Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.
Demokraci vetem ne leter.
Dy shekuj pas Revolucionit Francez ,ne Nentor te 1989 ra „Muri Berlinit, simbol i ndarjes se dy boteve te kunderta si ne ideologji ashtu dhe zbatim“.
„Renia e Murit te Berlinit” u shoqerua me nje vale revolucionesh ne te gjithe Europen Lindore, si pasoje dhe renia e socializmit ne keto vende.
Kjo vale revolucionesh ashtu si dhe Revolucioni Francez u shoqerua me shpresa dhe pritje te medha ndryshimi.
Thirrjet : “Liri Demokraci”, “E duam Shqiperine si Europa” ishin shprehje te gjalla te kesaj shprese te madhe per ndryshim tek ne.
Popujt ne Europen Lindore ku benim pjese dhe ne, prisnin mbi te gjitha qe kjo vale jo vetem qe do te mbyllte fazen e shtypjes shume vjecare te lirise dhe demokracise por do ti hapte rrugen lirise e demokracise, te humbura per gati mbi dy shekuj.
Filozofet dhe sociologet perendimore e quajne kete “lirim te shoqerise” si nje “Kthim prapa te historise”ose me sakte si nje “Hakmarrje te Historise per kohen e humbur”.
Strateget dhe politikanet e Europes Lindore, ashtu si dhe tek ne, mbas renies se socializmit vendosen te gjithe pa perjashtim per Demokracine , Lirine e tregut, dhe Respektimin e te Drejtave te Njeriut, vlera qe sot formojne aksin politik ne gjithe planetin tone.
Ne Perendim, renia e “Murit te Berlinit” u trajtua si nje fitore e sistemit demokratik mbi ate totalitar. E gjitha kjo shprehet qarte tek analiza e Franc Fokuyama ku midis te tjerave shkruan ”Se pika e fundit e evolucionit ideollogjik te njerezimit eshte universaliteti i vlerave liberale demokratike si e vetmja forme rregjimi per njerzit ne cdo shoqeri njerezore”
Ky trumf i kapitalizmit i pare me syrin tone nuk ishte aspak nje fitore per jeten tone shoqerore, perkundrazi “ky triumf “ ishte i lidhur me shume pasoja socialo-ekonomike si dhe me nje destabilitet te vazhdueshem politiko-shoqeror qe nuk i dihet se kur do te mbaroje.
Me shume se kudo u be e qarte se deshtimi i eksperimentit socialist per vendet e Europes Lindore nuk ishte nje zhvillim i metejshem ne vazhdim por thjesht nje kthim prapa ne origjine, pikerisht ne ate shoqeri qe ekzistonte para se te vinte sozializmi ne fuqi.
Prandaj rruga e kthimit ne origjine nuk kishte se si mos te sillte kaq shume konflikte politiko-shoqerore, socialo-ekonomike,etniko-fetare. Sic duket vendet socialiste duhet te kalojne te njejten rruge te gjate te transformimeve politiko-shoqerore te shoqeruara keto me shume luftra nderetnike,fetare,civile ashtu sic i ka kaluar Perendimi per te arritur ne kete nivel aktual zhvillimi qe dispojne vendet perendimore.
Kur njeriu shikon zhvillimin e ngjarjeve ne Shqiperi dhe ne Ballkan te duket sikur njeriu shikon nje film te vjeter te Europes se dikurshme perendimore, me shume diktatore dhe heronj te vegjel ,te shoqeruar me kaq gjakderdhje e shkaterrime, e pasuar nga pasiguria dhe mjerimi ekonomik ku ekzistenca e pjeses me te madhe te popullsise eshte akoma ne pikepyetje.
Dhe te gjitha keto ne emer te Lirise dhe Demokracise.
Ne momentin kur post-komunizmi hoqi petkun e socializmit dhe nuk pranoi asnje lloj rruge te mesme ( si p.sh rruga qe ndoqi Kina ) ,por kerkonte me cdo kusht kthimin ne nje shoqeri demokratike dhe me ekonomi tregu si dhe respektimin e te drejtave te njeriut, u pa qarte se ky kthim nuk mund te fillonte vecse aty ku ishte nderprere.
