Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

DFV

Primus registratum
Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Kryetari i delegacionit te KE-se ne Shqiperi-Saltzman- deklaroj hapur se Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit dhe se te gjitha
partite politike shqiptare jane te ndikuara nga korrupsioni.
Shqiperia ka rreshkitur ne dore te ekonomise kriminale dhe se vendit i duhen te pakten 15 vjet, nese gjerat ecin mire, qe te behet antare i BE-se- ka deklaruar Saltzman- duke i bere apel shoqerise civile qe ne menyre paqesore te kerkoj ate qe i takon.
I pyetur lidhur me dominimin e politikes shqiptare ne keto 14 vjet nga marredhenijet Nano - Berisha,ai ke thene: Fatkeqsisht duhet te pohojme se kjo marredhenije nuk e ndihmon vendin.
Keta dy politikan vijne nga periudha e komunizmit
dhe si sjellja ashtu dhe mentaliteti i tyre ndikohen ende nga kjo fryme.
Mentaliteti i tyre i vjeter del ne pah kur shohim se ndonese nderkohe punojne per nje sistem demokratik, ata perpiqen qe ta koncentrojne te gjithe fuqine tek partite e tyre duke bllokuar keshtu procesin demokratik.
Cili eshte mendimi juaj lidhur me keto deklarata te Salzmanit?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Lojë e hidhur me shifrat në kurriz të shqiptarëve!
Një mbledhje e thjeshtë dhe na dalin 29 vjet rropatje për të arritur në fund të klasifikimit europian.
<span style="font-weight: bold">29 vjetë janë një jetë njeriu, një brez.</span>
Po mendohem që, sikur në gjysmë të rrugës 15 vjeçare, (më e shkurtra), THE GREAT NATIONS OF YURP e prishin mblesërinë mes tyre, ku në të s'ëmës do vemi ne?
E vërtetë që ishim dhe jemi shumë të sëmurë, po dhe heqimët tanë europianë ama...
(Kujdes ti që do t'ja përkthesh këto që po shkruaj zotit Saltzman.)
(Hajde duroji edhe 15 vjetë të tjerë, (<span style="font-style: italic">e pakta</span>!), në trena, aeroplanë dhe vaporë...)
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Tani që po e tjerr më hollë, më vajti mendja të pyesim, ne që jemi jashtë Shqipërie, një a dy nga miqtë tanë të huaj dhe të shohim se si e mendojnë dhe ata këtë punë. Apo nuk lejohet?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Rrugë alternative për zhbllokimin e demokratizimit të vendit:
të moshuar &amp; të moshuara, vejanër &amp; vejusha, beqarë &amp; beqare, e të tjera kategori të ngjashme nga vende të ndryshme YURPiane.
 

zog

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

ne fakt nuk jane nano dhe berisha shkaktaret e fatkeqesise shqiptare. por te gjithe shqiptaret, qe vazhdojne te jene popull EMIGRANT. eshte pikerisht lehtesia me te cilen ne nisemi ne emigrim, nje dukuri e papare ne asnje popull tjeter te pakten europian, shkaktarja e vargut te te keqijave tona.

edhe korrupsioni, krimi, dembelliku, injoranca, etj vjen nga kjo. te gjithe e shohin emigracionin si solucionin magjik per te zgjidh dhe rregullu jeten e tyre sa me shpejt.

nje qeveritari qe vjedh, pak i behet vone prej humbjes se vendit te punes kur ta kapin, ngaqe mendon se ne me te keqen do t'ja mbathe jashte ne emigracion duke kerkuar status politik, nje hajdut ose vrases po ashtu.
e gjithe shoqeria shqiptare mbeshtetet tek paret qe vijne nga emigrimi, fshatari preferon mos ta punoje token e tij por te jetoje ose te PRESE (plot shprese) parate qe i biri i sjell nga punimi tokes grekut.

e me the te thashe.

nga cili popull tjeter i europes, emigrantet vrasin veten kur u mbaron leja e qendrimit ne vendin qe i pret, vetem per te mos u kthyer ne atdhe. e pra as GABELET RUMUNE nuk e bejne kete. imgjinoni sa poshte kemi rene si njerez.

dhe e keqja eshte se as pranojme te diskutojme mbi keto gjera DISKREDITUESE tonat, por preferojme gjithnje fajin ta spostojme gjetke, tek qeveria, politikanet, europa, armiqte imagjinare, etj.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

me ne fudn europa morri guzimin te shprehe qarte dhe pa lene mundesi keqinterpretimi se nuk do te mbeshtese nanon e berishen e &quot;homologet&quot; e tyre.

