SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Blendi

Primus registratum
SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Policia e Sarandes njofton per nje incident mes rojeve bregdetare greke dhe ekuipazhit te anijes shqiptare te peshkimit, "Tre Vellezerit". Mjeti lundrues shqiptar, eshte qelluar me arme zjarri ne brendesi te ujrave tona, ne afersi te liqenit te Butrintit. Peshkataret denoncuan ne polici, se nje mjet lundrimi i rojeve bregdetare greke, hyri ne ujrat shqiptare dhe kerkoi qe, peshkarexha t'i bindej nje urdheri per t'u afruar drejt saj. Policia thote se, dy plumba ndodhen ende ne peshkarexhe, duke vene ne rrezik jeten e ekuipazhit. Per kete ceshtje pritet te takohen zyrtare te policise te te dy vendeve, per te sqaruar rrethanat e ngjarjes.
 

peson

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Ju rrëfejmë 20 minutat e tmerrit nën breshërinë e armëve të kufitarëve grekë, në ujërat tona territoriale
url]



<span style="font-weight: bold">&quot;Kufitarët grekë donin të na vrisnin&quot;</span>

SARANDË- “Ata qëlluan për të na vrarë&quot;. Kështu shprehen në një intervistë për gazetën “Shekulli” tre peshkatarët sarandiotë të peshkarexhës “Tre vëllezërit”, të cilët dy ditë më parë u qëlluan me breshëri arme, në ujërat tona territoriale, nga kufitarët grekë. Vëllezërit Kreshnik e Dritan Çela, pronarë të peshkarexhës dhe peshkatari Kostaq Kacorri, siç tregojnë, ishin duke bërë gjuetinë e radhës në afërsi të Vivarit në Butrint, zonë ku ata gjuajnë zakonisht. Ata thonë se rreth 20 minuta ishin nën breshërinë e zjarrit të tyre, gjë që ka zgjatur deri sa u afruan rreth 500 metra nga bregu ynë. &quot;Zjarri ka ndalur, kur u lidhëm me kapitenerinë, me policinë tonë kufitare dhe kapitenin e saj Asim Canaj&quot;,- thotë Dritan Çela. Peshkarexha ka marrë rreth 50 plumba, të cilat e dëmtuan në pjesën fundore. Plumbat e dëmtuan atë poshtë tek vija e ujit, me qëllim që ne të mbyteshim, tek direku, në frigorifer, si dhe tek radari. Për fat, nuk u plagos njeri, dhe ata e quajnë një fat të madh që mbërritën në mol pa marrë plagë në trup. Dritan Çela, një nga pronarët e peshkarexhës, ka dhënë këtë intervistë për gazetën.

Cfarë lloj peshkimi bënte kjo varkë?
Kjo bën peshkim me tratë ose peshkim fundor. Varka është e licensuar me të gjithë dokumentacionin e rregullt. Ne kemi 3 vjet që punojmë me të. Varka është blerë në Greqi dhe e kemi lënë me atë emër që e kemi blerë atje, &quot;Tris adherfia&quot;, që do të thotë “Tre vëllezërit”, se dhe ne tre vëllezër jemi. Por në fakt, nga sot, nuk i vlen ai emër. Kemi lënë emrin grek për të parandaluar incidente të tilla, por ata prapë vijnë e na ngacmojnë në punën tonë. Në qoftë se nuk merr ndonjë masë shteti, ne do t'u kundërpërgjigjemi siç na u përgjigjën ata.
Pse mendoni që këta janë nga Korfuzi?
Nuk ka dyshim që ishin nga Korfuzi. Na kanë qëlluar për të na vrarë drejtpërdrejt dhe për të mbytur varkën, sepse kanë qëlluar në vijën e ujit të varkës.
Keni ndonjë dyshim se nga vjen ky inat?
Ky inat vjen nga peshkatarët e grekut, nga xhelozia profesionale e tyre për ne. Ata duan që ta kenë vend të tyre gjuetie këtë dhe nuk na lejojnë ne të gjuajmë. Ne gjuajmë ditën, ata futen natën gjuajnë për hesap të tyre në ujërat tona. Kjo vjen nga që ne nuk kemi mjete për t'i ruajtur ato. Kemi thjesht dy kamardare.
Ju kishit armë me vete?
-Ata pandehën kështu. Grekët vinin për të na qëlluar neve dhe ne ua drejtonim në drejtim të kundërt varkën, Po ata trembeshin se mos kishim edhe ne armë, ndaj dhe nuk na ndoqën. Ligji nuk na lejon të mbajmë armë dhe ne e respektojmë atë. Por nëse shteti nuk bëhet i gjallë, do të detyrohemi të blejmë armë nga më të sofistikuarat.
Ka ndodhur tjetër herë një ngjarje e tillë?
Ky është një incident që ndodh gjithnjë mes nesh dhe atyre. Me aq vite sa kam unë në det, kjo mund të jetë dhe hera e 50 që ndodh kështu. Jo vetëm me ne, por edhe me peshkatarë të tjerë. Vetëm një javë më parë i njëjtti skaf goditi disa herë në ajër me armë duke terrorizuar peshkatarët pak metra më larg nga vendi ku ndodhi incidenti i dy ditëve më parë.
Çfarë kërkoni nga shteti shqiptar?
Kërkojmë marrjen e masave nga qeveria shqiptare, pasi jemi të rrezikuar dhe të pambrojtur në ujërat tona dhe përsëritja e rasteve të tilla po kthehet në një pushtim që po i bën peshkimit policia detare e Korfuzit.
Ata duhet të penalizohen, pasi kanë shkelur në ujërat tona në kuadratin C. Ata meritojnë të penalizohen edhe për dëmtimin e varkës, që llogaritet në të paktën 10 milionë lekë.
 

