Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

komino

Valoris scriptorum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Ursula Everglade, una ragazza di New York, venne brutalmente assassinata mentre trentotto vicini guardavano la scena dalla finestra evitando di intervenire.
Per fortuna però in casi del genere non tutti restano a guardare senza far nulla. Alcuni non solo inseguono l'assassino, ma arrivano addirittura a ricattarlo.
Daniele Luttazzi

i pershtatet paksa sjelljes se BE deri ne keto momente me ne
 

fjorent

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Lexoje me mire artikullin dhe do ta kuptosh se pse duhet te preim me shume se 15 vjet.

Kur me qellim cdo gje lihet kaotike per te manipuluar burimin e demokracise, voten, atehere ka shume mundesi qe te presim edhe 100 vjet pa hyre ne Europe.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Lexoje me mire artikullin dhe do ta kuptosh se pse duhet te preim me shume se 15 vjet.

Kur me qellim cdo gje lihet kaotike per te manipuluar burimin e demokracise, voten, atehere ka shume mundesi qe te presim edhe 100 vjet pa hyre ne Europe.
 

rudi123

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Demokraci vetem ne leter.


Dy shekuj pas Revolucionit Francez ,ne Nentor te 1989 ra „Muri Berlinit, simbol i ndarjes se dy boteve te kunderta si ne ideologji ashtu dhe zbatim“.
„Renia e Murit te Berlinit” u shoqerua me nje vale revolucionesh ne te gjithe Europen Lindore, si pasoje dhe renia e socializmit ne keto vende.
Kjo vale revolucionesh ashtu si dhe Revolucioni Francez u shoqerua me shpresa dhe pritje te medha ndryshimi.
Thirrjet : “Liri Demokraci”, “E duam Shqiperine si Europa” ishin shprehje te gjalla te kesaj shprese te madhe per ndryshim tek ne.
Popujt ne Europen Lindore ku benim pjese dhe ne, prisnin mbi te gjitha qe kjo vale jo vetem qe do te mbyllte fazen e shtypjes shume vjecare te lirise dhe demokracise por do ti hapte rrugen lirise e demokracise, te humbura per gati mbi dy shekuj.

Filozofet dhe sociologet perendimore e quajne kete “lirim te shoqerise” si nje “Kthim prapa te historise”ose me sakte si nje “Hakmarrje te Historise per kohen e humbur”.

