e Shkodres, Venecie, 1504) dhe historia dhe jeta e Gjergj Kastriotit Skenderbej Rome, 1508 (Historia de vita et gestis Skanderbegi) (History of the life and acts of Skanderbeg, Rome, 1508). Libri i printum u perhapi famen e Skenderbeut.
Mas nji kohe nen pushtimin Otoman, Shkodra e pushtume fillimisht prej vet Otomanet u rigjeneru prap mas shkatrrimit qi pruni pushtimi saj, ne shekujt XVII-XVIIIth ; ne at kohe (1767-1773) u nertu (xhamia e plumit. Ne 1756, Mehmed Pasha Plaku krijoj n'Shkoder dinastin e Bushatlive, me rregullat e veta. Nen Kara Mamoud Pasha Bushati, Shkodra kishte 70,000 banor dhe ishte shum e njoftun per artizanatin artistik.
Shkodra mas disa shekujsh t'pushtimit Otomane mrriti prap mu ba nji nder qenrat ma te mllaja Sanxhake qe ne Turqisht do te thot Provinc. Udhheqsit e saj fillune me tregu pamvarsi prej Stamollit ose ish Constaninopulit. Shkrimi i par ne Shqip u printu ne Shkoder ne shekullin e 16-te. Feudali lord Mehmet Bej Bushati u ba Pasha ne 1757, dhe mrriti me ba pashakllekun Shkodrane fuqi rajonale, dhe me influenc. Familja Bushati u ban pasus te Pashave. Mizotnimi i tyne shtrihej prej mren ne Kosov ne linje deri ne veri te Beratit ne jug.
Ne 1831, Sultani organizovi nji sulm ushtarak per me hek qafet rregullat dhe komandimin e Bushatlive.
Gazeta par e publikume ne Shqip dhe Turqisht u publiku ne Shkoder ne vitin 1879. Qyteti u ba gjithashtu nji qener komerciale shum e ransishme, dhe ma e madhja ne Shqipni. N'kyt kohe edhe jezuit Franqeskan hapne shkolaa nen patronazhin e Vatikanit.
Gjate rilindjes Shqiptare, protestat popullore kuner perandoris Otomane plasne ne Shkoder ne 1876, 1880, 1910, 1911 dhe 1912. Serbt dhe Malazest e rrethune Shkodren gjate luftes se Ballkanit, por nuk ja arritne ta aneksoshin kurr megjithse shume troje te ajat u aneksune me ndihmen e Konferenc t'paqes dhe me rivendosjen fatkeqe te kufive qi coptuene Shqipnine ne 6 copa. Gjat lufts par Botnore, Shkodra ishte nen kontroll Internacional, mrapa u pushtu prej Austriakve, Francezve (1918-1920), dhe perfunimisht ne Shtetin Shqiptarn.
Shkodra asht venlinja e Migjenit (1911-1938) - poet dhe ai qe filloj artin modern te poetris. Migjeni ishte pseudonim i Millosh Nikolla, qe ishte vet pjestar i minoritetit Serb ne qytetin e Shkodrers.
Ne fillimet e viteve 1945 Shkodra e gjeti vetin nen nji sistem te ri te quajtur Komunizem nga pakujdesia e shkalls politiko-Intelektuale dhe nen pretendimet e nji rilindje Shqiptare te asaj kohe, qe edhe me te drejt konsiderohet nga vet Shkodranet sot, si nji nder shkatrrimtart dhe fatkeqsit ma te mllaja qe i ka nodh kti qyteti qysh me pushtimin Ottoman.
Plagt e Komunizmit nuk ishin vetem johumane dhe diskriminuse kundrejt ish kryeqytetit Ilirik, por ishin edhe pothujse komplet fatale, Shkodra u paralizue ekonomikisht me mbylljen e portit dhe kufive te ri nen pushtim, qi pamvarsisht influenc ishin e vetmja lidhje tregtare. Intelektualt u zhdukne ne mnyr barbare sistematikisht sepse u shifte si problem nga vet regjimi egzistenca e nji shkalle intelektualsh qi deri asokohe ishte qener rajonale si ne tregti ashtu edhe ne influenc dhe kulture, plagt dhe pasojat e ksaj periulle komuniste fatale per Shkodren esht vet qyteti i Shkodres sot, si prej mizotnimit t'arkitekturs senofobike komuniste si edhe prej prapametjes ekonomike.