Meksi: Shqiptaret, te dhunuar nga Nano e Berisha
E Diele, 19 Shtator 2004
Si do t'i komentoni deklaratat e Ambasadorit te Komisionit Europian ne Shqiperi Saltzman, per situaten e rende ne vend, ndersa ai nuk ka ngurruar te drejtoje gishtin ndaj Nanos dhe Berishes, duke i bere pergjegjes te drejtperdrejte per kete situate?
"Me behet qejfi qe zoti Saltzman ka mesuar shqipen, sepse s'ka se si te kete arritur ne keto perfundime, pa lexuar disa prej nesh qe, kane folur pa doreza per dy kryetaret e partive te medha te Shqiperise. Ana tjeter e problemit eshte qe, keta te dy, ne qofte se nuk do te ndjenin "mbrojtjen", nuk do te ishin kaq trima. I kemi pare edhe ne '97 edhe ne '98 se sa trima ishin. Keta e ndiejne veten te sigurte, sepse jane te huajt qe po i mbajne ne pushtet. Ne qofte se shqiptareve do t'u ishte thene shume vite me perpara se c'eshte demokracia dhe cfare shkeljesh behet ne kurriz te demokracise, tregut te lire, te drejtave te njeriut nga keta te dy, jam i sigurte qe edhe keta nuk do te ishin kaq shume mekatare sa jane sot. Mbase fshehurazi do te mekatonin si te gjithe mekataret, por shume gjera nuk do t'i benin sheshit, sic jane monopolet, privatizimin e partive, menjanimin e kundershtareve, censurimin e mendimit ndryshe. Duhet pranuar qe dhe zoti Saltzman, eshte me ata te dy qe kane censuruar mendimin ndryshe, sepse ka pranuar te dialogoje vetem me ata qe i pelqejne, me ata qe flasin si i intereson atij. Nuk besoj se i intereson Evropes dhe aq me teper taksapaguesve qe te mbajne ne kurrizin e tyre misionin e BE ne Shqiperi. Ai nuk duhet te merzitet qe pikerisht dy partite e medha ia censuruan intervisten".
Komentet e tij ne adrese te Nanos dhe Berishes, deshmojne se Brukselit tashme i ka ardhur ne "maje te hundes", me keto dy politikane te gardes se vjeter ne Ballkan dhe Europe, pas shembjes se komunizmit, qe vazhdojne te mbajne vendin ne nje klime te larte konflikti, qe kercenojne me destabilizme. Cili eshte opinioni juaj per kete?
"Ky nervozizem mendoj se buron edhe nga deshtimi i vete Brukselit me Shqiperine. Kjo duhet pranuar. Ata kane sponsorizuar individe dhe grupime qe, mund te mos jene askush per shqiptaret. Kane sponsorizuar, mbeshtetur parti dhe lider(r)a, qe nuk duan shqiptaret t'i shohin me sy. Kjo u eshte thene sheshit nga shume prej nesh. Por, problemi eshte qe Brukseli duhet ta kuptoje se eshte e domosdoshme te dergohet nje mision faktmbledhes, i hapur per cilindo qe ka nje personalitet, qofte edhe duke bere sondazhe te rregullta, duke ia ngarkuar kete jo OJQ-ve te financuara dhe te mbeshtetur nga qeveria, por atyre qe mund te besohen si te pavarura. E them kete, sepse ne Shqiperi ka lidere te paguar, te emeruar dhe te perzgjedhur, por ka edhe popull. Mendoj se te huajve do t'u interesoje populli, qe eshte shumica, populli qe vuan, populli qe nuk merr dot vize per jashte shtetit. Nuk digjet Shqiperia per te djegur nje individ, nuk keqtrajtohet Shqiperia per te keqtrajtuar nje individ. Eshte me e ndershme t'u thuash shqiptareve, ky person nuk eshte i rregullt, gjithnje duke u treguar perpara se c'eshte rregulli dhe c'jane shkeljet qe ka bere ky individ apo ky grupim. Deri me sot kete nuk e ka bere. Si inxhinieret qe duan plumbcen per te pare murin e shtrember, edhe partive shqiptare duhet t'u thuhet se jeni keq, sepse e mira eshte kjo gje. Nuk mund ta kuptoj se si besohen lidere partish, te cilet i kane partite qe drejtojne te pademokratizuara se, do na bekerkan demokraci ne Shqiperi. Ka ardhur koha qe te kuptohet, qe me ne fund e kuptoi edhe Saltzman, se keta ish-komuniste nuk behen kurre demokrate. Mund te jene aktive ose jo si ish-komuniste, por mbeten komuniste. Pra, ka ardhur koha qe te ndahemi nga e kaluara, duke vene rregulla te reja e metoda te reja. Eshte gjithnje per te ardhur keq qe te jesh ne Evrope dhe te mos besh pjese ne Evrope.
Qendrimet e Brukselit, duket qarte se nuk thone asgje te mire as per opoziten. Cila eshte optika juaj rreth kesaj situate?
"Eshte e qarte qe opozita marreveshiste, qe bashkeqeveris ne kushte komode me PS, nuk mund te perbeje opozite reale. Pra, te kerkoje ndryshime. Aq me teper qe ajo nuk pranon qe te mendosh ndryshe nga ata. Kjo do te thote se duhen gjetur forma te tjera. Nje nga format e tjera ishte pikerisht vota kundra ketyre ose vota mohuese, pra abstenimi. Kjo kerkon qe te kete ne Shqiperi, si ne te gjithe boten, zgjedhje te lira e te ndershme. Une shoh qe edhe OSBE/ODIHR-i nuk kontribuon per kete gje. Tani ka ngelur qe te beje edhe ligjin proporcional qe t'i numeroje ajo vete votat dhe t'i ndaje si deshiron, qe te quhet qe ne Shqiperi ka demokraci. Ka ardhur koha qe shqiptaret ta kuptojne, keshtu nuk mund te vazhdohet. Shqiptaret duhet te jene te vetedijshem, qe nese hipin ne autobus me shofer te dehur, fajin e kane vete, nuk e ka, as shoferi e as makina.
Misioni i ketyre te dyve (Nanos e Berishes) eshte i deshtuar. Ne qofte se keta nuk ikin dot, pasi ketu ka kohe qe nuk i do njeri, por tani del se nuk i dashkerkan as te huajt, atehere u duhet thene si i eshte thene Sadamit. Nuk duhet te penalizohet me Shqiperia si ne '97-ten, per njerez te tille. Eshte e qarte se me keta njerez nuk ecet me perpara. Askush nga ne, asnje shqiptar nuk ka lindur per t'u dhunuar nga keta te dy.
Bisedoi Armando META