Strateget dhe politikanet e Europes Lindore, ashtu si dhe tek ne, mbas renies se socializmit vendosen te gjithe pa perjashtim per Demokracine , Lirine e tregut, dhe Respektimin e te Drejtave te Njeriut, vlera qe sot formojne aksin politik ne gjithe planetin tone.
Ne Perendim, renia e “Murit te Berlinit” u trajtua si nje fitore e sistemit demokratik mbi ate totalitar. E gjitha kjo shprehet qarte tek analiza e Franc Fokuyama ku midis te tjerave shkruan ”Se pika e fundit e evolucionit ideollogjik te njerezimit eshte universaliteti i vlerave liberale demokratike si e vetmja forme rregjimi per njerzit ne cdo shoqeri njerezore”
Ky trumf i kapitalizmit i pare me syrin tone nuk ishte aspak nje fitore per jeten tone shoqerore, perkundrazi “ky triumf “ ishte i lidhur me shume pasoja socialo-ekonomike si dhe me nje destabilitet te vazhdueshem politiko-shoqeror qe nuk i dihet se kur do te mbaroje.
Me shume se kudo u be e qarte se deshtimi i eksperimentit socialist per vendet e Europes Lindore nuk ishte nje zhvillim i metejshem ne vazhdim por thjesht nje kthim prapa ne origjine, pikerisht ne ate shoqeri qe ekzistonte para se te vinte sozializmi ne fuqi.
Prandaj rruga e kthimit ne origjine nuk kishte se si mos te sillte kaq shume konflikte politiko-shoqerore, socialo-ekonomike,etniko-fetare. Sic duket vendet socialiste duhet te kalojne te njejten rruge te gjate te transformimeve politiko-shoqerore te shoqeruara keto me shume luftra nderetnike,fetare,civile ashtu sic i ka kaluar Perendimi per te arritur ne kete nivel aktual zhvillimi qe dispojne vendet perendimore.
Kur njeriu shikon zhvillimin e ngjarjeve ne Shqiperi dhe ne Ballkan te duket sikur njeriu shikon nje film te vjeter te Europes se dikurshme perendimore, me shume diktatore dhe heronj te vegjel ,te shoqeruar me kaq gjakderdhje e shkaterrime, e pasuar nga pasiguria dhe mjerimi ekonomik ku ekzistenca e pjeses me te madhe te popullsise eshte akoma ne pikepyetje.
Dhe te gjitha keto ne emer te Lirise dhe Demokracise.
Ne momentin kur post-komunizmi hoqi petkun e socializmit dhe nuk pranoi asnje lloj rruge te mesme ( si p.sh rruga qe ndoqi Kina ) ,por kerkonte me cdo kusht kthimin ne nje shoqeri demokratike dhe me ekonomi tregu si dhe respektimin e te drejtave te njeriut, u pa qarte se ky kthim nuk mund te fillonte vecse aty ku ishte nderprere.
Ne qofte se ne Europen Lindore ky kthim ishte nderprere me fillimet e Luftes se Dyte Boterore (prandaj dhe kaq shpejt antaresimi i ketyre vendeve ne Bashkimin Europian) tek ne ishte ky kthim ne origjine , nje kthim ne nje shoqeri te perzier me shume specifika pasi shkeputja prej Europes tek ne kishte mbi 500 vjet (me pushtimin otoman) qe kishte ndodhur.Kemi te bejme me nje shoqeri ku kryqezohen te gjitha llojet e zhvillimeve nga ai bajraktaro-mesjetar deri tek ai pas-komunist.

Ne qofte se Sozializmi ishte nje eksperiment ku zhvillimi i vonshem i historise kerkonte te kompesonte kohen e humbur ne krahasim me vendet e tjera te zhvilluara industriale brenda nje kohe rekord duke kapercyer shekujt (jo me kot quhet Sozializmi=Industrializim, Industrializim=krijimi klases punetore i nje vendi brenda nje kohe te shkurter), atehere mund te flasim sot per nje revolucion te kthimit ne indentitet pas nje bllokade 50 vjecare.
E pare ne kete prizem eshte sot shoqeria shqiptare e detyruar te mesoje dalengadale leksionet e para te botes perendimore :

1-Ndertimi i ekonomise se tregut,pa influencen politike.
2-Ndertimi i shoqerise civile.
3-Ndertimi i shtetit ligjor ku sundon zbatimi ligjit.
4-Sistem i kontrollit te te gjithave shtyllave te pushteteve.
5-Ndarja e monopolit te dhunes.
6-Parlamentarizem dhe pluralizem politik.
7-Zgjedhje te lira.
8-Ndertimi institucioneve publike dhe demokratike.
9-Jete demokratike dhe kulture demokratike.
10-Shoqeri qytetare.

Keto leksione per krijimin e kushteve me te mira dhe me te plota per funksionimin e nje shoqerie civile ishin dhe mbeten vetem ne leter ,pasi per ti zbatuar keto mungonte ajo qe eshte me e rendesishmja , nje shoqeri e tille qe ti perqafoje kete vlera , ti asimiloje dhe ti zbatoje ne jete keto leksione te nje shoqerie moderne.