Nuk arrij te kuptoj se cfare po presin te rinjte qe jetojne ne shqiperi

Lypin ndonje vend pune apo ndonje vieze per jashte nderkohe qe e kane te shpartalluar deren e politikes (prestigj, pushtet/mundesi per te ndryshuar gjerat, rroge e mire, experience tejet e vleresuar ne CV per gjithe jeten)

Nje mundesi e tille veshtire se do te kthehet perseri.
Rrezikojme qe bota te na gjeje ndonje diktator qe te na mbare koken shtypur per te mos i sjelle probleme me (arabe e droge me skafe).

mos e humbni kete mundesi sepse mbase eshte e fundit qe na ofrohet!

PS. besnikut: edhe sikut te mos arrijne kurre ne KE, demokratizimi i vendit dhe standartet qe kerkojne nga ne jane objektiva qe duhet t'i arrijme per vete &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .
 

DFV

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Fakti qe pervec televizionit te Klanit dhe News 24
te cilet kane dhene deklaraten e Salzmanit, ndersa te tjeret aspak ose shume pak, tregon se vendi yne Shqiperia u perket vetem 2 partive dhe me keq akoma vetem 2 personave qe drejtojne keto 2 parti.
Pra kjo eshte jo vetem faji i Nanos dhe Berishes por ne menyre te vecante i shoqerise shqiptare qe terhiqen zvarre nga 2 njerez te cilet per mendimin tim, te pakten, duhen zhdukur(sigurisht nepermjet votes se lire te popullit) nga drejtimi i politikes shqiptare dhe aq me shume nga drejtimi i qeverise.
Per sa kohe Shqiperia do drejtohet nga PS e Nanos dhe Pd e Berishes, populli shqiptare kurre nuk ka per ta pare driten e diellit ashtu sic eshte!
 

glaukus

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Saltzman nuk eshte i pari qe arrin ne perfundimin e mesiperm. Ja nje qe pati me teper pervoje me mjeshtrit e politikes shqiptare:

E Marte, 13 Korrik 2004, Koha Jone
<span style="font-weight: bold">LIPONEN: POLITIKANET SHQIPTARE JANE TE PAPJEKUR</span>

Vetem pak dite nga skadimi i mandatit te tij ne Shqiperi, ambasadori i OSBE-se, Osmo Liponen, eshte shprehur skeptik persa i perket rolit te politikes ne permbushjen e proceseve demokratizuese te vendit. Gjate nje interviste dhene per TV ALSAT, kreu aktual i Prezences me keqardhje pohoi se politikanet shqiptare kane mbetur ende ne stadin e papjekurise.<span style="font-weight: bold"> Pervec konstatimeve te arritura gjate punes se tij dyvjecare si kryetar i nje pre organizatave me prestigjoze ne Tiranen zyrtare, Liponen e plotesoi kete perfundim dhe nga debati i hapur kohet e fundit rreth reformes zgjedhore</span>. Ne kete menyre, ai ka dhene dhe nje kunderpergjigje per kreret e partive te vogla parlamentare, te cilat e kane anatemuar si shkaktar te shkaterrimit te njepasnjeshem te proceseve zgjedhore. Por sipas diplomatit te huaj kjo ka ndodhur per shkak te pozicionit qe kane aktualisht &quot;te vegjlit&quot; ne komisionin parlamentar te miratuar ne Kuvend me 1 korrik. &quot;Protokolli i nenshkruar nga PS e PD thote shprehimisht se te gjitha partite jane te ftuara te kontribuojne ne kete proces, ndersa i persa i perket rolit te vendimmarrjes kjo me te drejte iu takon atyre qe kane shumicen parlamentare, vuri ne dukje kreu i OSBE-se duke mos hequr as dhe nje presje nga qendrimi i tij i meparshem ne lidhje me kete ceshtje. Megjithate ai nuk nguroi t'i paralajmeronte per te disaten here radhazi te gjithe kreret politike, se minimi i punes se ketij komisioni do te thote ne vija te pergjithshme jo vetem deshtim te zgjedhjeve te ardhshme, por dhe shtyrjen e procesit te integrimit ne Bashkimin Europian dhe ne NATO.
Nqs te huajt, te cilet ftohen e sillen sidomos nga &quot;armiqte&quot;/ gjelat tane partiake, nuk jane te besueshem per disa, le t'i kthehemi nje tjeter figure qe mund te thote dicka ne kete shkrim tek Korrieri:
<span style="font-weight: bold">Meksi: Shqiptaret, te dhunuar nga Nano e Berisha </span>
E Diele, 19 Shtator 2004