anny

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

keto ngjarje une i kam degjuar edhe here tjter kur peshkataret ne sr ankoheshin shume here nga policia greke,por me sa duket shteti eshte grekezuar totalisht edhe nuk duan tja dine me per njerzit e thjeshte qe nxjerrin buken me djerse, shume prej ketyre ngjarjeve as qe beheshin publike
eshte vertete turp
do ta shikoni edhe vete qe edhe per kete incident nuk ka per tu bere asnje gje nga qeveria shqiptare
edhe historia vazhdon..................
 

Renea88

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

ne shqiptaret per t ja vesh njoni tjetrit me kallash jemi trima, pse s ja fusin grekve e ta shohin a bejne prap ata?
 

nik nika

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Nuk e di pse nuk prenoncohen disa kokrra ketu ne forum rreth kesaj ngjarje sic prenoncohen per problemin cam qe te ulim koken e te hame nje cope buke se me shqiperine qe kemi mire jemi.
Jo or jo se me kete shtet qe kemi nuk peshkojme dot as ne ujrat tona, edhe buken po na e presin.
 

Turing

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Kaq patetike jemi bere saqe mezi presim sa te ndodhi ndonje incident ne kufirin greko-shqipetar per tu hedhur nga krevati dhe te fillojme te komentojme (gje qe per te cilen jemi asa, me te miret) greket, jeten e peshkatareve sarandiote dhe qeverine tone.

Nuk jane te njejtet peshkatare sarandiote qe akuzohen nga shteti grek dhe ai italian per kontrabande?

Nuk jane te njejtet peshkatare sarandiote qe akuzohen nga greket qe dalin ne ujrat territoriale greke per te peshkuar dhe qe perdorin shume shpesh metoda jo profesionale(dinamit).

Nuk jane te njejtet kufitare greke qe kur ndodhi incidenti i atij tragetit te linjes Sarande-Korfuz erdhen te paret ne vendgjarje (gati 30 min perpara forcave RENEA).

Nejse, i kujdo qofte faji, a eshte e drejte te fillosh te gjykosh kedo qofte duke u nisur thjesht nga nje artikujt e shekullit, nje nga gazetat me te instrumentalizuara dhe me pak profesionale ne shqiperi?

Pastaj, pse duhet te hidhet artikulli ne nje kend te tille qe i perket politikes? Ky lajm nuk ka te beje fare me politiken !!! Eshte thjesht nje incident banal kufitar, edhe per sa kohe shteti nuk ka dhene akoma versionin e tij te fakteve qe eshte edhe ai i kufitare greke, ngelet nje aksident kufitar. Kush e ka fajin ?

Personalisht nuk me intereson shume, pasi nuk jam as peshkatar as roje ne kufi!
 