Ne qofte se ne Europen Lindore ky kthim ishte nderprere me fillimet e Luftes se Dyte Boterore (prandaj dhe kaq shpejt antaresimi i ketyre vendeve ne Bashkimin Europian) tek ne ishte ky kthim ne origjine , nje kthim ne nje shoqeri te perzier me shume specifika pasi shkeputja prej Europes tek ne kishte mbi 500 vjet (me pushtimin otoman) qe kishte ndodhur.Kemi te bejme me nje shoqeri ku kryqezohen te gjitha llojet e zhvillimeve nga ai bajraktaro-mesjetar deri tek ai pas-komunist.
Ne qofte se Sozializmi ishte nje eksperiment ku zhvillimi i vonshem i historise kerkonte te kompesonte kohen e humbur ne krahasim me vendet e tjera te zhvilluara industriale brenda nje kohe rekord duke kapercyer shekujt (jo me kot quhet Sozializmi=Industrializim, Industrializim=krijimi klases punetore i nje vendi brenda nje kohe te shkurter), atehere mund te flasim sot per nje revolucion te kthimit ne indentitet pas nje bllokade 50 vjecare.
E pare ne kete prizem eshte sot shoqeria shqiptare e detyruar te mesoje dalengadale leksionet e para te botes perendimore :
1-Ndertimi i ekonomise se tregut,pa influencen politike.
2-Ndertimi i shoqerise civile.
3-Ndertimi i shtetit ligjor ku sundon zbatimi ligjit.
4-Sistem i kontrollit te te gjithave shtyllave te pushteteve.
5-Ndarja e monopolit te dhunes.
6-Parlamentarizem dhe pluralizem politik.
7-Zgjedhje te lira.
8-Ndertimi institucioneve publike dhe demokratike.
9-Jete demokratike dhe kulture demokratike.
10-Shoqeri qytetare.
Keto leksione per krijimin e kushteve me te mira dhe me te plota per funksionimin e nje shoqerie civile ishin dhe mbeten vetem ne leter ,pasi per ti zbatuar keto mungonte ajo qe eshte me e rendesishmja , nje shoqeri e tille qe ti perqafoje kete vlera , ti asimiloje dhe ti zbatoje ne jete keto leksione te nje shoqerie moderne.
Duke pasur te bejme me nje shoqeri ,e cila ne zhvillimet e saj eshte shume me prapa se Europa dhe kjo per arsye te forta historike, pasi vendi yne akoma nuk njeh c’eshte ndertimi i qyteteve(prandaj dhe pirateria urbane), te drejten qytetare, levizjen e renesonces,zgjimin e formimin iluminist,ekonomine e tregut,industrializimin.etj????
Nje mungese te tille pervojeje historike nuk mund ta zevendesojne dot as institucionet e reja „demokratike“ te cilat vihen gjithmone ne pikepyetje, as edhe numri i partive(te cilat nuk ndryshojne aspak nga njera-tjetra).Shteti shqiptar njihet ne Perendim si shtet stimulant pasi asgje nuk funksionon sipas ligjit.Kjo se ligji ne Shqiperi nuk eshte shprehes i nje kulture jetese por thjesht nje importim i huaj. Ideja e ndertimit nacional sipas stilit europian behet mbi nje fundament me shume mesjetaro-oriental se sa te nje qytetarie civilizuese ekzistuese.
Prandaj liria individuale nuk respektohet dhe konceptimi i drejtesise i hap rrugen vetegjygjesise dmth anarkise. Ne nje vend ku vullneti i punes mbaron tek pragu i deres se shtepise dhe ku e mira e pergjithshme eshte thjesht nje term letrar,ku kompromisi fillon dhe mbaron tek militantizmi i grupit ose ai partiak , tregon qe shoqeria jone mbetet akoma nje shoqeri e dhunes mentale.
Prandaj demokracia tek ne eshte thjeshte nje dogme dmth nje fraze vetem ne leter.
E vetmja gje e re ne kete periudhe eshte vetem ana retorike e cila ka sjelle nje pasurim te madh te fjalorit shqiptar. Megjithe kontributin letraro-gjuhesor te kesaj retorike, realiteti nuk eshte ai retorik por komplet i kundert me ate retorik.