Si do t'i komentoni deklaratat e Ambasadorit te Komisionit Europian ne Shqiperi Saltzman, per situaten e rende ne vend, ndersa ai nuk ka ngurruar te drejtoje gishtin ndaj Nanos dhe Berishes, duke i bere pergjegjes te drejtperdrejte per kete situate?

&quot;Me behet qejfi qe zoti Saltzman ka mesuar shqipen, sepse s'ka se si te kete arritur ne keto perfundime, pa lexuar disa prej nesh qe, kane folur pa doreza per dy kryetaret e partive te medha te Shqiperise. Ana tjeter e problemit eshte qe, keta te dy, ne qofte se nuk do te ndjenin &quot;mbrojtjen&quot;, nuk do te ishin kaq trima. I kemi pare edhe ne '97 edhe ne '98 se sa trima ishin. Keta e ndiejne veten te sigurte, sepse jane te huajt qe po i mbajne ne pushtet. Ne qofte se shqiptareve do t'u ishte thene shume vite me perpara se c'eshte demokracia dhe cfare shkeljesh behet ne kurriz te demokracise, tregut te lire, te drejtave te njeriut nga keta te dy, jam i sigurte qe edhe keta nuk do te ishin kaq shume mekatare sa jane sot. Mbase fshehurazi do te mekatonin si te gjithe mekataret, por shume gjera nuk do t'i benin sheshit, sic jane monopolet, privatizimin e partive, menjanimin e kundershtareve, censurimin e mendimit ndryshe. Duhet pranuar qe dhe zoti Saltzman, eshte me ata te dy qe kane censuruar mendimin ndryshe, sepse ka pranuar te dialogoje vetem me ata qe i pelqejne, me ata qe flasin si i intereson atij. Nuk besoj se i intereson Evropes dhe aq me teper taksapaguesve qe te mbajne ne kurrizin e tyre misionin e BE ne Shqiperi. Ai nuk duhet te merzitet qe pikerisht dy partite e medha ia censuruan intervisten&quot;.

Komentet e tij ne adrese te Nanos dhe Berishes, deshmojne se Brukselit tashme i ka ardhur ne &quot;maje te hundes&quot;, me keto dy politikane te gardes se vjeter ne Ballkan dhe Europe, pas shembjes se komunizmit, qe vazhdojne te mbajne vendin ne nje klime te larte konflikti, qe kercenojne me destabilizme. Cili eshte opinioni juaj per kete?

&quot;<span style="font-weight: bold">Ky nervozizem mendoj se buron edhe nga deshtimi i vete Brukselit me Shqiperine. Kjo duhet pranuar. Ata kane sponsorizuar individe dhe grupime qe, mund te mos jene askush per shqiptaret. Kane sponsorizuar, mbeshtetur parti dhe lider(r)a, qe nuk duan shqiptaret t'i shohin me sy</span>. Kjo u eshte thene sheshit nga shume prej nesh. Por, problemi eshte qe Brukseli duhet ta kuptoje se eshte e domosdoshme te dergohet nje mision faktmbledhes, i hapur per cilindo qe ka nje personalitet, qofte edhe duke bere sondazhe te rregullta, duke ia ngarkuar kete jo OJQ-ve te financuara dhe te mbeshtetur nga qeveria, por atyre qe mund te besohen si te pavarura. E them kete, sepse ne Shqiperi ka lidere te paguar, te emeruar dhe te perzgjedhur, por ka edhe popull. Mendoj se te huajve do t'u interesoje populli, qe eshte shumica, populli qe vuan, populli qe nuk merr dot vize per jashte shtetit. <span style="font-weight: bold">Nuk digjet Shqiperia per te djegur nje individ, nuk keqtrajtohet Shqiperia per te keqtrajtuar nje individ</span>. Eshte me e ndershme t'u thuash shqiptareve, ky person nuk eshte i rregullt, gjithnje duke u treguar perpara se c'eshte rregulli dhe c'jane shkeljet qe ka bere ky individ apo ky grupim. Deri me sot kete nuk e ka bere. Si inxhinieret qe duan plumbcen per te pare murin e shtrember, edhe partive shqiptare duhet t'u thuhet se jeni keq, sepse e mira eshte kjo gje. Nuk mund ta kuptoj se si besohen lidere partish, te cilet i kane partite qe drejtojne te pademokratizuara se, do na bekerkan demokraci ne Shqiperi. Ka ardhur koha qe te kuptohet, qe me ne fund e kuptoi edhe Saltzman, se keta ish-komuniste nuk behen kurre demokrate. Mund te jene aktive ose jo si ish-komuniste, por mbeten komuniste. Pra, ka ardhur koha qe te ndahemi nga e kaluara, duke vene rregulla te reja e metoda te reja. Eshte gjithnje per te ardhur keq qe te jesh ne Evrope dhe te mos besh pjese ne Evrope.