MLK

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Incidente te tilla ndodhin shpesh dhe pse ne pergjithesi nuk para behen shpesh publike, e arsyet jane te ndryshme. Po te beni disa kerkime ne internet do te gjeni artikuj teper interesant mbi incidentet ndermjet ish Bashkimit sovjetik dhe SHBA, ose me mire me thene ndermjet nendeteseve apo anijeve te tyre luftarake e disa here ka qe gati te plaste lufta e trete boterore prej ketyre incidenteve. Kjo gje eshte parandaluar vetem nga nderhyrjet direkte te presidenteve te ketyre shteteve. Mos harroni mbytjen e llahtarshme te nendeteses se fundit Ruse para disa vitesh, e mos kujtoni se u mbyt vet, sa para ka paguar SHBA per te demshperblyer ruset e familjet e viktimave 'ushtarakeve moren nga 6 mije dollare qesharake).
Pra peshkarexhat nuk jane ndonje incident i madh ndermjet shtetesh dhe pse arsyetimi im nuk do te thote qe greket nuk duhen denuar ne organet kopetente per kete shkelje te hapur te rregullores.
 

renea

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Sa cudi qe jemi ne Shqiptaret.

Ndodh qe tre qytetare Shqiptare po peshkojne ligjerishit ne ujerat Shqiptare dhe policia Greke i qellon, ndersa dikush ben analogji per luften e ftohte. Peshkataret tane nuk jane ne konkurim per fuqine e botes si qene USA dhe Rusia, peshkataret tane po fitonin buken e gojes dhe qene te pa armatosur.
Po sikur te qene vrare, c'tu thoshnin femijeve te tyre: Keto gjera ndodhnin gjithmone midsis Amerikes dhe rusise, keto jane gjera normale sepse ndodhin gjithmone.pffff

Problemi qendronn se te drejtat e Shqiptarit perdhunohen perdite dhe qeveria jone nuk ka per tu pergjigjur derisa Xhoi Nano te jete ne kulltukun e kryeministrise.
 

Turing

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Sesa ku po peshkonin dhe cfare peshku po peshkonin ate e dine peshkataret dhe rojet detare greke. Une dhe ti nuk dime asgje.

Analogjija mesa kuptova une ishte mbi incidentet kufitare midis SHBA dhe USA gjate luftes se ftohte dhe ne ditet e sotme, dhe une mendoj qe ajo qe duhet te kuptojme eshte qe nuk ia vlen ti frysh zjarrit per ta shuar ate.

Mbase nuk behet fjale per perdhumin e te drejtave tona nga grekerit e keqinj por per dhunim ujrash territoriale, kontrabande ose per mungese profesionalismi nga kufitaret qe ishin ne &quot;luftanien&quot; greke qe patrullonte 3 miljet detare qe ndajne Korfuzin nga Saranda.

Ajo qe askush nuk ka vene re eshte se shtypi ka 2 dite qe nuk flet me per kete ceshtje dhe qe ne artikullin ne fjale gazetari apo gazetarja u kenaqen nga tregimi i atij peshkatarit dhe nuk e moren mundin te germonin mbi rastet e tjera te shkeljeve te drejtave te njeriut nga kufitare greke ne ate zone. Aq mjaftonte qe gazeta te blihesh ate dite.
 

renea

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Sa here qe nje njesi ushtarake apo policore e huaj apo vendase qe qellon mbi civile eshte dicka e gabuar. NUk ka rendesi analogjite e kota, sepse po te daja yt dhe te kish ikur ne boten tjeter patjeter nuk do ishe kaq liberal. Polica jone nuk guxon te ndaloje makina greke per shkelje trafiku se greket e bejne problem kombetar.
Me vjen keq qe jemi pre e dhunes greke kaq shpesh sa mos te ne beje me pershtypje (shtypi dhe publike yne).
 

MLK

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

renea une nuk them se nuk duhen denuar fajtoret por vetem duhet relativizuar. Jam dakort me parafolesin qe me pare duhet bere nje investigim se ku qendron e verteta pasi fatkeqesisht gazetat tona une i njoh mire dhe e di ça malli jane. Nja 20 shqiptare i njof ketej qe kane marre dokumentat me artikuj me ngjarje fallco ne shtypin shqiptar e disa dhe me fotografi po deshe. Nuk dua te ngaterroj teme po vetem se duhet patur parasysh qe nga Greqia kalon dhe nje pjese e madhe e trafikut te droges keshtu qe dhe rojet e kufirit nuk dina ka peshkatare apo trafikante kur nuk ndalojne! Nuk justifikoj aktin e bere e nese do te dish mendimin tim per Greqine jam shprehur qarte ne temat perkatese, vetem mos i zmadhojme gjithçka qe ndodh .
 