Duke pasur te bejme me nje shoqeri ,e cila ne zhvillimet e saj eshte shume me prapa se Europa dhe kjo per arsye te forta historike, pasi vendi yne akoma nuk njeh c’eshte ndertimi i qyteteve(prandaj dhe pirateria urbane), te drejten qytetare, levizjen e renesonces,zgjimin e formimin iluminist,ekonomine e tregut,industrializimin.etj????
Nje mungese te tille pervojeje historike nuk mund ta zevendesojne dot as institucionet e reja „demokratike“ te cilat vihen gjithmone ne pikepyetje, as edhe numri i partive(te cilat nuk ndryshojne aspak nga njera-tjetra).Shteti shqiptar njihet ne Perendim si shtet stimulant pasi asgje nuk funksionon sipas ligjit.Kjo se ligji ne Shqiperi nuk eshte shprehes i nje kulture jetese por thjesht nje importim i huaj. Ideja e ndertimit nacional sipas stilit europian behet mbi nje fundament me shume mesjetaro-oriental se sa te nje qytetarie civilizuese ekzistuese.
Prandaj liria individuale nuk respektohet dhe konceptimi i drejtesise i hap rrugen vetegjygjesise dmth anarkise. Ne nje vend ku vullneti i punes mbaron tek pragu i deres se shtepise dhe ku e mira e pergjithshme eshte thjesht nje term letrar,ku kompromisi fillon dhe mbaron tek militantizmi i grupit ose ai partiak , tregon qe shoqeria jone mbetet akoma nje shoqeri e dhunes mentale.

Prandaj demokracia tek ne eshte thjeshte nje dogme dmth nje fraze vetem ne leter.
E vetmja gje e re ne kete periudhe eshte vetem ana retorike e cila ka sjelle nje pasurim te madh te fjalorit shqiptar. Megjithe kontributin letraro-gjuhesor te kesaj retorike, realiteti nuk eshte ai retorik por komplet i kundert me ate retorik.
Ne jeten tone politike dominimi i shume termave te ideollogjise liberalo-demokratike nuk eshte gje tjeter vecse nje fasade per te mbuluar realitetin.
Per tua bere sa me te qarte ndryshimin e ketij realiteti po ju paraqes vetem disa fakte te nje antagonizmi te madh midis qellimeve dhe retorikes politike dhe zbatimit te tyre ne shoqerine tone.

Politika retorike
Individi,qytetari si baze krijuese e shoqerise
Prone private dhe privatizim
Plularizem politik
Sistem parlamentar
Shteti i se drejtes dhe fuqia e ligjit

Politika ne zbatim
Dominimi i jetes politike nga grupi,klika
Ekonomi informale
Dominimi i dy partive
Parlamenti si vend perplasjeje(arene boksi).
Ligji me te fortit(Fuqia e nje partie ose grupi).

Kjo analize e vogel e mesiperme tregon qarte qe pervecse retorikes asgje tjeter nuk tregon per ekzistencen e nje shoqerie moderne.Ajo qe duket qarte eshte qe vlerat mesjetare- totalitare kane mbetur po ato qe ishin . Prandaj nuk eshte cudi qe kur lexon sot fjalimin e Th. S . Nolit ne parlamentin e pare shqiptar ne 1924 te duket me aktual se kurre.

Duke u nisur nga pervoja jo e larget historike e kthimit nga nje rregjim totalitar tek nje demokraci sic eshte shembulli i vendeve (Greqise, Spanjes,Portugalise) tregon se specifika e ketyre vendeve jane nje shembull i mire i nje zbatimi te nje procesi te detyrueshem dhe kjo vetem ne saje te respektimit dhe ndertimit te nje fundamenti per te kaluar ne nje shoqeri demokratike.Kjo ndodhi jo vetem ndermjet ndertimit te institucioneve te cilat bene te mundur nje kalim ne sistemin demokratik pa probleme te medha politiko-sociale,por ne radhe te pare ngritjes eknomike.Pa nje ngritje te nivelit ekonomik eshte e kote te shpresosh per nje sistem demokratik.