Qendrimet e Brukselit, duket qarte se nuk thone asgje te mire as per opoziten. Cila eshte optika juaj rreth kesaj situate?

&quot;Eshte e qarte qe opozita marreveshiste, qe bashkeqeveris ne kushte komode me PS, nuk mund te perbeje opozite reale. Pra, te kerkoje ndryshime. Aq me teper qe ajo nuk pranon qe te mendosh ndryshe nga ata. Kjo do te thote se duhen gjetur forma te tjera. Nje nga format e tjera ishte pikerisht vota kundra ketyre ose vota mohuese, pra abstenimi. Kjo kerkon qe te kete ne Shqiperi, si ne te gjithe boten, zgjedhje te lira e te ndershme. Une shoh qe edhe OSBE/ODIHR-i nuk kontribuon per kete gje. Tani ka ngelur qe te beje edhe ligjin proporcional qe t'i numeroje ajo vete votat dhe t'i ndaje si deshiron, qe te quhet qe ne Shqiperi ka demokraci. <span style="font-weight: bold">Ka ardhur koha qe shqiptaret ta kuptojne, keshtu nuk mund te vazhdohet. Shqiptaret duhet te jene te vetedijshem, qe nese hipin ne autobus me shofer te dehur, fajin e kane vete, nuk e ka, as shoferi e as makina.</span>

Misioni i ketyre te dyve (Nanos e Berishes) eshte i deshtuar. Ne qofte se keta nuk ikin dot, pasi ketu ka kohe qe nuk i do njeri, por tani del se nuk i dashkerkan as te huajt, atehere u duhet thene si i eshte thene Sadamit.<span style="font-weight: bold"> Nuk duhet te penalizohet me Shqiperia si ne '97-ten, per njerez te tille. Eshte e qarte se me keta njerez nuk ecet me perpara. Askush nga ne, asnje shqiptar nuk ka lindur per t'u dhunuar nga keta te dy.</span>

Bisedoi Armando META
 

DFV

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Eshte fare e qarte se keta dy ish-komunista (Nano+ Berisha) nuk mund te behen demokrat, si rezultat dhe partit e tyre deri sa te kene ata ne krye formalisht mund te quhen PS dhe PD, sepse ne fakte ato jane thjesht parti komuniste-STALINISTE
ku mendimi i njeshit eshte i pa diskutushem.
Te dy ata, Nano dhe Berisha, jane bere pronar te partive te tyre dhe nga tribunat e ketyre partive
diktojne (njelloj si Enver Hoxha dikur) gjithe jeten politike dhe ekonomike te Shqiperise.
Per mendimin tim qe shqiptaret te shpetojne nga keto monstra te ndyra nuk duhet kurre ne bot te japin voten e tyre per keto dy partite staliniste.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Rrallehere nje diplomat shtyhet deri ne ate pike sa te kritikoje publikisht 2 lider politike te nje vendi. Zakonisht nuk ja lejon etika dhe diplomacia. Por patjeter thika ka arritur deri ne palce e deri ne ate pike saqe edhe nje diplomat i regjur i Bashkimit Europian nuk duroi dot me dhe ja tha troc 2 personave qe bashke me mijera berishet e nanot e vegjel qe kane prane vazhdojne te mbajne peng kete vend.