OROSHI

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Turing,sa raste kemi qe Greket na kane perdhunuar brenda dhe jashte??Pra edhe opinioni shqiptar niset nga keto raste,ndoshta peshkataret shqiptare ishin ne ujerat Greke,por veshtire te besohet,duke njohur politiken Greke kundrejt nesh!!Ata rrjepacake(Greket) duan nje mesim te mire pastaj do merrnin mend.
Gjithsesi faji eshte i qeverise qe nuk mbron qytetaret e vet!
 

blendiys

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Te tilla incidente ndodhin kudo,pa u larguar kemi Spanjen dhe Marokun,por kjo na vret me shume sepse eshte Greku,fqinji i mire me thike pas shpine.
Une nuk dua te bej analogji sepse dhe informacioni i marre nga madiat aktuale Shqiptare le shume per te deshiruar.
Politika Greke gjithmone na ka pare si nje &quot;varke&quot; te humbur ne det,aspak ne lidhje me peshkataret qe sigurojne &quot;buken e perditshme&quot;,por si komb,rrace dhe politike.
Mendoj se i takon klases politikane Shqiptare te reagoje me fort se kurre,jo te tregoje &quot;dhembet&quot; dhe te luaje rrolin e viktimes ne instanca ku askush nuk u'a ve veshin,por,te reagoje vetem me nje fjale ...MJAFT!
Mjaft me nderrimin e identiteteve,mjaft me pasqyrimin e Shqiptareve si drogeshpendares dhe kriminele ne Europe,mjaft me antishqiptarizmin e ushqyer nga Athina,mjaft me politiken tuaj!
 

Turing

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Mjaft ??????

Dmth, tema u hap thjesht si pasoje e prekjes se egos nacionaliste te hapesit te temes dhe me pas te gjithe ata qe nuk i ze gjumi naten per fatin e peshkatareve nga Shengjini ne liqenin e Butritintit nuk resistuan por ndoqen komandatin.

Nqs ka vend ne kete teme dhe duke ju permbajtur titullit te temes dhe fakteve qe eksistojne ke te drejte ku thua MJAFT. Por MJAFT i duhet thene egos personale te gjithe atyre qe perdorin shkakun me te vogel per te nxjerre konkolusionin e qindra temave te ketij forumi:

MJAFT politikes anti-shqipetare te GREKUT
- ¦¦- ¦¦ - ¦¦ - te serbeve
- ¦¦- ¦¦ - ¦¦ - te italianeve

MJAFT me lojes se viktimes, por jo te vazhdojme te luajme lojen e viktimes. Nderrimi i identiteve eshte pasoje e mungeses se mbeshtetjes se sportisteve nga ana e shtetit shqipetar por sado perpara te eci klasa politike shqipetare ky fenomen do vazhdoje.

Problemi i imazhit te shqipetareve i perket shqipetareve dhe askujt tjeter.

Nejse, gjithesesi tema eshte pa vend dhe tendeciose dhe te tillave rasteve duhet ti jipet fund se te hapet barku sa here i shef majtas e djathtas ne forum.
 

Renea88

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

te gjithe ju qe diskutoni me kaq pasion cfare keni bere vete????
 

ledioni

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Ka ardhur koha qe greket ta kuptojne se kjo eshte toke shqiptare dhe ta prekesh do te thote te denosh veten me vdekje. Nuk mund te tolerohen me keto gjera. Sikur greket te kishin gjuajtur nje anije turke ne ujrat turke, do te ishte bere nami, ndersa qeveria shqiptaret ben sikur nuk degjon. Eshte e patolerueshme!
 

keraun

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

Fillimisht postuar nga Turing:
[qb] Kaq patetike jemi bere saqe mezi presim sa te ndodhi ndonje incident ne kufirin greko-shqipetar per tu hedhur nga krevati dhe te fillojme te komentojme (gje qe per te cilen jemi asa, me te miret) greket, jeten e peshkatareve sarandiote dhe qeverine tone.

Nuk jane te njejtet peshkatare sarandiote qe akuzohen nga shteti grek dhe ai italian per kontrabande?