Ne jeten tone politike dominimi i shume termave te ideollogjise liberalo-demokratike nuk eshte gje tjeter vecse nje fasade per te mbuluar realitetin.
Per tua bere sa me te qarte ndryshimin e ketij realiteti po ju paraqes vetem disa fakte te nje antagonizmi te madh midis qellimeve dhe retorikes politike dhe zbatimit te tyre ne shoqerine tone.
Politika retorike
Individi,qytetari si baze krijuese e shoqerise
Prone private dhe privatizim
Plularizem politik
Sistem parlamentar
Shteti i se drejtes dhe fuqia e ligjit
Politika ne zbatim
Dominimi i jetes politike nga grupi,klika
Ekonomi informale
Dominimi i dy partive
Parlamenti si vend perplasjeje(arene boksi).
Ligji me te fortit(Fuqia e nje partie ose grupi).
Kjo analize e vogel e mesiperme tregon qarte qe pervecse retorikes asgje tjeter nuk tregon per ekzistencen e nje shoqerie moderne.Ajo qe duket qarte eshte qe vlerat mesjetare- totalitare kane mbetur po ato qe ishin . Prandaj nuk eshte cudi qe kur lexon sot fjalimin e Th. S . Nolit ne parlamentin e pare shqiptar ne 1924 te duket me aktual se kurre.
Duke u nisur nga pervoja jo e larget historike e kthimit nga nje rregjim totalitar tek nje demokraci sic eshte shembulli i vendeve (Greqise, Spanjes,Portugalise) tregon se specifika e ketyre vendeve jane nje shembull i mire i nje zbatimi te nje procesi te detyrueshem dhe kjo vetem ne saje te respektimit dhe ndertimit te nje fundamenti per te kaluar ne nje shoqeri demokratike.Kjo ndodhi jo vetem ndermjet ndertimit te institucioneve te cilat bene te mundur nje kalim ne sistemin demokratik pa probleme te medha politiko-sociale,por ne radhe te pare ngritjes eknomike.Pa nje ngritje te nivelit ekonomik eshte e kote te shpresosh per nje sistem demokratik.
Ndersa tek ne Institucionet e krijuara ne kohen postkomuniste veshen menjehere rrobat e nje demokracie ku baza do te ishte ,principi i sundimit te shumices dhe respektimi pakices si dhe te drejtat njerezore.
Ne fakt problemi eshte se keto institucione nuk ekzistojne se mungojne pikerisht baza ekonomike sidhe ata njerez qe i mbartin keto institucione.
Prandaj klima politiko-shoqerore tek ne eshte edhe sot e kesaj dite kaq shperthyese.
Zgjidhja e problemit qendron vetem tek ngritja i nivelit ekonomik(Pra pune dhe vetem pune)si dhe mesimi dhe asimilimi i nje kulture demokratike per te ndertuar nje shoqeri demokratike.
Duke pasur parasysh se profesoret e vertete ne Shqiperi pothuajse nuk ekzistojne si dhe mundesia qe nje brez i ri i rritur dhe i edukuar ne perendim nuk eshte i mirepritur te vije ne Shqiperi per te pershpejtuar kete proces kaq te veshtire, atehere mbetet vetem Koha si e vetmja rregullator i ardhshem i shoqerise shqiptare.Pra do te duhen te kalojne shume breza qe Shqiperia te arrije ate nivel zhvillimi qe perfaqeson sot Perendimi .
Si perfundim problemet themelore te tranzicionit e kane burimin pikerisht ne mungesen e dy shtyllave kryesore te nje shoqerie civile: Qytetaria dhe Elita prodhuese.Mungese, e cila e ben token tone kaq tektonike prandaj mjafton nje shperthim i vogel qe vendi te gjendet ne prag te luftes civile.
Keshtu mund te themi qe revolucioni i viteve 90 nuk solli ndonje ide te re dhe as ndonje zhvillim te ri te papare ne histori.Thjesht ishte nje revolucion i shpresave te humbura i cili hapi vetem rrugen per te ecur ne ate rruge qe vendet perendimore kane lene pas tyre.
Prandaj premtimet e sotme te politkes shqiptare se do hyme ne Europe 2015-2020 jane vetem genjeshtra te radhes , te cilat populli yne i pelqen akoma ti degjoje.