Por ashtu si edhe shume te tjere edhe une mendoj se ka ardhur koha qe fajet te mos t'i hedhim vetem tek keta 2 persona, por tek shumica e shoqerise shqiptare qe vegjeton me keta 2 individe. E kam thene shume kohe me pare qe fatkeqesia e shqiptareve jane vete shqiptaret qe kane krijuar nje rreth vicioz ne shoqerine e tyre me klientelizmin, korrupsionin e gjithcka qe shkakton largimin e brezave te rinj.

Kujtoni Nanon e fshataret e Divjakes e te Beratit te Jugut e Veriut qe brohorisnin per katharsisin e Nanos. Keta jane edhe ata me te varferit ndoshta qe u genjyen paturpesisht nga nje njeri i degjeneruar qe nuk ka respekt per vetveten e jo me per SHqiperine.
Tjetri me emrin Berishe vuan nga deliri i madheshtise, shikon vetveten ne cdo cep te botes, si nje ufo del ne mes te Kines dhe i jep mend rreth demokracise.

Zgjedhjet e 2005 jane vendimtare per te pare nese ky popull vazhdon ta haje sapunin per djathe apo do te modernizohet. Nuk ka me vend per t'ja hedhur fajin Nanos apo Berishes. Tashme ekzistojne shume parti, zgjedhjet do te jene me te veshtira per tu manipuluar dhe faji nese do te gabojme do t'i ngelet shqiptareve e jo Nanos e Berishes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Te gjithe ne shqipetaret (edhe ata qe nuk duan) jemi pjese e nje komuniteti (shqiperia)

asnje prej nesh nuk ka lindur me i mire apo me i keq, asnje nuk ka lindur i destinuar te jete kryetar partie apo pastrues rrugesh

NE te gjithe bashke dhe sejcili ne vecanti jemi fajtore per falimentimin e komunitetit tone.

Faji jone me i madh eshte qe durojme akoma dy paradiktatore di si nano me berishen te &quot;na fusin koken ne hale&quot; dite pas dite.
dhe me bukura eshte se thone: HANI M... HANI se ne nuk keni c'na beni. Jeni krejtesisht te paafte, sahanlepires, lepini ndonje kocke, shisni motrat e komshiet (ose te pakten e lejoni kete) dhe neve NA HANI M...

Politika nuk eshte per alienet
Nese kerkoni ndryshime beheni ju politiken e atij vendi
Nese nuk jeni te afte mos na derdellisni kot se nuk ka askush nevoje te humbase kohe me ju
Nuk ju pelqejne politikanet? Provoheni vete njehere! Apo keni turp? Apo nuk keni kohe?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Ne keto momente debati nuk duhet te mbetet qellim ne vetvete. Ai duhet te paraprije nje kompleks veprimesh qe duhet te sjellin permiresime konstante.

beni dicka
beni cfare te doni por beni dicka
Shkundeni shoqerine shqipetare

mendoni, mesoni, veproni, provokoni, ndryshoni, ndryshoni, ndryshoni
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

ogranizohuni

organizohuni

organizohuni

organizohuni


nuk eshte vetem madheshtia e mendimit qe i larteson njerezit por vazhdimesia ne zbatimin e tij
 

fjorent

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Ky eshte nje artikull i shkelqyer i te madhit Fatos Lubonja mbi berishizmin dhe nanoizmin si kulture e shoqerise shqiptare.
Vetem pak citime:
&quot;Me se shumti me personalitetin e Berishes kemi parasysh nje fenomen shume te njohur per shqiptaret: autoritrarizmin ne formen e perqendrimit te pushtetit ne duart e nje njeriu, i cili pasi ngre kultin e tij, identifikohet me ligjin, duke ndertuar ate qe quhet &quot;shtet i personit&quot; dhe jo &quot;shtetin e se drejtes&quot;. Tek Berisha duhet te shtojme edhe natyren e tij &quot;te paepur&quot; per ta mbajtur kete pushtet qe buron edhe nga nje edukim i forte me kultin e &quot;burrit&quot; dhe te &quot;nderit&quot; (aq te perhapur nder shqiptaret) qe e ben ta ndjeje humbjen si nje poshterim. Kjo e ka bere qe luften per pushtetin ta shikoje si lufte per jete a vdekje. &quot;