Nuk jane te njejtet peshkatare sarandiote qe akuzohen nga greket qe dalin ne ujrat territoriale greke per te peshkuar dhe qe perdorin shume shpesh metoda jo profesionale(dinamit).

Nuk jane te njejtet kufitare greke qe kur ndodhi incidenti i atij tragetit te linjes Sarande-Korfuz erdhen te paret ne vendgjarje (gati 30 min perpara forcave RENEA).

Nejse, i kujdo qofte faji, a eshte e drejte te fillosh te gjykosh kedo qofte duke u nisur thjesht nga nje artikujt e shekullit, nje nga gazetat me te instrumentalizuara dhe me pak profesionale ne shqiperi?

Pastaj, pse duhet te hidhet artikulli ne nje kend te tille qe i perket politikes? Ky lajm nuk ka te beje fare me politiken !!! Eshte thjesht nje incident banal kufitar, edhe per sa kohe shteti nuk ka dhene akoma versionin e tij te fakteve qe eshte edhe ai i kufitare greke, ngelet nje aksident kufitar. Kush e ka fajin ?

Personalisht nuk me intereson shume, pasi nuk jam as peshkatar as roje ne kufi! [/qb]
o turing ne radhe te pare dhe po te ishin kontrabandiere kush u a dha te drejten grekerve te futen ne ujrat territoriale shqiptare dhe me e rende akoma te qellojne me arme zjarri mbi nje anije shqiptare ne ujrat territoriale shqiptare.dhe ti mi mbrone ata&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ..edhe sikur te ishte si thua ti, si ishin te sigurte qe ishin kontrabandier nga e pane nga p...i motrave te tyre.dhe ti po te kishe gjak shqiptari nuk i shkruhaje keto gjera &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

O Turingu, e di ti atë shprehjen e moçme &quot;Jepi Çezarit atë që është e Çezarit!&quot;? Me gjuhën që flet ti duhet të mendojmë që kemi arritur &quot;komunizmin&quot; (pa nuanca politike, vetëm një ilustrim i utopisë) diku në vitet apo shekujt e ardhshëm dhe ndërgjegja njerëzore ka arritur kulmin dhe hajduti e pranon vetë që ka vjedhur apo krimineli e pranon vetë që ka vrarë viktimën, etj. Ndërkohë këtu bëhet fjalë për një incident tjetër me Greqinë në tokë shqiptare. Nuk është as e para dhe as e fundit por kjo është që i bën shqiptarët në Greqi e tjetërkund t'ui ngrehen qimet përpjetë. E njëjta gjë ndodh vit pas viti dhe askush nuk e çan menderen, vdesin shqiptarë nga plumbat e grekut dhe askush nuk e rruan. Kujto pak se ç'ndodhi kur qeveria shqiptare, në tokë shqiptare, dënoi 5 minoritarë që kishin shkelur ligjin shqiptar!
Nuk më duket për të vjellë të dënosh një incident të dënueshëm (qoftë edhe pa prova të plota pasi më shumë dënohet mënyra e trajtimit të shqiptarëve nga Greqia) apo të kërkosh nga qeveria jote që të bëjë detyrën duke mos lejuar keqtrajtimin e nënshtetasve të saj dhe duke ndaluar kontrabandën.
Megjithate ti e ke içik zakon me i ça ate gjon gjith dynjos &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

ato GREKT I KISH VAR PER LOQESH
POR MEDET QE KENA NJI KRYE MINISTER PEDO
GREKT E ITALJANT HEDHIN GURIN E IKUN VRAP SE KAN FRIG PREJ NESH &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT

CIAO RENEA
wave.gif

UN KTU KU JAM I SABOTOJ PERDIT
ME KA MSU KSHTU PARTIA
lol.gif

------------------
AH QA KAM QEF QE JAM SHQIPE.
JA U BAJM RRUP T TANVE.
A JU KUJTOHEN TANKET QE PATEN PRU GREKT
N KUFI NE 95-96
KUR VRAN ATO 5 USHTARET N KUFI ATO KRIMINELET GREK TE 17 NENDORIT , UN ISHA ATJE ATO VITE
EDHE RREZERVISTA KAN QU NE KUFI PREJ FRIGET SE PO I SULMOJN ALLVANOST EH MALAGES.
thumbsup.gif
smash.gif
 
Top