Ndersa tek ne Institucionet e krijuara ne kohen postkomuniste veshen menjehere rrobat e nje demokracie ku baza do te ishte ,principi i sundimit te shumices dhe respektimi pakices si dhe te drejtat njerezore.
Ne fakt problemi eshte se keto institucione nuk ekzistojne se mungojne pikerisht baza ekonomike sidhe ata njerez qe i mbartin keto institucione.

Prandaj klima politiko-shoqerore tek ne eshte edhe sot e kesaj dite kaq shperthyese.
Zgjidhja e problemit qendron vetem tek ngritja i nivelit ekonomik(Pra pune dhe vetem pune)si dhe mesimi dhe asimilimi i nje kulture demokratike per te ndertuar nje shoqeri demokratike.
Duke pasur parasysh se profesoret e vertete ne Shqiperi pothuajse nuk ekzistojne si dhe mundesia qe nje brez i ri i rritur dhe i edukuar ne perendim nuk eshte i mirepritur te vije ne Shqiperi per te pershpejtuar kete proces kaq te veshtire, atehere mbetet vetem Koha si e vetmja rregullator i ardhshem i shoqerise shqiptare.Pra do te duhen te kalojne shume breza qe Shqiperia te arrije ate nivel zhvillimi qe perfaqeson sot Perendimi .
Si perfundim problemet themelore te tranzicionit e kane burimin pikerisht ne mungesen e dy shtyllave kryesore te nje shoqerie civile: Qytetaria dhe Elita prodhuese.Mungese, e cila e ben token tone kaq tektonike prandaj mjafton nje shperthim i vogel qe vendi te gjendet ne prag te luftes civile.

Keshtu mund te themi qe revolucioni i viteve 90 nuk solli ndonje ide te re dhe as ndonje zhvillim te ri te papare ne histori.Thjesht ishte nje revolucion i shpresave te humbura i cili hapi vetem rrugen per te ecur ne ate rruge qe vendet perendimore kane lene pas tyre.

Prandaj premtimet e sotme te politkes shqiptare se do hyme ne Europe 2015-2020 jane vetem genjeshtra te radhes , te cilat populli yne i pelqen akoma ti degjoje.
 

dedalus

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

eshte hera e funditqe po shruajne kete forum.e fundit pergjithmone:29 tetor 2004.nje dite e re dhe e mrekullueshme per evropen e re.nga traktati i maastrichtit kalohet te traktati i romes.historia ndryshon,sigurisht per mire.ne ndertesen e ashtuquajtur "campidoglio",jane perfaqesuesit e 32 shteteve evropiane.firmosin nje pakt qe do te jete kushtetuta e tyre e njejte.nje hap i rendesishem drejt civilizimit.perfaqesuesit e anglise,frances,gjermanise,suedise,finlandes,islandes,austrise,spanjes,italise,portugalise ,danimarkes,slovenise,greqise,litanise,letonise,estonise,cekise,slovakise,holandes,luxembu rgut,belgjikes,qipros,norvegjise,maltes,hungarise,polonise,rumanise,bulgarise,turqise,ish jugoslavise,maqedonise,lichtenchteinit dhe te ndonjeshteti tjeter nese e kam harruar,ne kete date u bene 1 shtet.ne 1 janar 2006 te gjithe keto qytetare do marrin pasaporten evropiane.e keni kuptuar se kush shtet ka ngelur jashte.ne vitin 2012 do te mbyllet projekti i schengen qe u nis ne vitin 1992 qe konsiston ne bashkimin e evropes.e pra,po ne kete dite u vendos edhe fati inje vendi te quajtur shqiperi:eshte dhe do te mbetet gjithmone nje xhungel.kjo dite koicidoi per ironi te fatit edhe ne diten e refuzimit nga ana ime e nenshtetsise shqiptare.tashme edhe une ndjehem me i lire dhe mund te eci me koken lart.lamtumire pergjithmone
 

rudi123

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

I nderuar hesiod

kam respekt per vendimin tend personal.I kuptoj shume mire arsyet e marrjes nga ana jote te ketij vendimi kaq kapital.Shija e hidhur e te qenit shqiptar(jo vetem ne aspektin percmues)qe njeriu perjeton vitet e fundit nga bota e civilizuar(me te drejte nga keto te fundit) ku individi(ju,une e te tjere) dashje pa dashje mban pergjegjesine e denimit kolektiv nuk ka se si mos te coje ne deshiren e largimit nga ky kolektiv ku njeriu jo vetem nuk ndjehet i perqafesuar por dhe i percmuar,demtuar,shkaterruar deri ne ekzistecen e tij.