&quot;Nderkaq, ndersa me nje ane me kalimin e viteve Nanon nuk mund ta mendojme pa rritjen e varesise se semure tek droga e shperdorimit para neper hotelet dhe kazinote lluksoze te Evropes, apo (pas marteses se dyte) edhe per t'i vene menjane ne forma pasurish te luajtshme apo te paluajtshme, me ane tjeter Nanon nuk mund ta mendojme pa shfaqjen politike te kesaj semundjeje ne formen e abuzimit skandaloz ne trajtimin e pasurise publike, &quot;harrimit&quot; se parate qe shpenzon nuk jane te tijat, por direkt ose indirekt para publike qe i mjel ne saje te sistemit te korrupsionit qe ka ngritur.
&quot;Dua te them se, nese njera ane e medaljes eshte ajo qe me nje veshtrim te pare, siperfaqesor, e quajme karakteristikat personale te Berishes dhe Nanos, ana tjeter e medaljes, ajo qe mund ta quajme nanoizmi dhe berishizmi eshte tere ajo kulture qe ka bere qe ata t'i kultivojne keto pasione, por edhe tere ai sistem qe i ka bere ata shprehes te interesave te tij. Pa pare kete ane tjeter te medaljes eshte e veshtire te kuptohet me thelle se pse ish-komunisti Berisha na u shit si predikues i bashkefajesise dhe pastaj e pame ne veprim si lincues te cdo fajtori komunist sapo ky bashkefajtor i dilte kunder, apo pse Nano na u shit si predikues i drejtesise sociale dhe meritokracise dhe e shohim te udheheqe shitjen korruptive e superpolarizuese te pronave publike dhe ortak te bizneseve kriminale. Pa bere kete analize rrezikojme te na perseritet po kjo histori: ata qe na shiten sot si partizane te largimit te Nanos dhe Berishes, te na dalin neser aplikues te berishizmit dhe nanoizmit.&quot;

Lexim te kendshem:

http://www.korrieri.com/index.php?k=1&amp;i=3408
 

DFV

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Ju lumte Fatos Lubonjes! Eshte nje analiz e perkryer si asnjehere.
Persa u perket partive te medha , PS e PD, ato mund te behen parti shume te vogla nga vet Ne,pra
nga populli shqiptare dhe sidomos nga gjithe te rinjt, te cilet duke rritur pjesmarrjen ne votime,
duhet te mos votojne per keto dy partite me te ndyra qe sot me voten e njerzve te thjeshte shesin pordhe sikur te jene skllavopronaret e popullit fukara.
Shqiperia ka plote djeme e vajza te edukuara me demokracine perndimore dhe te afte per te drejtuar me sukses proceset e demokratizimit te vendit dhe vendosjen e LIGJEVE per te gjithe, si per qeveritaret, biznesmenet ,popullin e thjeshte dhe te gjithe politikanet.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

me duket se lubonja me kete artikull desh te thonte

NA JEPNI NJE ALTERNATIVE TE BESUESHME

nuk mjafton te mos votosh per nanon e berishen

Nuk shkohet ne zgjedhje per te MOS votuar por per te votuar

cilat jane alternativat ndaj nanos e berishes?
a do i jepnit voten nje force poltike qe ka pak mundesi te jete shumica?


Kur vjen momenti i votes te gjithe mblidhen &quot;grusht bashkuar&quot; rreth PS majtas e rreth PD djathtas se perndryshe fiton &quot;armiku&quot;
 

DFV

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Ne se dy partite e medha shqiptare,PS dhe PD, jane me te vertet parti demokratike, atehere nuk ka perse te mos votohet per to dhe ne te njejten kohe edhe per Nanon ose Berishen si dy udheheqes qe e meritojne besimin e popullit te tyre.
Por nga ajo cfare ka ndodhur ne keto 14 vjete, rezulton se keto dy parti qe fillimin ndoshta e kishin demokratike, sot jane shnderruar ne parti te tipit te LENIN-STALINIT, si e qysh kjo eshte thene me qindra here.
Ne keto kushte, si eshte e mundur qe edhe nga ne te rinjte te shkojne ne kutin e votimit e te votojne per to.
Pikerisht kjo me duket mua se eshte nje absurditet i madh.
Ndryshon puna ne se te dyja keto parti do te mblidhen ne kuvendet e tyre me antarsine duke analizuar deshtimet dhe mos arritjet, duke vendosur parimin demokratik &quot;C'do antare nje vot&quot;,
zvendesimi i lidershipit ne rastet e deshtimit te politikave te ndjekura nga partia gjate kohes qe ky lidership ka drejtuar partine.
Por ajo qe qendron mbi te gjitha te dyja keto parti duhet te japin llogari, pa genjyer popullin si deri tani, per te gjitha mos arritjet, varferimin, papunesine, krimin,korrupsionin masiv te gjithe shoqerise shqiptare e shume te tjera.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Le të mos ngatërrohemi në shalët e qelbura të kurvës që quhet politikë. Ai që duhet të na interesojë është lajmi ogurzi. <span style="font-style: italic">Ky</span> është i ri dhe jo lojrat politike që kanë kaq vjet që bëhen dhe që ne i mësuam nga mjeshtrat tanë YURPianë.
Ajo ndaj të cilës unë jam kundër është demagogjia 12 + 15 (e pakta!) vjeçare e YURPës. Pranohet se kemi një vend të sëmurë. D'accord?
Tani thonani se çfarë bëhet me një të sëmurë që po qelbet: i thuhet se po nuk mori barnat e mjekut do t'i mbyllin edhe vrimat që kanë lënë hapur në dritaret dhe dyert e vulosura këtu e 12 vjet? Që ti shpejtojnë shërimin?
Pranim pas 15 vjetësh do të thotë ndëshkim i pamëshirshëm i pjesës normale, apo asaj që kërkon të jetë normale, të Shqipërisë, jo i pjesës që ushqen sëmundjen tonë. Apo prisni që këtë ta thonë nëpunësit e BE-së të dashuruar me klimën mesdhetare, (siç i quante Agron Alibali në një artikull pak ditë më parë)? Ata s'kanë edhe aq kohë se u duhet të rropaten për javën 35 orarëshe të punës.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

nga www.shekulli.com.al

Ish-kryeministri italian dhe presidenti i Komisionit mbi Ballkanin, Xhuliano Amato komenton situatën parazgjedhore

Amato: Marrëveshja me BE ndoshta në 2006

Korrupsioni është edhe një pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Darina Tanushi

TIRANË – Presidenti i Komisionit mbi Ballkanin, Xhuliano Amato, njëherësh edhe ish-kryeministër i Italisë, u shpreh dje, se marrëveshja e stabilizim –asociimit të Shqipërisë me BE-në mund të shkojë më tej se viti 2005. Ai është shprehur se kjo mund të arrihet edhe në vitin 2006, por u shpreh jo i bindur për këtë. Amato nuk ka dashur të komentojë drejtimin e qeverisë nga kryeministri Nano, ndërsa ka vënë re një tension të politikës para zgjedhjeve.