Paradoksi shqiptar ku njeriu civilizuar zevendesohet me njerzit me mesjetare,kanibale qe ka nxjere historia shqiptare(ja kalon dhe asaj boterore) dje si ato te caneve,paleve markagjoneve por dhe sot ne vazhdim (shqiptari ecen gjithmone pas tradites) kanibaleve te te rinj te kohes sotme nuk ka se si mos te sjelle ne mendjet dhe shpirtin e civilizuar te shqiptarve mendimin e hidhur qe asgje te perbashket(pervec gjuhes) nuk i ben ata pjese te nje kolektivi te udheqehur nga keta kanibale.
Megjithate arsyet e tua tregojne nje durim te humbur(gje qe e kuptoj shume mire) pasi eshte e kote te presesh me shume nga realiteti shqiptar i sotem.Megjithate une do te uroja perseri nje kthim ne origjine nese ajo dite vjen kur ne te gjithe te ndjehemi te perfaqesuar dhe te nderuar ne kete bote me "Emertimin Shqiptar"
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

HESIOD shpresoj per ty qe italia te te japi me shume nga çte ka dhene SHQIPERIA.por diçka mos e harro:per italiante je dhe do te mbetesh "un'albanese di merda".DHE TI E MERITON!!!!
 

Enion

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Edhe per mua vlen komenti i lilly-it vetem se perpara ''te te japi'' do ti shtoja dhe nje mos.
 

rudi123

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Cfare behet keshtu ne kete forum gjuetaresh?
Nuk guxon njeriu te beje nje gabim dhe vjen tjetri dhe e korrigjon <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
Sa mire per ty lilly kur te hapesh zyren e pare e ke sekretarin gati <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

dikush ta lajmeroje edhe olldelen per kete teme
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Shqipnin dhe shqiptaret i ka pa ZOTI, jemi me fat qe nuk jemi ne BE i cili sot ose neser do zhytet ne krize ekonomike,politike,etnike
Babilonia Evropiane do shembet shpejt,ekzistojne shume pikpyetje per ecurine e BE, problemi me i madh eshte ai i bashkimit te detyruar(jo natyral) kokat "e medha" i qujn vogelsira problemet e shumllojshme te pazgjidhura por sic i thone "djalli ndodhet gjithmone tek VOGELSIRAT"
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

mire mire po shqiperia ka nevoje te zhvillohet pavareshisht te ardhmes se BE

Apo ti tani ke rene ne dashuri edhe me nanon?!
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Majkon e du fort se thoshte Shqipnia duhet te ingranohet(shkrihet) fillimisht ne ballkan e me vone ne Evrope

Nano ja ka lalu edhe Kisingerit , eshte per zhdukjen e kombeve por edhe Berisha nuk ngel mbrapa ketyne

Una kom aq dashuri per keta saqe po me dha zoti fuqi i var ne litar
 

MLK

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Berisha peruron “kompanine e Nanos”
E Premte, 06 Tetor 2006
PREMTIMET Kryeministri inauguron punimet ne fabriken e cimentos ne Fushe-Kruje, ndonese e kishte cilesuar ate si “nje kompani te Fatos Nanos”. Berisha kishte kundershtuar marrjen e kredise 60 milione USD nga BERZH dhe BB. Deklaratat kontradiktore te shefit te qeverise dhe pse institucionet nderkombetare reaguan ndaj kritikave te kryetarit te PD-se <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Top