Zoti Amato, cili është mendimi juaj për situatën këtu në Shqipëri?
Shqipëria ka dy avantazhe të mëdha, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. I pari është që nuk vuan ashtu si vendet e tjera problemet e identitetit etnik, si problem që tërheq vëmendjen nga ekonomia, nga çështjet sociale dhe të tjera. Ky është një avantazh i madh. Ekziston një problem i identitetit shqiptar në vendet fqinje, por shqiptarët në Shqipëri janë të sigurtë për identitetin e tyre dhe nuk e konsiderojnë rrezik, kështu që nuk kanë më probleme rivendikimi për këtë. Avantazhi i dytë i Shqipërisë është jashtë konflikteve fetare, jo pse është një vend me një besim, por është një vend ku shumë besime, madje integrohen dhe tregojnë se martohen edhe njerëz me besime të ndryshme. Nga ky këndvështrim, ka të drejtë sipas meje ai që ka thënë “ është e gabuar që ta përkufizosh Shqipërinë, si një vend islamik i moderuar”. Shqipëria është një vend i moderuar, por është një vend ku islamikët jetojnë bashkë me ortodoksët, me katolikët e me të tjerë. Për fat të keq, duke pasur këtë bashkëjetesë të lumtur, Shqipëria gjendet në një luftë politike, që në fakt në vendet e tjera këtë luftë politike e bëjnë për arsye fetare. Më impresionuan kur më thanë, se problemi kryesor janë zgjedhjet, situata para dhe pas tyre, që është një komision kaq i shtrënguar, mes çështjeve politike dhe gjithë të tjerave. Dhe më në fund në Shqipëri ekonomia, çështjet sociale, zhvillimi i territorit vijnë pas edhe këtu si në vendet e tjera. Dhe kjo është një fatkeqësi. Ndërsa problemet fetare vijnë në thellësi të një shoqërie dhe ndërkohë kur është shumë e vështirë rruga për t’u drejtuar dhe për t’i qetësuar, këtu në fund të fundit politika ka krijuar këtë problem dhe duhet të jetë ajo që ta zgjidhë. Natyrisht që ka nevojë për njerëz të rinj, për njerëz që të dinë si të përqendrohen jo mbi luftën për të marrë lidershipin, por luftën për zgjidhjen e problemeve kolektive. Ka nevojë të krijohet një ndjenjë e re identiteti midis zgjedhësve dhe të zgjedhurve. Unë të votoj, jo pse bëj pjesë në skuadrën tënde, por sepse ti do të zgjidhësh apo po zgjidh problemet. Ka nevojë që të futet në këtë rrugë politika në Shqipëri dhe është e mundur që të ndodhë. Kjo mund të zgjidhë edhe problemet kryesore mes politikës dhe ekonomisë dhe politikës dhe korrupsionit, që është edhe një pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.
A mendoni se Shqipëria do të hyjë shpejt në Bashkimin Evropian?
Sigurisht që unë isha një nga ata që kishin luftuar deri tre vite më parë, që marrëveshja për stabilizim-asociimin me BE-në të firmosej mes vitit 2004-2005. Tani përshtypja ime është që mund të shkojë më tej. Shpresoj në vitin 2006. Por nuk e di.
Cilat janë pengesat sipas jush?
Pengesat qëndrojnë në zgjatjen e aksioneve për të sjellë në standardet që duhen institucionet. Sjell një shembull që të gjithë e japin, por është e rëndësishme që pushteti gjyqësor të jetë i fortë dhe i pavarur. Për këtë duhet akoma kohë, për ta patur të pavarur. Kam përshtypjen që ka edhe korrigjime për të bërë në zhvendosjen e së njëjtës prani që Bashkimi Evropian po jep, që ndryshe mund ta themi “ndërtimi i institucioneve”. Është ndoshta më e rëndësishme, sipas meje, për të ndihmuar shqiptarët që të hartojnë ligje të mira, sepse ligjet e shkruara mirë mund të jenë një leksion i mirë.
Çfarë keni konstatuar gjatë takimeve që keni patur në Shqipëri?
Gjatë kësaj kohe kam takuar shumë personalitete. Unë takova presidentin e Republikës që e njihja prej kohësh dhe m’u duk i orientuar shumë mirë dhe shumë drejt për procesin zgjedhor, sepse nëse ky do të jetë një proces nën akuzë dhe jo një proces që i eliminon akuzat, atëherë e gjithë kjo çështje e politikës do të vazhdojë të jetë e sëmurë
Çfarë mendoni për drejtimin e qeverisë nga kryeministri Fatos Nano?
Kjo nuk është një çështje që i takon bisedës sonë.
Unë e njoh Fatos Nanon prej shumë vitesh dhe di që në këtë moment është në Nju Jork.


25/09/2004
KATEGORIA: Politikë
 

DFV

Primus registratum
Re: Saltzman: Nano dhe Berisha bllokojne demokratizimin e vendit.

Ka te drejte Amato kur thote se: Duhet te krijohet nje ndjenje e re identiteti midis zgjedhesve dhe te zgjedhurve.Une do te votoj, jo se bej pjese ne skuadren tende,por sepse ti do te zgjidhesh apo po zgjidhe problemet.
KA NEVOJE QE TE FUTET NE KETE RRUGE POLITIKA NE SHQIPERI.
Kjo mund te zgjidhe edhe problemet me kryesore midis politikes dhe ekonomise dhe politikes dhe korrupsionit&quot;
Ske cfare te thuash, burre i mencur, por kujt ja thote, neve shqiptarve qe nuk heqim dore nga e vjetra se kemi frike nga ajo qe vjen, me shqip akoma , Ne shqiptaret kemi frike nga ndryshimi, nga e reja, prandaj dhe kurre nuk kemi per te ecur perpara!!!!
 
Top